2012-07-08

LLOJET E DRAMËS




            Dy janë format më të njohura dhe më të hershme të dramës të njohura që nga antikiteti e deri më sot. Ato janë: tragjedia dhe komedia. Në tragjedi trajtohen veprime serioze, kurse në komedi veprime qesharake.
            Tragjedia është vepër e tillë dramatike në të cilën personazhi kryesor, duke luftuar për idealet dhe qëllimet e tij të larta shoqërore, bie në luftë dhe humbja e tij shkakton, sipas Aristotelit, teoricienit të parë të tragjedisë, “ndenjën e frikës dhe të mëshirësduke bërë spastrimin e ndjenjave të shikuesve, e cila quhet katarzë (gr. kátharsis sipas kathaírō – pastroj). Heroi i tragjedisë shquhet për karakterin dhe vullnetin e tij të fortë, për këmbëngulësinë në bindjet e veta dhe vendosshmërinë në luftën e tij  të pakompromis kundër forcave kundërshtare. Si bartës i drejtësisë dhe i virtyteve të larta njerëzore ai është mishërim i aspiratave të popullit duke qenë gjinjë në konflikt me forcat e errëta shoqërrore. Vdekja e tij shkaktohet nga i ashtuquajturi faj tragjik, të shkaktuar në momentin e hutisë, mashtrimit dhe gënjeshtrës nga personazhet e tjera ose nga ndonjë mosmarrëveshje. Fundi tragjik është çmimi i fundit të cilin ai e paguan me jetë. Tragjedia pati ndikim të madh te masat popullore për ralizimin e lrisë, drejtësisë etj., për çka flijohen individët duke mbrojtur ligjet e pashkruara, të cilat janë shprehje e vullnetit të hyjnive, duke iu kundërvënë ligjeve të shkruara të cilët ua imponojnë arrogantët dhe sundimtarët e vrazhdë, uzurpatorët ose tiranët. Në këtë luftë derdhet gjak dhe vdesin individët të cilët, me vdekjen e tyre, shkaktojnë ndjenjën e frikës dhe të tmerrit. Por jo të gjitha vdekjet shkaktojnë ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativë shpesh sjell deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjve pozitivë, iedalë, shkakton pikëllim te shikuesit (kështu, p.sh. te “Hamleti” çasti tragjik është mbështetur në fatin e Ofelisë dhe në vdekjen e Hamletit dhe Laertit, ku shikuesit përjetojnë dhembje dhe mëshirë, kurse në vdekjen e xhaxhait të Hamletit dhe në vdekjen e nënës e cila pi gotën me verë të helmuar dedikuar Hamletit ose Laertit, shfaqet një lloj lehtësimi te shikuesit dhe ndjenja e dënimit të drejtë si dëmshpërblim për tragjedinë e shkaktuar). Tragjikë janë ata persona  të cilët vdesin në skenë duke u sakrifikuar për qëllime morale dhe ideale të larta.
            Tragjedia lulëzimin më të madh e përjetoi në kulturën antike greke në shekullin V p.e.s. Sipas mendimit të Aristotelit, ajo lindi nga ceremonitë kushtuar hyut Dionis ashtu që korifeu në këngët korale ndahej nga kori dhe recitonte vargje të pavarura dhe zhvillonte bisedë me korin. Emërtimi tragjedi vjen nga fjala greke trágos, që do të thotë cjap dhe ōdé, këngë, nga këndej me siguri në atë kohë anëtarët e korit mbështilleshin me lëkurën e cjapit, duke i prezantuar përcjellësit mitikë të Dionisit. Sipas gojëdhënës greke themlues i tragjedisë konsiderohet Tespisi, kurse tragjedianët më të mëdhenj grekë janë: Eskili (525-456) i cili ka shkruar rreth 90 tragjedi, nga të cilat janë ruajtur të plota: “Lutëset”,”Persët”,“Të shtatë kundër Tebës”,” Agamemnoni”,”Koeforet”,”Eumenidet” që janë pjesë përbërëse të trologjisë “Orestia”. Eskili bëri shumë për përparimin e skenografisë, luajti si aktor, pastaj si regjisor, mësues i korit dhe i valles, i shkurtoi këngët e vjetra korale, futi aktorin e dytë kurse nga Sofokliu mori aktorin e tretë. Sofokliu (496-406) në gjininë e tragjedisë ka qenë shumë më prodhimtar se Eskili. Sipas dëshmive të autorëve antikë, ai ka shkruar rreth 123 tragjedi, nga të cilat kanë mbetur të plota, si drama satirike “Ihneutët (“Kërkuesit e gjurmëve”). Nga 115 veprat e tij, nga të cilat njihen vetëm titujt, kanë mbetur diçka më tepër se një mijë fragmente. Nga Sofokliu njihen këto tragjedi: “Edipi në Kolonë”,”Elektra”,”Trahiniet”,”Ajaksi”,”Antigona”, “Edipi mbret”. Të gjitha subjektet e tragjedive dhe të dramave satirike, Sofokliu i merrte nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashtershëm, si për shkrimtarët e tjerë, ashtu edhe për Sofokliun, kanë qenë poemat e Homerit. Sofokliu futi aktorin e tretë dhe me këtë tragjedia greke mori formën e saj përfundimtare, zmadhoi numrin e njerëzve në kor prej 12 në 15, por e zvogëloi rëndësinë e mëparshme të tij në ekzekutimin e tragjedisë: kori te Sofokliu nuk merr pjesë drejpëdrejt në veprim, por luan rolin e vëzhguesit pasiv dhe të përcjellësit të veprimit, pa ndikim të madh në . Krijoi tema të rëndësishme dramatike dhe figura monumentale dramatike (Edipi, Antigona, Jokasta, Klitemnestra), të cilat do t’i përpunojnë më vonë dramaturgët e mëvonshëm. Filozofi grek Aristoteli në “Poetikëne tij shkruan: Sofokliu p.sh. thoshte se ay i paraqiste njerëzit si duhet të ishin, ndërsa Euripidi i paraqiste ashtu si ishin” (Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968, f. 96). Tragjedian i madh grek ka qenë edhe Euripidi (485-406). Nga veprat e tij kanë mbetur 18 dhe disa fragmente. Ndër tragjeditë e tij përmenden: “Medeja”, “Elektra”, “Hekuba”, Ifigjenia në Tauridë” etj. Euripidi ka qenë shumë i larmishëm në përdorimin e mjeteve skenike: futi prologët të cilët shikuesve para dëgjimit dhe shikimit të tragjedisë u shpjegonin veprimin e tragjedisë, pastaj futi monoditë dhe duetet (nërfutje të kënduara), e theksonte mjaft muzikën me çka konsierohet si nismëtar i melodramës. Si shihet tragjedia e vjetër greke kishte karakter ceremonial. Tematika e saj është marrë nga mitet, kurse në shfaqje kori ka luajtur rol shumë të rëndësishëm. Rolet i luanin aktorët të cilët mbanin maska. Pjesët kryesore të tragjedisë sipas Aristotelit ishin: prologu (gr.prólogos – fjalë, të folur në fillim, parathënie), pastaj episodi (gr. epeisódion, hyrja e aktorëve kah kori) që shënonte pjesën dialogjike midis këngëve korale, stasimën (gr.stásimon, këngë që këndohet duke qëndruar në këmbë) dmth. këngë korale midis pjesëve dialogjike dhe eksodën (gr. éksodos- dalje) është pjesa e plotë e tragjedisë, pas së cilës s’ka më këngë korale, pra, eksoda paraqet këngën dalëse në fund të tragjedisë. (Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968, f.52). Dialogët në tragjedi recitoheshin, kurse këngët këndoheshin në përcjellje të valles dhe muzikës të cilën e komunikonte vetë poeti. Me kalimin e kohës tragjedia e humbi karakterin ceremonial, roli i korit është më i vogël ose s’ekziton fare, kompozicioni i saj është më i lirë, kurse tematikën mitike e zëvendëson tematika historike ose tematika e kundëthënieve aktuale shoqërore. Po sipas Aristoteli tragjedia përbëhet prej gjashtë elementeve: fabulës, karaktereve, mendimit, skenës, të folurit dhe melopesë (muzikës).    
      
            Komedia – si edhe tragjedia është një lloj i dramës e cila u zhvillua nga ceremonitë popullore. Këtë e dëshmon edhe vetë fjala kōmōdía e cila u krijua nga fjala kômos që do të thotë procesion i gëzueshëm dhe fjala ōdé këngë. Edhe komedia lindi dhe u zhvillua në Greqinë e lashtë. Origjina e saj është në shfaqjet e gëzueshme popullore që përcillnin me këngë e valle proçesionet për nder të hyut të verës e të gëzimit, Dionisit ose Bakut. Lulëzimin e saj më të madh e arriti në Athinë. Komediografi më i njohur ka qenë Aristofani (445-385), komediograf grek nga Athina. Nga 44 komeditë e tij janë ruajtur vetëm 11 dhe disa fragmente: “Aharnianët”, “Kalorësit”, “Retë”, “Grerëzat”, “Paqja”, “Zogjtë”, “Lisistrata”, “Themsmoforiet”, “Bretkosat”, “Gratë në parlament” dhe “Pluti”. Sipas Milivoj Sollarit, komedia e Aristofanit, për nga elementet e jashtme strukturore ngjan me tregjedinë. Edhe në të rol me rëndësi luan kori, i cili, megjithatë, paraqet, për dallim nga kori tragjik, një bashkësi fantastike (shpendët, bretkosat, retë). Në kompozicionin e saj rol të rëndësishëm luan parabaza (gr. parábasis – hyrje, të drejtuarit kah komosi; teprim, shkelje), kënga e mesme drejtuar publikut, dhe agoni (gr. agón – luftë, garë, shqyrtim), garim i dy akterëve të dramës në të cilën njëri zakonisht përfaqëson mendimin e autorit.
            Komedia  greke ka ndikuar në zhvillimin e komedisë në të gjitha letërsitë evropiane. Veç tjerash ajo ka ndikuar edhe në zhvillimin e komedisë romake, përfaqësues kryesor i së cilës në letërsinë romake është Menandri (rreth 342-292 p.e.s.. Komedinë e tillë, në të cilën mungon kori, kurse tamatika që trajton ajo është ajo e jetës private, të cilën e ka imituar komedia romake, e cila përmes Plautit (254-184) do të ndikojë në zhvillimin e komedisë deri në ditët tona. Tipi i tillë i komedisë krijon një varg të karaktereve tipike (koprracin, thumbonjësin, mburracakun, dashnorin) dhe të raporteve tipike (zënka midis babait dhe djalit, dashuria e plakut ndaj vajzës së re) të cilat zgjidhen në mënyrë tipike (robi dinak me këtë rast ka rol të nëndësishm).
            Në komedi përqeshen dhe vihen në lojë të metat njerëzore dhe shoqërore. Në të luftohen dukuritë e shëmtuara në shoqëri duke përqeshur (tallur) çdo gjë që është negative në jetën njerëzore dhe në shoqëri: marrëzitë (budallallëqet) njerëzore, mendjemadhësinë, lakminë dhe etjen për pushtet, paturpësinë, koprracinë, egoizmin, kokëboshësinë. Nga kjo komedia që nga fillimet e saj ka qenë më afër relitetit duke depërtuar më thellësisht në jetën e rëndomtë njerëzore. Ajo ka luajtur rol mësimor dhe edukativ, sepse duke i treguar njerëzit dhe jetën si s’duhet të jenë, ajo i ka kujtuar shikuesit t’u shmangen cilësive të këqija dhe të çlirohen nga të metat personale (vetjake). Edhe koncepti i së qeshurës është mjaft i papërcaktuar. E qeshura s’është qëllimi i komedisë, ajo është mjet me të cilin shërohen dhe shmangen cilësitë e këqija të njeriut. Të përqeshësh do të thotë të kritikosh. Në të duhet të ketë frymë për t’u përqeshur ndonjë dukuri dhe qeshja është gjykim – sikundër që nganjëherë vici nuk është vetëm mendjehollësi e zbrazët, por është shpotitës, mendjemprehtë dhe dinak, drejtuar në shkatërrimin e disa ekstrvagancave në shoqëri, kështu edhe të qeshurit në komedi ngjitet nga shakaja deri te humori, përmes ironisë, alegorisë dhe sarkazmit deri te satira e ashpër. Përqeshja e dukurive negative në shoqëri arrihet me anë të paraqitjes komike të këtyre dukurive. Komike është e gjithë ajo që paraqet disharmoni midis mundësive reale të një personi dhe të pretendimeve, dëshirave, vendimeve të tij. Komik është p.sh. frikacaku i cili mbahet për trim; koprraci i cili flen në arkën e parave, dhe gjithmonë ankohet se do ta pësojë nga varfnjakët;  sahanëpirësi i cili, si njeri, duhet ta ketë dinjitetin e njeriut, kurse ai përulet, bëhet servil, puthador; atdhetari i rrejshëm ose filantropi, i cili është vetëm me fjalë, e në të vërtetë është vetjak dhe mizantrop; filozofi i ngathët i cili mbahet i ditur e në të vërtetë është bosh etj. Komikja mund të jetë e llojeve të ndryshme. Kur ka për qëllim vetëm të shkaktojë të qeshur, atëherë ajo është e qeshur e zakonshme (shakaja), e cila  shpesh mund të kalojë në shaka të trashë ose në farsë, kur përqeshen të metat fizike dhe shpirtërore, kur cilësitë normale dhunshëm karikohen, kur krijohen skena vulgare, ose përgjithësisht kur komikja paraqitet në formën e pashije, në formën e tepruar artistike. Llojin e pastër të komikes e kemi atëherë kur dobësitë e ndryshme të njeriut paraqiten si pjesë përbërërse normale njerëzore dhe sipas kësaj edhe duhet pranuar si të tilla: pa njëfarë krenarie, s’ka as dinjitet etj. Prej këndej njerëzit e paraqitur në këtë formë të komikes janë mjaft realë, të afërt me shikuesit ose lexuesit, shpesh simpatikë. Megjithatë, kur cilësitë negative të ndonjë individi ose të një dukurie janë aq të shprehura dhe aq të rëndësishme sa zhdukin çdo gjë që është njerëzore te njeriu, atëherë e qeshura shndërrohet në satirë, dmth. në mohimin e atij individi dhe dukurie (patriotizmi i rrejshëm i cili kalon në tradhti nacionale). Nëse disa cilësi negative te disa individë janë thjesht dobësi të rëndomta njerëzore dhe nuk janë të zhvilluara në masë të madhe, dhe këta individë kanë edhe disa cilësi pozitive dhe vuajnë edhe vetë për shkak të metave, atëherë komikja shndërrohet në humor dmth. në raportin e këtillë të shkrimtarit ndaj këtyre që t’i qeshë, por edhe në të njëjtën kohë edhe t’i dojë duke shprehur për ta simpati, si ndaj njerëzve të cilët kanë dobësi, por kanë edhe virtyte, andaj edhe për këtë shkak humori quhet edhe “e qeshur me lot”.
            Komedia dallon nga tragjedia edhe me thurjen kompozicionale. Në komedi numri i personazheve zakonisht është më i madh, veprimi është më i ndërlikuar dhe më i gjallë, thurja përbëhet prej disa intrigash, kurse pesonazhet janë më të natyrshëm, më afër jetës sesa në tragjedi. Veç kësaj shthurja është përherë e lumtur, çdo gjë përfundon me qetësimin e kundërthënieve të shumta dhe me fitoren e parimit të arsyes në jetë. Madje edhe kur pëson thyerje në ndërmarrjet e tij edhe personazhi kryesor, kjo konsiderohet si përfundim i lumtur, sepse kanë pësuar falimentim parimet negative në jetë (rrena, dyftyrësia, koprracia, krenaria, fryrja, jonjerëzia etj.) dhe kanë fituar arsyeja, e drejta, nderi etj.
            Sipas gjërësisë së objektit të cilin e trajton ose sipas mënyrës së krijimit të komikes, komedia ndahet në disa nënlloje: komedia e intrigës ose e situatës, komedia e karakterit ose komedia psikologjike, komedia zakonore ose shoqërore.
            Në komedinë e inrigës interes kryesor paraqet thurja, e cila zakonisht mbështetet në mosmarrëveshje, huti, pakujdesi dhe habi. Veprimi merr kthesa më të papritura, kurse intriga është e ndërlikuar dhe e ngatërruar. Komiciteti arrihet më së shumti duke e vënë personazhin në situata qesharake (p.sh. një personazh flet me një personazh për të cilin mendon se është ndonjë personazh tjetër), prandaj kjo komedi quhet edhe komedi e situatës).
            Në komedinë e karakterit përqeshen veset e individëve, të cilët kanë arritur në shkallën e pasionit: koprracia, mburracakëria, fryrja, dyftyrësia. Këto vese e vënë në lëvizje gjithë veprimin dramatik, dhe bartësit e tyre në fund të komedisë përqeshen ( K.Floqi “Zi e më zi”, “Nder e qytetni”, “Burri-burrë” etj).
            Në komedinë zakonore paraqiten zakonisht në mënyrë satirike të metat e tërë shoqërisë dhe të grupeve të veçanta dhe të klasave shoqërore, andaj këto komedi konsiderohen si komedi më të rëndësishme shoqërore (K. Floqi ”Kundërshtarët e prikës” etj.). Komedia përpunon tema të rëndësishme shoqërore, psikologjike dhe morale. Kjo ka qenë aktuale në të gjitha kohërat dhe duke i falënderuar karakterit të saj themelor ka qenë më tërheqëse nga të gjitha format dramatike. Ajo ka ndryshuar gjatë shekujve varësisht nga struktura e shoqërisë dhe e ngjarjeve historike. Edhe në aspektin e origjinës nuk mund ta lokalizojmë (vendosim) në një vend dhe në një kulturë. Edhe komedia, si edhe veprat e tjera letrare, janë krijuar në mjedise të ndryshme dhe se në fushën e komediografisë ndikimet janë shumë më të mëdha sesa në format e tjera letrare.
            Në mesjetë u zhvillua një tip i veçantë i dramës e cila lindi në bazë të ceremonive fetare kristiane. Liturgjia kishtare gradualisht merr formë dramatike në dialogje, në këngëtim dhe me ndryshimin e situatave dramatike, respektivisht të skenave të veçanta, dhe shkallëshkallë ndahet nga ceremonia në shfaqje të pavarura dramatike. Shfaqjet e tilla quhen misterie ose mirakle, moralitete. Në to përpunoheshin ngjarje nga mitologjia biblike, në veçanti nga jeta e krishtit, kurse personazhet respektivisht ngjarjet nga jeta e shejtnorëve të veçantë ose martirëve. Në fillim drama kishtare shfaqej në brendi të kishës, kurse më vonë në fushë të hapur, para besimtarëve të shumtë, që te ta të zgjohen ndjenjat religjioze (fetare) dhe forcimi i dogmave fetare. Shfaqjet e këtyre dramave zgjatnin disa ditë dhe në to merrnin pjesë një numër i madh i njerëzve, sepse në shfaqjen “Vuajtja e Shpëtimtarit tonë” është dashur të përfshihen të gjitha mundimete krishtit dhe të paraqiten dramatikisht. Shpesh në dramat e tilla përfshiheshin edhe skena nga jeta e përditshme dhe elemente komike, në gjuhën e popullit.
            Sipas modeleve klasike janë shkruar shumë komedi në kohën e renesansës, duke iu përmbajtur rreptësisht modeleve të vjetra. Mirëpo, modelet e tilla të komedive erudite dhe tradicionale nuk u përgjigjeshin ndryshimeve në shoqëri dhe njerëzve me pikëpamje krejt të reja. Dhe si kundërshtim i komedive të tilla, në Itali u zhvillua njëlloj tjetër i komedisë i mbështetur në teatrin e zhvilluar popullor, e ashtuquajtura commedia dell’arte (komedia del arte), kryesisht me karakter popullor e me aktorë profesionalë, të cilët bashkoheshin në shoqëritë e para teatrore. Personazhet ishin të fiksuar (p.sh. koprraci plak-Pantallone, Pulçineladinak, Harlekini llupës etj.), mbanin maska (maschere) të cilat i karakterizonin. Dialogët zakonisht improvizoheshin në bazë të përmbajtjes së përshkruar më parë, skenarit (it. canovaccio-kanovaço). Commedia dell’arte gjatë kohës së ekzistencës së saj (shekujt XVI-XVIII) rrit repertorin e motiveve, situatave dhe pesonazheve, zgjëroi interesin për komedinë dhe ndikoi mjaft në veprat e mëvonshme komediografike.  
            Veç dramës në kuptimin e ngushtë të fjalës, shpesh përmenden edhe disa lloje të veçanta të dramatike, të cilat mund të kuptohen si nënlloje të dramës ose të komedisë, por edhe si lloje të veçanta letrare. Në këto lloje ose nënlloje të dramës bëjnë pjesë: melodrama, drama muzikore që ka edhe nëndarjet e saj (operën, operetën dhe baletin), farsa dhe vodëvili.
            Melodrama sipas gr. μέλoς  -  këngë dhe δρãμa - veprim, është dramë sentimentale (me vrasje, rinjohje, rreziqe të fshehta, brejtje ndërgjegjesh, dashurive të shfrenuara) e përcjellë me muzikë. Pra, është dramë me këdim dhe muzikë. Personazhet e saj janë të idealizuara, të cilët pas shumë psherëtimash, lotve dhe situatave patetike çdo gjë mbaron me lumturi. Njihet edhe me emërtime si: lojë teatrore me muzikë, pjesë nga jeta popullore etj.
            Drama muzikore – është lloj i dramës ku muzika është mjeti themelor i shprehjes. Në këtë lloj të dramës përmenden: baleti, opereta dhe opera.
            Baleti (fr.ballet, it.balletto) – formë skenike në të cilën veprimi dramatik  paraqitet përmes valles me përcjellje të muzikës. Përmbajtja në balet merret nga legjendat ose përrallat popullore. (“Halili e Hajriae Tish Daisë, “Cuca e maleve “e N. Zoraqit etj.)      
            Opereta (it. oprettaoperë e vogël) – është formë muzikore-skenike me karakter zbavitës dhe komik, në të cilën teksti vendevende shprehet me të folur, kurse pjesërisht këndohet. U krijua në Vjenë, ku një varg kompozitorësh duke filluar nga J. Shtrausi, F. Shopeni (krijues i operës së parë), operën e përvetësojnë edhe kompozitorë të tjerë si p.sh. ZH. Ofenbahu në Pariz, njëri nga kompozitorët më të mëdhenj të operës.
            Opera (it.opera nga lat. opus, operisvepër) dramë muzikore në të cilën teksti shprehet ekskluzivisht me mjetet muzikore vokale intrumentale. Baza tekstuale e operës quhet libreto. E tërë përmbajtja komponohet për t’u kënduar. Personazhet i këndojnë rolet e tyre, kurse kënga e tyre përcillet me muzikë. Këtu zakonisht paraqiten dy autorë: shkrimtari i cili e shkruan tekstin (libreton) dhe kompozitori i cili e bën përpunimin muzikor (“Mrikae Prenk Jakovës etj.).
            Farsa (fr. farce nga lat.farcire: plotësoj) – është lloj letrar në teatrin mesjetar francez. Farsat janë pjesë të shkurtra me karakter të theksuar komik. Ato janë shfaqur si meslojë në shfaqjen e misterieve, me qëllim të ndryshimit të tonit të zbavitjes së publikut midis dy veprave serioze, me personazhe mjaft të karikuara, kurse thurja ndërtohet mbi mosmarrëveshjet midis personazheve. Me gjasë nga këtej e ka emërtimin kjo gjini, i ngjashëm me mimin antik. Më vonë farsat janë luajtur si tërësi të pavarura. Ato shquhen për shkathtësinë e theksuar dramatike: shquhen për veprimin e gjallë, plot situata të shpejta dhe të papritura. Përveç efekteve të jashtme në të janë të theksuara vijat e karakterit të personazheve me çka kjo i afrohet komedisë.
            Vodëvili (fr. vaudeville) – është pjesë e vogël teatrore me një përmbajtje të lehtë komike, shpesh me një akt. Vodëvilin, sipas rregullit, e përcjell melodia e thjeshtë e lehtë, e afërt me këngën popullore. Në shekullin e tetëmbëdhjetë shkrimtarët fillojnë t’inkudrojnë si kuplete në pjesët me karakter komik (comédie à vaudeville ose opopéra-comique en vaudeville) etj.
            Pastorala (it. dramma pastorale) – është formë e dramës e cila lindi në shekullin XVI në itali. Në të përfshihen elemente të cilat e lidhin me idilën, respektivisht me eklogën, ku si personazhe kryesore janë barinjtë dhe bareshat të cilat përmes dialogëve dhe këngës trajtojnë problematikën dashurore. Tematika e saj është idilike-sentimentale. Temat e saj më të shpeshta janë: gjithfuqia e dashurisë, kthimi i pranverës, gëzimi i jetës fushore, kënaqësia në gjueti etj. Veprimi i saj zhvillohet në një ambient idilik, arkadik, kurse personazhet janë barinj dhe baresha të maskuara të cilat duhet të jenë simbol i rendit dhe i jetës së vërtetë, që i kundërvihet jetës së rrejshm mondane...

           
                                          
                        

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...