2011-05-23

NË VEND TË PËRKUJTIMIT:DIN MEHMETI

Tribuna e Mitingut të Poezisë sivjet i është kushtuar në tërësi poetit të mirënjohur gjakovar, Din Mehmetit. Me temën “Poetika e Din Mehmetit”, poet, shkrimtar dhe kritik letrar nga të gjitha trevat shqiptare, janë paraqitur në këtë tribunë me kumtesat e veta, ndërsa secila prej tyre përmbante diçka nga veçoritë e shumta të Din Mehmetit – Baclokut, siç quhej poeti nga njerëzit e afërt.
Poeti Agim Vinca tha se Din Mehmeti me të drejtë mund të konsiderohet si njëri nga poetët më të veçantë shqiptarë.
“Për mua si lexues dhe studiues i poezisë së Din Mehmetit, të cilin e kam ndjekur hap pas hapi, konsideroj se ka qenë dhe mbetet një nga poetët më të rëndësishëm të poezisë shqipe të Kosovës por edhe të poezisë shqipe të krijuar në pjesën e dytë të shekullit XX në përgjithësi. Din Mehmeti, është poet i cili në orkestrën e gjerë të poezisë shqipe të kohës sonë sjell zërin e vet të veçantë, origjinal e autentik”.
Nga e përbashkëta e këtij organizimi doli konstatimi se “Liria ishte kryetema e poezive të Din Mehmetit”.
“Poezia e Din Mehmetit është poezia e shqiptimit të ndjenjave dhe mendimeve që për
objekt frymëzimi e kanë vendlindjen, Dukagjinin dhe Kosovën. Ndoshta është poeti i veçantë, ndoshta i vetëm i cili është as shumë i lidhur me ambientin, me Dukagjinit, me fatin, fatalitetin dhe tragjiken e njeriut të këtij ambienti”, tha Sali Bashota, drejtor i BKUK-së.
Ndërkohë, drejtori i Pen-Qendrës kosovare, Basri Çapriqi, tha se përveç detyrës së vet
primare, poezia e Din Mehmetit, ka qenë në njëfarë forme edhe mjet informimi dhe pikë referuese e besueshme për popullin e Kosovës.
“Për të njohur shpirtin e një populli, filozofinë e tij jetësore si dhe pasurinë shpirtërore, nuk duhet kërkuar atë te historia, por para së gjithash te poezia. Poezia e Din Mehmetit është një histori e Kosovës e shkruar në vargje dhe zëri i tij ishte bërë një autoritet i besueshëm te lexuesit dhe masa e gjerë popullore”, tha ndër të tjera Çapriqi.
Në kuadër të Mitingut të 47-të të Poezisë në Gjakovë, është mbajtur edhe një orë letrare për më të vegjlit, ndërsa manifestimi është përmbyllur me orën e madhe letrare ku poezitë e tyre i deklamuan disa nga poetët më të mirë shqiptarë.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...