Nga Fritz RADOVANI:
SHTËPISË I ASHT
THYE TRAU…E, “JU”..!?
Një
nga smundjet ma të rrezikshme për njeriun asht anemia, ose mungesa e gjakut.
Më
duket se asht smundje që trashigohet. Shpesh shfaqet pa u kuptue nga i sëmueti.
“Jep
shejat e veta”...po na shqiptarët jemi ende ashtu si na ka përcaktue një mjek i
huej mjaft i njohun në Shqipni, para vitit 1944, që i pat thanë Dr. Federik
Shirokës: “Këtu tek ju kam ndeshë dishka krejtë të veçantë. Ju interesoheni për
shndetin kur e keni humbë!”
Një
percaktim shumë i saktë. Po bahen 100 vjet që Shqipnia asht e “smuetë” e na, po
si të parët tanë, “hajt se tash po i kalon..!” Anemia e ka marrakotë. “Mungesa
e gjakut të ri” jo vetem e ka lodhë, por ngadalë ate po e çon drejt grykës së
vorrit!
Shkak
i këtij shkrimi asht ba mendimi “anemik” i shumë vetëve që shkruejnë në lidhje
me gjendjen e mjerueshme të Shqipnisë së sotme, e pikrisht e kam fjalën për ata
që janë në këte gjendje të “smuetë dhe të vajtueshme”, përballë “atyne” që po i
pijnë gjakun çdo ditë Popullit Shqiptar!
Të
dy klasat sunduese të Shtetit Shqiptar çohen në mengjes dhe i zen nata tue ba
të njejten llogaritje: “Sa humbin në këta katër vjet ba me fitue ata të tjerët?”...
“Prandej duhet me fitue me çdo kusht!”...Dhe mbas tyne turma të “smueta psiqike”
diskutojnë se “cili kandidat nga komunistët trashigimtarë të regjimit gjakatar
të Ramiz Alisë, asht ma i ‘përshtatshëm
për me drejtue!?”
Fillojnë
e mbarojnë shkrimet me “biografi” tue ua sha e shilue të parë e të mbramë, deri
tek “normat e pacenueshme të nderit familjar”, dhe mbasi tregojnë “origjinën e
flliqun të prindëve të tyne”...cilësojnë: “Po si mendohet me votue për këtë e
nuk votohet për ate që asht i partisë tjeter!?”...Edhe pse e dinë mirë se të dy
palët hipin në kolltukët e Shtetit vetëm sa me i ndrrue tjegullat e binasë së
Shtetit, e cila përditë shkon drejt greminës, drejt shembjes...
Ata
që janë ma keq në këte “betejë” hajdutësh, janë ish të përndjekunit, që tash 20
vjet jo vetem nuk kanë fitue asgja nga të dyja palët, po edhe vazhdojnë me kenë
“numur kot” në arkat e votimit...Si mund të pranohet që tash 20 vjet asnjë nga
djelmtë apo vajzat e tyne nuk ka muejtë me u përgatitë ndër shkollat e Europës
apo Amerikës, “sa për farë”, siç thonte dikur Populli, sa me thanë se “e kemi
edhe na një që nuk asht as hajn as i korruptuem,... siç janë dy palët
tjera!”... Po fatkeqsisht bahen plaçkë e dy “bijave” të PPSh... Të shpronsuemit
vazhdojnë me mendue: “A thue po i mbushet mendja hajnit me më kthye makare gjysën,
se nuk po ua kerkoj të gjitha ata që më kanë marrë...?” Vazhdojnë e shohin
andrra me sy çilë!
Jo,
or jo, nuk ju kthen kush gja! E ka thanë Ramiz Alia që në 1991: “Janë tonat!”.
Diskutohen
e sterdiskutohen shtetet që i kontrollojnë veprimet...Lexojnë “romane” se çka
ngjan me “fashistët e nazistët” në
internet...dhe, “harrojnë” e fillojnë me “dyshue” se në Shqipni, të dy palët që
zuna me gojë...janë “legjenda” përballë krimeve të komunizmit që kryen për 46
vjet terroristët Enver Hoxha e Ramiz Alia. Pasuesit e tyne sot po vrasin, vjedhin
e plaçkisin, merren me trafiqe e mafie, rjepin Shtetin, shpërdorojnë fondet e
hueja, shesin e blejnë tokat e lana djerr...ndrrojnë maskat dhe fillojnë edhe
me ba “komedi” me vuejtjet e një Populli që e kanë qitë në rrugë të madhe...me
lypë ndër të gjitha shtetet e Botës...dhe, me një paturpsi të panjohun në
histori: “Ndrrojnë tjegullat e pullazit... për mos me u lagë “shpina” e tyne” dhe as nuk duen me dijtë
se komshijtë presin me po atë kurreshtje si tash 100 vjet.. se:
“Shtëpisë i asht thye trau e kur
po bie mbrendë... Pra, kush me marrë TRUELLIN!”
E
kjo “Shtëpi” e mbetun shkret... Vllazen Shqiptarë, ..asht SHQIPNIA!
Melbourne,
Maji 2011.