2012-07-19

Përse duhet mbështetur Artan Hoxha?


Nga Arben Manaj


Nuk e kam fjalën për mbështetjen e emrit të tij për President, pasi është mbyllur ai kapitull, por për të pastruar baltën që i kanë hedhur me të padrejtë, siç thotë ai.
Demarshet e pasuksesshme të tij, siç shkruan së fundmi për akses në arkivat e ish-Sigurimit te Shtetit, pronë tashmë e Shërbimit Informative Shtetëror (SHISH), janë një ogur i keq për të tjerët e damkosur ligësisht, sa janë dhe lajm i mirë për disa të tjerë, që e dinë të vërtetën e tyre me atë shërbim famëkeq.

Z.Artan Hoxha duhet mbështetur nga të gjithë në këtë lëvizje, do e quaja unë civilizuese, duke besuar realisht në pastërtitë e tij morale dhe mos-bashkëpunimin e tij të pretenduar nga disa qarqe.

Nuk do doja të besoja kurrën e kurrës që ajo dosje e z. Hoxha, nëse realisht ka një të tillë, siç pretendon ai, do të përbente Top Secret, sekret shtetëror, ku do të cenohej Siguria Kombëtare, edhe pas kaq dekadash. Po të ishte vërtetë ky motivi, do ishte një gjë për tu krenuar, pasi do te renditeshim me dinjitet njëlloj si shërbimi sekret britanik MI6, apo shume të tjerë perëndimorë, që kanë afate disa dhjetëra vjeçare për mos hapje dosjesh. Realisht, pa qenë e nevojshme të jesh shkencëtar hapësinor, nuk besoj se bëhet fjalë në ketë rast për një analogji të tillë. Z. Hoxha për shkak të lidhjeve të tij politike dhe miqësore me skalionet e larta politike dhe mediatike në vend, është në një pozicion të privilegjuar krahasuar me të tjerë bashkëvuajtës për të mundësuar një akses të këtillë.


Fakti që nuk po ja mundësojnë, dëshmon disa gjëra:




Ose, siç pretendohet jo zyrtarisht se Shërbimi Informativ Shtetëror drejtohet nga njerëz që “nuk i kanë mirë” marrëdhëniet me qeverinë ose edhe anasjelltas, dhe kjo e frenon ketë akses.

Ose, ata që u morën me kandidimin e z. Hoxha në krye të herës, dhe me të cilët ai komunikoi atë natë të gjatë dhe mëngjes me shoqërues Garde në rrugën drejt destinacionit të klasifikuar, nuk duan të thonë ato që dinë, nëse vërtetë dinë.

Por, edhe këtu ka një fije shprese në këtë lëvizje, që unë do ta emërtoja “Hoxha vs dosjeve të Hoxhës”, nëse do i besonim variantit të mosbashkëpunimit te SHISH-it aktual me dëshirën e z.Artan Hoxha, ish kandidatit presidencial “të prerë në besë”.

Shpresa mund të qëndrojë, nëse nuk jam naiv, në ndryshimin e pritshëm dhe të përfolur të kreut të këtij Shërbimi. Nëse kjo nuk ndodh, dhe nëse z.Hoxha ka nuhatjen dhe “informacionin zyrtar“ informal se edhe mund të mos ndodhë, atëherë ka një opsion tjetër.

Nëse duhet një nismë ligjore ne parlament, dhe nëse ka vullnet politik për ta bërë këtë gjë nga maxhoranca, aq më tepër edhe nga opozita, jam mëse i sigurt, se z. Hoxha ka aq miq deputetë në parlamentin aktual, besoj edhe në të ardhshmin, nëse nuk është edhe ai vetë nesër deputet, që mund te ndërmarrin një iniciative për një ligj qe do detyronte aksesin e qytetarëve të interesuar shqiptar ndaj dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Mundet qe z.Hoxha t’i kenë shkuar ndërmend edhe këto opsione, por e rëndësishme është të bëhen sa më shpejt, pasi baltosja e figurës se tij do të jetë më jetëgjatë, sesa çudia që zgjat vetëm tre ditë e çdo gjëje të pakëndshme.

Për këto arsye, kjo lëvizje e admirueshme e z. Hoxha meriton mbështetjen e te gjithë shoqërisë, që kushdo “detar”, “notar” a “peshkatar”, të shkojë të lahet dhe pastrojë mëkatet në det, dhe kushdo “lapangjoz”, a “pis” të dëmshpërblejë në mënyrë precedenciale, moralisht dhe ligjërisht, përbaltjen e dinjitetit të prezumuar të z. Hoxha.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...