Nga Ndue Ukaj
Në Prishtinë politika më e madhe bëhet kafeve. Ç’është e vërteta, kafet janë “arena” e vërtetë ku konfrontohen idetë, arena ku shpërlahet truni i njerëzve, arena ku të "mençurit" predikojnë për demokracinë.
Duke
pi një kafe me ca miq, ashtu siç mund t’i ketë ndodh këto ditë çdo
shqiptari, biseda na çoi në Tiranë, ku shëmtia e demokracisë ka dëshmua
fytyrën e saj reale. Duke shpjeguar pa ngarkesa dhe barrikada të
mendimit ato pak çka di e njoh për Shqipëri, njëri i inatosur me pyeti:
Ti nuk je me Lulin? Miku i cili më njihte për një djathtist, me pyeti
me shumë habi, të cilën rrallëherë e kisha parë në fytyrën e tij të
qetë. Unë i thash, nuk jam me Lulin, por kjo s’do të thotë se jam me
Edin. Ai natyrisht nuk u pajtua me mua. Turfullonte nga zemërimi, sikur
qielli t’i kishte ra në kokë.
I
shqetësuar për fenomenin e glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme, me
të cilat dukuri jemi mishërua si mentalitet, e për të cilën kam shkurar
qysh kaherë, i thash se pikërisht ky mentalitet e ka kryqëzuar
demokracinë shqiptare. Ndërkohë që pinim expressot, dëgjonim tavolinat
për rreth duke kuvendua të njëjtën temë. Unë i them:
Ata qe besojnë në këtë demokraci, e meritojnë këtë demokraci, e ata që besojnë në këtë pushtet, e meritojnë po këtë pushtet.
Pas
një heshtje të imponuar, ju drejtohem: a e meritojnë shqiptaret këtë
model demokraci e shteti…? Miqtë e mijë, të inatosur më përgjigjen, JO.
Pse atëherë sillemi në këtë formë, duke bë tifozllëk politikë të
rrezikshëm-i pyes unë. Në tavolinë u plandos një heshtje e zymtë, ashtu
siç është e zymtësuar këto ditë demokracia shqiptare.
Kjo
eksperiencë e imja, përjetohet çdo ditë, ane kënd botës shqiptare, në
forma e variante të ndryshme. Atëherë njeriu racional, nuk ka sesi të
mos trishtohet dhe pyet: pse barrikadohemi vetëm në polet ekstreme dhe
nuk e kërkojmë asnjëherë atë “mesin e artë”?
Në
këto ditë dramatike, kur demokracia e brishtë shqiptare, edhe njëherë
ndodhet para sfidave të mëdha, ekzistenciale, shtrohet një dilemë e
ankthshme, a jemi të gatshëm për demokraci?
Realiteti
është i zymtë. Kudo hapësirave shqiptare, kemi parti politike, të
cilat janë shndërrua në turma që besojnë verbërisht në një politikë dhe
lider. Ndërsa përtej saj çdo gjë ka ngjyrë të zezë. Partiashët,
militantët dhe kopetë politikë, ose duan pafundësisht ose urrejnë
pafundësisht. Ky sindorm, ka krijua ndër shqiptar një mentalitet
tifozllëku, i cili është një dëshmi rrënqethese, sesa larg demokracisë
reale jemi.
Unë
nuk njoh shqiptar qe te jete i kënaqur me zhvillimet ne Shqipëri e
vende tjera shqiptare, përpos politikanët dhe kopetë e tyre që
politikën e kanë marr me yrysh dhe si mundësi për me sundua, mundësi për
pasurim dhe karrierë, shpeshherë të pamerituar. Prandaj, është absurd
ky soj mentaliteti tifozllëku, që si i tillë veçse po i forcon këto
banda politike. Shqiptaret meritojnë me mire. Ndryshe, s’na mbetet
tjetër përpos gjithë të heshtim, të pranojmë këtë nënshtrim të turpshëm
dhe t’ i duartrokasim marrëzisë, te keqes, korrupsionit, krimit
politike e ekonomik. Gjithë po nënshtrohemi dhe po duartrokasim para
dështimeve tona. Ata qe mbrojnë këtë model të demokracisë shqiptare, e
meritojnë këtë model te demokracisë shqiptare. Mirëpo ky model, është
trajta më e stërkeqtë e demokracisë, për të mos thënë, nuk është fare
demokraci. Shqiptarët nga veri e ne jug, qytetar e katundar, gege e
toske, të krishtere e mysliman, çdo ditë ankohet, gjëmojnë, klithin për
jetën e rend, për mungesën e lirisë, paperspektiven e plote…Atëherë
për hir të një grushti njerëzish të dalldisur, a meriton te
sakrifikohet pafundësisht dhe pambarimisht një popull i katandisur në
mjerim? Atëherë për hir të kujt dreqit bëjmë tifo të çmendur, pro atij e
kundër atij?
Kjo
është pikërisht forma më e deformuar e demokracisë, e cila ka instalua
një mentalitet të përjashtimeve, selemtikeve dhe ”normave” në funksion
të pushtetit. Ky diskurs i fuqisë së pushtetit, është bë model i
sjelljes së politikaneve shqiptar, mirëpo larg qoftë ky model nga
demokracia e mirëfilltë.
Logjika
e demokracisë shqiptare, në Shqipëri e Kosove, qëndron ne grabitjen e
pushtetit dhe assesi ne fitimin e tij. E kjo grabite bëhet, jo për të
qeveris, por për te sundua. Te vetmet vende ne Europe qe sot kane
politikan despot, janë shqiptaret. Këta politikan, pa ngjyre e pa
identitet, po fyejnë shqiptaret, demokracinë, po përbuzin vuajtjet e
gjitha të këtij kombi dhe kështu po rrënojnë nga brenda kombin tone te
sakatosur.
Ne
një shtet normal, me një politike normale, s’mund të imagjinohen skena
çfarë shihen në shtetet tona, qoftë andej apo këndej kufirit. Këto
skena, nuk mund të ndodhin tensione, në qoftë se njëra palë është
normale. Tensionet e drama shqiptare ndodhin ngase ne Shqipëri kemi dy
pale te ndyta politike, secila me keqe se tjetra. Politikanet shqiptare
janë skajshmerisht te djallëzuara dhe te afte vetëm për pushtetin e
tyre.
Në
Shqipëri, kemi me dekada që zotërohen nga një politikë pa moral, një
politike e cila jeton për qejfet e saj dhe lukset e saj, një politikë
që pushtetin se fiton, por e grabit. Kemi një logjikë despotizmi qe
zotëron shtetet dhe kombin tone. Demokracia shqiptare është vetëm një
togfjalësh retorik dhe jo assesi një mënyrë për të qeveris dhe ndërtua
sistem modern, konform standardeve dhe vlerave universale të pranuara
dhe njohura botërisht. Është bë një kohe e gjate qysh kur brenda kombit
tonë, shteti bashkëjeton me te keqën, e stimulon atë, motivohet prej
të keqes dhe assesi nuk i del ballë, për t’i thënë stop. Pa u shkëputur
nga e keqja, nga mashtrimet, nga vetmashtrimit dhe logjika banditeske,
nuk kemi sesi te ecim përpara. Shoqëritë tona kështu po bëjnë një
vetenumrim të turpshëm. Shqiptaret edhe njëherë janë përballë sfidave
te mëdha, pyetjet dhe dilemat e se cilës kërkojnë mobilizim te
ndërgjegjes se pastër shqiptare.
Kjo mendësi po ja zgjat agoninë kombit shqiptar.
Shqipëria
dhe shqiptaret ndodhen ne këtë agoni pikërisht nga retorika shterpe
dhe mendimet e barrikaaduara pro X dhe kundër Y. Kjo që shohim mund të
jetë çdo gjë, përpos demokraci.
Po e mbylli me një mendim shumë domethënës të Mahatma
Ghandi, të cilën e përdorën në këto ditë dramatike, shumë miq në
facebook për të shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin me atë që po ndodh
ndër ne: “Neve do te na shkatërrojnë këto gjera: politika pa
principe, kënaqësia pa ndërgjegje, pasuria pa punuar, dija pa karakter,
biznesi pa moral, shkenca pa humanizëm dhe adhurimi pa sakrifica”.