1."Dreqja" e mirë
Paska dhe"dreqe" të mirë,më është mbushur mëndja top
E pashë sot një të tillë,desha ta marrë në krahë- hop!
Por u shmang,më bëri bisht dhe u shkri nga buzëqeshja
Gojëhapur mbeta çuditërisht:-Sa e mirë që ishte " d r e q j a..."
2.Ç'janë ata gjinj?!
Ç'janë ata gjinj "kas?!",mënd dhe po çajnë fustanin
A e di?Më vë në ngasë dhe më fut mua shejtanin
Sado që jam i moshuar,zënë e më bëjnë karshillëk
S'duroj dot pa i"kafshuar",le të thonë,mandej: jazëk!!!
3.Një lule në ballkon
Dol një lule në ballkon;është si zambak i bardhë
Dhe nga unë veç shikon;mënd më ha me sy të gjallë?
Po dhe unë nuk e ha thatë;e përciell andej shikimin
Se më kthen si djalë në vakt(s'e harroj "vijëshënimin..." )
4.Tinëzisht
Do të vij tinëzisht,sikur do të vjedh
Një merak që kam,trupin ma rrënqeth
Dhe hyra "tinëzisht",merakun e nxora
Tinëzisht siç hyra,ashtu edhe dola.
5.Nga Amerika
Një zonjë e bukur,porsi trëndafil
Qenin e saj puth,siç puth një bandill
E shoh nga larg skenën dhe bëhem nervoz
Ah,pse s'jam qeni!Ah,se sa xheloz!...
6.Analogji
Ja: nga lindja doli dielli
Pak nga pak skuqet dynjaja
Po kur dole ti,moj Leni,
Pse u skuqa,fukaraja?!....
7.Po kalon një symëshqerrë
Tek kaloi një symëshqerrë nga ato që "hanë" azat
Ktheu dynjanë në lylyver,sikur dita u bë natë
Pra,dynjanë e ktheu përmbys,më nuk shihja gjë me sy
Dhe rashë pak si në "krizë",që më plaçin që të dy...
8.Unë që shkruaj për dashurinë
Unë që shkruaj për dashurinë,s'e kam patur shesh me lule
Unë shkruaj se heq mërzinë;dashuri,mërzinë ma shkule.
Se ka patur plot"beteja"( në s'jam"vrarë",po jam "plagosur")
Por nga rruga nuk ktheja;ndonjëherë...dhe jam dreqosur
9.Nuk e di
Nuk e di pse gjoksi yt seç më ngjan si furrrë me prush
Ndaj atje më mbesin sytë,sado skuqem si rrallëkush
Dua të digjem ,të shkrumbitem;le të bëhem copra hiri
Mu në "furr me prush"hidhem,me gjallesë m'u mbush shpirti.
10.Ende "xixa" më bën gjaku
Në jam thinjur,në jam zbardhur,prapë huqet s'i kam lënë
Tek të shoh me dhëmbët zbardhur,unë prej qafe të kam zënë
Mos më mat me kut prej plaku;as mos pyet ti,si a qysh?
Ende "xixa" lëshon gjaku,sado që jam babagjysh.
27 maj 2011