Nga Christopher Hitchens
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa u ngritën kundër Serbisë. A mund të ngrihen edhe kundër Koresë së Veriut dhe Iranit?
Vendimi mbresëlënës i javës së kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë – për të hedhur poshtë pretendimin e parashtruar nga Serbia se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 ishte e paligjshme – kryesisht është injoruar ose është raportuar e zbukuruar me alarme të rreme për ndarje hipotetike në të ardhmen.
Pasi lejon një precedent të tillë u ankuan shumica, pse duhet ndaluar atëherë, le të themi, ndarjen e Katalonisë? Kjo linjë e të menduarit është dy herë e gabuar.
Sa për fillim, nuk ekziston asnjë gjasë aktuale ose teorike nën të cilën Kosova do të duhej të vazhdonte të jetë e sunduar nga Beogradi, e lëre më të konsiderohet si pjesë e Serbisë. Në rend të parë, traktatet ndërkombëtare që fillimisht njohën Kosovën si pjesë përbërëse të Jugosllavisë ndikuan në këtë gjë: Ajo ishte anëtare e një federate më të gjerë pas 1918-s dhe jo një segment i vetëm i një krahine të saj. (Për hollësi ligjore lidhur me këtë dallim të rëndësishëm konsultoni librin e Noel Malcolmit “Kosova: Një histori e shkurtër”). Madje edhe komunistët e stilit të vjetër jugosllav i garantuan Kosovës statusin e një rajoni autonom në Kushtetutën e tyre të vitit 1974. Ishte krim i madh – njëri prej shumë krimeve të mëdha – i ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq, se i anuloi të dyja këto marrëveshje të mëparshme. Pothuajse menjëherë pasi që mori pushtetin më 1989, ai shfuqizoi autonominë e Kosovës dhe vazhdoi me shkatërrimin e të gjithë Federatës Jugosllave me një përpjekje të çmendur dhe gjenocidale për të vënë në jetë “Serbinë e Madhe”. Pavarësia e Kosovës paraqet aktin përmbyllës të kësaj skeme të ligë dhe të çmendur. Shumica shqiptare nuk do të pranonte më një vendosje të re nën sovranitetin serb, ashtu siç Polonia do të dëshironte ta fuste veten me Rusinë apo Gjermaninë.
E sa i përket çështjes së “precedentit”, term ky që në mënyrë të vazhdueshme dhe hipotetike përdoret nga Rusia dhe Kina, shumëkush detyrohet të pyesë: “Çfarë precedenti?”
Moska dhe Pekini ishin mbrojtësit dhe armatuesit e Milosheviqit, derisa ai synonte të sillte një lloj etofashizmi në Evropë, dhe të dyja këto kanë minoritete të shumta përbrenda kufijve të vet apo pretendime territoriale kundër fqinjëve të afërt. A do të ndryshonte vërtet qëndrimi i tyre karshi Tibetit apo Gjeorgjisë nëse GJND-ja do të kishte marrë ndonjë lloj vendimi për to? Pyetja është vetë përgjigjja. Është mjaft qesharake që të dyja regjimet pretendojnë sikur i kushtojnë vëmendje së drejtës ndërkombëtare.
Çfarë ndodh pastaj me Kataloninë dhe rajonin bask, Quebecun dhe Skocinë? Këto janë çështje tejet antike dhe komplekse, me asnjërën prej tyre që ka ndonjë të përbashkët me historinë e fundit në Ballkan. Përvoja duket të na ketë mësuar se kombet brenda shteteve më të mëdha nuk e nisin rrugën e ndarjes aq lehtësisht. Sikur Spanja apo Kanadaja apo Mbretëria e Bashkuar t’i trajtonin minoritetet e tyre vetëm me dhunë dhe fanatizëm dhe me përbuzjen me të cilën Serbia shtypi Kosovën, atëherë do të ishte më se e mjaftueshme për historinë e katalonasve dhe baskëve, quebekëve dhe skocezëve, që të sugjerojnë se do të rebeloheshin në mënyrë të pandalshme deri tash.
Çfarë duket se “e frenon” këtë nacionalizëm, të paktën në rastet evropiane, është thirrja e vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin më të gjerë Evropian, që kërkon nga shtetet anëtare të respektojnë kombet më të vogla dhe rajonet e largëta. Dhe kjo mundësi tashmë i është ofruar si Serbisë ashtu edhe Kosovës, në mënyrën që për to nuk ka qenë e mundur derisa regjimi i Milosheviqit po shkelte çdo parim të njohur të ligjit. Ndërkohë ideja e katalonasve dhe skocezëve për të kërkuar pavarësi me të përdorur sloganin “Kujtoni Kosovën”, është tejet e çuditshme.
Përveç ndarjes paqësore dhe të pakontestueshme të çekëve dhe sllovakëve në fillim të viteve ‘90 (po ashtu në përputhje me kornizat e integrimit potencial evropian), në historinë e fundit më kujtohen vetëm dy “ndarje” të tilla në atë që mund të quhet tokë evropiane. Të dyja ishin të bazuara krejtësisht në mashtrime dhe ishin të paligjshme. Rasti i parë ishte ai i krijimit të një shteti vetëm për turq në territorin e Qipros më 1983, dhe i dyti ai i shpalljes së shtetit vetëm për serbë në territorin e Bosnjës një dekadë më vonë. Asnjëri prej tyre nuk ishte assesi vepër e banorëve: Të dyja ishin mundësuar vetëm përmes pushtimeve dhe okupimeve me trupa. Asnjëra kurrë nuk ka siguruar, apo kurrë nuk do të sigurojë njohje ndërkombëtare. Kaq për sa i përket “precedentit”.
Nuk ka nevojë të romantizohet shteti i Kosovës. Të paktën për dy aspekte ai ka vërtet nevojë për vëmendje reale dhe kritike: për politikat e vendit karshi enklavës me shumicë serbe në qytetin e Mitrovicës dhe për qëndrimet karshi arkitekturave fetare dhe kombëtare serbe që ende qëndrojnë në vend. Mirëpo komuniteti ndërkombëtar është në një pozitë dukshëm më të mirë për të mbrojtur dhe negociuar këto çështje sesa çdo fantazi për rikthimin e “sovranitetit” serb.
Ne humbim diçka të rëndësishme në rast se harrojmë Kosovën dhe ngjarjet e tmerrshme që shtynë në vetëvendosje rreth 2 milionë banorët e saj. Të deprivuar për një kohë të gjatë nga të drejtat madje themelore kombëtare dhe njerëzore, të futur nën kërcënimin e armëve në trena deportues dhe të kërcënuar me vrasje masive, këta njerëz ishin shpëtuar me vonesë nga një intervenim, i cili tha, dukshëm qartë dhe thjeshtë, se ekzistojnë kufij përtej të cilëve ligjet nuk mund të shkelen më.
Nuk ka naftë në Kosovë. Interesat shtetërore të Izraelit nuk janë të përfshira. Nuk kishte vota për t’u përfituar; është e kundërta, në fakt. Pjesa më e madhe e popullatës së viktimizuar ishte dhe është myslimane. Mënyra më pak turpëruese për ta parafrazuar këtë është që të thuhet se nderi i amerikanëve dhe i evropianëve është ruajtur me nguti dhe kërcënimi i tmerrshëm që i kanosej paqes së rajonit është eliminuar. Shumë serbë të guximshëm dhe parimorë kishin arsye të mira ta arsyetojnë këtë me pretendimet se rreziqet dhe sulmi ndaj vendit tyre, po ashtu, ishin zhdukur në këtë proces.
Kjo ishte atëherë. Tash duket si e pamatur të spekulohet se sa larg një regjim i kuq mund të shkojë dhe ta ndiejë veten imun ndaj masave ndëshkimore apo pasojave. Konfliktet në Irak dhe në Afganistan kanë zbehur dhe zhdukur besimin tek ne. Diktatorët në Iran dhe në Korenë Veriore e ndiejnë këtë gjë dhe e sfidojnë, dhe shpesh gjejnë vetëm lëmsh. Dhe sikurse edhe në rastin e Kosovës atëherë dhe tash, mund të llogarisin në Rusinë dhe Kinën për sigurimin e mbrojtjes dhe arsyetimit.