Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/07/08

LLOJET E SHPREHJES GAZETARESKE



                       
            Lloj themelor i shprehjes gazetareske është lajmi. Përmes tij publiku lamërohet se ku, kur dhe pse ka ndodhur diçka ose dikush ka qenë i pranishëm. Lajmi me shumë hollësi dhe me të dhëna të sakta quhet komunikatë (informatë). Kur përmes bisedës me ndonjë personalitet të njohur nga jeta shoqërore (ekonomia, arsimi, kultura, sporti, politika) njoftohet publiku mbi mendimet dhe qëndrimet e atij personaliteti, njoftimi i tillë quhet intervistë.
            Njoftimi interesant dhe i figurshëm i publikut mbi ndonjë ngjarje, të njohur për individët ose shoqatat, klubet dhe të manifestimeve të tjera të organizuara (turnetë, ekspozitat, olimpiadat e të tjera, quhet reportazh. Ky lloj gazetaresk, për shkak të gjuhës së tij poetike dhe mënyrës së prezantimit, i afrohet letërsisë artistike. Nëse lajmëruesi gazetaresk i dërgon redakcisë së tij nga ndonjë vend tjetër, ose nga ndonjë shtet tjetër çfarëdolloj forme të shkrimit gazetaresk, atëherë kjo quhet korrespondencë. 

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...