Nga Naim Kelmendi-Prishtinë
Reagime dhe polemika që sfidojnë të pavërtetat serbe të kohës?!
Në librin “Polemika shqip” (Prishtinë,2009), shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Flori Bruqi, spikat me sensin për të polemizuar,në të shumtën për të reaguar në shumë çështje, që për temë kishin atë,çështjen e të vërtetës historike shqiptare, por të shkruara dhe të thëna në kohë dhe hapësirë të caktuar nga emra akademikësh serbë dhe shkruesish serbë.
Polemisti Mr.sci.Flori Bruqi, në blogun e tij virtual:”Foart Press” dhe në shumë web faqe tjera shqiptare dhe në gjuhë tjera botërore polemizon dhe reagon shpejtë kundrejtë të pavërtetave të thëna nga akëcilët akademikë serbë, që me “të vërtetën” e tyre publike, ushqenin opinionin vendor e ndërkombëtar për akëcilën çështje a problematikë kundër çështjes shqiptare, qoftë politike,historike, etnike etj.
Flori Bruqi polemizon intelektualisht dhe me kundërargumente kundrejtë shpifjes publike serbe,më mirë të thuhet, kundër rrenës serbe,që sipas thënies së njohur të akademikut serb Dobrica Qosiçit, është moral serb,për ta mendësuar opinionin me pseudoinformim, me pseudoshkencë,me pseoudopolitikë etj,por që këtyre, polemisti i mirënjohur shqiptar Flori Bruqi ua heq maskën me kundërargumente.
Pra, në këtë libër, që përmbledhë,në të shumtën polemikat e kohës së pasluftës për shumë çështje,sa të ndieshme, siç është e vërteta mbi masakrën e Reçakut, aty ku më 1999 ishte kryer krim kundër njerëzimit, apo shumë çështje të tjera, që nga pseudoshkruesit, pseudoakademikët, pseudointelektualët serbë të Beogradit, interpretoheshin ndryshe nga ajo që ishte e vërtetë e përmnjëmendët,Flori Bruqi i problematizon çështjet, kuptohet reagon pas shkrimit të atyre, për t’i ndriquar dhe për t’i vënë në vend të vet të vërtetat,apo për t’ua thënë secilës emrin e vet ashtu siç e kanë në të vërtetë. Sepse,krimi e ka emrin krim,shpifja e ka emrin shpifje,masakra e ka emrin masakër,e kështu me radhë.
Ky libër ofron mjaft material të polemikës,një zhanër ky,jo fort i lëruar në letrat tona të kohës moderne,por ja që, Flori Bruqi,reagon dhe polemizon në nivelin më të mirë me pseudoshkencën serbe. Në të vërtet,ky libër ofron për lexuesin edhe mjaft reagime të tjera nga shkrues të ndryshëm në Blogun virtual”Floart Press” etj.Në këtë libër,jipet gjithashtu një listë e gjatë emrash të të vrarëve shqiptarë,me datëlindje dhe vende ku janë masakruar apo vrarë, në luftën e fundit më 1998-1999 në Kosovë, nga ish ushtria,policia apo paramilitarët serbë. Kështu që edhe ky kapitull plotëson një anë tjetër të vërtetash, mbi krimet serbe në Kosovë, e që plotësojnë atë kriterin e polemikës argumentuese në raport me polemizuesin/shkruesin shpifës e falsifikator të vërtetash historike,politike /etj.Shkencëtari dhe polemisti Flori Bruqi,reagon dhe polemizon duke mos dashur që t’i lë të heshtura çështjet,në të shumtën,atëherë kur ata, nga tabori i “intelektualizimit”serb, pa argumente, shkruajnë e gënjejnë, për çështjet, tashmë të njohura edhe nga opinioni botëror.