Reportazh nga Kosova nga Dr. Namik Shehu


PËRSHTYPJE MBRESA DHE KUJTIME PËR POPULLIN DHE KOSOVËN E PAVARUR


Sekretari shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave Nju- Jork
Dr. Namik M. Shehu dhe historiania Engjëllushe Shehu.

Reportazh nga Kosova nga Dr. Namik Shehu


PËRSHTYPJE MBRESA DHE KUJTIME PËR POPULLIN DHE KOSOVËN E PAVARUR

Dardania e lasht, Shteti i ri i Kosovës, ky vend i moçëm ka përjetuar në simbiozë me krenari, një histori madhështore, heroike, burrërore dhe të mbuluar me plotë lavdi; sa edhe me vuajtje, sakrifica të pashembullta ; me luftra të përgjakshme dhe me viktima të panumërta, në mbrojtje të vatanit të tij të shenjtë , në emër të jetës dhe të lirisë. Ky popull martir ka qënë e mbetet për të gjithë vendet e botës, një shembëlltyrë e pakrahasueshme e trimërisë, guximit, e rezistencës, e vetvendosjes dhe e mbijetesës shekullore , për të ruajtur mëvetsinë, zakonet, traditat, gjuhën e të parëve të tyre, autoktoninë, për të mbetur tërë jetën dardan, ilir, shqiptar kosovar.
Këtë popull bujar, fisnik dhe paqëdashës , me rastin e shpalljes së pavarësisë dhe të krijimit të shtetit më të ri në rruzullin toksor; po e admiron e gjithë bota përparimtare, dhe po solidarizohet, duke lidhur edhe mardhenie dipllomatike të shumta.
Për Shqipërinë, për popullin shqiptar , për shqiptarët e diasporës dhe për të gjithë kombin, shpallja e pavarësisë së Kosovës, ishte një ngjarje madhore e jashtëzakonshme në historinë e kombit . Ishte krenari, mburrje dhe gëzim i papërmbajtshëm, e cila u shpreh me manifestime madhështore nga të gjithë dhe kudo.
Diaspora Shqiptare në Sh.B.A. ( K.K.Sh.A., L.C.Sh.A.,Shoqatat, Organizatat dhe Komunitetet fetare), e ka përkrahur dhe mbështetur në vazhdimësi, pa ekuivokë, në të gjitha format ,në ç’do mënyrë dhe në ç’do kohë, pavarësinë e kosovës, duke bërë mitingje të organizuara pranë OKB, mbledhje, takime në trevat shqiptare të ballkanit, me përfaqësues të lartë të ShBA, senatorë dhe deputetë. Përmendim mitingun mjaft popullor të diasporës shqiptare të Amerikës që u bë së fundi më 10 / 12 / 2007 para ndërtesës së OKB, ku u mboldhëm mbi 5 mijë shqiptaro-amerikan dhe me flamurë shqiptar dhe Ameriikan në duarë, përmbi 4 orë , kërkuam me ngulmë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Në këtë kuadër edhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave në Nju-Jork, ka qenë nga inisiatorët , që ka mbështetur konferencën e Rambujes në përkrahje të delegacionit kosovar,si dhe ka mbajtur konference shkencore për t’u solidarizuar dhe inkurajuar pavarësinë e Kosovës , drejtuar nga sekretari shkencor Dr. N. Shehu.
Dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurti 2008, ishte kurorizimi i sakrificave më solemne, më historike, më madhështore , më sublime, të popullit më të vjetër në Europë, më vital, liridashës, patriot, bujar, fsnik dhe me tradita Pellazgjiko-Dardano-Ilire, që dijti ta mbroj, ta meritoj dhe ta fitoj lirinë dhe pavarsinë e shtetit të vet. Sot buçet dhe thërret me plotë entuziazëm, krenar dhe i legjitimuar një komb i tërë shqiptar 15 milion në të gjithë botën : Rroftë Kosova e lirë- sovrane dhe demokratike.
Prishtina-populli i Kosovës, gjithë treva shqiptare në Ballkan 7,5 milionësh, e shpalli festë të madhërishme ditën e pavarësisë, ashtu siç e meritonte , ku një fishekzar i madh shkruajti në qiell të pastër të kryeqytetit “ Kosova e Pavarur “, duke përshëndetur gjithë botën. dhe një pastë e madhe e embëlsoi sheshin Skënderbe dhe bulevardin NënëTereza. Ndërsa njerzit të mbështjelle me flamur kombëtar ;Amerikan dhe të B.E. në duar, këndonin dhe hedhnin valle deri në mesnatë.. Ndërsa në Nju- Jork ,në këtë ditë të shenjtë, sheshin më të famshëm të botës ,TIMES SQUAR, e zotëronim ne , mbi 5 mijë shqiptar për 4- 5 orë, të mbështjellë me flamur shqiptar dhe kosovar , me makina dhe në grupe , shetisnin nëpër shesh vetëm shqipëtarë dhe policija vetëm na buzqeshte. Dhe ky nder u bëhej vetëm shqiptarëve. Kjo ditë festohej edhe në shoqatën veterane “ Vatra” ku shqiptarë të ç.do moshe dhe treve gëzoheshin, mbanin fjalime dhe dëfreheshin. Me këto rrealitete ,endërrime mahnitëse marramendëse , jetonte ç’do shqiptarë kudo në botë.
Me këto kujtime shumë të bukura dhe mjaft mbresëlenëse po jetonte dhe familja e jonë , këtu në Nju- Jork , kur nga Prishtina- Kosova e dashur na vjenë një ftesë mjaft bujare , nga miku i ynë kosovar , nga familja e Z. Flori Bruqit, për të bërë një vizitë pune dhe miqësore, e përgatitur në bashkëpunim edhe nga një grup-pune mjekësh të institutit të mjekësisë së Prishtinës, që përkonte dhe përputhej për mbrekulli edhe me tre mujorin e pare të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Familja e jonë, Dr. Namik Shehu me detyrën e sekretarit shkencor të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Artit në Nju- Jork dhe Engjëllushe Shehu pedagoge e histori-gjeografisë, më dt. 17 /03 / 08, u nisën nga vendi i tyre, nga Shqipëria , me plotë dëshirë dhe me mjaft kënaqësi , për të soditur për here të parë, Kosovën tone të endërruar prej vitesh, për t’a shikuar nga afër dhe për t’u takuar me popullin e një gjaku, për të biseduar me mall dhe dashuri me miqtë tanë ,për të admiruar sukseset e arritura dhe për t’a gëzuar edhe ne shtetin e ri kosovar. Në aeroportin e ri, komod , modest, por modern të Prishtinës , arritëm me aeroplanin Belear , mbas një udhëtimi të rëhatshëm prej 35 minutash , në një ditë të bukur plotë diell, zbritëm nga aeroplani dhe në aeroport na priste miku i ynë, Z. Flori Bruqi.
Mbas një përshëndetje dhe takimi mjaft vëllazëror dhe miqësore, si miq të vjetër, u sistemuam në makinën e tij të rëhatëshme dhe u nisëm drejtë Prishtinës. Rrugës Z. Flori me kënaqësi, rrjedhshëm e me saktësi na informonte mbi ç’do gjë. Përpara nesh shtrihej e bukur dhe madhështore Fushë Kosova, e rrethuar me ndërtesa të bukura shumëkatëshe. Më tej na u prezantua lagja Dardania , ku lartësoheshin apartamente, ndërtesa zyrtare me godina të shumta. dhe ku parashikohet të ngrihet një ndërtesë madhështore mbi 40 katesh, kontribut i miqësisë të shteteve fqinjë , të Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në vazhdim na u prezantua instituti i Filologjisë, instituti i Albanologjisë dhe më tej shtrihej kodra e Diellit , me një pamje mjaft piktureske, dhe më pas u njohëm me ndërtesën e shtëpisë së ish presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës , të shtëpisë së akademikut Rexhep Qoses etj.
Me këto përshtypje të kendëshme , mbresëlenëse dhe me plotë kënaqësi , po hynim në kryeqytetin e kosovës, Prishtinë, e cila na u paraqit me një pamje mjaft të hijshme , me imazhin e një qyteti të madh, të populluar me mbi 7 qind mijë banorë,me rrugë të shumta , gjarpëruese, me të ngritura dhe të zbritura ,të përzier me zhurmën oshtimëse të makinave të shumta ;ndërthurur me bulevardin e gjërë dhe të pastër “Nënë Tereza , ku ngrihej madhështore statuja e saj , i zbukuruar për rreth me pemë dhe me ndërtesa shumë katëshe , i ndjekur nga parku dhe sheshi “ Skënderbe “ku lartësohej krenar statuja e heroit tone kombëtar Gjergj- Kastriotit Skënderbeut hipur mbi kal , që na shëmbëllente me sheshin Skënderbeu në Tiranë; të cilët i jepnin një pamje madhështore mjedisit për rreth, si dhe nga mjaft sheshe, rrugë ndërtesa dhe lokale të shumta, të shtrira dhe të përhapura në hapsirën e gjerë të kryeqytetit.
Udhëtimi ishte shumë i kendshëm dhe ne ndjeheshim të gëzuar, të lumtur dhe të kënaqur që na u dha rasti dhe mundësia të vizitonim kosovën, vendin e bekuar, të martirizuar dhe popullin e tij të mbrekullueshëm. Me këto përshtypje shumë të mira dhe me mjaft përzëmërsi , pritemi miqësisht në familjen e mikut tone Flori Bruqi, nga e zonja e shtëpisë e nderura Kumri , ku e ndjemë vehten të gëzuar , të lumtur , si shqiptari tek shqiptari ,si në shtëpinë tonë Mbas një pushimi të shkutër dhe bisede midis miqsh, Zoti F. Bruqi në emër të grupit të punës na njohu me planin e programuar të visitës tone të punës dhe të veprimtarisë disaditore, e cila ishte i ngjeshur me plotë aktivitete të ndryshme pune dhe shërbime, me udhëtime , me takime mes miqsh dhe me vizita nëpër vende historike të Kosovës.
Veprimtaria e vizitës tone ishte programuar të fillonte me një aktivitet kulturoro-letraro-shkencor qysh në ditën e mbrritjes, më dt. 17 / 05 , ku do të organizuohej një takim në sallën kryesore në katin e dytë të Institutit të Albanologjisë në Prishtinë, mbi promovimin e librit të poetit, shkrimtarit dhe intelektualit të nderuar Z. Mr. sci. Flori Bruqit “ Guxim Shqiptar “. Në këtë tubim intelektual serios, merrnin pjesë mbi 80 personalitete të respektuar të institucioneve të ndryshme shkencore të Prishtinës, shkencëtarë, profesor, doktorë.,shkrimtarë, gazetare, poet, veprimtarë, student etj.. Në këtë mbledhje , mua dhe Engjëllushjen na prezantuan si të ftuar, familiarisht dhe zyrtarisht dhe më pas u takuam me shumë Prof.Dr. të nderuar : me Isuf Dedushaj, Bedri Zahitin, Gani Dragushin, Tahir Gjergjin, Mustafa Aliun, Abdullah Konushevcin, Nebih Bonjakun, , Isa Bajçincën, Agim Vincën , me gazetarë Naim Kelmendi, Fahredin Shehun , Botuesin Abdullah Zenelin, Hasan Mujën, Xhafer Sylajn, poetin Nehat S. Hoxhën , Kadri Osmani-Manin etj. ,si dhe me pjestarë të familjes dhe të njohur të Z. F. Bruqit.
Mbledhja filloj punimet në orën 13.30. Në presidium zunë vend organizatorët e promovimit të librit , recensenti Prof.. Abdullah Konushevci, redaktori i librit poeti Nehat S. Hoxha , autori i librit Flori Bruqi dhe i ftuari i konferencës Dr. N. Shehu.
Seanca e punimit drejtohej nga një intelektuale e mirënjohur, mjaft e shkathët, përfaqësuesje zyrtare e informacionint të këshillit gjyqësor të Kosovës, moderatoria “Shqipja e Dukagjinit “ Znj. Aishe Qorraj –Ramadani , e cila me një prezantim serioz mbajti fjalën e hapjes dhe mbas përshëndetjes dhe citimit të disa vargjeve , dha programin e takimit të promovimin të librit të shkrimtarit Flori Bruqi : “Guxim Shqiptar “, të shoqëruar me biografinë e autorit .Më pas ftoj sekretarin shkencor të Akdemisë Shqiptaro-Amerikane të Shkecave të Nju- Jorkut , Dr. Namik M. Shehun , recensuesin e librit “ Guxim Shqiptar “, që kishte ardhur i ftuar dhe posaçërisht të asistoj në këtë promovim nderi. Në fjalën e tij , në këtë mbledhje solemne Dr. Namiku tha : kam respekt dhe kënaqësi t’ ju përshëndes në emër të kryesisë së Akademisë shqiptaro-Amerikane të shkencave , në tremujorin e pare të pavarësisë të shtetit Tuaj të pavarur, të Kosovës tone,. Të përgëzoj dhe të uroj mr. sci..Flori Bruqin për promovimin e librit të tij “ Guxim Shqiptar “. T ‘ju uroj Juve suksese në punën Tuaj fisnike dhe të begatëshme.
Më tej në fjalën e tij Z. Shehu vlerësoj autorin si një intelektual të shquar, studiues , erudite dhe shkencëtar dhe librin e tij si një vepër madhore, një punim kompleks historiko-letraro-shkencor me vlera të rëndësishme, me përmasa shumë dimensionale dhe me interes të veçantë , që nderon Kosovën dhe kombin shqiptar. Më pas u recitua një poemë e poetit F. Bruqit. Ndërsa linguisti i shquar, recensuesi tjetër i librit Prof. Abdullah Konushevci , mbasi bëri një përshkrim nderi, biografisë të mikut të ardhur nga Nju- Jorku, të Dr. N. Shehut, u ndal mbi vlerat e veprës së shkrimtarit F. Bruqit , duke e cilësuar si një punim të përzgjedhur dhe nga më të mirat elektronike. Kurse redaktori i librit , poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Nehat S. Hoxha u shpreh me konsiderate se kjo vepër është një zbardhje e ndritur e çështje kombëtare.dhe një sihariq i rrallë për lexuesin, për të gjetur një informacion të kamur në një vëllim të vetëm si ky. Moderatoria zonja Ajshe Ramadani, mbas disa recitime vargjesh të zgjedhura ,Ju dha fjalën disa diskutantëve. Në diskutimin e tij shkrimtari Naim Kelmendi solli aktivitete nga Z. Flori Bruqi , kurse gazetari Fahredin Shehu e vlerësoi Z. F.Bruqin si veprimtar të dalluar të shtypit elektronik. Ndërsa në një séancë të veçantë Znj. Ajshe Ramadani lexoj përshëndetjet, falenderimet dhe telegramet e urimit që i kishin ardhur Z. Flori Bruqit me rastin e promovimit të librit “ Guxim Shqiptar “; nga familja Kozeta dhe Qemal Zylo prej Nju- Jorku. Vasil Qesari nga Parisi. Kolec Traboini nga Boston,.Vitore Leka nga Triesta, si dhe nga Zotrinjtë Beqir Elshani, Shefqet Dibrani, Arif Molliqi,Gëzim Ajgeraj etj.
Në fund e merrë fjalën autori i librit Z. F. Bruqi, i cili me respekt dhe konsideratë përshëndeti dhe falenderoi pjesëmarrësit , organizatorët e mbledhjes si dhe diskutantët për vlerësimin që i bënë punimit të tij Ai mbajti qëndrim kritik, edhe ndajë ndonjë mendim jo korrekt.. Në fund shprehu kënaqësi për mikun e tij që i erdhi posaçrisht nga Nju- Jorku.
Takimi u mbyll me përshëndetje dhe duartrokitje për autorin, duke e vlerësuar me meritë , jo vëtëm si autor i librit, por si një intelektual i nderuar, si studiues, shkrimtar dhe shkencëtar.Më pas u bë shpëndarja e librit Guxim Shqiptar , pjesëmarrësve dhe pastaj u ftuan të gjithë për të marrë pjesë në drekën bujare të familjes Bruqi. në lokalin “ DRURI “.
Familja Bruqi , për nder dhe respekt të miqëve, shokëve dhe pjesëmarrësve në konferencën letrare të promovimit të librit “ Guxim Shqiptar “ shtroj edhe një drekë pune -bujare, miqësore dhe familiare, në restorantin serioz “ Druri “ në Prishtinë, për kënaqësi, për muhabet dhe për të vlerësuar mbi 50 të ftuarit. Dreka kaloi mjaft e gëzuar, me ngrenie dhe pirje, me biseda miqësore dhe familjare dhe me shakara shoqërore.Zoti Flori bashkë me motrën e vet ,embëlsonte tavolinat me sajdisje dhe me biseda .Ndërsa të tjerë, grupe grupe kuvendonin me njeri tjetrin. Dr. Dedushaj mbante gjallë bisedën me tregimet e tij interesante.Zonja Kumri si e shtëpisë ,bisedonte me mikeshën e saj më të re, zonjën Engjëllushe dhe me zonjat e saja për rreth. Kurse moderatorja Zonja Ajshe u jepte gjallëri bisedave , ndërsa mua familiarisht më respektoj me romanin e saj “ Plaga e mallit “.Dreka u bë edhe më e gëzuar me pjesëmarrjen në biseda të linguistit Abdullah Konoshevscit, poetit të nderuar Nehat S.Hoxha, të shkrimtarit , botuesit të Buzukut Z.Abdullah Zenelit, Z. Mustaf Berbadovcit , të miikut të tyre N. Shehut dhe të pjestarëve të tjerë. Me plotë gëzim, muhabete , me të qeshura dhe shaka dhe me gaz e harre , u kaluan dy orë, në një dreke mjaft të kendëshme dhe me kujtime të paharruara. Më pas me një grup dashamirës u pinë edhe kafetë e drekës. Ndarja e gëzuar dhe shumë miqësore la mbresa të pashlyeshme midis nesh. Më pas familja Shehu e shoqëruar nga miqtë , me kërkesën e intelektualit magjistrit Z. Kadri Osmani – Mani , bëri një vizitë në shtëpinë e tij. Atje u njohëm me njerëzit e familjes dhe në konfidencë Z. Kadri na vuri në dijeni me veprimtarinë e vet patriotike, me sakrificat dhe vuajtjet në burgimin serb 24 vjeçar , me aktivitetin e tij si redaktor i revistës shqipëria, si dhe me veprat e tij letrare , disa prej të cilave na i dhuroj, në shenjë miqësie dhe si kujtim..Ai na dërgoj mbas disa ditësh edhe një E-Mail në Nju- Jork , në shenjë mirënjohje dhe respekti; të cilit Ju përgjigjëm me respekt.
Ditën e pare mjaft të kendëshme të programit dhe të arrdhjes tone në Kosovë,e mbyllëm me biseda familiare dhe miqësore me familjen e Z. Flori Bruqit, në shtëpinë e tij mikpritëse. Ne u njohëm me familjet tona. , u miqësuam edhe më shumë dhe shkëmbyem dhurata dhe libra me njeri tjetrin. Unë i dhurova në shënjë kujtimi dhe miqësie botimet e mija dhe disa numra revista Dituria. Ndërsa Z. Flori me kënaqësi , më bëri peshqesh mjaft libra të tij , si poezi, romane, shkrime shkencore etj..Shkëmbyem mendime mbi familjet tona . U njohëm me veprimtarinë e tij intensive , me botimet e shumta dhe me bisnesin mjaft të suksesshëm. Zonja e tij, e nderuara Kumria , administronte me nikoqirllëk dhe me mjaft kujdes jetën familiare dhe ne na afroj një miqësi të sinqertë dhe shumë dashamirëse Djemtë e shtëpisë Graniti dhe Diamanti ishin mjaft të dashur.,të sinqertë , të qetë dhe familiar. Të Dy stomatolog, njëri klinicist dhe tjetri laborant dhe njohës të disa gjuhëve të huaja..Graniti ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë . Me vajzën e madhe , Erikën e cila ishte mjaft e zgjuar , e afruar dhe e dashur , u njohëm më nga afër ; ndërsa me dy fëmitë e tjerë Elisën dhe Rronin bashkë me zonjën Blertën, nuk i takuam se kishin vajtur në Kanada tek gjushërit. Ata përbënin një familje të lumtur , jetonin në harmoni të plotë, në një shtëpi të kompletuar, moderne. dhe shumë të bollshme.Bisedat tona ishin mjaft familiare, miqësore dhe rridhnin si lumë , duke u informuar mbi gjithçka . Mbi jetën në kosovë, mbi ndryshimet e arritura dhe mbi sukseset për të ardhmen. Shikonim lajmet në TV, ku flitej për Kosovën, për shqipërinë dhe kënaqeshim për përparimet e vendeve tona.Engjëllushja dhe unë, ndjeheshim të kënaqur ,të lumtur dhe të gëzuar në këtë familje intelektuale, bujare , fisnike shqiptare kosovare dhe me plotë tradita kombëtare.
Të nesërmen e dt. 18 / 05 /08 , mbas një mëngjezi me muhabet të kendshëm dhe me n jë gatim special dhe me plotë shije , të përgatitur enkas për miqtë nga amvisja e shtëpisë, zonja Kumri dhe mbas një kafeje ekspresi, në bisedën familiare e mori fjalën drejtuesi i grupit të punës, Z.Flori për të na dhënë shpjegimet e zbatimit të mëtejshëm të programit të ditës, ku do të kryhej një vizitë pune dhe shërbimi nga ana e të ftuarve dhe një eskursion i gjatë nëpër vendet më historike dhe të lavdishme të Kosovës. Si ekip i kompletuar ,ne u takuam përpara Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë dhe rreth ores 9.30 nisemi në mënyrë të organizuar, katër familjet tona të përbërë nga Z. Flori me zonjën Kumri, Dr.Namiku me Engjëllushen,Prof. Dr. Isufi me zonjën e tij Dedushaj dhe me djalin ,Prof.Dr. Bedriu me zonjën e tij Zahiti dhe Dr. Namiku me zonjën e tij Engjëllushe, për të vazhduar udhëtimin e planifikuar. Dalim nga Prishtina , kalojmë nëpër Fushë Kosovën e gjerë dhe të bukur dhe drejtohemi për në krahinën e Drenicës që zë 6 % të sipërfaqes së Kosovës dhe përbëhet prej 2 komunave , ku jetojnë 15.500 ekonomi familiare.Kalojmë nëpër komunën e Drenasit dhe pastaj marrim rrugën për në Prekaz , në një nga komunat e përmendura të Drenicës, me 3800 banorë dhe nga më luftarakët e kosovës, si ndaj perandorisë Osmane dhe të sërbisë , që ka dhënë 109 dëshmorë dhe është vendlidja e udhëheqësit të UÇK, heroit Adem Jasharit. Ne po shkonim me shumë interes, me mjaft kureshtje dhe të kënaqur për të pare, kujtuar dhe vizituar vendin e nderuar të heroit legjendar të Kosovës martire , kompleksin e famshëm memorial të Adem Jasharit , të babë Shabanit , të 44 pjestarëve të familjes së tij , që ranë heroikisht në luftë për Atdheun, lirinë e vendit. dhe për pavarësinë e Kosovës.
Ekipi i grupit tone,mbas një udhëtimi me plotë mbresa dhe kujtime ,afrohet me respekt,me konsiderate me emocion dhe me përulje pranë kompleksit përkujtimor “Adem Jashari “, ku bëjnë roje në vazhdimësi dy ushtarakë me uniformë zyrtare dhe përshëndet memorialin me nderime , dhembsuri, dashuri dhe me përulje koke, duke mbajtur edhe një minutë zi.. Në ball të varrezave ishin vendour sipas moshës babë Shabani, Hamza , Ademi dhe me rradhë. Ndërsa në varrin e Adem Jasharit , heroit legjendar të Kosovës martire, vendosëm kurorë lulesh bashkë me zonjën Kumri, në emër të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave Nju-Jork dhe të grupit shoqërues dhe u shprehëm me dashuri dhe respekt “ Qoftë i paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i heroit të Kosovës dhe i Kombit Adem Jashari dhe i familjes së tij heroike “. Pastaj parakaluam të gjithë së bashku pranë varreve me përulje dhe me respekt. Mbas kësaj ceremonie kortezie përkujtimore, nderi dhe respekti; të bashkuar shkojmë dhe vizitojmë shtëpinë e Jasharëve, qendrën e rezistencës heroike , ku luftuan me trimëri të pashoq ,me heroizëm të rrallë dhe me armë në dorë dhanë jetën për liri , për mbrojtjen e vendit të tyre kundër regjimit pushtues sërbë, armikut të tyre shekullor dhe barbar, duke u bërë një shëmbull i pazakont në historinë botërore.
Në sheshin e shtëpisë-qëndresë të Jasharëve , ku lartësohen dy godina të mëdha katërkatëshe në krah të njera tjetrës , ku gjurmat e të cilave dëshmonin për pasoja të një beteje të madhe lufte; na priste ciceroni i legjendës së familjes Jasharëve; Z.Rifat Bejta. Ai u rrethua me mjaft dashamirësi nga ne dhe nga shumë vizitorë të tjerë , që prisnin me kënaqësi fjalën e ciceronit. Z. Rifat me një zë të rrjedhshëm , komunikues, kumbues dhe shumë miqësor, filloj të na tregoj heroizmin e ngjarjes dhe trimërinë e familjes së madhe të Jasharëve , të cilët luftuan me vetmohim , kundër egërsirës barbare serbe , që megjithse të shumtë në numër, zbrapseshin nga rezizstenca heroike e burrave , grave dhe të fëmijve të familjes së madhe dhe trime të Jasharëve. Ky ishte rrethimi i tretë i pesë Marsit të vitit 1998, i kësaj familje, që rrezistonte me trimëri ndaj sulmeve agresive të zaptuesve serb, na tregonte me kurreshtje , me patriotizëm dhe krenari ciceroni. Rrethimi i pare ndodhi më 30 dhjetor 1991, ku të tre vëllezërit Rifati, Hamza dhe Ademi, u sulmuan në shtëpinë e tyre , nga forca të shumta policore serbe ,të cilët e çane rrethimin me armë në dorë, duke lënë disa police të plagosur. Vetëm mbas 7 vjetësh., guxuan armiqtë të sulmonin përsëri rrufeshëm me njësi të specializuara kriminelësh, me mina hedhëse, me murtaja dhe armë automatike, më 22 janar 1998 , këtë qëndresë heroike të familjes Jasharajve. Të zotët e shtëpisë sikurdoherë vigjilent, me axha Shabanin në krye dhe me trimat e tij , Hamzën, Besimin, Fitimin dhe Kushtrimin, ju përgjigjën rrufeshëm me trimëri, me armët e tyre besnike; duke detyruar kriminelët të iknin në panik.
Në mëngjezin e të nesërmes, në oborrin e Jasharajve u mbodh e gjithë Drenica , mandje edhe mijra njerës anë e kend Kosovës, për të festuar dështimin e turpshëm të armiqëve serb. Rrethimi i tretë ,që krijoj legjendën e legjendave të përjetëshme të famijes së Jasharëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, në historinë botërore, ishte mbarsur me sfidë të hapur, me turp të madh dhe me urrejtje barbare nga kriminelët serb, për të marrë hak prej egërsije dhe për të mposhtur një familje patriote me një ushtri të madhe , të paisur me armatime moderne.Kjo betejë e pabarabartë, e pazakontë zgjati katër ditë , duke u përballur me tanke, autoblinda , me bombardime dhe mbasi lane mjaft të vrarë, arritën ta pushtojnë këtë qendër heroike , por boshe ,se askusht nuk u dorzua i gjallë, duke zbatuar porosinë e komadantit të tyre legjendar.,të të madhit Adem Jasharit; përfundon tregimin e vet mjaft tragjik Z. Rifat Bejta , i cili në vazhdimësi na preku me rëfimet e veta sa të trishtueshme , rreale , burrërore dhe heroike. Ne e falenderuam dhe më pas e shoqëruam për në studion e tij, ku ishin vendosur mjaft fotografi të ndryshme të luftëtarëve të lirisë, të bab Shabanit, të Adem Jasharit dhe të shumë luftëtarëve të tjerë.Në tavolina , në rafte dhe për rreth , ishin vendosur libra, broshura,citate dhe pankarta me përmbajtje të herojve të Prekazit , të kullës së Jasharëve dhe të shumë luftëtarëve të tjerë, ku ne ishim dëshmimtarë dhe disa prej këtyre librave u blenë dhe disa na u dhuruan.nga miqtë tanë si librat kompleksi Memorial, Prekazi, The Jasharis etj. .Nga Z. Rifat Bejta kamë dhuratë në shenjë kujtimi librin “ Jasharët”. Me mjaft interes ishte rëfimi i ciceronit Z. Rifat, mbi rilindjen e herojve Adem Jashari e të tjerëve , nga 10 fëmijtë të lindur nga familjet e mbijetuar të Jasharëve, ku banonin aty pranë dhe ne i pamë në fotografi tek studia.
Kjo ishte një krenari, një mburrje dhe një ngjarje jetëdhenëse mjaft kuptimplote ,ku dëshmohet se heronjt jetojnë bresë pas brezi dhe janë të pavdekshëm .Me këto impresione të thella, mbresa të pashlyeshme dhe kujtime të paharrueshme, unë lash të shkruar në librin themeltar të muzeut ,përshtypjet e mija, të Engjëllushes ,në emër të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave të Nju-Jorkut , dhe të grupit ; duke shprehur respekt , konsideratë, simpati dhe vlerësim të ve¬çante për aktin e treguar heroik dhe të pashoq në botë, për patriotizmin e lartë , Atdhedashurinë e pashëmbullt , për sakrificën sublime , për jetën fli që dha e gjithë familja e madhe e Jasharëve në emër të lirisë dhe të Kosovës martire. Më tej ne vizituam mjedisin për rreth, ku u përqëndruam në bustin e heroit të Adem Jasharit, që qëndronte përball nesh dhe ciceroni na njohu me dt.lindjen më 28 / Nëntor 1955 dhe me jetën e tij prej trimi.
Pastaj e vizitaum bustin në grupe, dhe në çifte u ngjitëm para bustit dhe dolëm fotografi, si dëshmi e një kujtimi të paharruar.
Në shoqërimin që na bënte ciceroni, na shpjegoi se në nderim të këtij akti heroik, është parashikuar dhe janë hartuar projekte për të ngritur një muze nderi dhe krenarie për gjithë kosovën e më gjërë., mbasi këtë vend e kanë vizituar me mijra shqipëtarë nga të gjitha trevat si dhe shumë të huaj dhe po vazhdojnë të shtohen vizitat dhe interesi edhe më shumë. Në ditën e vizitës tone, kishin arrdhur për të respektuar dhe nderuar edhe shumë vizitorë të huaj , nga KFORI, nga NATO, nga Finlanda, Amerika, Anglija; si dhe nga Shqipëria, diaspora , Kosova etj.
Në përfundim të vizitës grupi i ynë u përshëndet me Z. Rifat Bejta dhe e falenderoi për mikpritjen dhe shpjegimin me elokuencë dhe me mjaft kompetent të historikut të legjendës së Prekazit, të familjes Jasharajve , të aktit heroik madhor me përmasa historike botrore.
Ekipi i ynë më pas vazhdoj udhëtimin për në komunen Skënderaj, krahinë e Drenicës ,me 65. 000 banorë dhe me 50 fshatra. Qëndra Skënderaj na bëri përshtypje se po rindërtohej , po zgjerohej dhe po ngriheshin ndërtesa të reja. Më pas kalojmë në vëndbanimet Runik, Rakosh etj.dhe arrijmë në një vend pikturesk, të quajtur Istok apo Istog ,e që vendasit e thirrnin dhe tani ai quhej me emrin e origjinës Burim, nga se prej malit ay pranë buron një uji i kulluar kristal, shumë i ftohtë, që derdhet si lumë poshtë, ku është krijuar liqeni – rezervuar , i quajtur liqeni i Istokut apo i Burimit , ku mbi të ishin ndërtuar bar- bufe të shumta me një pamje mjaft tërheqëse. Në hyrje ngrihej një restaurant turistik luksos që mbante emrin “ Trofta “ . Ky vend u gjend i përshtatshëm, për të pushur, çlodhur dhe për t’u drekuar..Grupi zuri një tavolinë të përshtatshme pranë bufes dhe bëri porosi “ troftën “ për të gjithë, të shoqëruar me verë të kuqe.
Mbas një dreke të shijshme dhe një pushimi, ne bëmë edhe një shetitje të kendëshme në këtë mjedisë mjaft tërheqës dhe mbi urën e bukur të këtij liqeni, u bënë shumë fotografi dhe më pas u xhirua edhe me kamerë për t’i patiur si kujtim. Aty u njohëm edhe më një mikun e shokëve tanë,.magjistrin Z. Xhafer Syla, një intelektual i respektuar, me të cilin bëmë bisedë dhe shkëmbyem mendime. Ai na tregoi se si kjo bar-bufe me bukuri të rrallë që lundron mbi liqen ka edhe nëntë të tilla në Kosovë. Për koicidencë Istoku –Burimi,më solli ndërmend vendlindjen e Dr. Skënder Kodrës , kryetarin e Akademisë tone, që banon prej vitesh në Nju-Jork. Kjo kujtesë më zgjoi interesin edhe më tepër për ta pare edhe më me vëmëdje Burimin.. Pastaj vazhduam ushëtimin tone “ turistik “edhe më tej ku arritëm në Baja termale të Pejës. Aty mbas një qëndrimi të shkutër, pamë edhe lumin Drini i Bardhë, që kalonte pranë dhe për analogji përmëdëm edhe “Drinin tone të zi”. Pastaj vazhduam rrugën për në qytetin e Pejës, të cilin e përshkuam permes , ku soditëm fëmijtë e shkollave , që ishin veshur me uniofomën shkollore, njerëzit, dyqanet dhe godinat për rreth, të cilat na tërhoqën vëmendjen për emrin që i kishim dëgjuar qytetit dhe për ngjarjet historike që lidheshin me të. Duke ndjekur udhën për në Deçan , kaluam nëpër Bellopojë, Raushiq dhe qëndruam në fshatin e bukur , pikturesk Isniq, ku takuam baban e Florit , Z. Maxhun , një intelektual i nderuar , me kulture të gjerë dhe profesor i gjeografisë . U përshëndetëm dhe i uruam shëndet, jetë të gjatë dhe lumturi familiare. Biseda më Z. Maxhun ishte mjaft e kendëshme dhe me plotë interesë nga jeta e tij. U interesua për ne të gjithë dhe na uroi mirëseardhje dhe lumturi familiare.
Pjesëmarrësit të gjithë dëshëronin dhe bënin bisedë me të zotin e shtëpisë, që i jepte kënaqësi muhabetit. Në intervistën e tij, Z.Flori, përshëndeti dhe falenderoj të pranishmit , për respektin që shfaqën ndaj babës së tij.. Biseda familiare kaloi mjaft e gëzuar e shoqëruar me pije dhe koka kola. U ndam me përhtypje mjaft të mira dhe si miq të njohur , duke na përciell me respekt deri tek porta e kopështit. Më tej vazhduam udhëtimin për në Deçan , të cilin e soditëm kalimthi. Pastaj shkuam nëpër Carrabreg, që është vendlindja e zonjës Kumri.Vazhduam rrugën për në Junik . Më pas, për pak kohë qëndruam në qytetin e Gjakovës , që na dha kënaqësi me pamjen piktureske dhe për njohuritë historke dhe traditat e shquara kombëtare. Prizërenit i shkuam përreth , duke e kujtuar me kënaqëi , si të ngjashme me pamjene Beratit tone. Më pas kalojmë nëpër qytetin e Rahovecit. Udhëtuam në vazhdimësi , përshkuam qytetin e Klinës , Ulpianën qytezën antike dhe mbas këtij udhëtimi të gjatë, të kendëshëm ,mjaft impresionues, me plotë kuriozitete , patëm kënaqësi të çlodhemi dhe të freskohemi me pije të ndryshme, birra, wisk, akullore, pasta në lokalin luksos “ Vita “ pranë Prishtinës.
Në këtë ditë të bukur, vizite pune , kortezie , miqësore dhe familiare; të shoqëruar me udhëtime të kendëshme dhe të zgjatura, me kujtime , përshtypje dhe mbresa të paharruara, për vendet historike dhe të lavdishme që pamë, me miqtë tanë të nderuar, ne si familje, unë dhe Engjëlushja , si të ftuar të këtij ekipi, e ndjemë veten shumë të priviligjuar , të respektuar ,mjaft të gëzuar dhe të kënaqur, për këtë mikpritje mjaft miqësore ,bujare, dhe me afrim vëllazërorë , të ushqyer me dashurinë e dy popujve të një gjuhe , zakoni dhe të një kombi ; duke mbetur në kujtesën e jetës tonë ,si një ngjarje me rendësi pune, veprimtari shoqërore dhe akt afrimi familiar midis nesh.
Me këto mendime dhe ndjenja dashamirësie , ndahemi nga miqtë, të gëzuar dhe të kënaqur, për t’u takuar përsëri në aktivitetet e programuara.
Mëngjezi i ditës së henë, të dt. 19 / 05 / kishte të papritura për zonjën e shtëpisë, e cila kishte shtruar tavolinën me zakonet e guzhinës shqiptare për mysafirët. Më pas Z. Flori në bisedë na kujton planin e punës të programit të ditës . Në fillim shkojmë sëbashku për një vizitë zyrtare pune në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Prishtinë. Vizitën e pare e bemë tek shefi i departamentit të shërbimit epidemiologjikë të Kosovës, Prof. Dr. Isuf Dedushaj, me të cilin ishim prezantuar dhe njohur më pare. Ai na priti në zyrën e tij në katin e dytë. Në bisedën tone zytare dhe miqësore që zhvilluam, profesori më njohu me veprimtrinë e tij të susksesshme voluminoze, pedagogjike dhe shkenore. Me punimet dhe botimet e tij shkencore të shumta dhe me mbrotjen e disertacioneve për grade dhe tituj shkencor.
Në veprimtarinë e tij drejtuese ai ka kryer detyra të larta shtetrore dhe shoqërore. Ka qenë kryetar i kryqit të kuq të Kosovës, drejtor i departamentit të epidemiologjisë në IKSHP, drejtor i IKSHP të Kosovës,dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë (FMP) , kryetar i shoqatës së mjekëve , professor i FMP , veprimtar i shumë aktiviteteve shkencore dhe shoqërore etj.
Nga veprat e tij të shumta mbi 120 që na prezantoi, me mjaft interesë ishte punimi voluminos kushtuar historisë së mjekësisë dhe mjekëve të kombit shqiptar nga koha e lashtësisë së hershme dhe deri në ditët tona , ku ishte përshkruar gjithëçka me hollësi ,mjaft mirë dhe bukur , që të ngjallte kureshtje dhe mburrje për këtë vepër serioze dhe dinjitoze, që do të shohi së shpejti dritën e botimit.Dr. Dedushaj në shenjë respekti dhe miqësie më dhuroi disa libra dhe punime të tij mbi epidemiologjinë, sëmundjet ngjitëse , mbi historikun 80 vjeçar të IKSHP të Kosovës etj.Ndërsa unë i dhurova si peshqesh librin tim të fundit “ Tungjatjeta Diasporë “. Në fund i urova sukses, punë të mbarë dhe shëndet në emër të kryesisë së Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave në Nju- Jork. Më pas Dr. Dedushaj më shoqëroj dhe më prezantoj Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës., i cili është institucioni më i lartë shëndetësor , professional dhe shkencor i kosovës dhe përbëhej nga 5 departamente: të Epidemiologjisë, Ekologjisë humane, Mjekësisë sociale, Mikrobiologjisë dhe të Sistemit të informacionit shëndetësor. Ajo është një ndërtesë madhështore pesë katëshe ; një mburrje reale e shtetit të kosovës , si nga ana e ndërtimit të godinës, tërë mermer, të ngjashme me institucionet më të mira shëndetësore të Nju-Jorkut.
Nga paisjet e shumta dhe moderne si dhe nga personeli i lartë dhe drejtues me përgatitje dhe aftësi profesionale. Dr. Dedushaj më prezantoj me Prof. Dr. Naser Ramadanin , drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe njëkohësisht Kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës; i cili gjatë bisedës më rezervoi kohë për të patur një takim .Më pas vizituam katë më katë të gjithë institucionin , ku u takuam me shumë punonjës dhe pamë kudo lokale, dhoma të bollshme dhe të mobiluara. Laboratore të paisura me teknikë dhe aparatura të reja. Vizituam katin e pestë ku u njohëm me prof. Tahire Maloku- Gjergji, kryeshefe e Departamentit të Ekologjisë Humane, e cila na prezantoi departamentin e vet dhe punën e bërë në këtë sektor. Në fund të punës dhe vizitës të bërë disa orëshe në këtë institucion, mbeta i kënaqur për gjithçka që pash dhe konstatuova, duke e vlerësuar personalisht, maksimalisht institucionin, punonjësit dhe drejtuesit e saj, për punën e madhe shëndetësore dhe cilësore që bejnë në shërbim të edukimit dhe të përmirësimit të shëndetit të popullit të tyre.
Në pushim sëbashku me Dr. I. Dedushaj u takuam me grupin e punës , me Z. F. Bruqin. Dr. B. Zahitin , me ekonomistin Z. Mustaf Berbadocin dhe shkuam të shoqëruar për t’u çlodhur , për të biseduar dhe për të pirë ndonjë pije freskuese ne lokalin luksos, në” Venena “ e vendosur në një kodër aty pranë . Muhabeti shoqëror filloi shtruar nga Dr. Dedushaj.me tregime interesnte nga jeta e Prishtinës, frymzimin e të cilit e merrte edhe nga pamja mjaft e bukur e kryeqytetit që vinte dhe shihej nga vendi ku ne ishim ulur dhe bisedohej. Unë fotografoja dhe me kamerë incizoja . Më pas filluan të bëhen diskutime Në një midis të tillë miqësor, të qetë ,të shoqëruar edhe me pije , muhabeti bëhej më i kendshëm. Në intervistën e tij Z. Flori përmendi edhe vizitën që do të benim sot në Mitrovicë. Ndërsa me Z.Mustaf unë shkëmbeva mendime lidhur me jetën shoqërore.Me muhabete, shkëmbim mendimesh dhe shakash kaluam një orë të kendëshme në shoqëri Më pas ndahemi për t’u takuar përsëri në vazhdim të programit.
Me Florin në bisedë shfaqëm , dëshirën për të vazhduar programin dhe për të bërë një shetitje nëpër bulevardin e nenë Terezës në Prishtinë. Në bar-bufen aty pranë , sipas bisedës, takuam Z. Abdullah Konushevcin , linguistin e shquar dhe mirënjohësin e onomastikës dhe sëbashku vazhduam shetitjen nërpër bulevardin NënëTereza, duke soditur mjedisin e këndshëm të rrethuar me pemë dhe godina shumëkatëshe. dhe më pas arritur në Grand hotel të Prishtinës ,ku u ulëm për muhabet , për t’u çlodhur , për tu takuar me miqtë dhe morrën nga një akullore. Aty u krijua një kuvend shumë miqësorë . U bashkuam me shumë miq dhe shokë të njohur edhe nga takimet e mëparshme.Në këtë mjedis të kulturuar shoqëror ; u zhvilluan diskutime dhe biseda të shumta ku morrrën pjesë : piktori Rexhep Hajdari, gazetari dhe publicisti Naim Kelmendin, i cili do të botoi librin mbi luftën e Koshares., ku ka qenë reporter . Gazetari Hasan Mujo me banim në Berlin., Mahmut Hysa, Gazetari Vezir Uka , Prof. Agim Vinca që jep mësim në fakultetin e filologjisë në Prishtinë. Prof. Isa Barçinsën që jep gjuhën shqipe.në fakultetin e filologjisë. Shkrimtari Rystem Geci , që botoi këto ditë në shtëpinë botuese Meshari librin “ Kanuni poetik “. Me të gjithë u zhvilluan biseda të kendëshme, shoqërore dhe u shkëmbyen mendime me interese dhe përfitime të përbashkëta. Mbas një kuvendimi miqësor u ndamë mjaft të kënaqur , me përshtypje shumë të mira si miq dhe shokë.. Më pas në shoqërinë tone ne takuam dhe patëm një bisedë miqësore me kryetarin e shoqatës së shkrimtarëve me Z. Qerim Ujkanin.
Në vijim të udhës tone ,Flori, Abdullahu dhe unë, vazhduam programin për të bërë dy takime pune , që ishin dhe qëllimi i planit tone të caktuar qysh më pare, në Nju- Jork; për të bashkëbiseduar me kryesinë e Akademinë së Shkencave të Kosovës dhe për t’u përshëndetur me kryetarin e A.A.K me Z. Ramush Haradinaj . Shkojmë në Akademinë e Shkencave të kosovës . U takuam me punonjësitë e shërbimit ‘ Ju prezantuam dhe i paraqitëm kërkesën. Ata u vunë në lëvizje, pyetën dhe më pas na kthyen përjigje se nga kryesia e akademisë , nuk ndodhet njeri në shërbim. Ne u lame për respekt kërkesën e takimit tone . Më pas vajtëm në ndërtesën e A.A.K për t’u takuar me Z. Ramush. Në hyrje takojmë nëpunësit e rojës, Ju prezantuam dhe i vunë në dijeni për tu takuar me Z. R. Haradinaj. Ata mbasi u interesuan na sollën përgjigje se Z. Ramush është në një mbledhje me rëndësi. .( Z. F. Bruqi më njoftoi më vonë se më dt. 21 /05 / , për korrektësi , Z. Ramush kishte lënë porosi për tu takuar me ne, në një dreke punë, por unë isha larguar nga kosova. )..
Mbasi përfunduam programin e paradites , të tre Abdullahu, unë dhe Flori u ftuam të drekohemi sëbashku me njerzit e familjes , ku e zonja e shtëpisë na kishte përgatitur një dreke të shijshme dhe me gusto.
Mbasi u shplodhëm , në orën tre mbas dite , nisemi për të vazhduar programin, për t’u takuar në emër të kryesisë së Akademisë Shqiptaro-Amerikane në Nju- Jok me Z. Albin Kurtin , udhëheqësin e “ Lëvizjes Vetëvedosja “, me të cilin kishim lenë takim në selinë e Lëvizjes Vetëvendosja. në Prishtinë. Unë i shoqëruar nga miqtë e mij, Z. F. Bruqin dhe Abdullah Konushevcin e takojmë Z. Albin në selinë e lëvizjes “Vetëvendosjes “ ku na priti në zyrën e tij të punës . Mbas përshëndetjes dhe prezantimit, unë e falenderova në emër të kryesisë së Akademisë dhe e urova sukses në kryerjen e detyrës dhe në plotësimin e objektivave të lëvizjes Vetëvendosjes Më pas theksova se e vlerësojmë Vetëvendosjen si lëvizje gjithëmasive , si force aktive e rinisë kosovare, që mobilizohet të shduk padrejtësitë , të luftoi kërkesat e decentralizimit, të siguroi vendosjen e drejtësisë dhe të mbështes pavarsinë e Kosovës.
Z. Albin në fjalën e vet falenderoi për mbështetjen tone dhe u shpreh me vendosmëri se ne do të luftojmë me insistim dhe kurajo që të çojmë deri në fund objektivat tona në interes të popullit tone. se jemi të bindur në rrugën tone të drejtë .Diskutimi vazhdoi i qetë i shoqëruar edhe nga Z. Flori dhe Z. Abdullah në mbështetje të bisedës , kushtuar interesave të popullit të kosovës .Në ndarje Z. Altin më dhuroi librin e tij me titull “Zgjohu: “që është një përmbledhje e mendimeve dhe e veprimeve të tija mjaft konstruktive , të shkruara qysh prej vitit 2003-2007, që e konsideroj një punim me vlerë, me shkrime për veprim. Biseda ishte e dobishme , miqësore dhe vazhdoi rreth një orë .
Z. Albin më pas më ka dërguar në Nju- Jork , më dt. 02 / 06 / 08, një mesazh përshëndetjeje në shenjë respekti . Ndërsa unë Ju përgjigja në vazhdim me konsiderate, ku mes të tjerave e këshilloja : të qëndrojnë të baskuar, të shtojnë bashkëpunimin dhe të forcojnë rradhët. Z. Albin me respekt e në vazhdimësi ,do ta kujtoi si përfaqësues i denjë i rinisë atdhetare kosovare, të zgjuar, trim , patriot konseguent dhe bir besnik i popullit të vet, që po ndjek me dinjitet idealin e tij.
Programi i punës dhe aktiviteti i ditës ende nuk kishte mbaruar për ekipin.
Mbas një pushimi të shkutër rreth ores 5.00 të dt. 19 / 05 / , Flori me zonjën Kumri dhe unë me Engjëllushen; në vazhdim u takuam me Dr. Isufin me zonjën Dedushaj dhe me djalin e tij dhe u nisëm për udhëtim për në Vushtrri për tu takuar me Dr.Bedriun dhe familjen në shtëpinë e tij, për të përfunduar edhe programin e ditës. Rrugës u ndalëm në një lokal serioz , ku pimë nga një kafe dhe pije freskuese . Më pas vemi tek shtëpia e Bedriut dhe takohemi edhe me zonjën e tij në kopësht, në një mjedisë mjaft të bukur, pranë një pusi të rrethuar me lule dhe me hardhi për rreth. Mbasi u rehatuam filluam të bisedojmë shtruar , të shoqëruar me pije nga më të ndryshme të servirur me respekt nga zonja e shtëpisë Zahiti..Më pas u pinë edhe kafetë. Bedriu na mbante me muhabet, na tregonte historinë e shtëpisë të tij, ku kishte kontribuar prof. i fakultetit të mjekësisë në Tiranë, Dr.. Petrit Kokalari, kur ai jepte leksione në Universitetin e Prishtinës. Pastaj na tregoj kopshtin e tij mjaft të kendshëm. Të kënaqur nga takimi largohemi, për të vazhduar të gjithë sëbashku udhëtimin e gjatë për të parë Mitrovicën dhe për t’u çlodhur më pas në lokalin pikturesk Ibër. Udhëtimi për mua dhe Engjëllushen përbënte një eveniment me rendësi dhe një kuriozitet sepse koincidonte edhe me ngjarjet që kishim dëgjuar për krahinën e Mitrovicës. Natyrisht rrugëtimi i ynë ishte shumë i qetë dhe ne po e sodinin me kënaqësi këtë krahinë, duke na i shtuar interesin edhe tregimet që na rëfenin miqt tanë. Mbas një udhëtimi të gjatë, të gëzuar dhe plotë mbresa, arrijmë në Koshutovë dhe më pas shkuam në pikën turistike , Ibër, një vend mjaft tërheqës dhe i ndërtuar me shumë gusto mbi uji. Më tej ishte lumi Ibër dhe më tutje ndodhej teriotori Zubi Potok , ku banohej nga popullata serbe e kosovës. Megjithse koha na sfidoi pak, me renien e një vese shiu të imtë, ne u rehatuam në një vend të përshtatshëm në bar-bufe. Më pas porositëm në formë kolektivi peshkë-troftë me racione mishi dhe si pije verë të kuqe. Ndërsa për grate lëngje të ndryshme freskuese.Mezeja na shijoj. Trofta na u duk më e shijshme në gatim nga trofta e Burimit.
Darka kalojë me muhabete , tregime dhe histori nga krahina.. Bedriu me zonjën si vendalinjë , ishin sebeçinjtë e mbremjes dhe na njohën me plotë kuriozitete dhe histori të Mitrovicës. Mbas një darke të shijshme , çlodhëse dhe me muhabete të kendëshme për rreth një orë e gjysëm , ndahemi me plotë mbresa, për ti lenë vend ditës së nesërme të takimit , në vazhdim të programit të punës.
Mëngjezi i dt. 20 / 05 / ishte edhe më ndryshe si nga ana e gatimit të zonjës së shtëpisë, që na i kishte shtruar tavolinën me llojë të ndryshme buke , me disa asortimente djathi, sallam, reçel etj. por edhe si dita e fundit e zbatimit të programit dhe të qëndrimit.tonë në kosovë. Pastaj biseda u përqëndrua me djemtë e shtëpisë me Granitin dhe Diamantin., për kualifikimin e mëtejshëm të tyre , për të ardhmen dhe për familjen. Ndërsa Flori përgatiti një shkrim , mbi veprimtarinë e grupit gjatë këtyre ditëve dhe e dha për njoftim në axhensinë e lajmeve. si dhe në internet. Më pas unë dhe Flori u bëmë gati për të shkuar në takimin e rradhës me miqtë, që na prisnin në një vend pikturesk në Germinë, ku aty pranë ndodheshin edhe qendra të tjera të bukura si Liria etj. Në Germinë ndodhej një lokal i madh luksos, bar- restaurant dhe aty pranë ngrihej një kamp pushimi për fëmijtë, i paisur me kendlojrash. Në bar-restaurant takuam miqtë tanë Dr. Isufin, Dr.Bedriun . Në tavolinë u njohëm edhe me miq të tjerë. Muhabeti ishte mjaft miqësor i shoqëruar me kafe dhe me pije freskuese. Në bisedë me Prof. Dr. Bedriun , folëm edhe për kontributin e tij në mjekësinë shqiptare-kosovare dhe për të botuar punime mjekësore shkencore në lemin e kardiologjisë.. Ndërsa Prof. Dr. Isufi na njohu me veprimtarinë e deparamentit të tij të epidemiologjisë në shëndetin publik të kosovës.. Kurse mr sci.Flori M. Bruqi na dha informacione të vlefshme mbi shtypin periodik.Miqtë e tjerë benin biseda të ndryshme shoqërore , duke krijuar një mjedis miqësor , të kendshëm e mjaft intim.
Me një kuvendim të tillë të sinqert, dashamirës, të gëzuar dhe vëllazëror , u ndamë, duke marrë me vete kujtime mjaft mbresëlenëse.
Me Z. Flori vazhduam rrugën më tej për të shikuar një vendqëndrese strategjike të përdorur nga komanda e ushtrisë serbe gjatë luftës me NATON, e cila e kishte bombarduar dhe ne pamë mbeturinat e saj.. Ndërsa përball, vizituam një ndërtesë disakatëshe , që ishte duke u ndërtar për llogari të parlamentit te kosovës. Të kënaqur nga vizitat e bëra dhe informacionet e marra kthehemi për të pushuar dhe për t’u drekuar në shtëpi. Zonja Kumri për drekë na kishte plotësuar dëshirën,. Kishte gatuar veç të tjerave dhe fasule me mish , që na kujtoi gjellën tradicionale të shqipërisë, të shoqëruar me vaj të skuqur, me qepë dhe me bukë misri. U kënaqëm dhe e falenderuam, se provuam dhe shijuam në këtë gatim, dorën e një zonje mjeshtërore kosovare.
Mbasdite, mbas një pushimi , me dëshirën e të dy palëve, ne xhiruam me kamera , hapsirat e të gjithë shtëpisë katërkatëshe shumë të hijshme dhe të paisur mjaft bukur dhe me shije, ku ne banuam dhe për t’a patur si kujtim të miqësisë tone.
Rreth ores 18.00 , me propozimin e njerëzve të shtëpisë , zonjës Kumri të dy familjet tona bashkë me mbesën Erikën , bëmë një vizitë në qendër të Prishtinës dhe pastaj u ulën në një lokal luksos të madh “ Magazinë” bar-bufe –restaurant, për të pushuar,për biseda familiare , të shoqëruar edhe me pije freskuese dhe me birra. Më pas Zonja Kumri me Engjëllushen dhe me mbesën , shkuan në repartin e rrobave të gatëshme për të parë dhe psonisur.Më vonë vemi dhe ne në shoqërim të zonjave tona , me sugjerimin e tyre.Reparti ishte i madh, i paisur me rroba të gatëshme, me kostume, këmisha, fustane etj.. Zonj Kumri më propozoj me dashamirësi ,të zgjidhja një kostum. si dhuratë në shenjë kujtimi të miqësisë tone dhe bujarisë së familjes Bruqi. Me respekt dhe konsideratë për të plotësuar dëshirën, unë dhe Engjëllushja ,të gjithë sëbashku, kërkuam midis shumëllojë kostumeve të pëlqenim një, por asnjë nuk na u gjend i përshtatshëm. Pastaj sëbashku shkuam në katin e dytë , në bar-bufe , ku ndejtëm edhe për pak kohë dhe mandej vajtëm në një lokal karateristike pizzerie për tu darkuar, në kujtim të natës tone të fundit në kosovë.Tregëtuesi i lokalit na njohu me menun dhe ne porositëm nga një pizze “ normale” të shoqëruar me birra dhe me pije freskuese.
Në tavolinë për shoqëri dhe për muhabet patëm edhe mikun tone magjistër Z. Xhafer Syla. Pizzat vërtet ishin të shijshme dhe na pëlqyen ,por për ne miqtë ato ishin të mëdha.. Mbas një muhabeti dhe kënaqësia që na dha darka , ne u përshëndetëm me të zotin e lokalit dhe u ndamë. Në ikje Z. Syla na dhuroi librin “ mbi Biblotekën Moderne shtetrore të Kosovës “. Ne u kthyem në shtëpi.Në mbremje, në mest kushteve shumë të rëhatëshme dhe pranë televizorit, duke pare pamje të ndryshme nga kosova dhe shqipëria , familjet tona ,sëbashku me djemtë Granitin dhe Diamantin dhe me mbesën Erikën ; filluan biseda familiare me kujtmet e ditëve të paharruara dhe mjaft mbresëlenëse në këtë natë tone të fundit . Ne shprehëm respektin dhe konsideratën tonë të lartë,për mikpritjen e ngrohtë, të përzëmërt dhe shumë dashamirëse që na afruan dhe gjetëm tek familja Bruqi, miqësinë e sinqertë që konstatuam tek miqtë tanë të nderuar, si dhe kudo ku shkuam, ku ne na pritën dhe na shoqëruan miqësisht dhe me respekt; që ishte për ne një shprehje e dashurisë , e afrimit dhe e konsideratës midis dy popujve tanë të një gjuhe, të një gjaku dhe të një kombi dhe midis familjeve tona .
Mëngjesi i ditës së pestë, ishte mëngjezi i dashurisë, i dhembsurisë dhe i ndarjes , por edhe i forcimit të miqësisë midis familjeve tona. Herët, shumë herë rreth ores 5.00 u ngritëm , u përgatitëm dhë zbritëm me Engjëlluhen, për t’u përciellm me të gjithë njerzit e shtëpisë. Fillimisht u takuam , u përshëndetëm dhe u përqafuam me djemtë e shtëpisë, me Granitin dhe Diamantin dhe u ndam me dashuri prindërore. Ndërsa mbesën Erikën e puthëm në gjumë. Me të nderuarën zonjën Kumri , e cila dëshëronte të na përcillte deri në aeroport, u ndamë me dhembshuri dhe dashuri duke na lënë përshtypjen e një motre të dashur dhe duke e pushtuar Engjëllushen na kërkoj falje , për arsye të fortë familiare U larguam nga shtëpia e ngrohtë me shumë mall, të shoqëruar nga kreu i familjes, Z. Flori , që nuk u ndah nga ne gjatë gjithë kohës së qëndrimit tonë në kosovë.. Nisemi për në aeroportin mikpritës të Prishtinës. Arrijmë në kohë. Flori na orientoj në geton Nr.1. Vemi në sportel, marrim dokumentat dhe mbasi e falenderojmë për mikpritjen e përzëmërt dhe përcielljen miqësore e përshëndesim dhe i urojmë shëndet, mbarësi dhe lumturi familiare.
Në ndarje Z. Flori i dhamë porosi vëllazërore dhe dashamirëse : Ju presim familiarisht në Nju- Jork .
Ora 8. 15 minuta familiarisht unë dhe Engjëllushja nisemi për në Tiranë me aeroplanin Belear. Udhëtimi ishte i rehathëm dhe zgjati 30 minuta.
Komentim.
Dardania e hershme, Kosova e tokes tone am, populli heroik i saj, në shekull mbeti padrejtësisht i izoluar nga Mëmëdheu, i pushtuar me force nga të huajt, nga shtetet armiq fqinjë , nga sërbia dhe i tradhëtuar , me dredhi dhe mashtrime nga shtetet mëdha europiane për interes të tyre. Për ne shqiptarët për shumë kohë ishte një endërr e pa rrealizuar, mjaftë e vështirë dhe gati e pamundur , për ta pare, për ta vizituar pa le për t’a takuar , popullin tone vëlla të kosovës, jo më si një popull prej një gjaku, por as edhe si një shtet fqinjë. Kombi i ynë ngeli i cunguar ,e coptuan si bisha të egra dhe shqiponja e jonë ngeli me një krah , kurse Europa bënte sehir! Turp për ty moj europë ! edhe pse i gjithë populli shqiptarë vazhdimisht ishte ngritur në kryengritje dhe kërkonte drejtësi, kufitë e saj etnike. Çudi me padrejtësitë e tua moj Europë Plakë !
Krahina e kosovës historikisht shqiptare, me popullin e saj etnikisht dardan –shqptaro-kosovar, ka jetuar pa u trenbur si e tillë, pa ndryshuar tërë kohën gjuhën, zakonet dhe traditat e veta shekullore , ndonse nën zgjedhën e egër, tiranike- barbare sllave një shekullore, sepse ka qënë krenare për origjinën , e ka ruajtur me luftë dhe përpjekje, ka mbijetuar dhe triumfoi me dinjitet si një shtet i pavarur, Sovran dhe demokratik.
Kosovës trime i kanë kënduar, shkruar , ligjëruar shkrimtarë, poet, letrarë ,një populli tërë për heroizmat, bukuritë, bëmat dhe lavdinë e saj. Le të përmendim si kurrorizim të tyre vjershëm e famshme , burrërore dhe patiotike të poetit të madh Asdrenit, shkruar qysh më 1912 për Kosovën, sjell nga Prof. P. Prifti :
Kosovë, o vendi i famshëm i trimniis. Kosovë o lule e bukur e Shqipniis!..
Kosovë, o Atdhe i lavduem i burrniis. Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumeliis.
Nalt mbaje kryet t’ande si gjithëmoon. Difto-u e zonja ; koha sot e don. …
Shkrime dhe botime për Kosovën ka shumë dhe me bollëk., ku evidentohet historia, ngjarjet e shumta, luftat, përpjekjet e mëdha dhe arritjet e suksesshme të këtij populli trim dhe heroik, Në diasporën tone përmendim shkrimet e Prof. Peter. Priftit, Prof. Sami Repishtit, shkrimtarit Naun Priftit , të Akademisë Shqiptaro-Amerikane , të Dr. Namik .M. Shehut , etj. që kanë përshkruar meritat e këtij populli martirë Për ngjarjet e ndryshme në kosovë kanë shkruar edhe Petraq Risto, Nesrina Gjocaj, Dr. Anton Papleka, Prof. Fehmi Kelmendi, Prof. Selami Pulakja , Nue Oroshi, etj. etj..
Për situatën në Kosovë shkruhet vazhdimisht dhe ç¬faqen mendime nga më të ndryshme. Natyrisht ato janë të përgjithëshme dhe individuale , që shprehin kostatime objektive por edhe mendime kontraditore që janë të veçanta dhe personale. Më tepër hasen shkrime , që çfaqin opinione positive, konstruktive , rreale dhe optimiste, sidomos kur bëhet fjalë për përmirsimin, ecurinë dhe përparimin e vendit ,për forcimin e shtetit të ri, në gjallërimin e pjesëmarrjes së popullit, në qetësinë dhe në normalizimin e vendit, në jetën dhe në punët e përditëshme, në shërbimin shëndetësor, në arsim, kulture dhe në shkencë.
Gjatë qëndrimit tone prej katër ditësh në kosovë, ne patëm kohë t’a vizitonim krahinën, me kushtet e mira që na u dhanë. T’a soditnim Prishtinën dhe shumë qytetet të tjera , të vështronim mjaft vënde ,të mirrnim kontakte me shumë intelektualë, me njerës të ndryshëm dhe me shumë familje ; duke na u krijuar mundësia të formonim një opinion mbi informacionet që morrëm, pamë dhe dëgjuam, për të parashtruar pikëpamjet tona mbi këtë visitë dhe udhëtim mjaft të kendshëm, shumë të bukur , të begatshëm, me plotë kujtime dhe përshtypje mjaft mbresëlenëse.
Kosova lule, krahina e saj e bukur, populli i vet i mbrekullueshëm, natyra e saj mjaft piktureske dhe klima shumë e shëndetëshme na tërhoqën shumë, na bënë për vete dhe si here e pare që po e shikonim, nuk ngopeshim pa e pare, pa e pushtuar dhe pa e soditur. Përshtypje mbresëlenëse na bënë takimet me njerzit, sjellja dhe komunikimi i tyre i kulturuar dhe mjaft komunikues. Aty ne njohëm një popull, puntor, mikpritës, të ndershëm, trim, atdhetar ,mjaft korrekt dhe të kulturuar.. Njerzit me të cilët ne patëm kontak , flisnin gjuhën shqipe të pastër, të qartë, dhe mjaft të kuptueshëm; por tekt disa dallohej dialekti verior. Njohja dhe takimi për here të pare i Z. Flori Bruqi, të komunikuar vetëm me internet, na la përrshtypjen e një miku të vjetër, të edukuar dhe mjaft të sjellshëm , duke na respekuar dhe nderuar. Një pritje akoma mjaft miqësore, të dashur dhe të respektuar gjetëm tek zonja e shtëpisë e nderuara Kumri dhe tek dy fëmijtë e shtëpisë, tek Graniti dhe Diamanti dhe tek mbesa Erika që na u afrua me dashuri. Miqësi të ngrohtë gjetëm tek shoqëria e jonë, tek kolegët tanë, tek Dr. I. Dedushaj , B.Zahitin bashkë me zonjat e tyre. Tek intelektualët e nderuar Prof. Abdullah Konushevcin, Z. Nehat Hoxhën, Naim Kelmendin, Abdullah Zenelin, Xhafer Sylan, Kadri Manin, Fahredin Shehun, znj. Aishe Ramadanin, etj. Ne në emër të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe në emrin tonë, mbasi u kthyem në Nju-Jork , më dt. 02 / 06 / 08, në shenjë respekti dhe konsiderate, i bemë një përshëndetje miqësore dhe dashamirëse miqëve tanë; duke i falenderuar dhe përgëzuar për mikpritjen mjaft të ngrohtë, bujare dhe vëllazërore që na bënë, gjatë gjithë kohës që qëndruam në vendin e tyre.
Përshtypje impresionuese na la përgatitja, organizimi, pjesëmarrja, , referimet dhe diskutimet me nivel të promovimit të librit të mr. sci. F. Bruqit. Kënaqësi dhe mbresa të veç¬anta patëm gjatë udhëtimit të gjatë dhe nga organizimi dhe paraqitja me dinjitet e 44 familjeve të heroit Adem Jasharit , në kompleksin e memorialit “ Adem Jashari “, si dhe nga ekspozimi i bustit të Adem Jasharit, të godinave të shtëpisë së Jasharajve , si dhe nga ciceroni Z. Refat Bejta që na prezantoj me mjaft aftësi historinë heroike të Jasharajve.
Në Kosovë , kudo ku ne kaluam , gati në 1/3 e krahinës, ne pamë një popull të qetë, të rregullt. Institucionet shëndetësore e sidomos Instituti Kombëtar i Shëndetësië Publike i kosovës, ishte model si nga ndërtesa, paisjet, nga niveli i shërbimit dhe i punonjësive. Përshtypje na bëri spitali i Prishtinës i shtrirë në një hapsirë të gjerë, ku lartësoheshin godina të bukura shumëkatëshe të të gjitha shërbimeve dhe specialiteteve .Në vizituam me interes edhe Institutin e Albanologjisë, Akademinë e Shkencav të Kosovës si dhe indtitucionet e tjera.
Mendimi i ynë është se i gjithë populli i kosovës tashmë ishte i mobilizuar për të punuar, forcuar dhe për të lartësuar shtetin e tyre më të ri, si dhe për t’a mbrotur me vetmohim nga cilido që këkon ta dëmtoi. Natyrisht shteti i ri i kosovës dhe populli i tij, kanë nevoi për mbështetje, ndihmë dhe experience, sidomos nga vendet e fuqishme si Sh.B.A,, B E. dhe nga vendet demokratike të botës, për t’u rimërkëmbur, për të marrë vehten , duke u mbështet tek kryesisht tek vetvetja ,tek populli i vet.
Ne u larguam me optimizëm dhe me bindje të plotë se populli punetor , liridashës i kosovës, shteti i saj në mbështetje të miqëve të tij të sinqertë , shpejtë do të forcohet dhe do të përparoi .

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)