Në teorinë e sotme të letërsisë janë të
njohur tri terma për një disiplinë,
respektivisht për degën e shkencës mbi vargun. Një nga këta është termi prozodi, një term i moçëm me origjinë
greke, i cili lidhej me një pjesë të gramatikës në të cilën është studiuar
theksi (akcenti), gjegjësisht
gjatësia dhe shkurtësia e vargjeve. Më vonë kjo fjalë merr një kuptim tjetër
dhe njihet me emrin shkenca mbi vargjet, e cila ka pasur për detyrë “t’i
harmonizojë fjalët me muzikën, ose muzikën me fjalët”, kur vjersha filloi të
krijohet e pavarur nga kori dhe bëhet krijim i pavarur artistik. Në këtë kohë
prozodia merrej me studimin e rrokjeve të gjata dhe të shkurtra dhe u quajt
versifikacion kuantitativ (sasior). Por, kur kuantiteti i
rrokjeve nuk ndikon në përbërjen e vargut, por si masë merret theksi (akcenti),
dmth. rrokjet e theksuara dhe të patheksuara, të cilat i japin vargut ritmin
dhe melodinë, prozodia zëvendësohet me fjalën versifikacion, ku si bazë nuk
merret më kuantiteti i rrokjeve, por kualiteti (cilësia)(theksimi ose
mostheksimi), andaj përmenden termat prozodi kualitative ose versifikacion
kualitativ. Ndërkaq në teori
është i njohur edhe termi metrikë, i cili në teorinë
bashkëkohore mbi vargun, ka kuptime të ndryshme: te disa popuj metrika
konsierohet si shkencë e përgjithshme mbi vargun, kurse diku me këtë term
përfshihet vetëm studimi metrik kuantitativ i vargut, ndërsa me versifikacionin
kualitativ të vargut merret versifikacioni. Sido që të jetë, termi metrikë
përdoret kur janë në pyetje vargjet klsike, gjegjësisht vargjet kuantitative,
kurse termi versifikacion konsiderohet si disiplinë e cila merret me vargjet e
poezisë bashkëkohore.
Sistemi
i vjershërimit antik
Shkenca
e sotme mbi vargun, duke u mbështetur në
gjatësinë e rrokjeve dhe të theksit, njeh tri sisteme të versifikacionit: sistemin
metrik, silabik dhe sistemin silabik-tonik.
Sistemi metrik
(ndryshe njihet si versifikacion kuantitaiv – sasior, antik, muzikor,
shqiptimor) – është përdorur në letërsinë antike greke dhe romake. Si mbështje
ky sistem ka pasur këngëtimin.Vargjet në poezinë antike ose janë kënduar ose
janë shqiptuar me përcjellje të ndonjë instrumenti muzikor, me ç’rast disa rrokje
janë shqiptuar më gjatë, kurse të tjerat më shkurt. Ligjet e ritmit poetik janë
përputhur me ligjet e ritmit të veprave muzikore. Gjatësia më e shkurtër e
shqiptimit të një rrokjeje quhej mora (koha e harxhuar për t’u
shqiptuar (ose kënduar) rrokja më e shkurtër. Disa mora të bashkuara formonin
njësinë ritmike-melodike – taktin, i cili në versifikacioni antik
quhej këmbë. Në një morë në këmbë bie theksi ritmik. Disa këmbë, të
cilat së bashku formojnë frazën ritmike – melodike, sajojnë njësinë ritmike – vargun. Disa vargje, të lidhura në një cikël,
i cili përsëritet në vjershë, formojnë strofën ose kupletin.
Rrokjet në gjuhën antike ndaheshin në
rrokje të gjata dhe rrokje të shkurtra. Rrokja e gjatë quhej arza
(gr. ārsis – ngritje) dhe
shënohej me shenjën (_) që quhej makron
(gr. makrón – gjatë), kurse
rrokja e shkurtër quhej teza (gr.thèsis - zbritje)
dhe shënohej me shenjën (u). Ekzistojnë
edhe rrokje të pacaktuara dhe të përgjithshme, të cilat, sipas nevojës, mund të
jenë të gjata ose të shkurtra dhe shënohen me shenjën (u). Rrokja e gjatë zgjaste dy mora, kurse
rrojket e shkurtra një morë. Sipas numrit të rrokjeve të gjata dhe të shkurtra
caktoheshin këmbët, që në metrikën antike kishte afër 30 këmbë. Prej tyre do të
përmendim vetëm ato këmbë emërtimi i të cilave përdoret edhe në versifikacionin
e sotëm:
piriku
u u (dy rrokje të shkurtra)
trokeu -
u (një rrokje e gjatë dhe një e
shkurtër)
jambi u - (një rrokje e shkurtër dhe një e
gjatë)
spondeu - - (dy rrokje të gjata)
daktili - u u (një rrokje gjatë dy
të shkurtra)
amfibraku u – u ( një rrokje e shkurtër, një e
gjatë dhe një e shkurtër)
anapesti
u u - (dy rrokje të shkurtra dhe një e gjatë),
etj.
Në
çdo këmbë binte theksi ritmik i cili quhej iktus dhe shënohej me shenjën (/). Iktusi zakonisht binte në rrokjen e
parë të gjatë të këmbës. Këmba në metrin klasik ka qenë ashtu siç është rrokja
në në metrikën moderne. Sipas numrit dhe llojit të këmbëve përcaktohej lloji i
vargut, kurse sipas numrit dhe llojit të vargut përcaktohej strofa. Vargu më i
njohur dhe më i përhapur në letërsinë antike ka qenë heksametri (varg
gjashtëkëmbësh, pesë nga të cilët janë daktilik – u u, kurse e gjashta, e
fundit është trokaik – u ). Me një
varg të tillë janë shkruar poemat e njohura të Homerit “Iliada” dhe “Odisea”
dhe “Eneida”
e Virgjilit. Skema metrike e heksametrit është:
-uu/
-uu/ -uu/-uu/ - uu/ -u
Përveç heksametrit në poezinë antike
është përdorur edhe pentametri, i cili përbëhej nga katër daktilë dhe nga dy rrokje
të gjata njëra prej këmbës së dytë, përpara çezurës dhe tjetra në fund. Skema e
tij është:
-uu/ -uu// -uu/
-uu/ -.
Pentametri ndahet nga pauza – çezura
në dy gjysmëvargje, secili prej të cilëve përbëhet nga dy daktilë dhe një
rrokje të gjatë Pentametri disa herë
kombinohet me heksametrin, duke krijuar kështu dyvargëshin elegjiak. Nga lidhja
e vargjeve në tërësi më të mëdha, ndërtoheshin strofat (gr. strophe –
qarkullim, lëvizje) (në fillim kishte kuptimin e lëvizjes në valle, kurse më
vonë merr kuptimin e fjalëve që këndoheshin gjatë valles). Strofat më të
njohura antike janë strofa alkeje (sipas poetit të vjetër grek Alkeut (600
v.p.e.s.; bashkëkohës i Safos; strofa alkeje përbëhej prej katër vargjesh (dy
të parat njësoj, kurse dy të dytat të ndryshme) dhe strofa safike (sipas
poeteshës së njohur greke nga ishulli Lezbo (rreth vitit 600 p.e.s), strofa
safike përbëhet prej katër vargjsh, ku tri të parat janë njëmbëdhjetërrokësh,
kurse i fundit me pesë rrokje).
Në
botën antike poetët nuk i lexonin , por i këndornin vargjet e tyre, poeti ishte
njëkohësisht edhe këngëtar. Instrumenti me të cilin këngëtari i përcillte
vargjet e tij quhej lyra prej nga
vjen edhe emri lirikë. Letërsia antike ka ndikuar shumë në letërsitë e
mëvonshme e sidomos në teorinë bashkëkohore të vargut. Nga kjo në vargëzimin e
vendeve evropiane janë ruajtur emrat e këmbëve të metrikës antike si, jambi,
trokeu, daktili, amfibraku, anapesti etj.
Vargëzimi silabik – në mesjetë, kur
gjuha latine pushon së ekzistuari si gjuhë e gjallë, kur gjatësia dhe
shkurtësia e rrokjeve filloi të humbet, atëherë si masë ritmike filloi të
merret nunumri i rrokjeve në një varg. Kështu lindi sistemi silabik (lat.
syllaba- rrokje). Sipas numrit të
rrokjeve dallohen edhe tipat e vargjeve: katërrrokëshi, pesërrokëshi,
gjashtërrokëshi, tetërrokëshi,nëntërrokëshi,dhjetërrokëshi,njëmbëdhjetërrokëshi,dymbëdhjetërrokëshi,trembëdhjetërrokëshi,katërmbëdhjetërrokëshi,pesëmbëdhjetërrokës-hi,
gjshtëmbëdhjetërrokëshi. Sistemi silabik, në të cilin vargjet formohen nga një
numër i caktuar rrokjesh dhe nga një numër i caktuar thesash ritmikë, përdoret
edhe në vargjet shqip, pastaj në ato italiane, franceze etj. Nga kjo del se
numri i rrokjeve është ai që përcakton edhe tiparin e një vargu she sipas
numrit të rrokjeve marrin edhe emrat e tyre. Secili nga këto lloje vargjesh ka
strukturën e tij të veçantë që vërehet nga vendi i çezurës dhe vendi i rrokjes
së theksuar.
Vargëzimi silabiko–tonik(akcentor) –
zotëron në
letërsitë gjermanike, në gjuhën gjermane dhe angleze, ku si masë ritmike merret
renditja e theksit në varg si një lloj mase ritmike. Në fillim kjo renditje
përafërsisht ishte e lirë, por nga shekulli XII vërehet një tendencë që në një
varg të theksohen të gjitha rrokjet joçift, ose të gjitha rrokjet çift, ose të
gjitha rrokjet në mes dhe në fund të vargut etj. Në shekullin XVII dhe XVIII te
shumica e popujve evropianë tashmë qe ndërtuar vagënimi tonik, i cili kryesisht
e përvetësoi sistemin metrik të vargënimit, por gjatësinë dhe shkurtësinë e
rrokjeve e zëvendësoi me theksueshmërinë dhe jothekss-ueshmërinë e rrokjeve,
duke i ruajtur me këtë rast emërtimet (termat) nga vargënimi antik (trokeu,
jambi, daktili etj.). Kështu trokeu tash
ishte këmbë në të cilën rrokja e parë ishte e theksuar (-), kurse e dyta e patheksuar (u),
pavarësisht se rrokja e theksuar ishte e gjatë ose e shkurtër ose ndoshta
rrokja e patheksuar ka qenë e gjatë. Sikundër që vargënimi tonik lindi nga
vargënimi silabik dhe sikundër që te shumica e popujve për ruajtjen e ritmit
është marrë edhe parimi silabik edhe ai tonik, sistemi i tillë i vargënimit u
quajt silabiko-tonik. Vargënimi i pastër tonik u shfaq në lloje të veçanta të
vargjeve, në të ashtuquajturat vargje tonike ose akcentore, i cili në mënyrë të
veçantë u zhvillua në të fund XIX dhe në fillim të shekullit XX. Në këtë varg
është normuar vetëm numri i rrokjeve të theksuara, kurse i atyre të
patheksuarve midis dy të theksuarave ka mundur të ndryshojë.
Vargu (gr.stikhos – rend, lloj) – paraqet renditjen e një togu fjalësh me një numër të
caktuar rrokjesh dhe theksash ritmikë, të cilat i lexojmë me një masë dhe temp
të unifikuar. Vargun e karakterizojnë: uniformiteti ose përsëritja e disa
elementeve në distancë të njëjtë, në shumicën e rasteve numri i njëjtë i
rrokjeve në çdo varg, ndërrimi i drejtë i rrokjeve të theksuara dhe të
patheksuara, harmonia tingullore (rima) në fund të vargjeve etj. Pavarësisht
nga sistemi vargëzimit, çdo popull poezinë e tij e shkruan në vargje. Për
dallim nga proza, në varg vendimtar është rendi i fjalëve, zgjedhja e tyre dhe
përsëritja e drejtë e disa shprehjeve. Kështu, vargu, me elementet e tij shumë
qartë dallon nga proza. Sot si shenjë kryesore e të folurit poetik konsiderohet
ritmi, organizimin e veçantë të
tërësive tingullore dhe kuptimore, duke mos lejuar as ndryshimin më të vogël në
renditjen dhe zgjedhjen e fjalëve, organizim i cili është vendosur rreptësisht
edhe në organizim sintaksor të tekstit është përpunuar ndryshe nga proza.
Përkundër kësaj ritmi i fjalisë prozaike nuk është i përcaktuar aq rreptë si
ritmi vargut. Vargu është një formë e veçantë e shprehjes së ndjenjave. Ai
është njësi themelore poetike, i cili krijohet nga bashkimi i disa fjalëve me
një numër të caktuar rrokjesh të
organizuara midis tyre sipas ritmit të caktuar. Nga numri i rrokjeve e merr
emrin edhe vargu dhe rrokja shërben si material për ndërtimin e tij.
Ritmi
në varg paraqet parimin e organizimit të të gjitha veçorive të tij. Në ritëm
janë të domosdoshme përsëritjet periodike, por këto s’janë të vetmet përsëritje
të drejta të rrokjeve të theksuar ose të patheksuara ose të vargjeve me gjatësi të njëjtë. Zgjedhja e
fjalëve dhe përcaktimi i tyre i menduar nuk është ritmikisht neutral. Vetëm në
kontekstin e tërë vjershës organizohen në ritm, dmth. në ritmin poetik,
elementet e veçanta të vargut: jo sipas rregullave të ngulitura, por me
zgjidhjen krijuese të tensionit midis traditës dhe normës, pra të përjetimit
poetik. Pra, si faktorë të organizimit ritmik janë zgjedhja e fjalëve, renditja
e veçantë e tyre, përsëritja, figurat e tjera poetike si dhe mbarështrimi
poetik i vargjeve. Të gjitha këto elemente bashkohen në një unitet me kuptimin
e fjalëve, me asociacionin që ato nxisin te lexuesi. Prandaj analiza se si janë
organizuar vargjet është e pandarë nga analiza e elementeve të tjera
strukturore të tyre, pra nga domethënia
e tyre.
Theksi
është veçori tjetër e vargut. Derisa në sistemin e vjetër kuantitativ
(sasior) të vagënimit ritmi i vargut përcaktohej nga rrokjet e gjata dhe të
shkurtra, në sistemin e vargëzimit kuantitativ (cilësor) ritmi caktohet nga
rrokjet e theksuara dhe të patheksuara. Meqë sistemi kryesor i vargënimit shqip
është rrokjesor (silabik), sasia e rrokjeve është ajo që përcakton edhe llojin
e ritmit, vendet e theksave ritmikë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe vetë ritmin.
Kështu, varësisht nga sasia e rrokjeve ndryshon edhe ritmi i një vargu nga një
varg tjetër. Dallojmë theksin tonik dhe ritmik. Theksi tonik është theksi që i
jep tonin fjalës dhe bie mbi një zanore. Çdo fjalë në gjuhën shqipe ka theksin
e vet, i cili bie mbi një rrokje të caktuar të fjalës. Rrokja mbi të cilën bie
theksi, quhet rrokje e theksuar. Sipas vendit ku ndodhet rrokja e theksuar,
fjalët ndahen në fjalë fundore(oksitone ),
(që theksohen në rrokjen e fundit): liri,
atdhe, burrëri, trimëri; fjalë
parafundore (paraoksitone, që theksohen në rrokjen e parafundit): lule, male, shoku, paqë; fjalë
tejparafundore (proparaoksitone, fjalë që theksohen në dy rrokjet e
parafundit të fjalës): hekura, lepuri,
fushave, këngëve etj. Përveç theksit tonik që e hasim në fjalë të ndryshme,
kemi edhe theksin ritmi që e hasim
brenda vargut në një, dy a më shumë rrokje të tij. Ashtu siç kemi fjalë
fundore, parafundore dhe teparafundore, asht kemi edhe vargje
fundore, parafundore dhe tejparafundore.
Shqipërinë e mori turku
i vu zjarr!
Shqipëtar, mos rri, po duku
shqipëtar!
(Çajupi, Shqipëtar)
Që na msuen me kap mauzerin
kush talianen, kush malherin
e me i kall barot armikut
me trimni e shpirt çeliku
(Këngë popullore)
E thoshit:
“Shtigje të mëdha do të çajnë
të tjera nga baballarëve!
dhe ikëm nga shtëpitë partizanë
dhe ikëm larg pas komisarëve.
(Dritëro Agolli, Baballarët)
Kur fjala mbaron me theks fundor,
rrokja njëhësohet për dy rrokje më shumë dhe vargu quhet mashkullor (shembulli
1); kur vargu mbaron me theks parafundor numri i rrokjeve nuk merret as më
shumë, as më pak, por aq sa është dhe
vargu quhet femëror (shembulli 2); kur vargu mbaron me theks tejparafundor,
sado rrokje të ketë pas theksit ritmik, ato të gjitha numërohen si një rrokje
dhe vargu quhet daktilik (shembulli 3).
Sipas
numrit të rrokjeve dallojmë vargje çift dhe vargje tek. Meqë tipi mbizotërues i
fjalës shqipe është prej dy rrokjesh dhe me theks parafundor, edhe llojet
kryesore të vargjeve shqipe kanë qenë me numër çift rrokjesh.
Vargjet që përdoren në metrikën shqipe
mund të ndahen në tri lloje: vargje
popullore, vargje të huazuar dhe
të krijuara nga poetët tanë.