2013-11-13

UTOPIA LETRARE

Në botim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, doli nga shtypi libri më i ri i akademikut kosovar “Utopia letrare”. Libri “Utopia letrare” trajton letërsinë shqipe duke e krahasuar me letërsi të tjera të qarkut kulturor evropian dhe lidhet me librat e mëparshëm të autorit Bioletra (2000), Tematologjia (2005) e Albanizma (2009), duke kërkuar udhën e kanonizimit të Poetikës historike shqipe.Siç njofton autori, në pjesën e parë të librit trajtohen Utopia letrare e Distopia letrare, të paraqitura në prerje historike, në diskutime teorike e në analizat formale të idesë utopike e të diskursit utopik: duke u parë fenomeni nga tharmi elementar deri në zhvillimin e ndërliqshëm formal nga traktati social te forma e romanit. Kërkimi synon ta njohë fenomenin duke interpretuar vepra konkrete, në nivel idesh e strukturash.

Hamiti ka bërë të ditur se trajtimi nis me Atlantidën e Platonit e vijon me Utopinë e Tomas Morit, Qytetin e Diellit të Kampanelës e Atlantidën e Re të Bejkënit, për të theksuar nyjat e mendimit utopik e të formës utopike në kulturën evropiane. Në korpusin e letërsisë shqipe preket thelbi i utopizmit, për t’u trajtuar veprat “Bagëti e Bujqësia” e Naim Frashërit, “Shqipëria” e Sami Frashërit, “Frati i pashallarëve” e Zef Pllumit.

Ky lexim relacional jep mundësi që fenomeni të shihet në qenësinë e tij, pa marrë parasysh diferencat e shfaqjes në kultura nacionale. Prandaj, konstantat utopike letrare e përtej letrare, në kohë e kultura të ndryshme, theksojnë pika të përbashkëta: Utopia, Ujdhesa, Qyteti, Prona, Njeriu, Egaliteti, Pushteti, Ndryshimi; por të gjitha të vendosura në një Vend që nuk ekziston (utopi) dhe në një kohë të panjohur (ukroni). Zhvendosjet, në , kanë të bëjnë me ikjen nga realja për të kërkuar idealen.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...