“Guerre du Kosovo – Le dossier secret”-“Lufta e Kosovës - dokumente sekrete”


Pas 13 vjetësh shqiptarët e Kosovës e kujtojnë si një makth luftën e vitit 1999. Ndërsa Kosova numëronte të vdekurit e saj dhe kolonat e drobitura të njerëzve kishin marrë udhën për ku të mundnin, tjetërkund merreshin vendimet për fatin e saj.

Gazetari dhe shkrimtari i njohur francez, Eric Laurent ka pasur fatin të jetë dëshmitar i atyre ditëve, të takojë vetë diktatorin Sllobodan Millosheviq, të flasë me njerëz të përfshirë në bisedat e ngushta e të shfletojë dosje sekrete të CIA-s e Pentagonit. “Guerre du Kosovo – Le dossier secret”, libri i gazetarit francez tashmë është në duart e lexuesit shqiptar (“Lufta e Kosovës – Dosja sekrete”). Në faqet e librit ndihet nervi i gazetarit, dëshira për të zbuluar sa më shumë fakte.


Guerre du Kosovo: Le dossier secret (French Edition)




 http://www.amazon.com/Guerre-Kosovo-dossier-secret-Edition/dp/2259191320

Këtë e tregon edhe numri i madh i materialeve dhe i burimeve që ka përdorur për të realizuar librin. Në të vijnë një e nga një të gjithë protagonistët e kësaj lufte, që nga  satrapi serb Sllobodan  Millosheviqi te Ibrahim Rugova, sekretarja amerikane e Shtetit amerikan, Madelaine Albright, presidenti i SHBA, Bill Clinton, i cili aso kohe ishte i çoroditur për shkak të çështjes “Levinski”, Hollbrook e shumë e shumë të tjerë.

“Lufta e Kosovës” është një libër tronditës i ngjarjes më të dhembshme që përjetoi Ballkani dekadën e fundit, siç qe lufta e Kosovës.


 Përmes dokumenteve sekrete dhe personazheve që ka takuar për të bërë këtë rrëfim, Laurent nuk kërkon thjesht të tregojë një histori, por dhe të bëjë kronikën e një ngjarjeje të paralajmëruar historikisht dhe të sjellë në një këndvështrim tjetër personazhet që e patën në dorë fatin e kësaj lufte….

Libri është pritur me interes nga lexuesit, por dhe nga historianët, dhe është një ndër librat më të kërkuara të entit tonë botues”, t e botimeve “55”.

Nga ky libër po ju sjellim disa pasazhe ku rrëfehet për profilin psikologjik të Millosheviqit, bisedimet e fshehta, veprimet e Pentagonit etj.

http://books.google.com/books?id=Fnbw1wsacSAC&pg=PA277&lpg=PA277&dq=%E2%80%9CGuerre+du+Kosovo+%E2%80%93+Le+dossier+secret%E2%80%9D&source=bl&ots=vzH0olIfV5&sig=XmGQX8BulspnU3LJob1-DYAWA0A&hl=en&sa=X&ei=2q4GULOMEo7O4QSQkfGmCQ&sqi=2&ved=0CFoQ6AEwAw#v=onepage&q=%E2%80%9CGuerre%20du%20Kosovo%20%E2%80%93%20Le%20dossier%20secret%E2%80%9D&f=false

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)