Asllan Dibrani
1. Riorganizim i diasporës shqiptare në Gjermani
2. U themelua "Bashkësia e Klubeve ,Shoqatave dhe Shoqërive Shqiptare në Baden-Wurtemberg"
3. Debate për gjendjen e përgjithshme te diasporës shqiptare dhe ma gjerë
Kombi
shqiptar sikur ka dal nga binaret e një procesi drejt një zhvillimi
dhe integrimi me vendet e zhvilluara! Në kohët e fundit kjo
paqartësi sikur po merr dimensione dramatike si në Kosovë po ashtu
edhe në Shqipëri. Këto fenomene negative të kombit janë në një
situate të pa lakmueshme pikërisht me gjendjen aktuale në
Kosovë,për pa sigurinë e vendit , gjendja ekonomike e rrënuar nga
varfëria e tepërt e popullit , indikacionet e përkeqësimit të
situatës pikërisht me synimet e ndarjes se Kosovës nga ish okupator i
serb! Zhvillimet e bisedimeve serbo-shqiptare në dëmin e
popullit, keq menaxhimin e politikes se Qeverisë së Kosovës në
raport me "Diasporën Shqiptare" që kjo e fundit e ndien vetën te anash
kaluar dhe të përbuzur ne te gjitha sferat po edhe me harresën e saj në
regjistrimin e popullatës . Si rezultat i pakënaqësisë se "Diasporës
Shqiptare" të kësaj gjendje aktuale në rrafshin kombëtar me
iniciativën e disa klubeve ,qendrave kulturore dhe shoqatave në Baden
Wurtember u mbajt një takim i përbashkët i këtyre shoqatave dhe
klubeve në Singen të Gjermanisë afër Zvicrës me qellim të bashkimit të
forcave të Diasporës Shqiptare në Gjermani , ku filloj të zgjohet
nga amullia e udhëkryqit te gjendjes aktuale kombëtare të krijuar
nga grupe të pa përgjegjshme karshi interesit kombëtar për
momentin!...
Përfaqësuesit e shoqatave , klubeve, dhe qendrave Kulturore të
Baden-Wurtembergut në Singen pran objektit "Kosova"
1.Riorganizim i diasporës shqiptare në Gjermani
Me analizën e kësaj gjendje te rëndë nga bisedat paraprake të përfaqësuesve të Diaspores shqiptare të z.Azem
Veliut përfaqësues e Klubit "Kosova "nga Singani ,Asllan Dibranit
përfaqësues dhe kryetar i "Qendrës Kulturore shqiptare të Shtutgardit
"dhe përfaqësues i "Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve shqiptar në
Gjermani" si dhe me Leke Preqin përfaqesues i Klubi "Shqiponja" nga
Albstadi, këta iniciues bënë organizimin e një takimi të këtij
karakteri për konsultim dhe bashkëpunim ndërmjet veti për riformimin
e,"Bashkësisë ose Bashkimin e te gjitha klubeve dhe qendrave kulturore
si dhe shoqatave tjera, ku edhe e përcaktuan datën e mbajtjes se këtij
takimi me datën 15.05 2011 në Singen.
Mbledhja
filloj në ora 13.h me ç'rast Klubi "Kosova" bëri organizimin dhe
mikpritjen tradicionale shqiptare ku ky klub ka lënë gjurmë veprimi
qe shumë vite , ma tepër foli edhe kryetari i klubit "Kosova" nga
Singenit Avdi Krasniqi i cili dha një rezyme për historikun e këtij
klubi dhe hapi fjalën hyrëse ku përzemërsisht përshëndeti ardhjen e
mysafireve. Në këtë takim ishin prezent këto klube dhe shoqata mesa
vijon:
Klubi
"Shqiponja" nga Albstadi përfaqesues Leke Preqçi, klubi shqiptar
"Malësia" Hechingen përfaqesues Hazir Beqaj, "Bashkesia shqiptare"
Freiburg përfaqesues Azem Ajvazi, shoqata humanitere
"Hereqi"përfaqesues Maxhun Syla shoqata "Rinia" Singen përfaqesues
Hasan Hajdari ,klubi shqiptar "Agimi " perfaqesues Ismet Vokshi
,Feride Selmani dhe Nadire Hakaj nga Singeni përfaqesuese te
shoqatës "Nermin Vlora Palaski",Klubi" Kosova" perfaqesues Avdi
Krasniqi dhe Azem Veliu , "Qendra Kulturore Shqiptare" nga Shtutgardi
dhe "Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani"
përfaqësues Asllan Dibrani
Fillimisht
nga zoti Azem Veliu , Lekë Preqi dhe Asllan Dibrani u shpalos
projekti i doemosdorëshmerisë se riorganizimit te Diasporës Shqiptare
si pas një projekti në disa pika , ku edhe u formua komisioni nga
pese anëtar për përpilimin e pikave të rendit të ditës.
Grupi i punës se përkohshme deri në kuvend e përbëre Asllan Dibrani,Ismet Vokashi,
Azem Veliu,Feride Selmani dhe Skender Klaiqi.
2.U themelua "Bashkësia e Klubeve ,Shoqatave dhe Shoqërive Shqiptare në Baden-Wurtemberg"
Nga
të pranishmit me vota të hapura u propozuan për grupin e punës se
përkohshme deri në mbajtjen e Kuvendit Asllan Dibrani,Ismet
Vokashi,Azem Veliu,Feride Selmani dhe Skender Klaiqi.I njëjti grup i
punës nga te pranishmit u përcaktua edhe për përpilimin e pikave të
rendit te ditës. Pas konsultimeve të këtij grupi pune kryesues u
përcaktua Ismet Vokshi me çka dolën pran publikut me këto pika te
rendit te ditës me sa vijon:
Rendi i ditës.
1.
Emërtimi dhe themelimi i këtij organizmi me emrin "Bashkësia e Klubeve
,Shoqatave dhe Shoqërive Shqiptare në Baden-Wurtemberg"
2.
Mbarëvajtja ,aktiviteti dhe organizimi i shoqatave,qendrave kulturore
dhe klubeve në B.W. dhe ma gjerë në nivel të Gjermanisë dhe të
diasporës shqiptare në tërësi.
3.
Raportet e Diasporës Shqiptare me institucionet e Kosovës,anashkalimi i
regjistrimit të popullatës pa pjesëmarrjen e mërgatës shqiptare si
dhe formimi i Ministrisë së Diasporës Shqiptare pa marrëveshjen me
diasporën shqiptare.
4. Përçarja e diasporës shqiptare si pasojë e ekzistimit të partive politike në diasporë me rezultate boshe.
Ky
rend dite u aprovua nga të pranishmit dhe emërtimi i kësaj Bashkësie u
miratua por selinë e përkohshme deri në Kuvend u përcaktua qe te jete
në qytetin e Shtutgardit. Me propozimin e Asllan dibranit u
përcaktuan edhe tre veta për përpilimin e statutit dhe rregullores së
punës të kësaj Bashkësie të Shoqatave dhe Klubeve .Për përpilimin dhe
plotësimin e statutit u formua komisioni nga tre anëtar nga z. Maxhun
Syla (jurist) , me bashkëpunëtorët e ti Leke Preqin dhe Shkodran Tolajn.
Grup i përbashkët me paje pune në Klubin "Kosova" të Singenit
3. Debate për gjendjen e përgjithshme te diasporës shqiptare dhe ma gjerë
Koha në vijim u mbeti të
pranishmev debati lidhur me pikat e rendit të ditës. U diskutua për
pozicionin e "Diasporës Shqiptare" si shumë e diskriminuar nga qarqe
të institucioneve të Kosovës .U tha nga të pranishmit se Diaspora
Shqiptare ishte promotor i çështjes kombëtare para luftës, gjatë luftës
po edhe pas luftës, por u theksua se qytetaret shqiptar jemi te
zhgënjyer qysh në kufi nga oficer të doganave duke na plaçkitur
dhe keqtrajtuar duke i mbyllur të gjitha fabrikat, dhe uzinat duke e
lëne djerrë fushën ma pjellore te Kosovës dhe duke u përpjekur qe ai
popull te mbijetoj vetëm nga te vjelurat nëpër doganat e Kosovës. Kjo
politikë aktuale është duke e dëmtuar dashurinë ndaj atdheut sidomos
për brezin e ri qe po lind e po rritet në vende të huaja ku as një
qeveri qe 12 vjet nuk u kujtuan ta mbajnë një pritje për klasën
punëtore qe lëne djersën në
vende të huaja dhe kapitalin e derdhin në Kosovë. Kurrë nuk u kujtuan
qeveritarët që fëmijëve tanë tu bëhet një pritje ose një organizim të
ndonjë takimi kulturor apo program si brez qe te mbjellin dashuri
ndaj Kosovës, kurrë pushtetarët tanë nuk u kujtuan që të mbrohet
kapitali nga investitorët shqiptar nga diaspora por pos tu qes
nderskamsa dhe kushte tjera për falimentim ose tarifa paraprake të
ryshfeteve të lidhura me korrupsion te organizuar si pasoje e saje
kanë falimentuar të gjithë investitorët nga diaspora shqiptare.
Etiketohen si "schartza" me nënçmim ku nuk e konsiderojnë se ne të
diasporës shqiptare jemi qytetar të formuar si kosovarë po edhe si
evropian qe çdo qytetar ose fëmije i yni sot i din nga tri e katër
gjuhë të huaja. Sot brezi i ri është në avantazh të ngritjes se
zhvillimit të tyre me çka rezulton fakti se shqiptarët sot i gjënë
edhe në institucione të ndryshme të shteteve ku jetojnë, e në të
ardhmen mund te jenë edhe faktor pozitiv për kombin shqiptar në
tërësi. Nga institucionet tona nuk u mbajt asnjë takim kulturor për
pushuesit tanë as në pushimet verore as ne ato dimërore, se paku t'u
drejtohet dikush me një mirë se ardhje, por pos kur e luajnë rolin e
lypsareve për mes medieve me ndihmua ne ndonjë situate të pa
pritshme!?...
Pamja nga Kryesia e bashkësisë se posa zgjedhur ne një konsultë pune
Ma
tutje u debatua me tone të ashpra edhe në lidhje me formimin e
"Ministrisë së Diasporës" nga të pranishmit u mirë prit kjo
iniciativë, por ra në një rrebesh kritikash se në atë ministri nuk
punon as një qytetar i jashtëm qe si ministri u formua për ta!.
Diaspora Shqiptare ka intelektualë , doktorë , profesorë dhe
biznesmenë qe e udhëheqin atë ministri me një përvojë frymimi të
emigracioni ,se si ne qe i dimë hallet e diasporës nuk i dine ata qe
nuk kane dale asnjëherë jashtë kolltukëve nga ish sistemet
komuniste. Nuk munden të na mbrojnë identitetin tone sa e si duhet
prandaj për diasporën shqiptare është i pa pranueshëm pazarllëku i
partive politike në kurriz të diasporës shqiptare. Në debat u përmend
edhe politika qyqare e institucioneve në Kosovë ku në kohët e
fundit janë duke u treguar edhe ma te dobët pran faktorit
ndërkombëtar për ta quar një politike te qëndrueshme edhe ma përpara
për Kosovën . Fërkimet politike ndërmjet veti vetëm po qojnë ujë në
mulli të armiqve tanë.
Nga përçarja qe po bëhen në fund , paraqitja e interesave politike
personale ,grupore dhe partiake po e dëmtojnë interesin kombëtar. Nuk
po luhet një politikë frytdhënëse në aspektin ndërkombëtar duke i
pasur te gjitha faktet dhe dëshmitë historike për popullin shqiptar,
ndërsa ish pushtuesi serb ka fakte vetëm të dhunës, vrasjeve,dhe
diskriminimit ndaj popullit shqiptar, e në arenën ndërkombëtare,
prapë po e bindin faktorin ndërkombëtar që ne ishim pushtuesit,ne ishim
terroristët ,ne ishim vrasësit ne ishim ata qe i shitëm organet e të
zënëve rob etj. Nga kjo rrjedh se politika vetëm mbrojtëse nga
kosovarët po e qon vendin në pasiguri . Lufta frontale me pushkë në
dorë u fitua por në tavolina sikur po e humb amanetin e të rënëve
për lirinë e atdheut. As njëherë nga pushtetarët e dëgjueshëm ndaj
Euleksave dhe Unmikave nuk ju rrah tavolina zyrtarëve të huaj, që tu
tregohet hapësira e veprimit në kornizat se për çka kanë ardhur në
Kosovë. Një polikë vetëm mbrojtëse e Kosovës nga qarqet serbe pa
sulmuar kurrë po i humb vlerat edhe ish UÇK -së se lavdishme, qe u
furnizua nga diaspora shqiptare me armë dhe mjete tjera. Një pjesë e
mirë e djemve tanë edhe lanë eshtrat e tyre në fushat e betejave të
Kosovës gjoks për gjoks me armikun , edhe këto i harruan pushtetarët
tanë të mashtruar nga korrupsioni, hajnia, dhe krimi i organizuar. Për
nacionalizmin shqiptar ai popull u frymëzua nga vëllezërit Gërvalla ,
Kadri Zeka dhe Enver Hadri qe i pari shkeli në Parlamentin e
Evropës për çështjen e Kosovës etj etj .Këta diskutues i sugjeruan
institucioneve të Kosovës qe të tregohen ma të matur dhe ma të shkathët
pran faktorit ndërkombëtar, që të ngrehin një aktpadi kundër Serbisë
për dëmshpërblim ,për dëmin që i krijoj popullit shqiptar gjatë luftës
aparatura serbe me djegie , vrasje dhe me dëbim masiv nga Kosova. Ma
tutje i sugjeroj qe të bëhet një kallëzim penal kundër Dik Martit për
shpifjet që i bëri kundër UÇK-së
dhe luftës së shenjtë të tyre për çlirimin e Kosovës. U debatua edhe
për partitë politike qe janë formuar në diasporë me direktivat partiake
në Kosovë e qe po e përçajnë popullin në diasporë
, po e dëmton interesin shqiptar duke u nxitur nga institucionet e
Kosovës, bile pati zëra qe këto parti të shuhen edhe me dekretligje, që
të lirohemi nga ky sindromë i egër, që të marrim frymë lirshëm dhe
ti rrekemi organizimit të mirëfilltë me detyra kombëtare pa e
shikuar shtrembër njeri tjetrin , të riorganizohemi që ta ndihmojmë
atdheun, por me kusht qe të ndërrohet politika e institucioneve të
Kosovës sa ma shpejt në raport me Diasporën shqiptare, për ndryshe
ky takim mund te jetë vetëm fillimi se po qe vazhdon i njëjti avaz ata
theksuan që do ta radikalizojnë aktivitetin e vet edhe ma tepë në
forma dhe veprime të ndryshme , ku nuk do të jetë sinjal i mire për as
njërën palë në këtë gjendje të pa volitshme, që të hapim plagë të
reja në mes të popullit shqiptar.