Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/07/20

Ismail Kadare padit Nexhmije Hoxhën për "Dimri i Vetmisë së Madhe"


Ismail Kadare padit Nex hmije Hoxhën për dorëshkrimin origjinal të librit "Dimri i Vetmisë së Madhe". Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i është drejtuar dje Gjykatës së Tiranës, për të rimarrë dorëshkrimin origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe", i cili mbahet padrejtësisht, sipas tij nga Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha. Në padinë e depozituar dhe marrë në dorëzim nga gjyqtari Bledar Abudullai, Kadare ndër të tjera kërkon dhe rifitimin e së drejtës së autorit mbi këtë vepër. Kjo padi vjen vetëm pak kohë pasi Ismail Kadare ribotoi veprën e tij "Dimri i Vetmisë së Madhe", vepër e cila gjatë periudhës së komunizmit u censurua si në titull ashtu edhe në përmbajtje, transmeton BW .



Avokatët mbrojtës të Ismail Kadaresë kanë depozituar dje në Gjykatën e Tiranës padinë civile kundër Nexhmije Hoxhës. Në objektin e kësaj padie kërkohet nga ana e Gjykatës së Tiranës: "Rifitimi i të drejtës së autorit mbi veprën artistike, dorëshkrimi origjinal i librit "Dimri i Vetmisë së Madhe" dhe rikthimi i dorëshkrimit origjinal i veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe" në posedim të z. Ismail Kadare. Marrja e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar inventarizimin dhe sekuestrimin e dorëshkrimit origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe", mbajtur në mënyrë të paligjshme nga e paditura Nexhmije Hoxha dhe lënia përkohësisht në ruajtje pranë një institucioni të pavarur të përcaktuar nga gjykata deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes." Ndërkaq, padia në fjalë është hedhur në short dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga ana e gjyqtarit Bledar Abdullai.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...