2012-07-08

PROZA SHKENCORE




            Shkenca e letërsisë si edhe shkencat e tjera, shërbehen me lloje të ndryshme shkrimesh për t’i njoftuar lexuasit me hulumtimet dhe me rezultatet e veta. Në këto lloje më të njohura janë: shënimi, artikulli, shqyrtimi dhe studimi (monografia). Të gjitha këto forma shërbehen me metodën e njëjtë: me metodën e argumentimit, por dallojnë për nga madhësia dhe gjërësia e objektit të cilin e hulumtojnë. Metoda e argumentimit qëndon në atë që një çështje të zbërthehet në pjesët e saj themelore (analiza); pastaj këto pjesë karakterizohen dhe vlerësohen me anë të argumenteve: shembujve, fakteve, krahasimeve, kundërthënieve etj. Për t’u vërtetuar dhe shpjeguar raporti i ndërsjellë i tyre dhe, në fund, nga e tërë kjo të nxirret përfundimi si gjykim mbi këtë çështje (sinteza). Për këtë arsye secili nga këto shkrime përbëhet prej hyrjes, përpunimit dhe përfundimit.
            Më të vogla për nga vëllimi nga të gjitha këto shkrime janë shënimi dhe artikulli. Në artikull diskutohet (shkruhet) ose për ndonjë çështje të vogël, ose vetëm për një aspekt të ndonjë çështjeje më të madhe, ose jepet vështrimi i përgjithshëm për ndonjë çështje më të madhe (paraqitja e ndonjë vepre letrare, vlerësimi i kompozicionit të ndonjë romani, vështrimi i përgjithshëm për ndonjë shkrimtar), kurse në shënim edhe më ngushtë përcaktohet një çështje me theksimin e ndonjë të dhëne karakteristike dhe të re.
            Shqyrtimi është më i madh për nga vëllimi nga artikulli dhe hyn në vlerësimin e një çështjeje. Derisa për artikulli mjafton ndonjë dije e përgjithshme mbi çështjen e caktuar, për shqyrtimin nevojiten hulumtime paraprake të gjera dhe të thella të objektit dhe mbledhja e kujdesshme e materialit. Shkrimtari i shqyrtimit e dokumenton atë pohim; prandaj në shqyrtim është e zakonshme që në tekst, në vërejtje të shënohet i tërë materiali argumentues (dokumentues).
            Studimi është shqyrtim i vëllimit më të madh në të cilin shkrimtari flet për ndonjë çështje më të madhe: për jetën dhe veprën e një shkrimtari, për një epokë të tërë letrare, për zhvillimin e një gjinie letrare gjatë një shekulli, ose për më shumë decenie, për ndikimin e një letërsie në tjetrën etj. Kur studimi merret vetëm me një problem të tërësishëm, ose me një problem special shkencor, ose vetëm me një shkrimtar, duke u përpjekur që sa më hollësisht ta shtrojë lëndën të cilën e hulumton, atëherë ai quhet monografi.             

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...