Poet, prozator, fabulist, publicist e përkthyes, ky është portreti i Pilo Zybës. Antar i lidhjes së shkrimtarëve të shqipërisë që nga viti 1982.Në vitin 1990 emigron në Greqi ku jeton edhe sot.Pjesmarrës në Anthologjinë e parë në emigracion “Balada e largësive” Athinë1995.
Bashkepuntor i të gjitha gazetave që dalin në Athinë, bashkepuntor special i kolegjiumit të revistës letraro-artistike “Pegasi” që boton zoti Griigor Jovani.Ka botuar disa libra....
PULA DHE PARLAMENTARI
Kur pa pulën te furriku
Një mëngjas të nxehtë korriku
Foli një parlamentar:
“Nuk më thua moj kumbar.
Për një vezë moj lum bardha
Gjith ditën tundet mëhalla.
Ne, kakarisim në qeveri,
Por nuk na vë veshin njeri”.
Ka, ka, ka, pula serbes:
“Unë i këndoj veprës çdo mëngjes.
Ju vërtet kakarisni pa prerë
Por vezës që s’do bëni asnjëherë.
VESHËT E GOMARIT
Veshët të mëdhenj i ka gomari
Me ta parë kjo kuptohet lehtë.
Pse atherë nuk dëgjon qyqari,
Kur njëri e kshillon a tjetri i bërtet?
Qeshi gomari i ngarkuar due i djersirë:
- I dëgjoj, por nuk më vjen mirë!
LIGJËRIMI I DETIT
-Për njerzit-
Para meje zhvishen si pemët ballë stuhisë,
Apo si dashnorët në krah të dashurisë.
Heqin rrobat e kapelet gjithë kulturë,
Si mishi i pjekur kur utet në furrë.
Due piqen nën saçin e diellit për ditë,
Due futen te unë e bëhen me kripë.
Kripë me vete marrin ngado shkojnë,
E fjalë pa kripë prapë kudo lëshojnë.
Më të çudiçëm nga të gjitha qëniet,
Nuk përkufizohen me proverbat due thëniet.
Rrobat veshin kur ryjnë thëllimet,
Por, kurrë nën rroba s’u lexohen mendimet.
KARRIKIA E NJË ZYRE
I thanë karrikes një zyrë:
Ç’mban përsipër atë fytyrë.
Natë e ditë vetëm i vrenjtur,
Si një kungull i pa pjekur.
- Ah, moj motra, tha karrikja,
Ç’t’u thotë motër vërsnikja.
Mbi mua të gjithë e dinë,
Bythë ikin, bythë vinë.
GOMARI DHE PATAT
Kur ditës po ja zinte vëndin nata
Dhe er luante sonete ndër fletë,
Gomari bisedonte me dy pata,
Që sqepin lugë e fusnin në kënetë.
“Eh, fisi ynë i ndritur i gomarëve
Botën me punë e çoi përpara,
Me forcën, bukurinë e samarëve,
Luginave, maleve, rrugëve e arave.
Derisa ngarkesat i kemi për fis
E mallrat i çojmë nga një vënd te tetri,
Unë nga mendimi im nuk lëviz,
Mbajmë dhe peshën e drejtimit të një shteti.
Kokën ngritën patat dhe panë hënën
Që dritën e artë hidhte mbi tokë:
“Gomar, pesha e politikës,- i thanë,
Nuk rëndon mbi samarë, por në kokë.
M U S H K A
Dëgjoi mushka në fushatën elektorale
Fjalë të çudiçme, diku dhe banale,
Dhe u tha shoqeve në mëhallë:
“Së shpejti motra mbetem me barrë”.
Nga gazi stallës iu tundën themelet,
Fluturuan të trëmbur zogjtë nga çerdhet.
Lopa përtypej me nge nën hije:
“Erdhi epoka e madhe e çudirave!
Nuk më thua mushkë, vërtet,
Fjalën si do ta bësh realitet?
Tha shoqeve mushka te mëhalla,
Duke hedhur sytë në dritare te stalla:
“Viçi ka vënë kandidaturë për deputet,
Çdo ditë në fjalimin e vet, thotë:
Po fituam këtëherë,
Do bëjmë dhe mushkën të pjellë”.
MONOLOGU I UJKUT PLAK
Që nga koha e lashtë e Ezopit,
Deri më sot luftrat ende vazhdojnë.
Ndonse mijra rrotullime iu shtuan globit,
Fabulat për fisin tonë nuk mbarojnë.
Ndërsa fisi ynë u çfaros e humbi,
E si përfqësues kam mbetur vetëm unë,
Bëmave e fabulave s’po u dihet fundi
Por librave derdhen lumë.
Në “vatha e stane” ditë për ditë
Çfarosen ftujka, shqerra e kecër,
Bilancet shpesh thonë, çdo vit
Më shumë se në kohën e vjetër.
A nuk më lind pra e drejta,
Të protejsoj me fjalë e letës,
Se këto bëma e këto vepra,
Nuk i bëjmë ne, por dikush tjetër?
MENDIMET E GOMARIT
- e shkuar –
Gomari krejt i djersirë
ndërsa ngjiste një rrëpirë
me librat e diktatorit në shpinë,
bënte vetë këngën dhe melodinë:
- Shpina ime kur s’i mbaka,
Si i mbaka koka jote?
Si kërcuri si s’u thaka
Por i rëndet kësaj bote.
Përgjigjen lehtë mund ta gjesh
Kur veprat rëndojnë, vare.
Deri sa mban këtë peshë,
Qënke më gomar nga ne.
NDRYSHIME DIALEKTIKE
Dikur zonjë, i thanë dhelprës,
Kotecit i vije rreth me net e orë.
Këtu diçka i fshihet së vërtetës,
Mos më së fund ng pulat hoqe dorë?
Qeshi dhelpra si në fabulat e La Fontenit
Dhe pa fshehur ironinë trumbetoi:
“Ju njerzit gjithnjë i bini legenit,
Kafsha i përshtatet ambjentit ku jeton.
Dikur vërtet bridhnim nëpër skëterrë
E ng koteci ktheheshim si të vdekura,
Qëkur ngjitëm shkallët në karjerë,
Pulat vinë vetë, shpesh herë të pjekura.
UJKU DHE QËNGJI
Kur nata po binte mbi ara dhe pisha
E heshtja prehej mbi gjethe e fletë,
Kur për gjumë përgatitej engjëlli e bisha,
Ujku dëgjoi një blegërimë të lehtë.
Diku në një pllajë ishte një sheleg
Që blegërinte me vaj e ngashërime:
“I mjeri unë, si do gjëj një shteg
Për të gjetur rrugën dhe shtëpinë.
I tha ujku: “Ah, ogëlush i shkretë,
Pasi e puthi e nxori në një ledh.
Kujdes t’i ruaju nga çakenjtë
Që sillen natën këtej rreth”.
“Ujku hoqi dorë nga qingjat,
Cicëruan zogjtë pa fshehur harenë.”
Hungëriu ujku: “Dëgjoni ç’thonë derrat,
Pas gjurmëve të tij unë kërkoj kopenë”.
No comments:
Post a Comment