Nga Keze
Kozeta Zylo
Edhe pse ka kaluar një vit, është e
çuditshme se si një ndodhi e dhimbshme po kaq dhe humane
ta ka prekur shumë shpirtin, por prapë nuk të ka bërë dora për të marrë
penën dhe ta ndash me miqtë këtë histori…
Kjo kishte arsyet e veta shokuese për ne që u ndodhëm vjet në festimin e ditës së nënës në Maj, një festë që u organizua nga aktivistja e mirënjohur znj.Shqipe Biba në bashkëpunim me organizatën e gruas “Zëri Ynë”, si një ditë bamirësie në ndihmë të fëmijëve me Autizëm në Kosovë. Mjaft gra erdhën nga lagje të ndryshme të New Yorkut, grupe-grupe ato zinin vend të gëzuara në tavolinat përkatëse. Ishte një festë e bukur të gjitha kishim ardhur për një qëllim madhor: Të ndihmonim fëmijët e Kosovës në nevojë. Midis tyre nuk mungoi dhe znj. Diana Karamuca me origjinë nga Korca, një grua zonjë, që mirësinë e saj nuk është vështirë ta dallosh brenda vështrimit të syve me një butësi të kadifejtë. Tavolna e saj ishte e mbushur plot me mike korcare të cilat kishin ardhur për të njejtin qëllim. Mbrëmja ishte e hareshme, ku këtë gezim ia shtonte dhe më shumë Diana, e cila vallëzoi dhe këndoi tëre kohën, por papritur nga fundi i mbrëmjes duartë e saj u shkëputën nga duartë e mia dhe të Vera Hoxhës një tjetër zonjë bamirëse korçare, që kishin ardhur së bashku dhe që ne në atë kohë ishim duke vallëzuar të tria.

Ajo pati
nje atak masiv në zemër, goditje që i ndodhi para syve tanë. Eshtë
tepër e dhimbshme të ndodhesh para kësaj situate, është shokuese.
Në këtë kohë edhe zëri i këngëtarit Hajro Ceka së bashku me
pjesëmarrësit u duk sikur thirrën me oshëtimë urgjencën…
Erdhën tri ambulanca shumë
shpejt, por zemra e do në minutë ndihmën e shpejtë, ndaj në këtë situatë
sikur zbriti nga qielli një djalosh amerikan i cili ishte i pajisur me
licensën CPR, dhe i bëri frymëmarrjen e shpejtë dhe çdo gjë të nevojshme
për të furnizuar trurin me oksigjen.
Eshte tepër emocionues fakti,
se djaloshi amerikan punonte shumë rrallë si kamarier ne restorantin
“Crystal Room”, në Staten
Island ku u zhvillua festa, por atë ditë rastësisht si
per fatin tonë ai u ndodh aty duke shërbyer si kamarier. Ishte
për të besuar se atë e kishte sjellë Zoti pranë Dianes, i cili i
shpëtoi jetën. Vetë mjekët e vlerësuan në maksimum punën e
tij, dhe pohuan katërcipërisht se po të mos ishte djaloshi amerikan
jeta e saj ishte tepër e rrezikuar, në raste të tilla vetëm 1%
shpëtojnë. Ai ishte ëngjëlli i Dianës, sjellë nga fëmijët
me Autizëm, për të cilët Diana
kishte ardhur për bamirësi atë ditë.
Për këtë rast krejtësisht të veçantë shkruajtën disa
gazeta amerikane nën titullin: “Woman stricken while she danced at South
Beach hall thanks those who saved her life”.
Ajo pas 26 ditësh shkoi të falënderonte amerikanin
William (Billy) Agnew, doktorin, menaxherin e restorantit dhe të gjithë
të punës së saj ku ajo kishte vite të tëra që punonte në një spital në Brooklyn,
të cilët u kujdesën maksimalisht jo vetëm si qënie njerëzore, por ajo i
kishte lënë vend vetes si një grua zonjë në punë dhe kudo.
Ka kaluar një vit që nga Maji i vjetshëm dhe të gjithë
miqtë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për shëndetin e saj. Kështu
në ditën e nënës në Amerikë, mikja ime e ngushtë znj.Uliana Isak më
solli ftesën e Dianës e cila na ftonte të shkonim në shtëpinë e saj për
të festuar ditën e nënës së bashku.
Dita e 8 Majit ishte një ditë e bukur pranverore, ku të
gjitha gratë të gëzuara u mblodhen rreth kopshtit të bukur të rrethuar
me pemë gjithë freski, ku dhe ushqimet e shijshme të gatuara aq
mjeshtërish nga amvisat e bukura shqiptare ja shtonin dhe më shumë
hijeshinë të zonjes së shtepisë, Dianës gojë ëmbël.
Përshëndetja e Dianes ishte shumë mbresëlënëse, ajo me
pak dridhje zëri iu shprehu mirënjohjen e pakufishme gjithë
pjesëmarrësve, falënderoi Zotin që e solli përsëri në jetë, ndërkohë
pranë kishja miken time korçare znj. Shpresa Fejzuallai dhe përballë
nesh, nënën fisnike të Dianës, në moshën 87 vjecare, të cilave nga sytë u
ridhnin pikëza loti nëne... Gratë e tjera e dëgjonin me
vëmendje dhe dashuri Dianën, dhe qerpikët u lageshin nga gëzimi që ajo
tani ndihej shumë mirë, e cila ka kohë që është në jetën normale si më
parë.
Ishte Perëndia jonë që e donte aq shumë do të shprehej
një mike tjetër e Dianës, po aq fisnike znj.Tefta Prifti. Ne
jemi shumë të gëzuar që jemi mbledhur këtu si motra për të festuar këtë
ditë kaq të bukur do të vazhdonte znj.Prifti. Fjala e
dhimbshme dhe plot mirënjohje e Dianës do të ma çonte kujtesën një vit
më parë, në ditën kur ajo u shtri para nesh duke vallëzuar, por jeta e
saj u mbrojt nga ëngjëjt e Autizmit, për të cilet ajo kishte ardhur për
bamirësi. Unë i besoj bamirësisë, ju besoj shpirtrave të
pastër të fëmijeve që vuajnë nga Autizmi, me të cilët kam vite që punoj,
ju besoj atyre në çdo gjë edhe tek mrekullia se: Autizmi kuron
zemrat...
Maj, 2011
Staten Island, New York