2012-07-08

LETËRSIA DRAMATURGIKE




 Drama – është gjini letrare e cila vetëm në skenë e gjen mishërimin e saj të plotë. Prej këndej veçori themelore e saj është se ajo kushtëzohet nga shfaqja teatrore. Ajo nuk mund të shpjegohet e veçuar nga realizimi i saj skenik.
            Nyjën kryesore dramatike e përmban konflikti dramatik. Konflikti është veçori qenësore e veprave dramatike, pa konflikt dramatik nuk do të kishim dramë. Konflikti shpie deri te tensionimi i forcave të kundërta, deri te aksioni dhe reaksioni i forcave kundërshtare, me çka veprimi dramatik zhvillohet me një dinamizëm që ecën drejt zgjidhjes së tij. Kundërthëniet që paraqiten në dramë mund të jenë kundërthënie shoqërore, duke filluar nga konfliktet e brendshme të individit, (Fausti i Gëtes), ose konflikt moral (Antigona e Sofokliut), lufta e heroit kundër forcave të jashtme ose e mishërimit të tij në një grup individësh ose të një individi (Cubat e Shilerit) deri te konfliktet e mëdha shoqërore (Armiqtë e M.Gorkit) etj.
            Dramën e kanë shkruar thuajse të gjithë popujt, andaj është e pamundur që ajo të vendoset në një vend ose një popull. Ajo është krijuar te të gjithë popujt dhe në të gjitha vendet, varësisht nga kushtet shoqërore-kulturore të akëcilit popull apo vend. Meqë veprat dramatike shfaqen në skenat teatrore ato shumë lehtë përhapen nga një vend në tjetrin, nga një popull te tjetri dhe ndikimet lehtë barten prej një vendi në tjetrin, prej një populli te tjetri, pranohen ndikimet, gërshetohen mesveti etj.
            Fillimet e dramës i gjejmë në letërsinë klasike greke. Rrënjët e saj ajo i ka në këngët ceremoniale religjioze, në ditirambet dialogjike kushtuar Dionisit, hyut të vegjtacionit, verës dhe gëzimeve jetësore. Këngët i këndonte kori (gr. khoros, grup aktorësh të cilët luanin rreth viktimës dhe këndonin këngë). Me kohë këngët korale morën karakter dialogjik: prijësi i korit, korifeu, ia fillonte këngës, kurse kori i përgjigjej poashtu me këngë. Krijuesi i tragjedisë greke, Tespisi, i cili veprën e parë të këtij lloji e ka shfaqur në vitin 534 p.e.s., veç korifeut ka paraqitur edhe një aktor; aktorin e dytë e futi Eskili, kurse të tretin Sofoliu dhe kështu ata krijuan në skenë situata të plota dramatike. S’ka dyshim se kulti mbi hyun Dioniz dhe kremteve dioniziane kanë mundur ta nxisin krijimtarinë dramatike në Greqi, e në veçanti të tragjedisë dhe komedisë.
            Në kohën kur u shfaq tragjedia s’kishte teatër dhe skenare dhe kur u ndërtua teatri ma pllaka guriamfiteatriskena s’kishte perde dhe kulisa (fr. coulissenjë nga dekorimet (si mur) e vendosur në anët e skenës) dhe drama shfaqej “nën qiellin e kthjellët”, dmth. në fushë të hapur. Në njërën dhe tjetrën anë të skenës vendoseshin dhoma të vogla – skena – të cilat u shërbenin aktorëve për t’u veshur dhe për t’u maskuar, kurse skenën më tej e paraqiste pllaka e gurit të murosur. Skena e përgatitur kështu i imponoi letërsisë dramatike ligjet të cilat më vonë u njohën me emrin tri njësit dramatike: njësia e vendit, e kohës dhe e veprimit.   
            Në kohën antike dramat shfaqeshin në formë të garave midis shkrimtarëve dhe shfaqja ka mundur të zgjatë prej dymbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë orë, madje edhe njëzet e katër orë. Nëse këtë kohë s’ka mundur ta mbulojë një dramë, janë shfaqur dy-tri drama njëra pas tjetrës, të cilat kishin një temë të përbashkët. Dramat e këtilla quheshin triologji. Ndodhte shpesh që pas triologjisë e cila përfshinte ngjarje të rënda tragjike, në fund të shfaqej edhe një lojë gazmore. Kështu u krijua tetralogjia (gr. tetrakatër + lógosfjalë, të folur = katër vepra letrare të lidhura nga aspekti ideor të cilat formojnë një tërësi). Në tërë këtë është dashur të ruhej njësia e kohës. Në skenë s’ka mundur të bëhej asnjë ndryshim i kulisave dhe i dekoreve, sepse kjo nuk ekzistonte. Kështu, fitohej përshtypja se veprimi në jetë, respektivisht në shoqëri, ndodhte në rrjedhën e pandërprerë të kohës vetëm aq sa zgjaste edhe shfaqja në skenë. Veprimi në skenë duhej të zhvillohej ashtu që të gjitha hollësitë në dramë të ndodhin në një vend. S’ishte e mundur që disa ngjarje që e përbënin tërësinë dramatike të shfaqjes të ndodhnin në rrugë, të tjerat në fushë ose në vende të largëta, por synohej që veprimi i tërërsishëm dramatik  të ndodhte për një çast – në një lokal të madh të pallatit, në paratempull etj. Kështu përmbushej njësi e vendit. Ndërkaq, njësia e veprimit, është ligj themelor në krijimin e veprve letrare, kurse në dramë duhet të realizohet parimi i tillë, sepse në këtë lloj të veprave letrare më së shumti i nështrohen personazhit kryesor ose heroit të dramës dhe çdo gjë që ndodh në të. Ngjarjet sporadike, episodet, skenat dhe situatat, duhet të lidhen dhe të orientohen drejt asaj ngjarjeje e cila paraqet qendrën ose linjën kryesore në rrjedhën dramtike. Personazhet vendosen poashtu në raport me heroin kryesor dhe me aksionet e tyre drejtohen tek ai, sepse çdo gjë që ndërmarrin përqëndrohet për a kundër qëllimeve të bartësit të veprimit. Pa njësinë e veprimit s’do të mund të realizohej ideja e shkrimtarit. Pa njësinë e veprimit s’mund të ketë vepër dramatike dhe përgjithësisht vepër letrare.
            Kur u përsos skena, e pajisur me kulisa, dekore e perde, u krijuan mundësi më të mëdha që me anë të mjeteve teknike të përsoset shfaqja e veprave dramatike ku përfshihen ngjarje nga mjedise të largëta gjeografike, pra, vende të ndryshme dhe largësi më të mëdha kohore. Atëherë u lanë njësitë e kohës dhe të vendit, dhe mbeti njësia e veprimit si ligjshmëri e pashmangshme në krijimtarinë letrare në përgjithësi. Një thyerje të tillë në zhvillimin e teatrit në braktisjen e njësisë së kohës dhe të vendit, mendohet se e ka bërë Shekspiri në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII, sepse ai gjithsesi i pari e futi perden në skenë.
            Drama dallon nga të gjitha gjinitë dhe llojet letrare ngae ajo s’është vetëm art letrar, por edhe art teatror. Ajo është lloj i veprave letrare, sepse në të jepet teksti letrar, tekst i cili duhet të paraqitet, të shfaqet në skenë, dhe paraqitja e veprimit në skenë del nga sfera e artit letrar dhe përfshihet në artin teatror i cili ka ligjet e veta të veçanta sipas të cilave zhvillohet. Paraqitja e veprimit lidhet me një varg problemesh në fushën e teorisë teatrore, në fushën e aktrimit dhe të gjitha mjetet e tjera teknike-shprehëse: skenografinë ( gr. skēné – skena, dhe gráphō – vizatoj, pituroj) dmth. arti i përgatitjes së hapësirës në të cilën do të luhet drama),  ndriçimin (ndezja dhe shuarja e llampës, lindja e diellit, e hënës etj.), muzikën (vetëtima, zhurma e shiut, ziles, krisma e armëve etj.), kostumet (veshja me të cilën do të paraqiten aktorët), rekuizitet ( sndet në skenë me të cilat shërbehen aktorët me rastin e paraqitjes) etj.
            Shfaqja tearore shfaqet para shikuesve, publikut, me një qëllim të caktuar, sepse nuk mund të jetë shfaqje ajo që nuk paraqitet për ndonjë qëllim të caktuar. Shfaqje teatrore mund të jetë vetëm ajo shfaqje e cila realizohet në bazë të ndonji teksti letrar. Andaj me rëndësi është edhe procesi i i transfomimit të tekstit letrar në shfaqje, ku rol të rëndësishëm luan regjisori (fr. régisseur – regjisor, organizatori i vënies në skenë i shfaqjes teatrore ose kinematografike), i cili vendos se ç’role do t’u përcaktojë aktorëve të veçantë, në ç’mënyrë do të paraqitet veprimi, dhe si do të realizohet të folurit e gjallë në mbështetje të tekstit të shkruar. Në njëfarë dore regjisori është edhe interpret i veprës dramatike, ashtu që midis shfaqjes teatrore dhe veprës, në pajtim me veprimin e regjisorit, mund të ketë dallime të dukshme.
            Rol të rëndësishëm në realizimin e tekstit në skenë ka edhe aktori, detyra e të cilit është ta interpretojë personazhin në pajtim me atë se ç’kërkon prej tij vetë teksti dhe regjisori, por në transformimin e tekstit të shkruar në të folurit të gjallë, në veprimet të cilat janë të nevojshme që tërë personalitetin e tij ta vërë në shërbim të prezantimit të personazhit që e luan, nuk duhet lënë anash përpjekjet krijues personale të aktorit. Faktor me rëndësi në shfaqjen teatrore luan edhe publiku, sepse nëse shfaqja teatrore nuk komunikon me publikun atëherë ajo nuk mund të arijë efektin që duhet ta ketë. Kur ai vë kontakt me aktorët si bartës të porosive të caktuara artistike, shfaqja teatrore e plotëson në tërësi rolin e saj si mënyrë e pazëvenësueshme e komunikimit artistik midis tij dhe dhe publikut. “Drama në skenë gjen mishërimin e saj si partitura në ekzekutimin muzikor” (G. Vilpert). Ekziston dallimi midis shfaqjes dramatike dhe ceremonisë ose ritualit (lat. ritus, ceremoni) sepse rituali nuk njeh shikues, gjegjsisht publikun, por vetëm pjesëmarrësit aktivë dhe pasivë, kurse shfaqja teatrore, ndërkaq, kërkon aktorë, një hapësirë ku do të luhet loja, respektivisht ajo që do shfaqet dhe publikun i cili e përcjell shfaqjen. Dramaturgu, në krahasim me romancierin, gjendet në një pozitë më delikate sepse është i kufizuar me hapësirën në zhvillimi e veprimt dramatik dhe shumë mundësive të tjera – rrëfimtare. Ai mund t’i përfshijë vetëm ato ngjarje të cilat mund të paraqiten në skenë dhe, si shkrimtar, asgjë s’tregon në emrin e vet, sepse në vend të tij flasin heronjtë e tij. Në dramë s’ka përshkrime të natyrës dhe të mjedisit, s’ka tablo të gjëra mbi ambientet e ndryshme ku ndodhin veprimet dhe e gjithë kjo duhet të përfshihet dhe sqarohet me dekorimin në skenë, psikologjinë dhe sjelljen e personazheve. Teksti i veprës dramtike përbëhet prej dy pjesësh: tekstit dramatik, të cilin aktorët ia kumtojnë publikut dhe, tekstit që i kushtohet rgjisorit dhe aktorëve. Ky tekst quhet didaskali, që luan rol ndihmës për aktorët dhe regjisorët.                                  

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...