Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/07/20

Orë e madhe letrare në Kullën e Isa Boletinit





Qindra qytetarë të Mitrovicës, të rrethinës e më gjerë, e kanë mbushur kompleksin e kullave të heroit kombëtar Isa Boletini, në Boletin të Shalës së Bajgorës, në komunën e Mitrovicës, për të marrë pjesë në evenimentin e rëndësishëm kulturor, që ishte organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, që vepron në Suedi. Evenimenti ishte organizuar për të bërë promovimin e tre librave të autorëve shqiptarë nga komuna e Mitrovicës, që jetojnë e veprojnë në Suedi.


description


 Me këtë rast u promovuan “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, të autorit Hysen Ibrahimi, njëherësh kryetar i shoqatës së lartpërmendur, monografia “Miku i madh i shqiptarëve, Ulmar Kvik”, të autorit Fetah Bahtiri dhe libri i autorit Avdyl Uka, “Loti mbeti në gjirmë të zemrës”. Referuesi i parë, prof. dr. Mehmet Rukiqi tha se vepra i kushtohet pavarësisë së Kosovës dhe është një dhuratë e çmuar për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar më 1912, në Vlorë. Profesor Fazli Hajrizi, duke folur për monografinë e profesor Fetah Bahtirit, “Miku i madh i shqiptarëve, Ulmar Kvik”, tha se në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ai ua ka dhuruar lexuesve një vepër për mikun e madh të shqiptarëve, humanistin dhe intelektualin e mirëfilltë suedez, Ulmar Kvik, i cili ka bërë shumë për popullin shqiptar, duke dhënë kontribut në fushën e dijes, kulturës, artit, artit, arsimit, gjuhës etj. Ndërkaq, poeti Sabit Idrizi, duke folur për të dyja librat, tha se lufta e intelektualëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut zhvillohet në dy fronte aspak të lehta. “Front i parë është a i ruajtjes apo rikthimit të imazhit të vërtetë të shqiptarëve dhe fronti i dytë a i ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave tona, pra një luftë aspak e lehtë kundër asimilimit”, tha ai. Për librin “Loti mbeti në gjirmë të zemrës”, të autorit Avdyl Uka, krijuesi Rizah Sheqiri tha se është një vepër që i bën mirë çdo lexuesi.


F. Beka

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...