IZET DURAKU “APOLOGJI PËR UDHËN E KOMBIT”
IZET DURAKU
(Mbresa për librin e Rexhep Shahut me titull Apologji për Udhën e Kombit, botuar në Tiranë, në qershor 2012)
100 vjet më parë kur Shqipëria do të shpallej e lirë dhe e mosvarme, vendi do të trashëgonte krahas varfërisë, analfabetizmit edhe mungesën e lidhjes me rrugë të krahinave dhe vilajeteve me njëri-tjetrin.
Bie fjala, deri në vitin 1940, për të shkuar në Kukës duhej të udhëtoje ose nga Maqedonia, në Prizren e në Kukës ose nga Mali i Zi, në Pejë, Gjakovë, Prizren e Kukës. Po në kushtet kur këto treva u ndanë me kufirin e vitit 1913, lidhja mund të bëhej vetëm në shtigje karvanesh e këmbesorësh të raskapitur me ditë e javë larg.
Rajoni mespërmes të cilit u ndërtua kjo udhë, ndonëse me një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e kombit, ka qenë rajoni më i lënë pas dore, më i përbuzuri, më i braktisuri.
Rexhep Shahu
Qindra mijë shqiptarë, një politikë antikombtare synonte t’i izolonte në kurthin e maleve të veta të begata për të prodhuar minerale e dritë edhe për të tjerët, por edhe ironi poshtëruese pushtetarësh që në vend të ndihmës reale pillte slloganin e ndihmës ndaj zonës verilindore duke i sjellë dublantë komikë që shtuan varfërinë dhe zhvatjen prej kastës burokratike të regjimit komunist.
Përmes këtij libri bëhet më i dukshëm shembja e malit të pengesave dhe shprehja “dritë në fund të tunelit” nuk mbetet thjesht nje frazë e zbraztë, por na lejon të shohim se përmes kësaj udhe kemi hyrë në shekullin e ri bashkë me familjen e popujve së cilës i përkasim.
Edhe sipas autorit Rexhep Shahu, udha Durrës-Kukës-Morinë-Prishtinë siguroi lidhjen fizike të shqiptarëve në dy pjesët e ndara të kombit dhe për këtë arritje në këtë 100-vjetor kemi një krenari të ligjshme.
Sikur kjo rrugë të realizonte vetëm lidhjen e Mirditës dhe të Kukësit me zona të tjera të vendit, pa përmendur Kosovën, do të ishte plotësisht e arsyetueshme hapja e saj.
Tashmë, që udha ka mbaruar, duket se është mbyllur gjithashtu edhe një rreth i gjerë polemikash shoqëruese. Këto polemika të natyrshme e të panatyrshme morën udhë nga shtypi i shkruar e televizionet, përfshin sallën e Kuvendit dhe përfunduan në dyert e Prokurorisë dhe të Gjykatës.
Gjithë kjo polemikë, me një frymëzim të dukshëm nga politika, tashmë duket se është shuar. Shpeshherë ajo mori trajtat e një teatri absurd, ku autorët e pseudodramave nuk mund të fshihnin alogjizmat e dukshme: “E duam Kosovën, por udha që lidh Kosovën me Shqipërinë është e panevojshme. Jemi progresistë dhe duam zhvillimin, por kjo udhë do të sjellë rrënimin tonë, etj., etj.”
Gjithë tematika dhe argumentat e kësaj polemike kundërshtuese, herë-herë me tone të qeta, por më së shumti me tone të dukshme emocionale, që sillen në këtë libër, mbeten si një fushë studimi për t’u analizuar edhe më vonë me gjakftohtësi.
Ndoshta ka vend sërish për të hulumtuar dhe gjetur burimet që e ushqyen polemikën shurdhuese e shkatrruese, kush e sponsorizoi atë, çfarë traumash dhe dëmesh shkaktoi, ç’gërmadha u bënë si pasojë e dridhjeve të saj të jashtme e të brendshme, etj, etj.
Gjithashtu, me vend do të ishte që të shihej dhe të merreshin masa për riparimin e dëmeve, vragave, tektonikës dhe çarjeve të krijuara shpeshherë të rihapura mu mbi plagë të vjetra, që kërkojnë kohë dhe mund të madh për t’u shëruar.
Apo mbase e gjitha kjo sherrnajë, ashtu siç do autori dhe do të donin bashkë me të, të shumtët e këtij vendi, ka përfunduar paqësisht tashmë, pa asnjë lloj dëmi dhe ndaj nuk ka arsye pse të shqetësohemi për mungesën e pasojave.
Stili i autorit është i saktë, i qartë, i drejtpërdrejtë. Vetë rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën, për shkak të përmasave të saj, i përjashton teprimet dhe përdorimin e hiperbolave, sepse ajo qëndron sipër çdo teprimi dhe hiperbole. Ajo është thjesht mahnitëse dhe madhështore.
Përmes saj sigurohet bashkimi fizik i dy pjesëve të ndara të Kombit. Bashkimi shpirtëror, kohezioni, ngjizja e aq elementëve përbashkësues që janë formuar në mijëra vjet, përmes këtij bashkimi fizik do të forcohen e përsosen më tej.
Natyrisht, që është shumë vështirë të mbetesh në pozicionin si kundërshtar i kësaj rruge, ose më keq të shpallesh armik i saj. Shumë nga kundërshtimet për rrugën janë harruar, ose janë mohuar nga autorët e tyre. Në një betejë të hapur rruga ka mundur dhe do të mundë çdo lloj kundërshtari. Udha e Kombit tonë drejtpërdrejt, jo në mënyrë figurative, që në krye të herës është hapur në dobi të të gjithëve dhe në dëm të askujt.
Me historinë tonë 100-vjeçare, pas shpalljes së Pavarësisë mund të krenohemi për shumë gjëra. Por ajo që na bën vërtetë krenarë është se nga gjiri i Kombit tonë, që prej të ndriturit Sami Frashëri e këndej, asnjë studjues, politikan a kushdoqoftë nuk ka hartuar projekte, traktate, elaborate, studime e as ka thurë plane në dëm të të tjerëve.
Që nga “Shqipëria çka qenë ç’është e çdo të bëhet” strategjia e zhvillimit tonë është kundruar krahas me zhvillimin e të gjithëve në këtë rajon të Ballkanit, duke i shërbyer gjithnjë bashkëjetesës paqësore.
Autori merr ne shqyrtim ndarjet fizike te shqiptarëve te krijuara kryesisht gjatë natës së gjatë otomane, por edhe në këto 100 vitet e fundit, që përveçse kanë përçarë hapësirën shqiptare fizikisht, kanë sjellë edhe ndarje të tjera gjuhësore, zakonore etj, të cilat mund të çonin në thërrimzime e përçarje të mëtejshme.
Mbi këtë bazë ndarjesh e përçarjesh janë ngritur një sërë paragjykimesh krahinore. Duke sjellë bashkimin, përveç begatisë ekonomike, sipas autorit, udha do të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin dhe paragjykimet e pabaza do të treten, nuk do të kenë më vend.
Struktura e librit “Apologji për Udhën e Kombit” ngrihet mbi 3 pjesë, ku fjala apologji – mbrojtje, përsëritet 3 herë. Apologjia e autorit bashkohet me apologjinë e politikës dhe apologjinë e miqve.
Toni polemizues i veprës I argumentuar dhe emocional, synon të bashkojë dhe jo të ndajë. Pra, shkon në një vijë, ose në një drejtim me Udhën e Kombit.
Autori kapërcen mbi mallkimin e tabuve, heton thellë në psikologjinë e demagogëve që thjesht duan do përfitime personale qoftë edhe duke rrënuar krejt ngrehinën e përbashkët.
Ai i kundërvihet me gjithë shpirt shpifjes, trillimit, përbaltjes, mllefit partiak e urrejtjes që shkon deri në racizëm të një pakice ndaj shumicës. Autori, si polemist, nuk trembet, gjithashtu, nga frika se mos e quajnë të njëanshëm.
Prej kohësh nuk e tërheq moda e qenies mbi palët, sepse paanshmëria në shumë raste është krejt e pamundshme, thjesht e pambërritshme, madje e pakuptueshme.
Gjithmonë vihesh përpara dilemës së zgjedhjes dhe autori nuk trembet përpara zgjedhjeve të tilla të domosdoshme, si midis të mirës dhe të keqes, të ndarjes dhe bashkimit etj, etj, të zgjedhë anën e duhur.
Gjuha e veprës, ndonëse me një kolorit të butë krahinor, është një gjuhë e pasur në fjalë e frazeologji dhe me një sintaksë të mbrojtur nga moda e modernitetit shpërfytyrues. Një gjuhë me figuracion dhe natyrshmëri.
Natyrisht shumkush mund të kërkojë më shumë nga autori. Kundruar në përgjithësi, nuk ekziston libri që do t’i kënaqte të gjithë, ndërsa libri që promovojmë sot pretendohet as nga autori se është është i pakritikueshëm.
Do të ketë të pakënaqur që do të duan edhe një ose disa këndvështrime tjera, të shtojnë ose të heqin nga argumentet e trajtuara në libër. Duke kaluar nëpër filtrin njerzor është e tepër të kërkohet nga autori shmangia e plotë e subjektivizmit.
Vetëm zoti do të kishte fuqinë për të kundruar në mënyrë të drejtë e të gjithanshme jetën.
Nga ana tjetër kjo vepër e madhe, e përmbushur vetëm në një aspekt të saj, ka vend sigurisht për vepra të tjera.
Është fat që në këtë kohë secili mund të shkruajë librin që dëshiron, të ndjehet i qetë me ndërgjegjen e vet, i qetë gjithashtu me gjyqin e kohës.
Autori është i bindur që udha e kombit ka krijuar tashmë kushte të mëdha për të begatuar tërë vendin.
Përmes saj do të shtohen mundësitë e punësimit dhe mundësitë e mbërritjes më lehtë drejt tregut.
Kjo rrugë do të mundësojë të na shtojë si shqiptarë, që hapësira jonë në Ballkan të shtohet numerikisht dhe të mos derdhemi drejt zhdukjes dhe të mos shërbejmë si material gjenetik e biologjik për popuj të tjerë, për t’i rinuar të tjerët dhe për tu plakur për vete.
Në falenderimet e tij, autori shpreson me të drejtë se përmes këtij libri ka ndriçuar disa të vërteta për sot dhe për nesër.
Ndërtimi i Udhës së Kombit u bë shkollë për shqiptarët, shkollë për politikën shqiptare dhe një gur prove për aftësitë dhe guximin tonë.
Ajo do të na japë gjithnjë besimin e duhur se nuk ka gjë që nuk ndërtohet në këtë vend, mjafton të arrihet vullneti i duhur i vendimmarrësve. Tash që u shemb muri i shqiptarëve i Berlinit, u ça mespërmes Mali i Rrunës, me një tunel 11.6. km, që duke lidhur Mirditën me Lumën, lidh pjesë të ndara të Kombit, çdo tunel i ri që do të hapet më vonë do të na ngjajë edhe më lehtë i arritshëm.
Ku ishe ti kur luftohej për lirinë e Kosovës, ku ishe ti kur u ndërtua udha e kombit??
Këto dhe pyetje të tjera secili prej nesh ia bën vetes, por kjo nuk do të mbetet thjesht si brerje vetiake e ndërgjegjes. Vetë koha nuk do të ngurrojë të na bëjë pyetje të tilla.
“Apologji për udhën e kombit” i Rexhep Shahut, duke pasqyruar në historinë tonë më të re, një moment kyç zhvillimi, vjen si përmbushje e detyrës së tij si gazetar, si detyrim për të kaluar provën e kohës.
Një përballje e sukseshme. Secili ka për detyrë të pasqyrojë aktualitetin e jetës së tij, ashtu siç e sheh , siç e ndjen. Aq më tepër temat e mëdha, meritojnë gjithnjë edhe vëmendjen më të madhe.
Më në fund, me lëjoni ta falenderoj Rexhepin për kontributin e tij dhe përfitoj nga rasti të falenderoj gjithashtu dhe gjithë kontribuesit që bënë të mundur realizimin e kësaj vepre madhështore, siç është Udha e Kombit.
GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA
Me zell të pandalshëm e të pashterrshëm, krejt i bindur se din gjithcka në këtë botë dhe se është ekspert i dorës së parë në e për gjithcka, Fatos Lubonja bën një ndër shkrimet më të shëmtuara e të pështira nga të gjitha shkrimet e bëra kundër udhës Durrës – Kukës – Prishtinë, me titull “Autostrada Rrëshen – Mars – Kalimash”, botuar në të përditshmen e Tiranës, “Panorama”, me 7 korrik, 2010.
Më duhet ta them që në krye, se në shumëcka e për shumëcka, unë e pëlqej dhe e dua Fatos Lubonjën, si një intelektual mjaft të angazhuar në jetën e vendit, si një intelektual serioz. Sidomos e respektoj për burgun që ka bërë në vitet e diktaturës, për vuajtjet çnjerzore që ka hequr atje, për zhgënjimet e llahtarshme që ka pësuar nga blloku i udhëheqjes së dikurshme politike të Shqipërisë, pjesë e të cilit ka qenë vetë z. Lubonja.
E ndjek shpesh në ekrane e faqe gazetash. Por kam kuptuar tashmë se është e njëjta gjë që thotë kudo, se thur gardh pa thupra, pavarësisht temave ku përfshihet, gjithmonë me shumë kompetencë, duke menduar se në këtë vend nuk ka asnjë tjetër të flasë dhe duhet ai që të mos mbeten të shkreta e memece ekranet apo faqet e shtypit dhe të mos mbetet pa u ndriçuar mendja e shqiptarëve. A nuk duhet kurrë të bëjë njeriu pak pushim?! Së paku sa për të dëgjuar se si përplasen në mal e si i kthen mbrapsht mali fjalët që thua…
Flet me kompetencë për gjithcka të kësaj bote. Si ekspert për rininë, për pleqërinë, për shkencën, për artin, për drogën, për doganat, për puthjen, për seksin, për aeroplanat, për të korrat, për të mbjellat, për shiun, për dëborën, për hënën, për diellin, për detin, lumenjtë, hidrocentralet… Fatos Lubonja sikur ta mbush mendjen se mundet me e puthë bërrylin e vet.
Për të na pohuar e diktuar gati gati dhunshëm se është, ai shqfaqet kurdo e kudo nëpër media, duke pretenduar me gjithë sjelljën e gjestet, kur shtrembërohet e lazdrohet kur flet, sikur gjithmonë bën vezë pate, duke na hutuar ne e vetën krejt qëllimshëm se objekt i intelektualitetit të tij është çdo temë, çdo fushë e aktivitetit dhe dijës njerzore, nga A-ja tek Zh-ja.
Mars e quan në shkrimin e tij vendin nga kalon autostrada Durrës – Fan – Kukës- Morin – Prishtinë ! Marsi, planet i kuq dhe pa pa jetë. Kështu e përfytyron Fatos Lubonja atë planet. Ne duhet që të pajtohemi detyrimisht me përfytyrimin e tij. Kështu e quan Fanin, Mirditën, Kukësin, autostradën. Të djegur, të shkretuar dhe të shëmtuar. Ani pse aty jetojnë njerëz dhe kalojnë mijëra udhëtarë me makina. Ja që shkokan njerëz dhe makina në Mars…
Vrer derdh në atë shkrim kundër autostradës. Po ç’të bëjmë ne tani që autostrada u bë. U bë nëpër atë rajon, në ato gryka të shkreta, të harruara, të kësaj treve, për të cilën disa albanologë që i shërbejnë “romantizmit nacional” shqiptar, siç ka qejf të shprehet i gjithëdijshmi Lubonja, kanë thënë mëse një herë se pikërisht kjo trevë nga kalon autostrada Durrës - Fanë – Kukës – Prishtinë, që lidh pjesët e kombit shqiptar, është djepi i formimit të kombit shqiptar.
Absolutisht, besoj e shpresoj se Fatos Lubonja nuk e ka mllefin me këtë djep.
Por ndoshta më lejohet t’i kujtoj shkruesit Lubonja se treva në fjalë, ku kalon autostrada, është e banuar prej mijëra vjetësh dhe ku ndoshta edhe për arsye natyrore është ruajtur më mirë se kudo toponimia shqiptare, në shkrepat e së cilës u thyen e shkërmoqën valët e huaja të pushtimeve ushtarake, kulturore etj.
E kam dëgjuar Lubonjën të flasë edhe për katolikët, për përfaqësuesit e këtij kleri. Mbase edhe për hatër të katolikëve, nëpër trevën e të cilëve kalon kjo udhë autostradë, duhej ta thoshte një fjalë të mirë, që mbase i del padashje. Psh: për cilësinë e rrugës e të asfaltit që lehtësojnë të arrihet Kukësi (Marsi) në një kohë shumë të shpejtë dhe pa tu troshitur kockat siç ndodhte në kthesat e pafundme të udhës së vjetër, e cila tashmë duket si udhë dhish. Shumë çudi në fakt, sepse për këtë autostradë, që Lubonja dhe ajo e huaja që ai shoqëroi dhe që e shpallën të keqe, gazetari gjerman Karl Peter Schwarz, në artikullin e tij për këtë autostradë, me titull, “Fuqia shëruese e një autostrade”, e quan “autostradën e re të rehatshme për të udhëtuar”. A s’duket paksa si çudi që një gazetar gjerman jep këtë konsideratë!!... Apo do të thuash se edhe gjermanët nuk janë mësuar me standarte...
Z. Lubonja, që s’besoj se është i huaj e jo shqiptar (të shkruajë gjithë ditën Sadik Bejko), dhe ajo e huaja që ai shoqëron, thonë se është kotësi funksionaliteti i autostradës. Është kotësi që rruga bëhët për dy orë nga 6 – 8 orë që bëhej dikur, është kotësi që ulet kostoja e transportit 30 dollarë për ton kilometër, është kotësi që një tregtar i Kukësit (Marsit), Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gjilanit, Ferizajit, Prishtinës, Kaçanikut etj etj, nuk paguan më 100 lekë të vjetra për çdo kilogram mall që i shkonte në Kukës (Mars), por paguan 20-30 lekë të vjetra. Është kotësi dhjetë e njëzet fishimi i numrit të udhëtarëve apo turistëve që vijnë në Shqipëri, qoftë edhe me pi një kafe në Durrës apo me fjetë një natë në Vlorë… Është kotësi taksa që paguan çdo makinë që hyn në vendin tonë për të kaluar tashmë përtej Marsit (Kukësit) në Kosovë apo në Maqedoni, makina e udhëtarë të shumtë që shkonin në Kosovë apo Maqedoni nga Greqia… Është kotësi funksionaliteti që mijëra gjimnazistë e nxënës nga Shqipëria shkojnë me deshirë të shohin e njohin Kosovën dhe dhjetra mijëra nxënës të Kosovës bredhin të njohin Shqipërinë… Kotësi funksionaliteti. Por prapë ai gazetari gjerman, Karl Peter Schëarz i gazetës Frankfurter........ thotë pafajësisht se “në 2010 u numëruan vetëm një milion automjete” që udhëtuan nëpër këtë autostradë. Normal që pak janë për standartet gjermane.
Ndalem dhe flas me vete. A mos ka Lubonja junior ndonjë mllef apo inat me kuksianët- marsianët. Ndonjë gjë të trashëguar nga Lubonja plaku edhe mund ta ketë se Lubonja plaku duke qenë sekretar i parë i komitetit të partisë komuniste në Kukës edhe mund të ketë bërë mëkate ndaj kuksianëve - marsianëve. Edhe pse përfaqësoj vetëm veten time, pa e konsideruar të tepërt, do të kërkoja ndjesë, sepse për vuajtjet e të kaluarës jemi bashkëfajtorë. (Nuk ishte vetëm Zeusi…) Për të dënuar të djeshmen komuniste nuk kam ndonjë kuriozitet për të kërkuar në arkiva. Sepse i pari i rrethit, pra sekretari i parë i partisë komuniste, në përgjithësi, konsiderohej dorë e zgjatur e Zeusit që ishte në qendër. Nuk e di se ç’histori mund të ketë patur në burg z. Lubonja me ndonjë kuksian (marsian). Mund të jetë lënduar nga ndonjë marsian-kuksian. A mos duhet t’i kërkoj falje për episode apo dhunë të panjohur të ushtruar nga kuksianë-marsianë në ato institucione famëkëqia ku ka vuajtur dënimin z. Lubonja. Po ta dija se i kanë hyrë ndonjëherë në hak kuksianët, do t’i kërkoja ndjesë.
Për Kukësin (Marsin), ndoshta ka një farë detyrimi z. Lubonja junior, sepse Lubonja plaku ka qenë sekretar i parë i komitetit të partisë në Kukës në kohën kur hidheshin themelet e diktaturës komuniste.
Padyshim, për këtë nuk ka asnjë faj i biri, Lubonja junior, antikomunizmi i të cilit ngjan të jetë më tepër mllef përsonal për Zeusin (Enver Hoxhën) që e përzuri nga Olimpi, (blloku).
Ky shkrues pasionant që nuk le vend pa e shpallë mëvetësinë e tij intelektuale të mendimit dhe pa qesëndisur përkuljen neveritëse ndaj të huajve, nuk nguron të gjejë përkrahëse edhe një udhëtare të huaj, madje një artiste të huaj, që iu digjka shpirti për pyjet e shkatërruara të Fanit të Mirditës, madje…
Ajo e huaja, shoqërues i së cilës është bërë Lubonja, ajo perendimorja, e shetitura, për të bërë punën e saj, për ta dashur vendin e saj, si nacionaliste e vertetë, i nxjerr dhe shpik argumentet nga varri. Se vërtetë, mund të jetë e sinqertë. Mund të mos ketë parë kurrë një autostradë në një terren të tillë “të çmendur”, nëpër ato shkrepa e shkëmbinj vullkanikë, minerarë, të zhveshur, “të shëmtuar”, në ato gryka e maja nga kalon kjo udhë që u prish qetësinë shpendëve e kafshëve të egra dhe nuk cënon resurse të kollajta të njeriut. Mundet.
Jam gati t’ia jap Lubonjës mbi njëmijë foto unë, vetëm unë, të atij pejsazhi që ta shohë se si ka qenë dikur, si është e si po bëhet, që t’ia çojë, falas madje, po deshi edhe asaj të huajës që i dhimbka e iu digjka kaq shumë shpirti për pejsazhet tona në Fan të Mirditës. Pastaj ai, dhe ajo, kur paska qenë aq e ditur dhe e zonja për gjysmë tunele, për ruajtje peisazhesh, pse s’i kanë thënë mor aman shtetit shqiptar që t’ju merrte mendje dhe mbase dhe t’i paguante rëndshëm, qofte dhe me honorare të majme. Ose kompanisë ndërtuese a projektuese t’i thonin, se mund t’i paguante majmshëm për këshillat e vyera për mbrojtje të peisazhit të Fanit.
Shtirja e autorit të këtij shkrimi nuk të ndjell asnjë lloj keqardhje. Fatos Lubonja le të shtiret sa të ketë qejf, por është krejtësisht i lexueshëm. Vetem sa zbulon para lexuesit të vëmendshëm (ja që ka edhe lexues të vëmendshëm), shpirtin e tij … (cilësorët le t’i vendosë vetë, si ta ketë zogun e qejfit).
Është e kotë t’i kërkosh gjë atij që s’do kurrfarë argumenti përveç mendjes së tij. Ai nuk don t’ia dijë se si ka qenë përpara pejsazhi, si kanë qenë përpara ato gryka të Fanit, ndonëse për to janë bërë filma të plotë dhe ekzistojnë mijëra fotografi. E siguroj se gënjën Fatos Lubonja, se në nëntëdhjetë përqind të shpateve, dhe nuk janë numër i pafund malesh në atë distancë aq të shkurtër, ndaj të mos bluajë në të thatë, nuk ka patur pisha e lisa të lartë. Ai flet për peisazhe që kurrë nuk i ka parë më herët as në fotografi, pavarësisht se nëpër atë udhë të shkurtër që të kursente kohën, nëpër atë luginë mund të ketë udhëtuar për në Kukës, Lubonja plaku, kur ishte sekretar i parë i komitetit të partisë atje, kohë kur edhe Fani ishte pjesë e Kukësit. Pra asgjë nuk është vrarë as në kuptimin më të zakonshëm e jo më në kuptimin më mizor të fjalës.
Firma amerikano-turke Bektel & Enka që zbatoi punimet është përpjekur të ruajë atë pak bimësi. Pjesa e dëmtuar po rikuperohet dhe do të marrë formë më të plotë e të bukur brenda pak vitesh. Shkatërrimi nuk është përfundimtar dhe nuk është shkatërrim. Banorët vendas që kishin ikur nga sytë këmbët prej aty sepse nuk u premtonte asgjë ai vend, po kthehen, po shohin mundësi jetese e biznesi. Nëse toka apo një banesë aty shitej dikur falas a sa një palë duhani, sot shko e pyeti ato banorë se sa u është rritur vlera e tokës apo banesave të tyre. Mundësia e një turizmi elitar u ka shkuar në prag të derës atyre zonave me resurse të pasura natyrore e histori të bujshme. Kanë filluar këta mirditoro-marsianët të bëjnë edhe agroturizëm. Nuk bën keq t’u tregosh atyre që ti shoqëron, që të vijnë të kalojnë ndonjë natë të hatashme në Marsin tashmë jo të djegur… A i thotë gjë emri Domgjon, fshat ky në të cilin tani për fat shkohet kollaj… Më duket se është fshati i Gjergj Fishtës, i atij shqiptarit të madh, që mund ta njohë z. Lubonja.
Mirë, qenka vrarë peisazhi në atë vend, që ai e quan Mars, të cilin ai nuk ka dashur ta shohë e njohë kurrë, se për atë ka qenë prapa botës. Po ky peisazhi i ri, i duket gjë peisazh varri…?! Si nuk i doli qoftë edhe një fjalë e mirë për atë rrugë, për atë djersë, për ato mundime, për atë shkollë që kaluan për mëse dy vite shqiptarët… Qoftë dhe për 350 ha tokë e re bujqësore që u krijua apo shtua aty nga firma ndërtuese nga zhvendosja e dherave. Si nuk u ndal të pyesë njëherë, si ka mundësi që u sistemua ai vend aq bukur. Ku shkuan 35 milionë metër kub dhera të gërmuara. Ku shkoi dheu i hequr nga 11 kilometra tunel? Si u zhdukën kodra e u krijuan ato fushëza. Si u zhbënë malet dhe mes tyre u ça gjithë ajo autostradë që duket si një lumë i madh apo si një pistë e madhe e gjatë aionësh. Nuk u shëmtua peisazhi, jo. Ai mbase ka patur deshirë që të mbetej ajo zonë si kopësht për zogj e kafshë të egra që të vinin të huajt, qoftë edhe artiste, dhe tu tregonte ai një oaz mesjete në zemër a në asht të kombit shqiptar.
“Ku ka shkuar vërtetë gjithë ai material i nxjerrë nga tunelet? Çdo i huaj apo e huaj, qoftë edhe artiste, me apo pa famë, çdo shqiptar apo kalimtar, për këtë do pyste së pari. Aty sikur është bërë punë në kompjutër e jo as në letër e as në tokë. Çfarë leksioni dha kompania amerikano-turke për kompanitë shqiptare që edhe kur ndërtojnë ndonjë gjë të bukur e shëmtojnë me mos sistemimin e mjedisit.
Z. Lubonja junior qahet për Vlorën. Ej, i gjithdijshëm! Vlora është pjesa gati fundore e kësaj arterie apo autostrade edhe pse është përfituesja pothuajse më e madhe e kësaj udhe. Apo jo? E fundi, kur duhet bërë, në fillim? Vlora fitoi portin e kontinierëve që do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë.
Rruga dykalimshe, e cila sipas Lubonjës mjafton (edhe për 20 vjet), Milot – Rrëshen, e financuar nga Banka Botërore, kur qe drejtore e saj për rajonin tonë, Orsalia Kalantzopoulos, të cilës, Sali Berisha, thonë se i pati thënë, kur ajo refuzonte të financonte dhe synonte të pengonte, se do e bëjmë rrugën me katër korsi edhe nëse do të na duhet të shesim bizhuteritë e grave e nënave shqiptare, nëse do të na lindë nevoja, kjo rrugë pra rezultoi shumë shpejt e pamjaftueshme. Ose si gjë e shëmtuar që i varet në qafë autostradës për mos me e marrë më sysh…
Lajmet e verës së fundit na thonin përditë se numri i makinave që kalonin në 24 orë në atë autostradë shkonte mesatarisht cdo ditë mbi 17 mijë deri në 24 mijë, pa ditur e folur për numrin e njerzve, udhëtarëve.
Dhe imagjino që ajo udhë, (më falni se nuk po e përmend më fjalën katër kalimshe sepse duket se e shqetëson shumë), ende është e pashfrytëzuar me kapacitet të plotë, por ende as përgjysmë, sepse nuk ka përfunduar gjysma e saj në pjesën tjetër të kombit shqiptar, në Kosovë. Se kur të mbarojë edhe në pjesën tjetër të kombit shqiptar, në Kosovë, asaj udhe do t’i shtohen udhëtarët. Do të derdhet në atë udhë edhe Serbia e vendet e tjera. 80 kilometër ka për të ndërtuar Serbia përtej Merdares zoti Lubonja. Dhe do t’i ndërtojë për interesat e veta e jo për dashuri ndaj shqiptarëve. Për t’ia heqë merakun edhe Vuk Drashkoviçit që thoshte para ca kohësh se Kosova s’mund të lidhet me Shqipërinë as me detin nëpër rrugë dhish… Serbët, bullgarët, mbase edhe rumunët, jo për hir të dashurisë për udhën e kombit shqiptar, por për hir të interesit të tyre, për hir të kursimit e respektimit të kohës së tyre, do ta përdorin udhën e kombit shqiptar. Kohë të cilën diktatura komuniste në Shqipëri ua vrau shqiptarëve në mënyrën më mizore, duke bërë bunkera e jo udhët e vendit. Apo nuk është dakort z. Lubonja për sa them.
Mendimet, deshirat dhe kërkesat e Kalantzopoulos dhe të z. Lubonja ngjajnë, për çudi, plotësisht. Si edhe me të artistes së huaj shumë të shëtitur që ai e ka shoqëruar për në planetin e kuq Mars.
Kalantzopoulos mbase kishte hallin se po i pakësohet puna portit të Selanikut dhe natyrshëm ajo sillej si patriote për vendin e saj Greqinë, anise detyra nuk ia lejonte të bënte dëm në Shqipëri e të vononte zhvillimin e progresin e saj kombëtar. Po Lubonja, a mos ka edhe ai ndonjë port ndokund. Me sa di, nuk ka asnjë port askund. Por Vlorës (edhe Selenicës), po, kjo autostradë ia shton punën dhe rëndësinë. E bën Vlorën (edhe Selenicën) të të gjithë shqiptarëve dhe të prekshme edhe për të huajt e shumtë që rrjeshtohen pas Kosovës në hartë, për serbët, bullgarët, rumunët etj.
Paska njerëz…!! Kështu thotë ai diku në shkrimin e tij. Kur do, i zbulon njerzit, kur do, i zhduk.
Ai thotë se është për rrugë të vogla kapilare, që të kaptojnë çdo fshat, çdo majë mali ku ka pyje për ti shfrytëzuar, ku ka galeri për t’ua marrë floririn, që Veriu i vendit të mbetet brenda vetes, të lëpijë e kafshojë vetën si në sistemin komunist që bashkëthemeloi e bashkëdrejtoi Lubonja plaku.
Por kjo udhë e gjërë, e madhe, katërkalimshe, madhështore, mes për mes maleve, që shembi e çau male, që krijoi fushëza, ku makinat fluturojnë me shpejtësi zogu, ku veriorët mbërrijnë në Tiranë për aq kohë sa u duhet të dredhin një cigare, kjo arterie bëri që Veriu të vijë në Tiranë. Të vijnë edhe ata banorë, pasuria e të cilëve (flori, energji elektrike, lëndë drusore, prodhime të bekuara blektorale e jo domate, speca e kastraveca…) kishte mbërritur me kohë në Tiranë dhe e kishte bërë e zhvilluar Tiranën e krejt Shqipërinë, pa përfituar asgjë ata banorë përveçse izolimin që u ofroi diktatura komuniste, përveçse vrasjen barbare të kohës së tyre. Ai besoj duhet ta dijë e ta mbajë mend mirë se për të ardhë në Tiranë veriorëve u kontrollohej letra e njoftimit pesë – gjashtë herë…
Thotë se nuk ka qenë ajo rrugë prioritet i Shqipërisë. Nuk e di a flasim të dy për të njejtën Shqipëri, për të njëjtin atdhe, për të njejtin komb…. Unë them ka qenë, ai thotë jo. Kosova thotë është e vonuar si prioritet kjo udhë. Veriu i vendit thotë është udhë e vonuar. Jugu i vendit thotë është e vonuar se tregu nuk është nga apendisiti i vendit nga mund ta dojë z. Lubonja, nuk vazhdon tregu poshtë këmbëve të Shqipërisë, por tregu është drejt Europës dhe portokajt, mandarinat e shalqini i Jugut shkon tani me kosto më të lirë në Kosovë e në Serbi. Se perimet e Lushnjës, Beratit e të Fierit kanë treg të hershëm në Kosovë e në Serbi. Apo po ia fus kot?! Si nuk e ka marrë mundimin të pyesë një herë se çfarë çojmë ne në Kosovë a në Serbi. Se çfarë prodhojnë fermerët myzeqarë. Se sa u është shtuar mundësia atyre nga dyfishimi i tregut dhe numrit të konsumatorëve. Se sa më herët dalin në treg prodhimet e fushës së Shqipërisë në raport me kohën kur dalin në treg prodhimet e Kosovës, Maqedonisë apo Serbisë… Nejse, punë për të. Ai nuk është fare fshatar.
Dukesh se nxihet i tëri dhe ka vënë duar në kokë nga zgjerimi i madh i Tiranës e Durrërsit, nga mundësia e bashkimit të tyre me ndërtime, me vila e biznese. Thotë se qenkan shëmtuar Tirana dhe Durërsi… Po, po! Tirana dhe Durrësi janë shëmtuar prej ardhjes apo dyndjes së të paudhëve të cilët i pati penguar e ndaluar rreptësisht të vinin këtëj tunelit të Kalimashit, partia e dikurshme e Zeusit dhe nuk i pengoi periudha e demokracisë, e lirisë, që sipas Bejkerit, të cilin ne e adhuruam, ajo do të jepte rezultate : dhe dha levizjen e lirë të shqiptarëve edhe të “marsianëve”.
Le ta shajë dhe shëmtojë autostradën e kombit shqiptar sa të dojë me fjalë, artikuj, libra, emisione. Po udha u shkrua në tokë, në zemër të tokës shqiptare. U gdhend në tokë, u betonua firma e bashkimit kombëtar që është kjo udhë. U nënshkrua në tokën shqiptare, bash për asht të saj. Dhe këtë firmë e nënshkroi Sali Berisha. Duket hata. Ka firmë të hedhur në letër, apo kudo. Por firmë e hedhur apo e shkruar në tokë, është hata. Por ja që kështu ndodhi z. Lubonja. Kjo autostradë është një monument. Monument force, fuqie, djerse, dinjiteti, patriotizmi. Monument nderi e krenarie kombëtare. Kryemonument i shqiptarëve është kjo autostradë, kjo kryeudhë, për sot e për jetë të jetëve, sepse nuk ka vend, hapsirë e nevojë tjetër të bëhet më një udhë e tillë sa të ekzistojë Shqipëria. Patriotëve e nacionalistëve të së ardhmes nuk u ka mbetë më për ta bërë këtë udhë, nuk u ka mbetë më shans të tregojnë patriotizëm e nacionalizëm kaq të madh. Le t’i ngushëllojmë unë dhe ti z. Lubonja!
Atij mbase nuk i pëlqen që disa e quajnë komb hapsirën ku jetojnë shqiptarët. Që e quajnë udhë të kombit këtë udhë, që e quajnë arteria e kombit këtë udhë. Mund t’i duket anakronike dhe budallallëk me brirë, që shqiptarët në Kosovë e kanë të fortë ndjesinë e kombit shqiptar. Por duhet t’ia kujtoj se ata që kanë komb të gjallë e kanë të fortë ndjesinë e kombit. Por nuk e di se a e kanë apo jo këtë ndjesi ata që enden dherave të huaja dhe që nuk kanë komb. Edhe shqiptarët kudo ku janë shqiptarë e kanë të fortë ende ndjenjën e kombit shqiptar. Se ka dashtë zoti që ky kombi shqiptar nuk na ka lënë me marre e turp, nuk na ka bërë që të rrimë kokëulur, edhe pse do mercenarë kanë dashtë ta djegin, kanë bërë thirje në Vlorën e flamurit shqiptar në emër forumesh fantazma e në emër të dreçit e të birit edhe për ta djegë këtë komb në vitin e mbrapshtë 1997…
Unë jam me Lubonjën, që nacionalizmi është streha e fundit e horrave. Jam me atë, që bluhet shumë e shumë nacionalizëm e patriotizëm, pa kufi, pa masë. Por gjithmonë me fjalë, me fjalë. Që nga koha kur drejtonte këtë vend Zeusi që “pastroi” Olimpin. Fjalë, fjalë, imzot fjalë. Por ja që ndodhi vetëm një hërë që u bë nacionalizëm e patriotizëm me vepra, pa fjalë dhe në luftë të pështirë fjalësh të kundërshtarëve të kësaj udhe, që siç po del nga fjalët e tij, paskan patur edhe përkrahjen e tij, meqë meqë është njeri që dikton në opinionbërje në këtë vend, ku analistët e opinionistët janë një çetë dhe vetëm një çetë të zgjedhurish me shumë kujdes jo për aftësi por për zell shërbimi, çetë shëtitëse e armatosur edhe me fjalë të zeza gjëmash deri në dhëmbë…
Ta duash vendin tënd, të luftosh për ta bërë të mirë e të begatë për shtetasit e tij, nuk besoj se është horllëk, apo jo. E bëri këtë gabim Sali Berisha. Mblodhi qeverinë, bëri vendimin përkatës dhe e ndërtoi këtë udhë, e ndërtoi shpejt, në kundërshtim me shumë shqiptarë e antishqiptarë. Duke prishë edhe marrëdhënie me shumëkënd mbase. Në kushtet e një lufte të pandërshme të brendëshme e të jashtme kundër tij e kundër udhës. Por e bëri. Ç’ti bëjmë. Ai u tregua kryenacionalist, kështu siç thotë Lubonja. Ndërtimi i kësaj udhe, po, është nacionalizëm i kulluar se e don shumë vendin e vet dhe bën më të mirën për të, por nuk është mëkat pse për këtë shkak e për këtë udhë e për këtë dashuri ndaj kombit e atdheut, inatoset e zemërohet një vend tjetër, një shëtitëse e huaj e ditur dhe e shetitur më shumë se ai, ose ca banorë bujtës në këtë vend, që ky moment historik i gjeti shtetas shqiptarë, por vetëm kaq, shtetas shqiptarë, por që nuk dinë e nuk duan ta duan Shqiopërinë dhe sapo të gjejnë ndonjë mundësi më të mirë, thonë pa dert e gajle se nuk jemi shqiptarë por vetëm shtetas shqiptarë…
Punë shqiptarësh, do duhej të thoshte më saktë, tek shihte atë shëmti në atë vend. Ai e din mirë, shumë mirë, se sa shumë na kanë shpifur e përgojuar. Edhe se jemi me bisht ne shqiptarët, apo jo, shpifje e denjë për ne. Në fillim të shekullit të njëzetë, kur ndodhën edhe krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve, ndër të tjera edhe masakrat serbe e greke, u bënë edhe shpifjet më të mëdha për shqiptarët, shpifje që u paraprinë masakrave. Na ka quajtë me bisht ish kryeministri serb dr. Vlladan Gjerogjeviç. Kam konstatuar se z. Lubonja e citon dhe e njeh por nuk e emërton me emër. Sikur pajtohet me mendimet e tij, por nuk don që të quhet vetë antishqiptar. Në një rast kam dëgjuar që ai i referohet atij dhe ia citon akuzën për ne “ku është shpata është edhe besimi”, që është fjalë e urtë e Sami Frashërit. Të paktën në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, në një mori analizash shtypi, në kohën e mbretërisë tone, i doli boja këtij lloj shovinizmi antishqiptar. Ndër të tjerë, Mit’hat Frashëri e rrëzoi mitin e bishtit që desh na shtoi Vlladan Gjeorgjevici, i cili u nis nga një përrallë e jugut të vendit që flet për ekzistencën e njeriut me bisht, përrallë që e mbledh dhe studion Hahni. Vlladan Gjeorgjeviçi thoshte “Shqiptarët u shëmbëllejnë atyre njerzve që prej frikës së shtazëve të egra, flejshin mbi drunj, ku për mos me ra, mbaheshin me bishtin e tyre”. Ata janë dy sojesh. Përrallën e bën për të vërtetë Vlladan Gjeorgjeviçi, por përrallën e bën për të vërtetë edhe z. Lubonja.
Përralla ka zmadhimin. Por droga që ka kaluar, kalon e do të kalojë në teritoret shqiptare sa vjen e po zvogëlohet. Megjithatë, në proporcion të zhdrejtë me këtë, Lubonja I thotë shoqërueses së huaj, se kjo autostradë është rruga nga kalon droga… Ha, ha ha! Gjetje!
Pajtohem me Lubonjën se në këtë vendin tonë ka shumë nevoja, ka shumë plehra, që me 50 mijë euro mund të disiplinoheshin e të bëheshin jo plehra, (oh sa shumë plehra e lloj lloj plehrash!), ujra të zeza që dalin në sipërfaqe e na zënë frymën mua dhe atij. Se ka ende shumë shkolla që duhen bërë e riparuar, që ka shumë cerdhe e kopshte pa bërë e rregulluar. Por jo, kurrë jo që këto të pengojnë ndërtimin e kësaj udhe. Sepse kjo udhë, kjo lloj udhe bëhët njëherë në një mijë apo dymijë vjet dhe për ta bërë këtë lloj udhe duhet të lindë e të drejtojë shtetin ndonjë burrështetas shumë i fortë e shumë guximtar e trim, dashnor i çmendur i lirisë së vendit të vet, siç rasti e fati e solli të jetë për fatin e shqiptarëve, Sali Berisha në fillim të mijëvjecarit të tretë.
Nga urrejtja për udhën bëhet i verbër, shtrembërohet e shëmtohet krejt z. Lubonja. Siqerisht ndjej dhimbje për gjithë atë kulturë, për atë kapacitet të madh intelektual që mbart, që për shumë e shumë gjëra njerzia i merr mendje dhe pret fjalën tij. Kush t’ia heqë thua këtë urrejtje? Gjithësesi ta provojë të udhëtojë përsëri në atë udhë për në Mars, (Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, se ka mbi bari e ka dalë gjethi i ri në ato anë…
Po, po. Pse jo. Pajtohem me të që edhe udhën e vjetër, atë të bukurën e të mundimshmen, atë tronditësën, atë në të cilën kanë vdekë njerëz duke udhëtuar për në spital se nuk sosesj udha e tmerrshme, atë që udhëtarët e dërmuar e lanin me të vjelltat e tyre (udhëtarët hallexhinj nuk ishin turistë të ngeshëm…), edhe tani duhet ta mbajmë, ta mirëmbajmë, ta rregullojmë që edhe të shetisim nëpër të, që të lidhen fshatrat buzë saj deri në autostradë. Por, jo të mos e bëjmë këtë autostradë dhe të mbetemi me atë udhën e tmerrshme që na e la shoku Enver. Apo jo. Jo, shiko, jam me të…
Ai në atë udhëtimin e tij për në Mars (Kukës…) pa kudo shëmti. Ai nuk kënaqet askund këtu, s’e kënaq asgjë në atë udhë, në ato vende. Fiks, ai z. Lubonja është për në Mars.
Thotë që ishte për të zhgënjim ai udhëtim në atë autostradë për në Mars. Jo! Të mos gënjejë. Me ato mend shkoi dhe me ato mend erdhi. Ai nuk u nis me gjetë mirë e të mirën. U nis me gjetë keq, me gjetë udhë të keqe e të shëmtuar, me gjetë Mars dhe e gjeti udhën edhe më të keqe edhe më të shëmtuar dhe Marsin e gjeti edhe më të kuq edhe më të djegur…
Unë e respektoj shumë dhe plotësisht mendimin e z. Lubonja. Mendim që e ka thënë kurdo, kudo, përditë e përnatë në televizion, në gazeta etj. Ai mbase do të thojë se do të ishte i gatshëm të vdiste që edhe unë ta thoja lirshëm mendimin tim.
Sipas kësaj “gatishmërisë” së tij, lejohem edhe unë njëherë të krenohem me potencën dhe fuqinë e këtij kombi, me guximin dhe këmbënguljen e kësaj qeverie, të këtij shteti shqiptar, në prehër të të cilit kemi vënë kokën dhe nuk e ndërrojmë pa u ndërruar dielli e toka.
Kjo udhë, kjo autostradë, ato dy tunele në Kalimash janë pasaporta e fuqisë dhe vitalitetit të shqiptarëve, prova e guximit dhe e dashurisë që kanë shqiptarët për njëri – tjetrin, prova, me vepër e jo me fjalë, e bashkimit kombëtar, prova më e fortë e atij që thotë bashkimi bëhet me vepra e nuk shëmtohet të bëhet me fjalë…
Kjo udhë, kjo autostradë, kjo arterie kryesore e kombit, u jep zemër të gjithëve. U jep shembull, mësim e kurajo të gjithëve. Të gjithë politikanëve, studiuesve, ndërtuesve. Po! Tani mund të bëhet çdo rrugë, mund të ndërtohet çdo lloj vepre ndërtimore në Shqipëri. Kjo udhë është nëna e të gjitha udhëve, është kryeudha, është nëna e optimizmit dhe krenarisë reale të shqiptarëve.
Ai z. Lubonja është pesimist. Dakort. Ai kërkon të shfaqet pesimist. Për shumëçka në këtë vend mundesh të jesh e të shfaqesh pesimist dhe për këtë, unë dhe ai, jemi udhëtarë të një anije. Por për këtë udhë, jo. Nuk bën të jesh e të shfaqesh pesimit. Gjithësesi, punë e tij. Unë thjeshtë desha t’i them z. Lubonja: gëzohu me mua për udhën tonë.
DASHURIA E VONUAR E EDI RAMËS PËR UDHËN E KOMBIT
28 nëntorin 2011, ditën e flamurit shqiptar, Edi Rama shkoi për ta festuar në Kosovë. Sepse ai e nderon flamurin kombëtar dhe nuk e konsideron si “thes që fsheh paratë e vjedhura të rrugës” Durrës – Kukës – Prishtinë.
Përsonalisht, nuk e fsheh, ndjehem mirë që Edi Rama shkon në Kosovë.
Nuk kam ndërmend të kronikoj vizitën e Ramës atje, as takimet e tij. Por nuk mund të hesht kur e pashë tek fliste për “Rrugën e Kombit”:
“Desha të nënvizoj se është bërë një propagandë shumë djallëzore kundër nesh si opozitë edhe kundër meje përsonalisht, për t’u thënë shqiptarëve në Kosovë se ne kemi patur qëllim ta pengojmë “Rrugën e Kombit” dhe se madje unë e paskërkam quajtur rruga e asgjëkundit. Është e gjitha një propagandë, me një synim shumë të qartë, me mjete të njohura, që janë shpifja dhe hipërbolizimi i një problemi të caktuar, duke e deformuar tërësisht thelbin e problemit. Qëllimi ka qenë i qartë dhe madje duket se e gjithë propaganda e bërë ka realizuar qëllimin, ka arritur të krijojë opinionin në Kosovë se ne kemi qenë kundër projektit të “Rrugës së Kombit”, kemi bërë çmos ta pengojmë. Kjo është tërësisht e pavërtetë”. Më tej Rama vijon se PS (Partia Socialiste e Shqipërisë) ka qenë ideuesja e kësaj rruge. “E vërteta historike është se “Rruga e Kombit” është një ide e propozuar nga një Kryeministër socialist, Pandeli Majko”. Më tej u shpreh se këtë rrugë e kemi quajtur “veçse një projekt strategjik për Shqipërinë dhe për shqiptarët”.
Duke reklamuar librin e tij “Kurbani” para të pranishmëve (Në Muzeun Historik të Kosovës, vend në të cilin nuk është promovuar asnjëherë asnjë lloj libri, e aq më pak libër politik…) ai pohoi se “ Në libër (është fjala për Kurbanin) ka një moment ku unë e kam prekur këtë çeshtje. Ai segment i “Rrugës së Kombit” që është edhe i njollosur me mëkatin e një vjedhje të madhe, është e vetmja rrugë e ndërtuar në këta 20 vjet në Shqipëri që i ka standartet mirëfilli europiane. Rrugët e tjera fatkeqësisht nuk i kanë dhe herët ose vonë, varësi nga mundësitë, Shqipëria do duhet t’u rikthehet edhe një herë këtyre veprave publike për t’i barazuar në standarte me Europën. Që do të thotë se do të paguajmë dy herë edhe në këtë aspekt për të bërë të njëjtën punë”.
Rama përgëzoi segmentin e ri të rrugës që vazhdon në Kosovë: ”Miqtë që janë me mua pjestarë të delegacionit, po më tregonin mbresa për punën e bërë këtej kufirit (në segmentin Vërmicë – Merdare të autostradës, shënimi im). Pjesa e bërë madje më mirë se edhe ajo pjesë, siç është përsëri një shembull për të ardhur keq, se është më e mirë dhe kushton më pak. Është për të ardhur keq për ne. Kushton më pak, çka do të thotë se në këtë anë të kufirit po bëhet një vepër publike e të njëjtës rëndësi e të njëjtave përmasa dhe me të njëjtin qëllim strategjik, por nuk po vidhet. E në rast se në këtë pikë ju keni dyshime, atëhere merreni me mend se sa shumë është vjedhur në atë anë të kufirit”
Zoti Rama ka disa pasaktësi në gjithë ato fjalë që tha për autostradën Durrës-Kukës-Prishtinë dhe për historinë e ndërtimit të saj.
Ai bën patriotin e nacionalistin, dashnorin e autostradës që bashkon kombin, por dashnor i vonuar, dashnor pa zemer dhe nuk shkojnë këto parulla në Prishtinë. Sepse nuk harrohet kori socialist që çirrej pa pushim kundër autostradës dhe e çjerra e korit socialist nuk la të dëgjohej e të shihej mirë autostrada. I ka dëgjuar fort mirë Zoti Rama, por nuk ka begenisë të thotë asnjë gjysmë fjale kundër këtij kori e pro autostradës, as shenjën më të vogël nuk ka bërë që ky kor të heshtej, duke qenë dirigjent i socialistëve.
Ende sot e gjithë ditën, përjashto ç’ka shkruar në “Kurban” (sikur ka dashur të tingëllojë si “Kuran” ky titull), dhe çfarë tha në Prishtinë, nuk është shprehur, pa arrë në gojë, pro autostradës e kundër abuzimeve të mundshme në të. E kam ndjekur çdo deklarim të tij për këtë rrugë. Asnjëherë nuk ka qenë i ngrohtë e i qartë. Por gjithmonë jo pranues i saj, jo pohues i saj, mosdashës ndaj saj për të mos thënë urryes.
Me 11 prill 2009, para popullit të tij socialist të Kukësit, Rama tha : "Jam i lumtur qe po ndertohet rruga Durres - Kukes, e cila bashkon kombin me detet dhe malet, por mos harroni se kjo rruge eshte bere me taksat e shqiptareve, te cilet do t'i japin sihariqe kryeministrit Sali Berisha" Më tej Rama vijoi: “Me haraçin qe oborri kryeministror ka marre nga ky ndertim i rruges mund te ndertoheshin nga e para rruget e qarkut Kukesit, Hasit e Tropojes, mund te ndertoheshin kopshtet e te gjitha shkollat e cerdhet qe u duhen femijeve, qendrat shendetesore, ujesjellesat e kanalizimet qe u duhen qytetareve qe nuk kane uje per te pire e as per te vaditur token. Me haracin qe oborri kryeministror u ka marre shqiptareve per rrugen e kombit mund te ndertohej dhe rruga e "Arbrit", qe Sali Berisha e premton per te tretin vit radhazi.
Unë mendoj se kjo është e folur me arrë në gojë. Të bëjmë rrugicat e qarkut të Kukësit dhe udha e madhe e kombit theftë qafën, Kosova aty plastë. Pa ditur se edhe populli socialist i Kukësit, kur është pyetur nga vendas e të huaj, ka artikuluar gjithmonë veç një kërkesë : Udhën Durrës – Kukës – Prishtinë. Por duhet me pyetë pak edhe popullin e Kukësit sepse ai nuk i han arrat e paqëruara.
S’e pranoj që ne nuk kemi patur veshët në rregull, as sytë jo (se përndryshe do ta shihnim po të shkonte ta vizitonte ndonjë ditë autostradën në ndërtim e të falenderonte, në mos tjetër kënd, popullin e tij të majtë që punonte për ndërtimin e autostradës). (Populli i majtë i Ramës…Sa shumë popuj kemi…).
A është e mundur që pa lejën e tij të kenë folur e vjellë vrer kundër autostradës deputetë të Partisë Socialiste, nga ai soj deputetësh që dridhen para Ramës. E kuptoj se disa kanë bërë të zellshmin e trimin kundër autostradës për t’i hyrë në zemër Ramës. Disa kanë vjellë vrer kundër saj se e ndjejnë se ajo autostradë zmadhon atdheun dhe nuk e duan atdheun të zmadhuar.
Në qershor të 2009, deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, thotë se rruga Durrës-Kukës është një investim pa të ardhme, se nuk të çon asgjëkund, pasi, sipas tij, as pala kosovare nuk ka vullnetin dhe as projektin për të vazhduar ndërtimin e saj, sepse po planifikonte ndërtimin e autostradës drejt Shkupit. Sa shumë din deputeti i PS, Fatmir Toçi. Edhe punët e Kosovës i din mirë. Aferim i qoftë. Rama nuk besoj ta ketë dëgjuar këtë deklaratë të deputetit të tij.
Rama nuk ka dëgjuar as deputetin tjetër të Partisë Socialiste, Arben Isarajin, që thotë se fondet që po merr rruga Durrës – Kukës “… ia keni hequr ujësjellësit të Vlorës, ose të Leklit dhe i keni çuar andej. (Kjo “andej” i dashur lexues është rruga Durrës – Kukës – Morin, është Kosova, është veriu i Shqipërisë, që zoti Isaraj nuk ua përmend dot as emrin, ka alergji, neveri. Nuk don as emrin t’ia zërë me gojë zoti Isaraj luginës së Fanit, Rreshenit, Kalimashit, Kukesit, Kosoves, duke harruar krejt me dashje se sa shumë ka dhënë Vlora për Kosovën, të paktën në luftën e fundit që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa hyrë me thellë në histori… “Më pështyni mua në rast se ndërtohet kjo rrugë!”, thotë me sigurinë e një bastexhiu zoti Isaraj. E kush do të denjonte ta pështynte deputetin e Partisë Socialiste Arben Isarajin tani. Askush. Por autostrada u bë. U bë një vit para afatit të parashikuar. Ai i gjori mbase pret ndokënd që të shkojë e ta pështyjë.
As deputetin tjetër socialist, Erion Braçen, nuk e ka dëgjuar, z. Rama. As nuk i ka dhënë porosi a leje Braçes që të deklaronte apo ta cilësonte rrugën Durrës-Kukës si një investim që po privon shqiptarët nga zhvillimi i qyteteve dhe fshatrave të tyre, duke harruar krejt qëllimshëm se udha e kombit nuk privon zhvillimin por nxit e shpejton zhvillimin e shumë qyteteve e fshatrave të Shqipërisë…
“Të gjithë ata shqiptarë nga Durrësi në Jug, nga Fushë Kruja apo Peshkopia në veri, që pyesin përse punimet e hapura për rrugët në qytetet e tyre që kanë vite që qëndrojnë pezull, duhet të dinë se nuk ka më para, pasi ato të gjitha shkojnë tek fatura e Kalimash-Rrëshenit…”. Sa farëhedhës i mirë i farës urrejtje. Por nuk e ka dëgjuar Rama as këtë deklarim, me siguri që jo.
A është e mundur që një taborr përkrahësish të tij në media të nxinin faqe të pafund mediash kundër autostradës, kësaj vepre publike që tërhiqte aq shumë vemendje shqiptarësh e jo shqiptarësh.
Shkoi në Prishtinë me shitë “Kurbanin” për me rritë aksionet e tij në bursën e nacionalizmit. Kosova ka shërbyer gjithmonë edhe për këtë gjë për politikanët e Shqipërisë. Jam i sigurtë se të gjitha aksionet e nacionalizmit në Kosovë i ka Sali Berisha. Sepse ai tashmë ka bërë nacionalizëm me punë e vepër, ndërsa Rama synon me fjalë nacionalizmin.
Guri i madh i provës për patriot e nacionalist ishte udha e Kosovës. Plotësimi i nevojës më jetike të saj. Kompletimi i pavarësisë së saj. Atë e bëri Berisha. Duke plotësuar njëherësh edhe ëndrrën e Kosovës edhe hapjen e mundësive të mëdha për gjithë kombin shqiptar, lidhjen e tij me vende të shumta të përtej Kosovës.
Zoti Rama nuk u orientua drejt në këtë rast. Nuk e këshilluan drejt. Nuk e deshi autostradën gjatë gjithë kohës që ajo po ndërtohej. Nuk tha asnjë fjalë të mirë kurrë për të. Tani, pasi ajo u ndërtua, ai del dashnor i saj. Por është dashnor i vonuar i saj. As nuk begenisi të shkonte ta shihte së paku njëherë të vetme. Edhe kur udhëtonte për tek populli i tij socialist i Kukësit, ai udhëtonte nga rruga e vjetër. Se nuk e deshi se nuk e deshi autostradën, të cilën sot e don.
Ai nuk dëgjoi këshilla e nuk mësoi as nga Dritëro Agolli, edhe pse kanë deshirë ta quajnë patriark i socialistëve shqiptarë, i cili si askush nga mentarët e gjallë të letrave shqipe, u ngrit mbi stuhinë e thshethemeve të “luftës” kundër udhës së Kosovës dhe u shpreh se kjo udhë është shumë e dobishme dhe do të mbesë në historinë e vendit, për madhështinë e saj, për simbolikën dhe funksionin që ka si arteria kryesore e Shqipërisë me rëndësi të madhe kombëtare. Pas 20-30 vitesh nuk do të kujtohet njeri se sa ka kushtuar ajo kjo rrugë, thotë Dritëro Agolli, por vetëm do të mbahet mend koha kur është ndërtuar. Këto janë vepra të mëdha që mbetën në histori. Sepse kjo udhë nuk lidh vetëm Shqipërinë me Kosovën, por ajo lidh gjithë pjesën veriore të Ballkanit me jugun e tij.
Veç kësaj Dritëro Agolli e sheh këtë udhë edhe në këndvështrim tjetër. Rruga Durrës – Kukës, thotë poeti, do ta zhveshë “nudo” zonën ku ajo kalon. Për herë të parë, ata që do të kalojnë andej do të zbulojnë bukuri të rralla natyrore të vendit. Është si një poemë që ti e lexon në kilometrat që përshkon dhe në relievin e rrallë të kësaj zone. Në këtë mënyrë do të bëhet një promovim i madh i vendit por dhe i turizmit.
Por mbi të gjitha, thotë Agolli, që me këtë prononcim të tij u bë kalorës i parë ndër të mëdhenjtë e letrave tona, rruga e Kosovës ka një vlerë të madhe kombëtare se ajo lidh për herë të parë në mënyrë kaq të vrullshme dy pjesë të një kombi, të cilin, përveç kufijve, e kishte ndarë dhe infrastruktura e dobët rrugore. Agolli e quan këtë udhë vepër kombëtare.
* * *
Ideja e Udhës Durrës – Kukës – Prishtinë është e Ibrahim Rugovës, i cili në intervistën dhënë gazetës kroate “Nedeljna Dalmacija” të datës 22.07.1990, kërkon ndërtimin e udhës Durrës - Prishtinë, që t’u krijojë mundësinë shqiptarëve të Kosovës të mund të udhëtojnë qoftë edhe sikur “për një kafe në Shqipëri”. Kjo konsiderohet prej meje si fillimi i artikulimit publik të domosdosë për ndërtimin e udhës Durrës – Prishtinë, nga figurat drejtuese kryesore të shqiptarëve.
Me 1 shtator 1995, në një nga konferencat e tij të shtypit, Ibrahim Rugova tha:" Së shpejti do të bisedojmë me presidentin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, për fillimin e projektit për ndërtimin e autostradës në rrugën e vjetër Lezhë-Prizren-Prishtinë. Kjo, shtoi ai, është një arterie kryesore që tradicionalisht ka lidhur Kosovën me bregdetin. Realizimi i këtij projekti kërkon kohë, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe ardhmen". Atëhere mediat botërore edhe u çuditën edhe i dhanë vend kësaj deklarate, pasi ishte bash koha kur Kosova nuk mori atë pritshmëri që kërkonte nga Konferenca e Dejtonit dhe dukej sikur do të zhvlerësohej.
Në nëntorin e vitit 1996, po në një nga ato konferencat e tij, Ibrahim Rugova tha: “Kërkojmë fonde nga Bashkësia Europiane për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë”. Kaq tha. Asgjë më shumë. Gazetarët në Prishtinë ishin mësuar që Rugova të deklaronte qëndrimin kundër dhunës e represionit serb ndaj shqiptarëve, të bënte analizën e javës dhe ato ta raportonin nëpër mediat vendase dhe të huaja. Asnjë nga gazetarët nuk e raportoi këtë deklarim të Rugovës. Në mesditë redaktorët përgjegjëes të redaksive në Europë e Amerikë pyetën reporterët e tyre në Prishtinë se pse nuk ka raportime sot nga Prishtina. Gazetarët thanë se nuk ka ndodhur ndonjë gjë dhe as Kryetari (Rugova) nuk ka folur për dhunë, burgosje e represion. Ngulmimi i redaktorëve përgjegjës bëri që reporterët të tregojnë deklaratën e Rugovës që u bë lajm në Amerikë e në Europë se udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, i kërkon fonde bashkësisë europiane për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë.
Ku ishte atëhere zoti Rama? Ku ishte zoti Majko? Ndoshta kanë qenë duke ndihmuar përgatitjen e revolucionit të vonuar demokratik të Rexhep Qoses, i cili, edhe sot kur vjen në Shqipëri, udhëton nëpërmjet Maqedonisë (sot vjen me mjekër e jo si në vitin 1999 që rrojti mjekrën për të ardhë në Shqipëri, në vilën 31 të ish bllokut në Tiranë…), sepse nuk e don as ai autostradën Durrës – Prishtinë që bashkon kombin. Le të shkojë nga të dojë Qosja me tersllekun e vet, tehut të qoseve le të shkojë se nuk deshi të artikulojë asnjë fjalë miradie për autostradën që bashkon kombin, siç bëri Dritëro Agolli.
Në vitet kur Ibrahim Rugova kërkonte ndërtimin e udhës së Kosovës dhe ndërmerrte takime edhe në Tiranë për këtë gjë, me inicimin e presidentit Sali Berisha dhe pajtimin e presidentit të Kosovës, Rugova, qeveria e Kosovës me kryeministër Bujar Bukoshin ndau në bankën “Dardania” që ishte në Tiranë dy milionë marka gjermane për të bërë studimin e fizibilitetit të kësaj udhe. Qeveria Meksi inicoi grupet e punës për fillimin e punëve për udhën Durrës - Kukës. Në fillim të viti 1997 do të niste nga puna grupi i përbashkët i ekspertëve të Tiranës e të Prishtinës për rrugën. Por kish nisur më parë tashmë revolucioni i vonuar demokratik i Rexhep Qoses kundër demokracisë dhe “Çeçenisë” shqiptare që e përbënin veriorët në Shqipëri dhe shqiptarët në Kosovë.
Presidenti Rugova mori në vjeshtë të 1996, në Tiranë, nga Jemin Gjana, ish deputet i Kukësit në atë kohë, edhe dosjen me projekt idenë dhe hartën që ishte vizuar vija e kësaj udhe nga ushtria shqiptare në kohën e diktaturës, dokumente që ishin gjetë në arkivat e Kukësit. Në fund të vitit 1996, drejtori i bankës Dardania, Milazim Abazi, i kërkon deputetit të Kukësit, z. Gjana, dokumentet që ky i kishte dhënë presidentit Rugova, me qëllim që të fillonte lëvrimi i fondeve për studimin e fizibilitetit dhe projektin e rrugës Durrës - Kukës.
Më pas zotit Rama do t’i citoja ç’më ka thënë Charles Ëalsh, një amerikan mjaft i njohur në Tiranë, Drejtor i Qendrës Amerikane të Kulturës, pranë ambasadës amerikane, pra, një amerikan jo shitës qoftesh a banor nënurash në Tiranë, në një intervistë që i pata marrë në radio Kukësi, në fund të tetorit 1996, kur ai erdhi në atë qytet bashkë me z. Elez Biberaj, në atë kohë përgjegjës i seksionit shqiptar në radion “Zëri i Amerikës”. “Do të thoja se jetoni në pjesët më të bukura të Shqipërisë”, u shpreh Charles Ëalsh. “Unë besoj që në të ardhmen e Shqipërisë, me zhvillimin e ekonomisë, do të ketë autostradë. Ajo do të kalojë në Kukës. Do të bëjë lidhjen me ato pjesë të Kosovës me të cilat ju tashmë jeni të lidhur. Mendoj se kjo do të sjellë një ndryshim gjigand në dekadat që vijnë. Kështu që ju uroj fat”. Kaq tha Ëalsh në radio Kukësi për autostradën. S’besoj ta ketë mësuar nga z.Majko këtë ide.
Nuk u ndjeva mirë që Rama nuk ia dha meritat që i ka për këtë udhë Ibrahim Rugovës, si potencuesi i parë i ri i idesë së kësaj udhe të moçme, merita që ia ka dhënë Kosova se ia ka vënë autostradës emrin e tij. Ndaj dhe se si mu duk vizita dhe homazhet e Ramës pranë varrit të Ibrahim Rugovës. Mbase duhet një ndjesë Kosovës, të paktën nga faqja e tij e internetit Tëuter.
Nëse ende beson zoti Rama se udha e Kosovës është ide e Majkos, është e drejta e tij dhe e Majkos ta besojnë. Por sikur është tallje e madhe që i bëhet zotit Majko. Për hir të së vërtetës, kam pritur seriozisht se do të reagonte z. Majko e do të thoshte publikisht se kjo nuk është ide e tij, sepse Rama e pati shitë në Kukës në 11 prill 2009 këtë të pavërtetë dhe e përsëriti për herë të tretë këtë gjë, por tashmë në Prishtinë. Z. Majko nuk duhet të heshtë për këtë gjë edhe pse unë e kam nderuar dashamirësinë e tij për këtë udhë që bashkon kombin. Ai e ka historinë e tij të mirë, deshirën e tij të mirë për këtë autostradë, pas vitit 1999. Majko ka meritat e tij për këtë udhë. E ka dashur këtë udhë. Nuk ka nguruar t’ua pohojë edhe gazetarëve të huaj këtë gjë, kur kori socialist çirrej kundër autostradës që po ndërtohej. Majko, në pikun e luftës kundër udhës, është shprehur publikisht se kjo udhë nuk mund të ndalet. Ka folë pa leje të Ramës, natyrisht. Ai vuri taksën Majko dhe grumbulloi një shumë lekësh që vetëm për këtë udhë nuk u përdor. Ai kishte deshirën dhe vullnetin e mirë. Por aq shpatulla kishte. Ai filloi gërvishtjen e gjurmës së udhës në Rubik me trupat gjeniere të ushtrisë shqiptare, në 2.5 km, por nuk mund ta bënte atë udhë e cila së pari kërkonte vullnet të fortë politik, përkrahje të fortë politike, trimëri në ndeshje me kundështarët e ashpër të kësaj autostrade dhe dashuri të madhe e të panegocueshme për Kosovën.
Z. Majko ka ende aksione morale në Kosove dhe në gjithë rajonin nga kalon autostrada. Pas vizitës së tij të parë si Kryeministër në Kosovën e pas luftës, kur e takoi Rugovën dhe i tha President, i kam kushtuar një shkrim në “Bota Sot”. Ishte koha kur komunistët e Tiranës dhe të Prishtinës donin ta shqyenin Rugovën se u bënte hije në trimëri dhe qëndresë ndaj e anatemonin orë e çast në mediat qeveritare të Tiranës, të cilat ai i shpërfilli dhe refuzoi.
Z. Majko ishte ndër të parët shqiptarë që bëri krushqi të re me Kosovën e lirë, pas vitit 1999 (krushqitë me Kosvën ishin ndërprerë në vitin 1948 kur u mbyll kufiri) me Kosovën (martoi vëllain e tij me një vajzë prishtinase) dhe kjo është një vlerë për të sepse edhe ky gjest është pohim i dashurisë së tij për Kosovën, gjest që e dëshmoi në vizitën e tij të parë në Prishtinë si Kryeministër i Shqipërisë fill pas luftës së NATO-s për dëbimin e serbëve prej Kosove në vitin 1999.
* * *
Unë e falenderoj zotin Rama se më në fund nga Prishtina u bë aleat me mua dhe e lavdëroi autostradën. Anipse falenderoi vetëm pjesën që ka bërë Bektel & Enka dhe e quajti të standarteve europiane. Lavdëroi bash atë pjesë autostrade, që kalon “nëpër Mars”, siç shkruan miku i tij Fatos Lubonja në shkrimin me titull “Autostrada Rreshen – Mars – Kalimash”. Z Lubonja i duket shumë e keqe kjo udhë. Shumë e shëmtuar kjo pjesë autostrade. Z. Rama i duket e standarteve mirëfilli europiane. E falenderoj zotin Rama që është aleat me mua kundër shkrimit të Fatos Lubonjës të botuar në “Panorama”, me 7 korrik 2010 .
* * *
Nuk e kuptova lojën që bëri z. Rama me këtë pjesë autostrade të standarteve europiane që edhe e puth edhe e pështyn. Se gjithmonë zoti Rama nuk mungon të vërë një “por” në fund të fjalive të tij. Gjykon me kompetencë prej ekonomisti, juristi, hetuesi, prokurori, gjykatësi, avokat populli, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, etj., se në atë segment autostrade është vjedhur. Pra amerikanët dhe turqit kanë ndërtuar autostradën në standarte europiane por kanë vjedhur. Faik Konica, duket, për rastin Rama dhe rastet “Ramëra” duhet të ketë thënë në kohën e tij “Nuk thom se jeni shqiptarë të liq, por pse doni të gjykoni punëra që s’i dini”.
Ai e ka me vete Prokuroren e Përgjithshme sepse publikisht kanë mbrojtë njëri – tjetrin, ka raporte politike të pathyera me presidentin e vendit Bamir Topin, i cili qeveris gjykatat e vendit. Pse nuk hetojnë. Të hetojnë thellë. Shterrueshëm. Që të më bëjë edhe mua aleat po të më bindë se është vjedhë qoftë edhe një cent në këtë autostradë, aleat për të dënuar vjedhësin por jo për të penguar ndërtimin e autostradës.
Ndryshe, me “por”- e, nuk hakmerret dot ndaj Lulzim Bashës, i cili e mundi zotin Rama në betejën për ta bërë apo jo udhën e Kosovës, pasi Basha pati fatin dhe besimin e Kryeministrit Berisha të jetë dashnor i autostradës që në ngjizjen e saj. Edhe pse z. Rama nuk ia përmend as emrin Lulzim Bashës, dhe deshi ta burgoste për autostradën Durrës – Kukës, duke e akuzuar për shpërdorime fondesh e pabarazi në tenderat e autostradës, ky i fundit e mundi zotin Rama edhe në ndeshjen për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Dy me zero rezultatet e dy ndeshjeve Basha – Rama. Më duket se të gjitha mundjet dhe disfatat zotit Rama ia ka shkaktuar Udha e Kosovës… Por ai ende nuk e ka kuptuar, ndonëse udhëtimi i vonë për në Prishtinë për t’u shpallur dashnor i vonuar i autostradës, për t’u pajtuar me autostradën, ndërtuesit dhe përfituesit e saj, ndonëse me vonesë, mund t’i shërbejë dhe mund të jetë tregues se ai po vrapon pas trenit që i ka ikur shpesh. Por vetëm nëse do të jetë krejt i sinqertë dhe të flasë pa arrë në gojë mund ta zërë trenin. Vetëm nëse do ta rishkruajë programin politik të Partisë Socialiste dhe ti kushtojë vemendje Kosovës qoftë dhe një paragraf e jo 54 germa “Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës”, sepse kjo që është Brenda thonjëzave, nuk është as gjysmë fjalie. Dhe kjo është më shumë se fyerje ndaj Kosovës dhe ndaj socialistëve shqiptarë.
Sikur nuk më behet të besoj se një kompnai amerikane si Bekteli, lider në botë, të ketë ardhë me vjedhë në shpatet e tunelet e Kalimashit. Në atë segment të vështirë. Në ato punë e volume të cilat mund të maten e të kontrollohen edhe pas 50 vjetësh se aty janë. Po pse nuk thotë se mund të jetë vjedhë në segmentet e tjera që kanë ndërtuar kompanitë shqiptare apo të huaja të tjera. A mos është kryeqëllim me poshtrue kompaninë amerikane. Rujna zot. Se ky antiamerikanizmi u bë si modë. Jo se nuk vjedhin amerikanët jo. Por kjo punë më duket së është si ajo bosi e kujtuesi. Ai që bon vetë, ai që vjedh vetë, kujton se bëjnë të gjithë si ai, kujton se vjedhin të gjithë si ai.
U thotë të pranishmëve në Prishtinë, kur ato shfaqin dyshime se po vidhet atje, merreni me mend sa është vjedhë në Kalimash. Sipas atij ka dalë vjedhja për fushe, ka dalë kurvnia arës. A nuk ngjan pak si punë nxitje ngatërrese e nxitje mllefi kundër kësaj kompanisë amerikane Bektel & Enka. Ua mori fytyrën edhe në Prishtinë.
Thotë se autostrada në Kosovë është më e mirë dhe kushton më pak. Por nuk thotë (megjithëse edhe qorrat tashmë e dinë) se në Kosovë autostrada po bëhet nëpër fushë, gjithkund nëpër fushë, rrallë rrëzë ndonjë kodre të vogël, jo nëpër male, as përrenj e gryka lumenjsh, jo nëpër grykat e thepisura të Fanit, të Kalimashit, nuk po shpërthen male e shkëmbënj. Dhe normal, një kilometër autostradë në planetin Mars të Fatos Lubonjës, në Fanë, në Kalimash a Kukës, “me standarte europiane”, nuk mund të kushtojë sa një kilometër autostradë në rrafshinën e Kosovës. Rama sikur i hedh këto fjalë për të ngatërruar dynjanë, për të ngatërruar shqiptarët e Kosovës, për ti nxitur të ngrihen në protesta kundër autostradës, për të penguar ndërtimin e saj atje, kur nuk arriti ta pengojë në pjesën e Shqipërisë si dhe për të akuzuar Bektel & Enken. Edhe një i pa shkollë e pa kalem e din se nuk mund të kushtojë njëlloj një autostradë në malet e Shqipërisë sa mund të kushtojë një autostradë në fushat e Kosovës.
Një ditë mendon se do të vijë në pushtet dhe koha do të punojë për forcën e tij politike. Qysh në Prishtinë shtroi shinat e vjedhjeve të mundshme nesër kur të jetë në pushtet nëpërmjet ribërjes së udhëve të Shqipërisë sepse kjo qeveria aktuale, që së paku bëri udhët e atdheut, i paska bërë pa standarte dhe i ka vjedhur rrugët. Ai, në emër të ribërjes së të gjitha udhëve me standarte, vec asaj të Bektelit, përgatit rivjedhjen e tyre. Kështu e tha ai në Prishtinë. Kështu e lexova unë fjalën e tij.
Nga Flori Bruqi
Shqipëri/Kosovë, 25 dhjetor 2008
Komisioni Nismëtar i Shoqatës “Korridori i Shqiptarëve”, me drejtim të veprimtarisë së saj Rrugën Durrës-Prishtinë, njofton se më 26 janar 2009 do të mbajnë Kuvendin e saj të parë në Tiranë me pjesëmarrës inxhinierë, juristë, politikanë, gazetarë, historianë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Diaspora Shqiptare në botë.Në këtë kuvend do të ketë kumtime, përshëndetje, diskutime, do të ndahen mirënjohje dhe do të dilet me një Promemorie për Rrugën Durrës-Prishtinë. Shoqata, në muajin janar, do të botojnë me tematikë për Rrugën Durrës-Prishtinë librin e Rexhep Shahut “Rruga e jetës sime” dhe të Ramiz Lushajt “Kryqëzata mbi Rrugën Durrës-Prishtinë” si dhe do të fillojnë botimin e gazetës së përmuajshme “Korridori i Shqiptarëve”.Shoqata po i ngrenë degët e saj në të gjitha rrethet ku shtrihet autostrada Durrës-Prishtinë dhe në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë dhe mbetet e hapur për të gjithë projektuesit, ndërtuesit, kontribuuesit e miqtë e kësaj rruge-kryevepër e shekullit shqiptar, një nga mrekullitë e tokës, historisë e jetës shqiptare në breza.

.......
Pas shumë premtimeve të partive politike, në Shqipëri dhe në Kosovë, për këtë rrugë arterie kombëtare, që nga viti 2000 e deri më tash, nuk janë plotësuar, thuaja, fare, ose janë plotësuar pjesërisht, vetëm nga ana e Tiranës zyrtare, që janë zotuar se në mandatin e tyre do të filloj së ndërtuari ky projekt i shekullit për shqiptarët, i cili nuk shihet se do të nisë, përkundër premtimeve, edhe nga Prishtina zyrtare.
Partia Demokratike në Shqipëri, konkretisht kryetari i saj, Prof.dr. Sali Berisha, njëherit edhe kryeministër i shtetit shqiptar, në fushatën zgjedhore për vitin 2005, ka dalë me zotimin që prioritet i tij numër 1 të jetë ndërtimi i kësaj rruge.
Kështu, me fitoren e Partisë Demokratike dhe formimin e qeverisë z.Sali Berisha, pa vonuar shumë, filloj së ndërtuari ketë projekt madhor.
Të gjithë jemi në dijeni se për këtë rrugë ka pasur kërkesa edhe nga Qeveria e ish kryeministrit Pandeli Majko, kur edhe është formuar fondi për këtë rrugë, por, në fund, edhe pse nuk mungonte dëshira, ajo nuk u realizua.
Me shqetësime shumë të mëdha populli shqiptar në Kosovë, e, besoj, edhe në Shqipëri, është duke i përcjellë polemikat e fundit për këtë projekt, të ngritura nga partitë opozitare.
Është e pabesueshme dhe e habitshme pse kjo po ndodh në shtetin shqiptar. Po duket, se është sëmundje e të gjithë shqiptarëve, si brenda dhe jashtë kufirit zyrtar ndërshqiptar, që projektet e tilla madhore të etiketohen nga vet shqiptarët.
Ata që merren nga afër me politikat e infrastrukturës rrugore, e dinë se politikat ballkanike, jo që nuk kanë vullnet, por, kanë luftuar dhe nuk pushojnë së luftuar për mosndërtimin e kësaj rruge me interes kombëtar e rajonal, sidomos, me presionet e bëra në Bankën Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, se, kinse, kjo rrugë nuk ka arsyeshmëri ekonomike.
E dimë plotësisht dhe jemi shumë të vetëdijshëm se kjo nuk qëndron, sepse, arsyeshmëria ekonomike është shumë më e madhe sesa duket në shikim të parë, por, është kërkesë fare politike që të pengohet ndërtimi i kësaj autostrade.
E dimë, po ashtu, se nga kanë ardhur e vinë vazhdimisht pengesat dhe nga ç‘qendra ka ende kërkesa për ndërprerjen e realizimit të këtij projekti të “parëndësishëm”, me pamundësinë reale që të etiketohet dhe njolloset ky projekt madhor mbarënjerëzor.
Për ta ndaluar ndërtimin, nuk do të arrijnë me asnjë kusht, sepse, konkretisht, premijeri shqiptar Sali Berisha dhe Qeveria e tij i ka injoruar të gjitha ato kërkesa banale për këtë projekt madhor, të cilin, ndoshta, nga dëshira e madhe, e ka nisur i papërgatitur sa duhet, por, me një ngulmim shumë të madh që ka për ta realizuar.
Dihet se çdo projekt gjigant, i rëndësisë së veçantë kombëtare dhe ndërkombëtare, nëse nuk i ka të siguruar të gjitha mjetet financiare, që në fillim, dhe, më vonë, do të ketë dhe do të përballet me telashe, por, çdo punë që niset, edhe përfundon me sukses, sigurt, nëse ka vullnet vetë shteti dhe interesi i tij kombëtar.
Partitë opozitare, me ne krye Edvin Kristaq Rama në Shqipëri, janë bërë të bezdisshme, me deklarata të pamatura ditore, për njollosjen e tjetrit, ata që kanë për qëllim të pengojnë dhe janë në pamundësi reale të ndaljes së punimeve të këtij projekti madhor kombëtar.
Harrojnë vëllezërit opozitarë se projekti që sot e kritikojnë ata për çdo ditë, është bërë, pikërisht, nga qeveria e tyre.
Ajo që është e vërtetë, është se Projekti që e kanë bërë në atë kohë nuk është as Projekt ideor dhe as kryesor.
Ndër kompanitë që sot punojnë në realizimin e këtij Projekti madhor kombëtar, ka edhe sosh nga Kosova, të cilat tashmë janë bindur në realitetin e Projektit, si të tillë.
Paramasat dhe parallogaritë mund të lëvizin edhe qind për qind. Normalisht, kur lëvizin sasitë dhe vëllimi i punës, atëherë, pashmangshëm, lëvizin edhe çmimet. Prandaj, duke u nisur prej logjikës së Projektit, mos do të thotë kjo se duhet të ndërpritet edhe rruga, pasi që asnjë kompani nuk është e gatshme të investoj nga shpenzimet vetanake.
Zgjedhja është bërë shumë e mirë. Sasitë e kryera reale, të cilat pranohen nga mbikëqyrësit, që, për fatin e mirë, janë ndërkombëtar, dhe shumë profesional, paguhen sipas çmimeve të aplikimit në tender. Këtu, nuk ka asgjë të keqe, rruga duhet të kryhet me cilësi dhe me kualitetin më të lartë, të mundshëm, sipas të gjitha standardeve evropiane dhe botërore, të cilat, në këtë rast, edhe janë duke u aplikuar në aksin e autostradës Durrës–Morinë.
Opozita në Shqipëri ka bërë gabim të pamenduar dhe të pagdhendur kur në agjendën e saj ka përfshirë këtë aks të projektit tonë kombëtar,për ta njollosur politikisht, sepse, po të kishte qasje të drejtë, do i angazhonte ekspertët e vet, me bollëk, në këtë fushë, në Shqipëri, për t’i dhënë vërejtjet teknike të projektit, dhe, vetëm atëherë kishin me qenë të besueshëm, për popullin shqiptar në të dy anët e kufirit artificial që i ndanë.
Por, shumë për të keq, opozita ka zgjedhur rrugën e keqe, që përmes një zëdhënësi, pakashumë, kalama, të cilit i ka dhënë detyrë që për çdo ditë të dal në konferenca për shtyp, para mediave dhe opinionit shqiptar, ku, thënë realisht, nuk mund t’i shikojmë, por, në shenjë pakënaqësie, vetëm mund t’i ndërrojmë kanalet mediatike, për të mos dëgjuar më marri të tilla “shqiptare”.
Nëse opozita do të jetë e besueshme dhe e sinqertë për popullin shqiptar, mund të vë në spikamë probleme tjera, ku mund të fokusohet hiç pa frikë, siç është energjetika, papunësia më e madhe në rajon, varfëria sociale e qytetarëve shqiptarë, menaxhimi i situatave të ujërave të zeza, për ta mbrojtur detin nga ndotja, që çdo vit i kërcënohet prej tyre, eliminimi i të cilit problem do shtonte numrin e turistëve të huaj e vendorë, sidomos, pas lëshimit të autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë.
Për këto probleme, secili shqiptar ka mundësi të apeloj, e, të kërkoj nga politika shqiptare, për ta përmbyllur me thënien mahnitëse të popullit shqiptar: “Poshtërsia, kurdo që të ndalet, është nder!”.
Për ndërtimin e autostradës, situata është më e rëndë në Kosovë. Derisa, në Shqipëri, u ngrit një lider që tha: “Unë do e ndërtoj këtë rrugë dhe të gjitha përgjegjësitë do i marrë unë!”. E, fatkeqësisht, në Kosovë, sot, nuk kemi një lider që do t’i dilte zot ndërtimit të autostradës Morinë-Mërdar.
Përpjekje, ka pasur dhe ka vazhduar të ketë, për ndërtimin e kësaj rruge, arterie shqiptare, sidomos, me dhënien e detyrave projektuese Kompanisë së njohur gjermane, dhe, siç e dimë, ato kanë përfunduar tashmë, dhe ka kohë që asgjë nuk është prezantuar për opinionin. Arsyetime ka pasur, se kjo punë nuk mund të fillojë deri me zgjedhjen e statutit të Kosovës, etj., etj.
Zotërinjtë e Ministrisë së Transportit, kanë mundur të punojnë gjatë kësaj periudhe në prezantimin e këtij projekti, me kërkesën këmbëngulëse para Kuvendit të Kosovës, që sa më parë të fillojë eksplorimi e tokave,etj.
Projekti ka shumë mangësi, sepse, nuk është i përfshirë i gjithë aksi rrugor i autostradës. Normalisht, shqiptarët e Kosovës i kanë marrë me papërgjegjësi shqetësimet e Bankës Botërore për arsyeshmërinë ekonomike dhe kanë rënë në grackë. Dihet se Banka Botërore, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, është përpjekur të mos e realizoj këtë projekt.
Dihet botërisht se kush është në krye të Bankës Botërore për Evropën Jug-Lindore. Dihet se interesat e kujt i mbron udhëheqësja e asaj Banke për Rajonin. Politika e Kosovës është dashur që ta bëjë komplet Projektin e autostradës Morinë-Mërdar, pa sugjerime, sepse, ky projekt mund të realizohet vetëm me koncesione e të interesuara janë shumë kompani vendore dhe ndërkombëtare. Sepse, nga buxheti i Kosovës mund të investohet, pjesërisht, sipas mundësisë, rruga Elez-Han - Prishtinë, Prishtinë – Mitrovicë,Prishtinë – Pejë, etj.
Është për të ardhur keq që ky Projekt s’e ka parë ditën kurrë, por, është mbyllur në sirtarët dhe kasafortat e Ministrisë, e, për të, është dashur të dëgjohet zëri i ekspertëve, që janë të mjaftueshëm për Ndërtimin e Ulët, në Kosovë. Është dashur të dëgjohet zëri i shoqërive civile, i firmave dhe kompanive që merren me Ndërtimin e Ulët, në Kosovë, që janë në numër të konsiderueshëm dhe kanë staf profesional, si dhe pajisje të mjaftueshme, dhe, në bashkëpunim me kompanitë evropiane, mund t’i dalin zot këtij Projekti madhor shqiptar.
Është e kuptueshme se klasa politike në Kosovë e pat guximin e duhur politik, që në agjendën e saj ta vë këtë Projekt prioritar kombëtar. Dhashtë zoti, pa marrë parasysh se kush fiton në këto zgjidhje, me formimin e Qeverisë së re dhe Kuvendit të ri, ta kenë detyrë prioritare zgjedhjen e pavarësisë së Kosovës, dhe, ta marrin me seriozitet ndërtimin e kësaj autostrade, ku ka dhe lypset shumë për të punuar, si në projekt, të cilit mund t’i ndërrohet edhe tarraca, e, po ashtu, edhe në eksplorimin e tokave dhe përcaktimin e tyre të saktë, që, Kosova, me buxhetin e saj, t’i fillojë vet disa km, ndërsa, pjesën tjetër, duhet të përcaktohet që ta japë me koncesion. Asgjë të keqe nuk ka,pasi që të gjitha shtetet e zhvilluara të botës, si Italia, Greqia, etj. janë ndërtuar dhe zhvilluar me koncesion. Për ta realizuar këtë, kërkohet përkushtim, guxim dhe vullnet politik.
Lideri, shqiptar i Kosovës,z.Fatmir Limaj fillojë ta realizojë këtë projekt, në Kosovë, i cili i ka të gjitha meritat si ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës , që sot i ka z. Sali Berisha në Shqipëri.
Secili, duhet të përgatitet se do të ballafaqohet me kritika të ashpra të opozitës shqiptare, që do t’i ketë në Kuvend, në emër të korrupsionit , keqpërdorimeve, keqmenaxhimit, etj.
Por, që, të gjitha këto bëhen nga xhelozia, sesi i ra fati që x lideri ta ndërtojë këtë Projekt madhor shqiptar, sepse, edhe ne jemi shqiptarë dhe kemi të njëjtin mentalitet, sikurse po ndodh edhe në Shqipëri,se duhet të etiketohet çdo projekt madhor.
Zoti u ndihmoftë të gjithë atyre që kontribuojnë në këtë drejtim, sepse, definitivisht, Kosova dhe populli i saj shqiptar shkëputet nga e keqja, e, biznesi do të ketë ngritje të dukshme, sidomos, me produktet që importohen, gjë që mundësohet nga portet shqiptare, pasi që dihet që çdo mall që vjen me anije është 20% më i lirë sesa mallrat që transportohen nëpër rrugë tokësore. Ajo që është më e rëndësishme për ne, është që të krijohen kushtet që mallrat ushqimore, të cilat nuk prodhohen në Kosovë, e, të cilat importohen, të importohen nga vendet perëndimore përmes rrugëve detare, që të mos ballafaqohemi nesër me ndonjë sëmundje që mund të vije si pasojë e pamendësisë dhe papërgjegjësisë sonë, që më e keqja që mund t’i vijë këtij populli, është, jo nga lufta, që besoj se ka përfunduar, por, nga ushqimi dhe prodhimet e dyshimta ushqimore. Kjo është strategjia që duhet ta ndjekë Kosova dhe populli i saj dhe këtë e mundëson përfundimi i autostradës kaq shumë të përfolur edhe një spijun proserb me emrin Isa Mulaj nga Prishtina:
Me gjithë faktin se tashme ka filluar ndërtimi i autostradës, Vërmicë- Merdarë, financimi i saj, mbetet çështje diskutabile dhe e pasigurt, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Ndryshe, sipas zyrtarëve qeveritarë, ndërtimi i autostradës do të kushtojë 700 milionë euro, ndërkaq mjetet është thënë se do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, nga kreditë e jashtme, donacionet dhe nga shitja e ndërmarrjeve publike, siç është Korporata Energjetike e Kosovës dhe Post- Telekomi i Kosovës.
Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, pohon se idetë për financimin e autostradës janë të paqëndrueshme, dhe kjo paqëndrueshmëri, sipas tij, krijon paqartësi dhe vonesa në realizimin e projektit.
“Ta zëmë ideja e parë, për financimin e autostradës më paratë e buxhetit të Kosovës është e pamundshme, qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave është duke u përballur më kërkesa gjithnjë në rritje, të sektorit civil për rritje pagave dhe mëditje".
"Do të thotë buxheti i Kosovës, nuk ka mundësi që ti mbulojë shpenzimet administrative dhe kapitale të brendshme, dhe jo të mendoi që të ndajë mjete për financimin e autostradës”, tha Gashi
Edhe Isa Mulaj, nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike, pohon se financimi i projektit nuk është real, meqenëse përmban shumë të panjohura dhe pasiguri. Ai thotë se për ndërtimin e autostradës, buxheti i Kosovës, për këtë vit ka ndarë një shumë prej 50 milionë eurosh, gjë që, sipas tij, përfaqëson vetëm 7.1 për qind të fondit fillestar, që kërkohet për realizimin e projekti.
“Nëse këtë vit janë ndarë 50 milion euro, edhe dy vite tjera, mund të ndahen edhe nga 50 milion euro tw tjera, që do të thotë 150 milion euro në tërësi. Atëherë, pyetja lind se nga do të vijnë edhe 550 milion euro të tjera”, shprehet Mulaj.
Si mundësi tjetër për financimin e autostradës, përmenden donacionet. Por, Naim Gashi, pohon se asnjë nga donatorët kryesorë të Kosovës, në Konferencën e Donatorëve, nuk e kanë pohuar as më të voglën mundësi për të dhënë donacione.
“Në konferencën e donatorëve në Bruksel, vitin e kaluar, asnjë nga donatorët, as Shtete e Bashkuara, as Komisioni Evropian dhe as vendet mike të Kosovë nuk kanë shprehur gatishmëri për financimin e autostradës Morinë- Merdarë".
"Ka pas disa sinjale që mund të gjenden mjetet për financimin e autostradës Prishtinë- Shkup, mirëpo Vërmicë- Merdarë, absolutisht asnjë donatorë ndërkombëtar deri më sot nuk ka shprehur gatishmëri, do të thotë ky konstatim është i paqëndrueshëm” tha Gashi
Ndryshe, ekspertët pohojnë se edhe ideja për marrjen e kredive të buta nga institucionet financiare është e vështirë dhe mund të realizohet vetëm pjesërisht.
Marrja eventuale e kredive, sipas tyre do të rrisë koston e autostradës.
Sidoqoftë, përgjegjëse për ndërtimin e autostradës është kompania amerikano-turke, “Bechtel& Enka”, ndërsa përfundimi I saj pritet të ndodh gjatë tre vjetëve të ardhshme.
Lexoni:
http://www.telegrafi.com/lajme/autostrada-anti-kombetare-anti-rajonale-anti-evropiane-dhe-e-cintegrimit-shqiptar-26-2445.html
http://www.evropaelire.org/content/article/1982583.html
http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/10326

Autostrada Shqiperi – Kosove do te behet se shpejti me pagese. Rruga e kombit 60 km e gjatë, Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës, që lidh Shqipërinë me Kosovën, u kushtoi taksapaguesve shqiptarë rreth 800 milionë euro.
Vetëm për tunelin, rreth 6 km i gjatë, janë shpenzuar nga buxheti i shqiptarëve afro 280 milionë euro.
Autostrada Shqiperi – Kosove me pagese
Shpenzimet e larta për rrugën goditën buxhetin në 2009, kur borxhi kapërceu pranë 59 për qindëshit, ndërsa deficiti buxhetor arriti në atë vit me rreth 7 për qind. Ishin shpenzimet e kësaj rruge, e cila la pezull projektet e tjera, ndërsa firmat shqiptare vijojnë të mbajnë radhë te thesari për të marrë paratë e faturave të palikuiduara prej dy vitesh.
Meqë rruga kushtoi shumë, për shkak edhe të standardeve të vendosura nga amerikanët e “Bechtel”, tashmë lind nevoja e mirëmbajtjes së saj, e cila kërkon të paktën 10 milionë dollarë në vit, kosto e cila ngarkohet kryesisht për shkak të tunelit, ndër më të gjatët në Ballkan.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi zyrtarizoi dje projektin e fshehtë të qeverisë: vendosjen e taksës 5 euro për çdo mjet që kalon te tuneli. Dhënia e rrugës me koncesion, nga Miloti, deri në Kalimash, është projekt i iniciuar në fillim të vitit 2011, ndërsa në janar dhe shkurt të këtij viti, ministria organizoi tenderin për shoqërinë private që do të mirëmbajë rrugën nga të ardhurat e krijuara nga taksat.
“Do të përzgjidhet kompania që do të ofrojë tarifën më të ulët, që sipas tij do të jetë në kufirin e 5 eurove”, u shpreh dje ministri. Në garë janë pesë kompani, të njohura në fushën e ndërtimit dhe koncesioneve, ku spikat kompania gjermane që menaxhon prej vitit 2005, aeroportin e vetëm ndërkombëtar, “Nënë Tereza”. Duke pasur parasysh tarifat prej 5 euro për makinat dhe ndoshta 7 për maunet, dhe me mesataren e mjeteve që kalojnë në ditë, qeveria mund të mbledhë vetëm nga tuneli rreth 13 milionë euro në vit, e ardhur kjo që del më pak se 10 për qind e normës së amortizimit në një vit, pasi tuneli ka kushtuar rreth 280 milionë euro. Sa i takon mesatares së mjeteve të transportit rrugor, ministri Sokol Olldashi thotë se, “nga studimet rezulton një trafik prej 12 000 mjetesh në verë dhe 4000 në dimër, pra mesatarisht 7500 mjete”. Sipas tij, kemi një rrugë që përdoret 5 herë më shumë nga sa parashikonin projektuesit.
Sakaq, ministri firmosi dje një marrëveshje me homologun kosovar, sa i takon njohjes së patentave. Sipas paktit, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë në Shqipëri me automjetet e tyre me patentat që disponojnë, pa pasur nevojë për pajisje me patentë ndërkombëtare dhe anasjelltas. Të dy ministrat u shprehën optimistë se rruga e kombit dhe marrëveshja për patentat do të nxisë më shumë lëvizjet mes dy shteteve, sidomos në sezonin turistik.