Të hënën “ GIZ “ ( GTZ ). i premtoi MTI-së se do të bashkpunojë në funksionimin e laboratoreve për kontrollin e ushqimeve.
Ndjeva kënaqësi kur e lexova këtë lajm në gazete. E çërasa vehten me krenari sepse, në një takim në “ GIZ “ , një javë para vizitës së Ministrit të Gjermanisë për zhvillim ekonomik në Kosovë, u angazhova duke propozuar dhe duke favorizuar ndihmën e “ GIZ “ në këtë drejtim në krahasim me përkrahjet në lëmenjtë të tjerë. Pra, u angazhova në drejtim të dhënies së donacioneve për ngritjen e laboratoreve për kontrollin e cilësisë, në veçanti të kontrollit të cilësisë së artikujve ushqimor.
Aq më gëzoi lajmi ( dhe reagimi shpejtë i GIZ ) sa që harrova hidhërimin për ate se as kësaj rradhe Ministria nuk i tregoi asgje, nuk i raportoi asgje, nuk e lajmëroi konsumatorin për të cilin, ashtu është rregulluar me ligje dhe është deklaruar me dokumentet e Ministrisë, kujdeset ajo vet?!
83)
E në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit që doli po nga kjo ministri dhe është miratuar nga Qeveria, është thënë shumë qartë se kush është i obliguar të merret me informimin, arsimimin dhe vetëdijësimin e konsumatorit. Edhe në Programin për mbrojtjen e konsumatorit 2010 – 2014 janë “ vizatuar “ detyrat dhe obligimet, të cilat vlejnë njësoj për të gjitha institucionet duke filluar nga MTI-ja, anise po kjo Miknistri është “ vendlindja “ e Programit ?!
83)
Nejse, ndoshta edhe informimin e tërthortë nëpërmes mediumeve të informimit ndokush e nënkupton si përmbushje të obligimit. Por. Kujt t ia “ varim “ arsimimin dhe vetëdijësimin, kujdesin permanent ndaj konsumatorit takspagues i cili finanson të gjitha ministritë dhe të gjithë zyrtarët ?
Edhe diç nuk më pëlqei: Angazhimi që këto laboratore të jënë në pronësi private?!
Jo, jo ! Laboratoret duhet të vendosen mbi Plane të qëndrueshm të biznesit, të pandikueshme nga politika dhe plotësisht neutrale.
Këto cilësi, mendoj se, nuk mund të përmbushen pa monitoirimin 24 orësh nga konsumatori me të drejtën e vetos !
Po të mos ishte utopike për ndokend do të kërkoja që ato laboratore të jenë nën kompetencën e atij të cilit i dedikohen, nën kompetencëen e menaxhimin e atij që është për 24 h Monitorues, vezhgues, inspektues… në treg si dhe është shtylla kryesore, sensi i tregut, Konsumatorit !
Dhe, përderisa institucionet tona kanë qëndrim si të guvernantës ( dados ) ndaj konsumatorit, aq më shumë fuqizohet ngulmtësia dhe insistimi i konsumatorit për të formuar Ministrinë për Mbrojtjen e Konsumatorit, për t u mbrojtur vet e për t i mos mundësuar më kënqësinë e kujdesit dhe mbrojtjes sonë atyre të cilët nuk na kuptojnë, nuk kanë sens….dhe ( ndoshta ) nuk kanë dëshirë për t u marrë me ne ?!
Në Ministrinë ku janë resoret e fushat “ më të rëndësishme “ kauza e konsumatorit mbetet “ e mrama birë e kavallit “ ?!
Konsumatori nuk mund të pajtohet me “ fatin e bonjakut “ sepse konsumatorit do të duheshte t i shërbejnë të gjitha institucionet – sepse është elementi kryesor i tregut të (ç)lire të Kosovës…të Botës.
INFORMIMI, ARSIMIMI, VETËDIJËSIMI I KONSUMATORIT NË VUSHTRRRI “ 0 “, ZERO, HIQ, ASGJE…?!
Po vazhdoj aty ku mbeta. E vërteta Qeveria jonë dhe ministritë, po edhe institucionet tjera nuk e kanë absolvuar këtë shkallë. Por, fillimisht ( le të shpresojmë ) do të punojnë për vehten e tyre në planin e informimit, arsimimit e vetëdijësimit e pastaj u vie rradha edhe konsumatorëve tjerë ?!
Nga një hulumtim i Organizatës “ Grupi Avokues “ në Vushtrri doli se “ Konsumatorët nuk dine ku të ankohen “, se nuk dine se ekzistuaka Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit…
Si funksionoin zingjiri i informimit mund të imagjinohet edhe nga fakti se as KONSUMATORI nuk qe i njohtuar as për këtë hulumtim as për takimin ku janë trajtuar rezultatet, temat e hulumtimit ?!
Ajo që do të thoja është kjo: Se rezultatet janë këto që janë e arsyeja qëndron te mospërmbushja e obligimit ligjor të institucioneve tona për të informuar, arsimuar e vetëdijësuar konsumatorin. Është për të ardhur keq se institucionet tona, edhe Qeveria edhe Ministritë, pandehin se këtë rol duhet ta kryejnë mediumet e informimit ?!
Organizata vullnetare të rinjëve vushtrrias “ Grupi Avokues “ meriton lavdëratë për temën e zgjedhur dhe trajtimin.
Edhe me këtë rast u pa se e vetmja mbrojtje për konsumatorin në Kosovë, përkundër ekzistimit të Ligjit dhe të Programit për mbrojtjen e konsumatoirit – është vetëmbrojtja. Dhe, përderisa institucionet tona nuk marrin mundin për t i përmbushur obligimet ligjore rreth informimit, arsimimit e vetëdijësimit të konsumatorit, ku bëjnë pjesë edhe vet me famljarët e tyre, atëherë detyrohemi që me forcat tona të informohemi e ti këmbejmë informatat, të arsimohemi dhe t ju ndihmojmë edhe konsumatorëve tjerë ta srsimohen, dhe kështu së bashku, me kapacitete të shtuara të ngrisim vetëdijen tone duke ua mundësuar këtë cilësi të re edhe atyre që do t i zgjedhim në të ardhmen për të na përfaqësuar dhe për t i menaxhuar sektoret jetike për interesin dhe nevojat tona.
Edhe ky hulumtim i “ Grupit Avokues “ është ekzemplar dhe shembull i vetëdijësimit, është paralajmërim se kërkesat e konsumatorit po artikulohen dhe se në të ardhmen e afërtë askush më në Kosovë nuk do të mund ta trajtojë konsumatorin si “ dele për qethje “. Se, çdo ditë e më shumë po vetëdijësohemi se si konsumatorë jemi edhe taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës. Dalë ngadalë edhe “ despotët “ nëpër institucione do t i bindim se ato institucione janë servise në shërbimin tone dhe se ne jemi ata që bëjmë evaluimin e punës së tyre që do të shërbejë si bazë edhe për shpërblimin mujor të tyre.
Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
18.05.2011