Në
muajin Maj , nga data
24 / V / deri më 29 / V / 2008, familja SHEHU,
Engjëllusha
me Namikun bënë
një vizitë familiare, respekti, miqësie, kortezie , shoqërore
dhe turistike në Italinë tonë fqinjë, tek populli
mikpritës, i lashtë, artdashës dhe i kulturuar Italian, me
ftesë të kushurinjëve ,të familjes shqipëtare Milova , të Blerinës dhe të Fatmirit,
me banim prej 17 vjetësh në qytetin antik, mjaft simpatike dhe pikturesk të Mantovës.
Kjo vizitë
dhe ky udhëtim na shtonte kurreshtjen ,gëzimin dhe na
jepte një kënaqësi të veçantë dhe
të shumëfishtë,sepse bashkohej
me dashamirësinë dhe me mikpritjen
vëllazërore që na bënë
dhe që ne gjetëm përpara tre
ditësh tek familja e Flori Bruqit dhe tek miqtë
tanë atje , kur ne ishim në Kosovë, si
dhe me kujtimin e kahëhershëm të vizitës së Namikut , kur ai shkoi 15 vjetë më
pare në Itali, me
dragetin“La Viking” sëbashkë
me prof. B. Prezën më dt.
27 / IX / 1993 , ku morrën pjesë
në konferencën e tretë ndërkombëtare
të kardioneurologjisë që
mbahej në Pavia, të drejtuar nga
Prof. Italo Richichi dhe
ku
Namiku atje mbajti
referatin në gjuhën italiane “mbi shpeshtësinë e hipertensionit arterial në rrethin e Beratit “
Në Berat , në
shtëpinë tonë rreth ores 8.30 minuta të dt.
24 / V / ,bëhemi gati për nisje, për
të shkuar në Itali. Për të
na përciell kishin arrdhur njerëzit tanë, Shpresa Shehu, Valbona Doko, Fatbardha Tabaku,
Zeniu ,krushqia Znj. Natasha
me Z. Alush Hasanbelliun, si dhe
fqinjët. Mbas një përshëndeteje
familiare , nisemi për në
Tiranë, të shoqëruar nga Z. Alush Hasanbelliu. Rrugës
në të dale
të Lushnjes , ndalojmë për
të ngrenë mëngjes tek “
Blerimi” , që është një lokal lluksos i ndërtuar
në kodër në një
vend pikturesk. Lokali
aty ishte kthyer në një mjedis
dasme , ku bëhej ceremonia e një
çifti që
martohej dhe lokali ishte shtruar për
dasmorët.. Mbas një xhirimi
me kamer të ambjentit ceremonial
për t’a patur si kujtim, nisemi.
Në të
dalë të Lushnjes ,takohemi me Pëllumbin , me
kushuririn e Alushut , në dyqanin e
tij. Më tutje në bar-restaurantin “ Pirro” çlodhemi
dhe hamë mëngjes. Pastaj vazhdojmë
rrugën për në aeroportin e Rinasit
“ Nënë Tereza “ dhe në
orën 11.30 arrijmë në
aeroport, i cili tashmë ka ndryshuar rrënjësisht dhe është modernizuar. Atje në
një vend mjaft të rëhatshëm çlodhemi
dhe pimë pije freskuese
dhe nga një kafe.
Më pas vemi tek sporteli
i biletarisë “ Bele-air “, dhe morrëm
dokumetat, por paguam edhe mjaft
para 300 Euro, për plaçkat, që
na u
duke me të vërtetë si
një “ grabitje “ sepse në sportelin
e biletarisë Alitalia , që ishte po aty pranë
na thane se pagohej më pak
për bagazhin.
Ne ndahemi
dhe përshëndetemi me Z.
Alush dhe vemi për
të hipur në avion.
Nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit “ Nënë Tereza “ , Engjëllushja
dhe unë , nisemi rreth ores 12.50 minuta me
aeroplanin “ Belle-air “. Aeroplani
kishte një kapacitet mezatar,
me rreth 110 pasagjerë. Ne
zumë vend në rrjeshtin e nëntë.
Githësejtë ishim 30 veta.
Stuerdeset ishin shqiptare dhe
na servirën pije e
biskota. Udhëtimi ishte i qetë dhe zgjati rreth 1.40 minuta .Ne mbrritëm
në aeroportin e Veronës
më 14. 30 minuta. Në aeroport kishte
hyrje të ndryshme. Për shqipëtarët ishte
caktuar posaçërisht hyrje e veçantë
se bëhej kontrolli më i imtë. Në këtë hyrje , unë dhe
Engjëllushja hymë si gabimisht,
mbasi nuk ishte e nevojshme ,sepse ne
kishim pashaportë amerikane dhe
kjo na kushtoi mbi
një orë vonesë
Më pas kalojmë në
kontrollin e zakonshëm dhe futemi
në sallon bashkë
me plaçkat..
Në sallon
takojmë njerëzit tanë
që po na prisnin , Blertën
dhe Fatmirin, me të
cilët vemi në bar-bufe ulemi për t’u
çlodhur dhe pimë
nga një freskuese. Më pas sistemohemi
rëhatshëm në makinën e
familjes Milova dhe udhëtojmë
nëpër qytetin e Veronës për të
shkuar në Mantova , në shtëpinë
e mikpritësve. Mbasi rregullojmë valixhet në
magazinën e familjes
në katin e pare, shkojmë në
shtëpi , ku pritemi me dashuri nga motra e Engjëllushes
, nga Haxhireja dhe
nga fëmijtë Ergi
dhe Barbara dhe
të gjithë sëbashku mbas një shplodhje
dhe rehatimi drekohemi me
gatimet e shijshme të amvises dhe më pas me kafe
ekspres.
“ Pamje
familiare në shtëpinë Milova në Mantova. “
Pas një
pushimi çlodhës , Fatmiri me dashamirësi më propozon për të bërë një shetitje nëpër
qytetin e Mantovës dhe unë e pranova ofertën me qef dhe me kënaqësi
Mbasdite rreth ores 5.30 minuta, nisemi nga shtëpia
e familjes Milova me makinë, Fatmiri dhe unë për të parë , soditur edhe për t’a njohur Mantovën, megjithse
ajo si qytet mbetet akoma si një
legjendë dhe si
një histori e mveshur me njëfarë misteri; por historitë e
vjetra të saj mund të
përputhen edhe me realitetin. Mantova probabilisht
është themeleuar nga Etruskët,
që kishin zbritur në
Itali 3000 vet më parë
nga Anadolli, apo nga Lidia siç përmend Herodoti
, (cituar nga Piazza) të cilët patën pushtuar
pjesën më të madhe të Rrafshirës
Po. Më pas qyteti u zaptua nga Galët. Ndërsa mbas
fitores së Casttegios, ajo ra
nën sundimin e Romës. Poeti i famshëm Virgjili
, i dërguar në Romë, ishte krenar për origjinën e tij, që
kish lindur disa km. larg Mantovës.
Në ferrin e Dantes thuhet
se: qyteti është
themeluar nga i shenjti Manto. Ndërsa në Sh. e III
Mantova u invadua
nga barbarët, kurse në Sh. e VIII ra
nën sundimin e Lombardisë dhe më pas kaloi nën pushtetin e Matilda
Canossës. Mbas vdekjes së saj
më1115, qyteti u bë Komunë e lire. Më pas ndaj përpjekjeve të imperatorit
roman Frederik Barbarosa, për
të vendos kontrollin imperial, lindi
rebelimi midis familjeve rivale për
pushtet.. Më 1328 Bonacolsi , i
cili ishte bërë lord i pare
i Mantovës më 1273, u
rrëzua dhe u përzu nga Luigj Gonzaga, i cili ishte
emruar si Zv./ imperial dhe zotrimi
i
kësaj familje arriti të zgjas deri më 1707.
Në 1432
Gianfrancesko Gonzaga u bë markez i
Mantovës.
Vlenë për t’u përmendur edhe një fakt , për të
evidentuar rëndësinë që kishte qyteti i
Mantovës në Sh.XV . Më 01 / VI / 1459, në këtë
qytet u mbajtë kongresi ndërkombëtar, me nxitjen e Papa Piut II, në të cilën morrën pjesë një numër i
konsiderueshëm sundimtarësh kryesorë
të Europës, i cili shpalli
organizimin e një ekspedite ndërkombëtare – kryqëzatën- ,kundër perandorisë Osmane. Ndërsa
gjatë viteve 1444 dhe 1478, nën
udhëheqien e Ludovikut të II Gonzaga, qyteti u bë
një nga qendrat më të lulzuara të kulturës renesante, nësajtë presences në Mantova edhe të
artistit Leon Battista Alberti . Nga
viti viti 1587 –1612, nën dukën Vicenzo, dukata e tij arriti zenithin e sukseseve artistike dhe u bë një qendër kryesore autonome. Ndërsa gjatë
vitieve 1627 – 28 koleksione të tëra arti, u
shpërndanë nga të gjitha anët. Një
pjesë u dërguan në Angli dhe pjesa
më madhe , nën kujdesin e një pune të
mire nga komisioni i artit
nën kryesinë e familjes Gonzaga,
u rujtën në muzeumet e botës.
Në
vitin 1707, kur të gjithë
pasuesit e familjes Gonzagës kishin vdekur, pereandoria Austriake, përzuri edhe dukën e
fundit, i cili e
rrënoi pallatin e Dukës me të gjitha
paisjet që kishte.
Mantova nën sundimin e perandorisë Austriake , u kthye në një
qytet- kështjellë, në një pararoi
të Vjenës në tokën italiane. Në 1785
qyteti ju bashkua
dukes së Milanit ,i okupuar nga
Napolon Bonaparti në 1797, që
ju kthye Austrisë më 1999-1801, por
pastaj u
bë kryeqyteti i departamentit
të Mincios të Napolonit nga 1801 deri 1815
ku u zhvillua një kulture
imperiale franceze. Më pas
qyteti ra nën sundimin
e familjeve Hapsburgut , që e fortifikuan
dhe e bënë një kuarter militar
austriak të famshëm. Më 1866 Mantova u okupua nga trupat e Piedmontit dhe u aneksua
nga mbretëria e Italisë. Në këtë periudhë Mantova humbi rolin kyç dhe
të rëndësishëm që kishte në kohën
e Austrisë dhe tani kishte
vështirësi të madhe për t’u lidhur
edhe me
hekurudhë me qytetet, me Modenën dhe
me Veronën. Mantova në luftën e pare
botërore u shpallë zone
lufte dhe u kthye në shesh
luftimi, ku u mbush me plotë
ushtarë dhe me kazerma ushtarake.
Më 1980 Mantova
filloi të marrë
veten. Të rifitoi vlerat e veta të mëparshme. Të zhvilloi një aktivitet kultural të saj.
Të rivendos punën e vet
prestigjoze në art dhe
në arkitektur. Të organizoi
gjerësisht ngjarjet dhe
evenimentet e llojeve të ndryshme
për t’a sjellë dhe afruar qytetin në
kufi të njejtë me kulturën
italiane dhe ndërkombëtare.
Mantova
është një qytet i lashtë, me një
popullsi prej 54.800 veta; me
pallate të shumta
të skalitura me arkitekturë elegante . Me
muze që mbartë historinë antike të qytetit dhe të personaliteteve që e
nderuan . Me mjaft kisha që mbajnë në vetvete artin e lulzimt romak
të shprehur në
kishën famoze Basilica Sant’ Andrea. Me theatro dhe
ndërtesa publike të shumta që shprehin
dhe reflektojnë progresin
dhe kulturën e këtij qyteti dhe të popullit të vet.
Mantova është qytet thesar i artit ndërshekuj, i kulturës
së kultivuar,i gastronomisë, i
shijes së të
bukurës dhe vizitori
i huaj e spikat dhe e zbulon hijeshinë e këtij qyteti, bije në dashuri
me pamjen e pare dhe e admiron
kur largohet prej tij.
Krahina
e Mantovës ka një sipërfaqe prej 2238
km., me një territor fushor prej 92 % dhe në
veri ndodhet kodra Morenike. Ajo laget nga liqeni
Garda
i Veronës dhe nga katër liqene të tij liqeni superior,
media , inferior dhe nga liqeni Paiolo, të formuar dikur nga
devijimi i lumit Mincio. Mantova është kthyer në një
ishull të gjerë, i mbrojtur
nga të
katër anët me liqene dhe
fortifikime. . Në provincën e
Mantovës rrjedhin 7
lumnjë që i bejnë mjaft
pjellore fushat e saj. Ato
vaditen nga lumi Po, Mincio, Chiese, Oglio,
Secekia, Tiene dhe Tartaro. Provinca ka
drejtim agrikulture, por ka të
zhvilluar dhe disa degë
industriale si atë të tekstileve, metalurgjinë e zezë, të
hekurit etj.
Mbasdite,nisemi nga
shtëpia e familjes Milova me makinë, duke e përshkuam rrugën –urë të Legnagos, që kalon
përmes liqenit Superior dhe
media dhe futemi në
qëndrën e Mantovës, mbasi e lëmë makinën në një parking nën tokë. Më pas vazhdojmë
rrugën në kembë, për në sheshin
Sordello , (Piazza di Sardello ), që në mesjetë
ishte një shesh i vogël , i rrrethuar me mure , me shtëpi ,me
rrugica dhe nga një shesh katedral shumë i vogël. Në vitin 1115 sheshi
u shtri më në
periferi. Ndërsa në vitin 1370, ai u zgjerua
edhe më shumë ,gati me pamjen siç e
ka dhe sot, duke u bërë qendër rezidente e familjes Gonzagës dhe po në
këtë periudhë sheshit për
nder të poetit të
Mantovës Sordello , ju vu
emri “ Sheshi Sordello “ .
Ky shesh
është nga më kryesorët e qytetit
si për nga zotrimi
i hapsirës, nga vendndodhja e
ndërtesave me të rëndësishme të
drejtuesëve të qytetit , si dhe
nga rëndësia që zë
në historinë e
zhvillimit të qytetit.. Në ball të sheshit qëndron Duomo di San Pietro, që është një
ndërtesë historike mjaft e bukur. Në veri është katedralia e Mantovës.. Në lindje
ngrihet ndërtesa e Magna Domus dhe pallati
Kapitano, të
vendosur mbi Civitas Vetus ,që pëbëjnë qendrën e
parë të ndërtimit të Mantovës , të
ndërtuar nga familja Bonacolsi , që edhe i
përkisnin asaj. Në të djathtë ngrihet vigan
pallati i Dukës
dhe në jugë është
ndërtesa e ashtuquajtur Voltone di san
Pietro. Ndërsa në perendim
janë pallatet e peshkopit ,Ubertt, Castilionit dhe të Acerbit.
Pallati madhështor i
dukes, që përbën
një kompleks të përgjithshëm
mjaft të madh, është quajtur edhe pallati i Gonzagës. Ai përfshinë një
sere bloqe godinash , të datuara
në periudha kohore të ndryshme ndërtimi, që zgjasin
prej Sh. XIII deri në Sh. XVII, dhe duket se
një qytet i tërë është futur
brenda qytetit, në një
sipërfaqe tre hektarësh , ku ndodhen të
rradhitura 15 hapsira
të mbyllura : oborre,
sheshe, kopështe , si dhe 500 dhoma ,
shumica e të cilëve nuk janë
të hapura për vizitorët. Pallati praktikisht është abandonuar
qysh në vitin
1900 dhe vetëm në disa
vende është bërë restaurimi. Familja Gonzaga që u fuqizua në vitin1328, i rikonstruktoi shtëpitë
e Bonacolsit dhe
krijoi një srukturë urbane arkitektoriale të konkretizuar
me formën e quajtur Corte Vechio . Në fund të Sh. XIV Bartolino
Novara ndërtoi
kështjellën San Giorgios për të mbrojtur liqenët dhe për të shërbyer si një force
mbështetëse e familjes Gonzaga. Në
të n jejtën periudhë u zgjerua edhe
sheshi i vjetër i katedrales, i cili ndihmoi
për t’u zgjeruar edhe më shumë sheshin Sordello. Në fillim të Sh.XV rreth vitit 1432, Gonzaga u njoh
zyrtarih si markez i qytetit.
Fatmiri mbasi më njohur
me pallatet për rreth
sheshit të Sordellos, u ndal tek
pallati i dukës dhe më
propozoi që sëbashku
të futemi brenda në
thellësi për rreth pallatit, për të pare më mirë ndërtesat dhe oborret
prapa pallatit. dhe për të shuar edhe kurreshtjen.
Më pas rrugën
e vazhdojmë mbas sheshit të sordellos,
për të shikuar më tej sheshet e vogëla , të rrethuara
djathtas nga dyqane të shumta, ku ekspozoheshin mallra të ndryshme, tekstile elegante, dhe sende të tjera kosmetike. Kurse majtas ngriheshin rradhazi ndërtesa të
bukura shumë katëshe. Në vazhdim
ne futemi tek sheshi i madh Mantegno , ku në
fillim soditëm një shfaqie
që jepte në hyrje
të sheshit djathtas, një grup artistësh si nga shteti Indiana të Sh,B.A...Neve na bëri
përshtypje veshja mjaft karakteristike e
tyre dhe qëndruam për t’i
pare Më pas na tërhoqi edhe loja mjaft
elegante e shoqëruar me një muzikë shumë melodioze, që
të ngjallte kurreshtje. Pastaj shetitëm nëpër shesh, ku kishte mjaft poupull dhe
vizitorë të huaj. Përshtypje na
bënë godinat shumëkatëshe, të
skalitura me stile të
shumëllojshme, që u jepshin atyre pamje shumë
zbavitëse dhe që zbukuronin vendin
në mënyrë të
hijshme. Në ball të sheshit ngrihej madhështore një
ndërtesë religioze e
madhe dhe e gjerë, Basilica Sant ‘Andrea, që është nga më e madhja në Mantova, por edhe
nga më të njohurat e kishave renesante të Italisë, se jo vetë nga
që ishte projektuar prej artistit të
madh Leon Battista Alberti, por ishte si një origjinale
e kompleksit tradicional të një
shtëpie relike të gjakut të
Krishtit të sjellë në Mantova nga
Longenus. Përpara
kishës nëpër shkallët e saj rrinin
ulur dhe qëndronin
në kembë plotë njerës , ndoshta
në shënjë respekti apo si një zakoni
i vjetër. Kurioziteti, nami dhe pamja
e kishës na shtytën mua dhe Fatmirin të hynim dhe ta shikonim nga brenda kishën se ishte
e lejueshme për të gjithë. Përshtypja qysh në hyrje ishte mjaft
emocionante. Të binte në sy një kishë
me një hapësirë mjaft
të madhe si
në gjerësi dhe
sidomos në gjatësi, në dallim me të gjithë kishat e tjera që kishim pare
kudo ,si në Shqipëri
dhe në SHBA. Në kishë mbretëronte qetësia , ndërsa
besimtarët qëndronin të ulur dhe dukeshin sikur ishin pak
nga salla tepër e madhe
e kishës.. Ata luteshin dhe
dëgjonin në heshtje zërin e priftit që jepte meshën. Ne
mbasi soditëm me kënaqësi paraqitjen
madhështore të kishës,
fotografitë e shumta
të Krishtit , si dhe
panorama të tjera
, të cilat i xhiruam në kamera
dhe mbasi morrëm edhe një gazetë lajmesh, u përshëndetëm
me disa
besimtarë dhe u larguam të kënaqur. Duhet përmendur se në Mantova ka
ndërtesa të shumta
religioze si kisha e San
Martinos, Santa Marias, San
Apollonia, , San Sebastian, San
Maurizio, San Leonardos, San
Franceskos, Sant’Orsolos, e Oqiussantias etj..
Më pas ne rikthehemi
për të parë anën tjetër të qytetit
që lidhesh po me këto sheshe. Në
kthim në njërën nga këto sheshe ishte improvizuar një podium ku po zhvillohej një
koncert nga një
shoqatë e qytetit, e cila na tërhoqi
vëmëndjen me shfaqjen
që po jepte dhe u
ndalëm për ta parë. Pastaj mbasi
vazhduam rrugën , Fatmiri dhe unë qëndruam dhe
u ulëm në një
nga bar-restaurantet , që ndodhej
nga fundi i sheshit Sordellos, ku jashtë ishin
vendosur tavolina dhe
karrige të shumta të mbuluara
me çadra , për t’u mbrojtur nga dielli. Aty porositëm akullore .Pranë tavolinës tonë ne u
takuam me disa shqiptarë, me mikun e Fatmirit, me
Shpëtimin dhe njerzit e
tij, që kishte arrdhur edhe ai 17
vjetë më parë në
Itali. Me ata u njohëm dhe zhvilluam
biseda miqësore . Më pas u larguan
duke na përshëndetur. Në këtë
periudhë filloi të bjerë një
shi i imtë. Mbas njëkohë ndejtje dhe bisedimi ,
ne u larguam nga bar-bufeja dhe vajtëm
me makinë në shtëpi , duke marrë me vete edhe kënaqësinë e qëndrës së qytetit.
Njerëzve të shtëpisë , zonjave tona
Ju shfaqëm kënaqësitë
që ne ndjemë, sidomos Namiku, për
vizitën që bëmë
në qendrën e qytetit të Mantovës dhe
për pallatet dhe vendet historike që pamë dhe
që na lanë kujtime
dhe gjurma mbresëlenëse.Më pas u
njohëm me shtëpinë
e familjes Milova , që ishte mjaft e
bollshme, e paisur me kolltuqe ,me
mobileri komode dhe me orendi shtëpijake mjaft
të zgjedhura, që krijonin një ambjentet për rreth shumë të kendshëm dhe mjaft të
pëlqyer. Pastaj zonja e shtëpisë Blerta , na shtroi darkën
e pasur dhe të shijshme që kishte përgatitur me
asortimente të llojeve të
ndryshme dhe me
peshk qefull të skuqur, të shoqëruar
me verë të kuqe dhe me pije
frekuese .Darka kaloi e
gëzuar, me muhabete miqësore dhe
me kujtime familiare. Engjëllushja bisedonte me dashuri dhe me mall
me motrën e saj Haxhirenë,
që kishin dy vjetë pa
u parë. Me mbesën Blertën dhe me fëmijtë e saj , me Ergin
dhe me Barbarën, që ishin rritur
dhe vazhdonin shkollën .Ndërsa Namiku
që kishte vite pa u parë me Fatmirin
, qysh kur ai e pëcollin
nga Berati për në Sh.B.A., kishte
nostalgji dhe me mall kujtonin
miqësinë mes tyre.Ndërsa me Haxhirenë muhabeti bëhej edhe
më intimë, duke kujtuar edhe shkuarjen me Agimin. Engjëllushja dhe
unë ndjeheshim të kënaqur në këtë
mjedis familiar mjaft të ngrohtë,
mes një atmosfere kaq të kendshme, në
familjen Milova , në Mantova në Itali.
Mbas darke unë
u futa në
kompjutër për t’u informuar me ngjarjet
e ditëve të mëparshme. Në E-Mailin tim kishin ardhur shumë
mesazhe nga Z. Flori Bruqi , ku më vinte në dijeni për përshëndetjet që më sillnin miqt e mi nga kosova ,ku kishim bërë vizitë si familje
para disa ditësh .Ndërsa Zonja Rozi
Theohari më sillte
përgjigje se e kishte marrë libri tim, që unë i kisha dërguar. Kurse mesazhet e tjera më sillnin informacione të ndryshme. Unë i
dërgova mesazh përshëndetje Teutës
në Nju-Jork për fëmijtë dhe të
gjithë njerëzit e familjeve tona dhe
e vija
në dijeni se jemi mirë me Engjëllushen dhe kemi ardhur në Itali , tek familja Milova,
ku jemi bashkë
me Haxhirenë, me Fatmirin , Blertën dhe me fëmijtë e tyre.
Mbas një dite udhëtimi
të zgjatur, me mjaft aktivitete, me plotë kënaqësi dhe me pak lodhje ne u
rehatuam dhe më pas në kushte shumë
të mira, na zuri gjumi.
Në mëngjezin e ditës së
djelë , të dt. 25 / V. / , ngrihemi heret, bëhemi
gati dhe mbasi
hamë një mëngjes të shijshëm ,
qëndrojmë përpara TV, për të parë lajmet e ditës dhe për t’ u informuar për aktivitetin që do
të bënim sot.. Fatmiri na vjenë në
dhomë, na përshëndet dhe na
befason me njoftimin që na
jep. Sot familiarisht do të bejmë një
vizitë turistike në qytetin e Veronës.
Masat ishin marrë dhe gjithëçka ishte e përgatitur nga të
zotët e shtëpisë . Ne të gjithë bëhemi
gati. Unë,Engjëllushja, Haxhireja, Fatmiri, Blerta dhe fëmijtë Ergini dhe Barbara
, nisemi me makinë drejtë
Veronës dhe për 30
minuta arrijmë në qytet.
“
Fotografi familiare në
lulishten e Veronës “.
Verona është një qytet i
bukur ,romantik , me një qendër
mesjetare shumë tërheqëse dhe me një
lulzim karakteristikë në veçorin
e vet. Është qyteti i Romeos dhe i Xhulietës dhe qyteti
më i dashuri i
italianëve. dhe më tërheqës për turistët. Ajo ka
vende arkeologjike të shumta
dhe të pasura , që të ngjallin mjaft kurriozitete.Në qendër të qytetit
ngrihet Arena Romano, e ndërtuar në Sh.
I p.e.r., vendi i ndeshjeve të gladiatorëve,
që sot në stinën e verës, shërben si një
qendër e shfaqjeve të koncerteve dhe të operave
dhe ka një kapacitet prej 20 mijë vendesh. Aty ndodhet
edhe i ashtuquajturi “ Balkoni
i Xhulietës “ që është një
portë kryesore e gjurmës së
turistëve shekspirian ..
Grupi i ynë rreth orës 9.00, mbasi parkon
makinën në vendin e caktuar, futet në
qendrën e qytetit nëpërmjet Portës së Verons , e cila nga të
dyja anët ka të skalitur dy
harqe të bukura , që
rrethojnë në mest një
orë të madhe , që shënon saktë
kohën., duke orientuar udhëtarët.
Qendra e qytetit është
një shesh mjaft i madhe, me pamje të hijshme , ku mjaft
kalimtar vendalinjë dhe turistë ,
shetisin dhe soditin vendin
për reth. Aty pranë ngrihet
monumenti i Viktor Emanuelit të Dytë, ku
nga të katër anët e
monumentit vërehen panorama të
ndryshme dhe të bukura.
Përball lartësohet arena Romano,
mjaft madhështore. Ndërsa në krah të djathtë
shtrihet një lulishte shumë e lezetshme
e madhe, me një shatërvan në
mest. Aty grupi i
ynë bëri disa
fotografi për kujtim.
Përtej lulishtes
ngrihen pallate shumëkatshe
shumë të
bukura, të punuara me
harqe dhe me stile
të ndryshme.. Gjatë shetitjes
në shesh ne
vërejtëm disa persona komikë të veshur
me veshje allasojse
dhe të lyer
në fytyrë me ngjyra
të ndryshme për të tërhequr
vizitorët dhe për tu dhënë diçka. Një person i tillë edhe pse i kaluar nga mosha ju afrua grupit tonë dhe
mbasi na përshëndeti
takoj Engjëllushen dhe me shkopin si
magjik ,që mbante në dorë loste .Engjëllushja për
respekt i dha disa euro. Më tutje duke
kaluar gjatë sheshit, u futëm nëpër
rrugicat e shumta, të pastra, të
rregullta të qytetit, ku anash
kishte dyqane me llojë llojë
paisje kozmetike, veshje, bizhuteri, çerturina etj.
Ne vështronim dyqanet dhe më
pas hynim brenda për të parë, për kuriozitet
,për kënaqësi dhe për
të blerë diçka.Ne
vështruam edhe theatrin e
qytetit ku ëshë lozur opera “ Rigoleta “. Ne vazhduam të
ecnim nëpër rrugicat që ndërpriteshin mest
tyre me rrugë ndërmjetëse dhe
në mbarim të tyre,
ne u futëm
në një bulevard , ku kishte lëvizje të shumta njerëzish
, si dhe plotë turista. Në rrugë pamë
edhe këtu një komikë që luante rrolin e Çarl
Çarplinit. Pastaj ne
drejtohemi tek shtëpia e Romeos ,ku ishte zhvilluar tragjedia
e famshme botrore“Romeo dhe Xhulieta”
Në hyrje ishte një
pllakatë që tregonte drejtimin dhe më pas
kaloje nëpërmjet një vendkalimi si
tynel ku ishin vendosur nga të
dy anët e murve fotografi , pamje të ndryshme
nga jeta e çiftit, mbishkrime
kujtimesh nga vizitorët etj. Pastaj ne si
grup futemi në
oborrin e shtëpisë së Xhulietës ,që ishte jo shumë i madh
dhe në ball vërejtëm statujën prej
bronxi të Xhulietës, e skluptorit Nereo Kostantini ,që rrethohej
nga mjaft shikues. Mua
dhe Engjëlluses na lindi
dëshira dhe na i solli rasti,
që t’a pushtenim statujën e
Xhulietës, siç po e bënin e shumë
vizitorë të tjerë. Pritëm rradhën
dhe ngjitemi pranë statujës.. Njerëzit tanë
dhe sidomos Blerta po na merrte me
kamera dhe na ngacmomte
t’a pushtenim.Xhulietën statuj; mbasi
më parë një djal ja fërkoj
gjirin e saj. .Nga nxitja
e të tjerëve edhe
unë e fërkova
xhulietën statuje dhe pushteva Engjëllushen
që e kisha më
pranë edhe pse disa shikues
pyetën nëse ishte e shoqja xheloze. ! Ne nuk u
futëm në shtëpinë muze të Xhulietës , e cila ishte e ndërtuar në
SH.XII , sepse atë ditë
ishte e mbyllur.Më pas u bashkuam me
grupin dhe ishim të kënaqur se
pamë dhe realizuam një dëshirë endrrimtare
si të paarritëshme; për të cilën ishim frymzuar dhe
ushqyer me kohë prej kësaj historie shekspiriane tragjike madhore botërore .
Pastaj
ne të gjithë si grup vizituam
me kurreshtje pjesën tjetër
të qendrës së Veronës
, ku kishte ndërtesa dhe pallate të
shumta , me stile të
ndryshme dhe me vlera të mëdha arkitektonike. Mbas një udhëtimi
të gjatë soditjeje me plotë informacione
dhe pamje, që na dhanë një kënaqëi të
veçantë dhe që zgjati
rreth orës 13.30 minuta, të
shoqëruar edhe me pak lodhje,
ne preferuam të çlodhemi ,të pushojmë dhe
të drekohemi. U
ulëm pranë një
bar-restauranti që kishte
të shtruar jashtë tavolina dhe karrige të
mbrojtura me ombrella nga dielli. Aty
zumë vende dhe dhamë porositë simbas menus
që na solli
kamarieria. Për çudinë tonë, më pas ne mësuam
se kamarieria ishte
shqiptare nga Elbasani dhe
quhej Miranda , e cila vazhdonte vitin e
tretë të univesiteit në Verona.Ajo
filloi të na shërbej me mjaft kujdes ,me
respekt dhe na ndihmoj për t’ i zgjedh më me gusto porositë. Hengrëm një
drekë të shijshme, të
shoqëruar me birra, pije
freskuese , me pasta dhe me biseda të ndryshme.. Në
fund ne porositëm edhe kafe
ekspres. ,e cila na shijoj mjaft ,
se u
servirë edhe si dhuratë e xhestes
bujare
të Mirandës. Kënaqësive të
ditës ju
shtua edhe lezeti
i drekës , shërbimi i kulturuar i
kamarieres dhe sjellja e saj fisnike
dhe patriotike; të cilën edhe Fatmiri
ja shpërbleu
me bujarinë shqiptare.
Në një kohë të
bukur me diell, rreth orës
3.30 minuta, mbas një dreke të
shijshme dhe një muhabeti
të kendshëm , çohemi të
kënaqur dhe nisemi si grup
me makinë drejtë Mantovës për në
shtëpi. Më pas xhvishemi, bejmë banjo dhe
shtrihemi për të pushuar dhe për tu çlodhur . Mbasdite mblidhemi në dhomën
e pritjes dhe filluam të dëgjojmë kasetën
me këngët shekullore
beratase , që na
i kishte dhuruar familja
Doko- Gëzimi dhe Valbona, kur ishim
në Berat. Këngët ishin mjaft të
bukura dhe shumë
të pëlqyeshme she të
“ kripura “ të kënduara nga
këngëtarët e njohur
dhe të moshuar beratas , të cilët na
jepnin kënaqësi me zërin e tyre
shumë melodioz dhe me kengët e moçme të
mbrekullueshme beratase, që
ne na rrëngjthnin mishin, duke na sjellë edhe kujtime
të shumta. Në këtë mjedis
të gëzuar familiar, Engjëllushja dhe Namiku i
dhurojnë familjes Milova në shënjë
kujtimi dhe mirënjohje dy libra
të shkruar nga familja Shehu. Një libër mbi
jetën e tyre dhjetëvjeçare në
diasporën Shqiptaro-Amerikane me
titull” Tungjata dioasporë “
dhe një libër mbi “
Dëmet nga duhani “. Në
vazhdim Blerta na
servirë kafen e mbasdites, që na plotësoi kënaqësinë e ditës,
të shoqëruar në vazhdimësi me kengët e
shekullit të vendit tonë, të
shqipërisë, të paraqitur në video, dhuruar nga Irena , kur ne ishim
në Vlorë.
Pastaj rreth orës
19.00 , Blerta u lidh me
anën e internetit me familjen Dogani që
banon në Peskaro të
Italisë.. Ajo komunikoi në
fillim me Oriolën, nusen e shtëpisë,
me kushurirën e saj dhe
pastaj me Skerdin, të shoqin .Realizimi ishte i
përsosur. Filluam me rradhë të
flasim : Haxhireja, Fatmiri , Engjëllushja dhe
unë; për t’u parë , për
të folur por edhe pë t’u çmallur. Të
gjithë na dukeshin shumë mirë me shëndet. Engjëluushja u
tha atyre se kishim shumë dëshirë që të vinim tek ata, por qenkeni shumë
larg dhe ne koha nuk na premton.
Interneti na i plotësoi
gjysmën e dëshirës, u pamë dhe u çmallëm dhe kemi shpresë se do bisedojmë përsëri. Mbas një kohe të
shkutër, rreth orës 20.00 folëm prap
me familjen Dogani. Tani
ishte Oriola ajo që
u lidh me ne me
internet. Këtë radhe prezantimi ishte
edhe më i madh, më familiar. Ne filluam të bisedonim me
baban e Skerdit
me Z. Ymer. Me vajzën
e shtëpisë me Xhulen apo zonjushe Xhulietën, me të
vëllan e Skerdit, me gjithë pjestarët e familjes. Ishte me të
vërtetë një gjë shumë e
kendëshme, dhe mjaft e arritshme ,që
në një largësi të tillë të mund të bisedojmë, të shihemi dhe të komunikojmë me të gjithë, me njeritjetrin edhe duke u
parë sikur të ishim pranë
Dita
e sotme , e henë, data 26 / V/ , dita e memorial
day në Sh.B.A, për Fatmirin ishte ditë pune dhe ai u
ngrit heret sot në mëgjes dhe
në orën 6.00 u nis për në detyrë. Ndërsa për ne , ky mëngjes
do të ishte me lajme
të reje dhe befasuese. Mbas
një tualeti të zakonshëm dhe ngrenie mëngjezi të shpejtë, njoftohemi të bëhemi
gati për nisje për udhëtim
të largët. Blerta
si nismëtare dhe udhëheqëse e grupit na
njofton se sot do të
bëjmë si familje , një vizitë mbresëlenëse
turistike për në Venecia. Ky lajmë na
gëzoi të gjithëve; mbasi dëshira nga
ana e jonë
ishte e madhe për të parë
këtë qytet me histori
mahnitëse dhe me tradita të
mëdha..Dalim rreth orës 7.30 minuta ,të gjithë nga shtëpia Haxhireja,
Engjëllushja, Ergi, Barbara , Namiku dhe
Blerta dhe nisemi në kembë
deri tek stacioni
i autobuzit. Atje marrim
autobuzin dhe ndalemi tek stacioni
i trenit të Mantovës.. Mbas një pritje
30 minutash hipim trenit Initalia-Euro-star dhe nisemi për në
Verona dhe arrijmë
atje mbas një ore ,se treni ecte në rrugë të
zgjatur dhe ndalonte
në shumë stacione të ndryshme. Pastaj nisemi për në Venecia.
Udhëtimi
ishte i gjatë, i qetë dhe
vazhdoj rreth dy orë. Në stacioni
e Venecies që ishte i madh, i bukur dhe
me plotë pika qarkullimi dhe me
shumë vendqëdrime, ne zbresim të
gjithë dhe nën kujdesjen dhe drejtimin e Blertës, zumë një
vendçlodhjeje bashkë me fëmijtë
dhe mbasi u
rehatuam morrëm nga një pije freskuese
dhe nga një kafe. Më
pas dolëm në sheshin e madh para stacionit , ku më tej
priteshin biletat për në draget
, që ishte po aty pranë, për të
bërë udhtimin tradicional
nëpër kanalin Gjigand të Venicias për të shkuar
në qendrën e saj historike
madhështore në sheshin San
Markut.. Në një vendçlodhje të sheshit ne u ulëm dhe prisnim
Blertën e cila kishte vajtur për të prerë
biletat e udhëtimit. Mbas një
gjysëm ore pritjeje , ne bashkë
me Blertën u nisëm për të hipur në traget, për të parë qendrën e Venecien.
Venecia
është thirrur “ mbretëresha e Adriatikut “, qytet
i ujit dhe i banesave të gondulave dhe
konsiderohet një nga
qytetet më të bukura në
botë . Qyteti është i
ndërtuar me stilin bizantin
dhe atij renesansëAjo përmendet në
histori si një Republikë krenare ,
mjaft e pasur, fisnike, shumë e fuqishme e detrave dhe kontrolluese e
rrugëve detare tregëtare të
Adriatikut dhe tepër e suksesshme
në luftrat kundër shteteve rivale. Njihej
si seremissimos , paqësor dhe drejtohej nga një Doxh , që kishte forcën drejtuese të shtetit
dhe që ç’do vit, merrte pjesë
në një ceremoni simbolike të
quajtur “ Martesa e detit “
që bëhej për nder të
celebrimit të mjeshtrit të
venecies mbi detin.. Venecia është përbër
nga 120 ishuj dhe i formuar
nga 177 kanale, që gjenden në
brigjet e lumit Po
dhe Piava, që lidhen me 400 ura
dhe nga
veriu laget nga deti Adriatik.;
ku shikon të
vozisin gondula, që më parë ishin transportuesit kryesor të qytetit, ndërsa sot
shërbejnë vetëm për turistët, si
dhe varka të shumta.
Ç’do njeri që
viziton Venecien , mahnitet nga bukuritë e saj të shumta.Me
universitetin e saj të
themeluar më 1868 dhe me biblotekën e vjetër të qytetit
që ka 13 mijë dorëshkrime dhe 800 mijë libra. Nga pallatet
madhështore me stile dhe zbukurime të veçanta që ndodhen kudo e sidomos i
sheh ato gjatë udhëtimit me
draget nëpër kanalin e madh të
qytetit. Ajo të
magjeps me qendrën e saj kryesore
me sheshin e
gjerë dhe plotë hijeshi të San Markut ku shikon
për rreth pallate gjigante me
stile, modele dhe me zbukurime
të ndryshme.. Kënaqësi është të
vështrosh kishat e mëdha me ornamente
të veçanta dhe me
arkitektura mjaft të zgjedhura. Kudo të
shikon syri dyqane të shumta
të paisura me sende kozmetike
të ndryshme ,me artikuj të
florinjtë, me bizhuteri etj..Sheshi është i mbushur plotë e për plotë me njerës. . Më tepër
me vizitorë të huaj, me
turistë të vendeve të ndryshme të cilët fotografojnë ,
bëjnë pazare, kuvendojnë dhe mundohen të
marrin sa më
shumë informacione .Ata sodisin
pëllumbat ,që janë të shumtë
dhe u afrohen njerëzve nëpër trup
dh në fytyrë, të cilët
i përkëdhelin dhe lozin me to.
Gjatë Sh. XVIII venecia filloj ta humb ndriçimin, namin , lulzimin dhe rëndësinë
e saj të dikurshme duke lënë mbresat e një mashtrimi ndaj vetes
për vizitorët. Republika e
Venecies u shterua nga thesaret e saj . Ju prenë
rrugët detare tregtare dhe u
rrënua nga ekonomia..
Nga lufta
e parë botërore venecia
doli shumë e dobësuar.
Ajo sot po
kërcënohet nga forcat natyrore, nga
uji që i ka dhënë hijeshinë dhe zbukurimin. Ajo po
noton në uji, duke u rrezikuar për
tu fundosur., mbasi ç’do vit, rritja e nivelit të
ujit po e rrezikon ndjeshëm qytetin.. Thuhet nga
specialistët se do
vijë një ditë që ky
qytet i bukur me plotë virtyte
dhe thesare të çmuara
mund të zhduket, të fundoset, ta
marri uji me vete.. Ka
shumë projekte nga mjaft arkitekt,
por më kryesore mendohet të jetë, një plan për ngritjen e një porte gjigante !.
Grupi i
ynë qëndroi para stacionit ku ankoroheshin
dragetet
dhe priste rradhën , mbasi kishte shumë njerës. Dragetet stacionoheshin në vendqëndrimet e tyre dhe prisnin vizitorët.
Në një nga këto dragete
ku kishim zënë rradhën, u futëm brenda
, duke u
sistemuar në ndejset prej froni. Rrugëtimi bëhej nëpër kanalin
Grand, që ishte i gjatë 3 km.dhe arteria
kryesore e trafikut
të Venecies dhe ishte i kendshëm , i qetë , i rëhatshëm ,por i
shoqëruar me zhurma njerzish si nga
drageti i ynë dhe nga dragetet e tjera që
na parakalonin si nga
ana e djathtë
dhe nga ana e majtë. Udhëtimi kishte plotë
kurriozitete. dhe mund të
shikoje nga të dy anët ndërtesa shumëkatëshe
të llojëve dhe stileve të
ndryshme , të cilat
dukeshin si të zhytura në ujë. dhe pothuajs të
pa banuara. Për rreth
pallateve qëndronin në uji
varka të
vogla dhe gondula , disa nga
të cilat voziteshin nga
lundërtarët. Ne vazhdonim lundrimin,
duke soditur bukuritë e pallateve dhe
vozitjet e drageteve dhe të varkave të
ndryshme. Herë pas here gjatë udhëtimit,
parakalonim ura shumë të bukura që lidhnin dy anët e brigjeve , ku
kalonin udhëtarë. Nga tre urat më
të famshme vlenë të
përmendet ura “Rialto
“ e ndërtuar më 1588 . Vazhdonim lundrimin me kënaqësinë që
na jepte deti, panoramat e pallateve,
muhabeti i njerzëve
në draget, parakalimi
i dragetëve dhe i
varkave si dhe vozitja
e gondulave. Me vehte ne kishim marrë edhe pije freskuese dhe filluam ti përdornim gjatë udhëtimit për të
shuajtur etjen dhe për tu frekuar. Unë gjatë gjithë kohës , merrja me kamera
pamje nga më të
ndryshme, të cilat na jepshin një
kënaqësi të veçantë..
Lundrimi i ynë për në qendrën e qytetit të
Venecies zgjati vërtetë 40
minuta, por kjo periudhë kohe na u dukë
shumë e shkutër., për shkak të kënaqësisë që na
epte udhëtrimi. Në breg zbresim tek
Kapiteneria e portit, që ishte një
skelë e bukur . Më pas duke
udhëtuar në kembë, filluam të
sodisnim rrugën për rreth e cila
ishte e mbushur nga
të dy anët me
dyqane të shumta, të
mbushura më sende kozmetike
, me
paisje industriale ,me bizhuteri
, që të
tërhiqnin për mënyrën e ekspozimit ,për bukuritë dhe
elegancën që paraqisnin. Në hyrje ne
vumë re një
përmendore që tregonte
drejtimin e qëndrës. Aty pranë kishte edhe godina publike ,si dhe qendra
tregëtije lëvizëse , që
ekspozonin piktura dhe fotografi
me panorama të shumëllojshme me
peisazhe nga venecia, dhe nga vende
të tjera të Italisë.. Ne ato i shikonim
me kurreshtje dhe me kënaqësi , por instikti i
brendshëm na tërhiqte më tepër të vazhdonim udhëtimin më
tej, për të parë kryeqendrën e Venecies, ku janë vendosur mbrekullitë e
shekujve.
Sheshi San
Markut na befasoi me pamjen e
tij madhështore ;me pallatet
gjigante , me vlera artisike
të rralla , me arqitektura monumentale , të skalitura me stile
të ardhur nga shekujt.
Sheshi zbukurohej dhe
gumzhinte nga muri njerëzish , më tepër
turistë të ardhur
nga vende të ndryshme
si nga Kina, Japonia, Rusia , Austria, Gjermania , Shqipëria, Nju-Jorku etj., të
cilët vërdalliseshin kudo,
komunikonin me njeritjetrin dhe bënin biseda me
njerës të ndryshëm për të marrë sa
më tepër informacion ,për të soditur sa më shumë dhe
për të psonisur sende për ti
patur si kujtim. Një bukuri
dhe lezet të veçantë
sheshit i jepte edhe prezenca e pëllumbave që mblidheshin pranë këmbanares së San
Markut. Ato tufa tufa fluturonin
dhe u afroheshin njerëzve
, u zvariteshin rreth trupit të
tyre dhe iu “përkëdhelnin “fytyrat , megjithëse siç thonin ,
për ta kishte urdhër ndalimi. Në
shesh shikoje të përhapur
kudo qendra tregtare ambulante , që ekspozonin ç’do llojë kinkalerie me madhësira
të ndryshme mjaft tërheqëse, si dhe panorama
dhe fotografi qytetesh,
peisazhe me natyra
të qeta, , ekzemplare me fytyra karikaturash, letra me
lojra të ndryshme etj.
Sheshi San
Marku paraqitet qendra më e
madhe , më frekuente dhe me pamje
akoma më madhështore dhe të një
rëndësie mëse speciale edhe nga
rrethimi i tij nga lindja me
ndërtesën monumentale të
rezidencës shekullore qeveritare, të
zbukuruara me statuja të shumta anash, me pallatin Dukal, me katedralen
e San Markut e ndërtuar me një
arkitektur bizantine më 828 dhe e konstruktuar
më1079 . Më pa ka pallate
shumëkatëshe , të skalitura me ornamente dhe
stile magjepëse dhe nga
një seri ndërtimesh
të tjera dy- tre katëshe , që shërbenin si dyqane për shitje mallrash, për ekspozim pikturash, sende kozmetike, arturina të ndryshme
dhe gjëra të tjera
industriale , që ishin me bollek.
Nga ana e djathtë, sheshin
e zbukuronin ngritja
në seri e bar-bufeve dhe e restaurantëve, të cilat para
sheshit të tyre kishin
të vendosur
në rrjeshta karrige me tavolina , të
mbrojtura me ombrella nga
dielli., të cilat i jepnin një
hijeshi. vendit. Sheshi San
Marko zgjatej edhe në thellësi . ku
dhe andej ishte i
rrethuar me ndërtesa të bukura
dhe luksoze. Këtë shesh elegant,
kurreshtar, me nam
dhe me pamje famoze, ne
si grup e
përshkuam dhe e soditëm me qef,
me kënaqësi dhe me
admirim ;për të arritur objektivin e
arrdhjes, për të
rrealizuar qëllimin e endërruar dhe për të plotësuari dëshirën e
jetës .. Në fillim edhe ne me kënaqësi u përballëm me banorët e përhershëm dhe të kendshëm
të sheshit, me pullumbat
bardhë dhe zi, të cilët na
rrethuan, na u zvarritën
nëpër trup dhe na pengonin në ecje. Qef i madhe
ishte për fëmijtë tanë, për Ergin dhe për Barbarën, që i
shihnin dhe losnin me pullumbat, të cilët nuk u ndaheshin fëmijve. Më
tutje si gjithë turistët edhe
ne po enthuziazmoheshim me kënaqësitë që po na jepte Piazza San Marko, duke parë
dhe soditur gjithëçka për rreth, të cilave u riktheheshim disa herë ,për ti rishikuar edhe më mirë dhe për ti fiksuar edhe më qartë
me kamera dhe aparat fotografik.Ne
vizituam dyqanet e shumta që të tërhiqshin për pamjet, ekspozimet e materialeve edhe për paraqitjet me
gusto të mallrave
të tyre. Ne vizituam dyqanin e
bizhuterisë, të arturinave dhe të
kozmetikës me që graria i adhuronte. Engjëllushja pëlqeu një byrzylik të art , që ngjante
me atë që kishte në
dorë. Ndërsa Blerta bleu një
kasetë filmash për
kamerën tonë , për të vazhduar
xhirimin dhe një film për aparatin fotografik .
Më pas , të
bashkuar në shesh me
turmën, vazhduam rrugën nga ana
e djathtë e
sheshit , për të parë bar-bufetë dhe restaurantet
, si edhe për t’u drekuar, mbasi ora
lokale shënonte kohën
13.30 minuta. dhe antarët e grupit kishin
nevoi për tu çlodhur. Ne
u futëm në
këto lokale dhe
mbasi zgjodhëm një vend , Blerta na
afroi propozime për të zgjedhur
lloin e ushqimit. Sejcili zgjodhi
ushqim sipas mides dhe shijes dhe për të ngrenë preferuam të uleshim
tek shkallët e gjëra dhe të
mëdha të sheshit, për të provuar
edhe ne ,siç po bënin të tjerët, ashtu
siç ishte edhe si një
zakon dhe një kënaqësi për turistët, që
të uleshin nëpër shkallë për të
ngrenë.Atje u grumbulluam të gjithë sëbashku dhe
filluam të hamë, duke bërë
muhabete , duke përshëndetur njeri
tjetrin me shaka dhe duke parë
njerëzit që loznin me pullumbat. Aty pranë
kishte karrike me tavolina që ishin
vendosur rrjeshtë dhe prisnin myshterinjtë. Grupi
i ynë mbasi
mbaroi ngrenien e drekës nëpër
shkallë, të propozuar nga Blerta , ne zumë vende
nëpër karrige , për të shijuar dhe pirë rëhat
kafenë në tavolinë, mbasi
provuam ndejtjen në
shkallët edhe pse ulja nëpër karriget
paguhej shtrenjtë. Kamarieri, një djal i
veshur pastër, me papjon edhe me xhaketë të bardhë, me respekt na morri
porosinë.
“ Shijimi
i kafes në
sheshin “ San Markut “ në
Venecia. “
Kafeja ekspres mbas buke, e pirë ulur në
karrige me kosto të lartë, në një
shoqëri të kendëshme
dhe me pamje të bukura në sheshin San
Marko, po na shijonte mjaft, duke e bërë edhe
muhabetin të kendshëm. Fëmijtë losnin për
rreth dhe heraherës shkëputeshin
për tu bashkuar dhe lozur
me pullumbat . Mbas një kafeje
që na “ ngjiti “ dhe na çlodhi , ne si
grup morrëm rrugën për të eksploruar
pjesën tjetër të sheshit
që vazhdonte poshtë me
karakteristikat e veta.
Mbasi lemë pas sheshin kryesor , ngjitemi përpjetë mbi një urë pak të
zgjatur dhe pastaj zbresim poshtë
në
sheshin e vogël të San Markos, për
të vazhduar më tej rrugën. Kudo sheh popull që lëviz , dyqane të shumta tregëtimi, qendra lëvizëse ,
që shesin portrete, panorama, dhe fotografi., si dhe Bar-bufe restaurante me karrige, tavolina para shesheve
të tyre. Anash viheshin re kanale të zgjatura dhe në
breg të kanalit San Marku , viheshin re kanale të shumta ku vozinin varka e
gondula. Ne vazhduam rrugën më
poshtë dhe në thellësi
të sheshit ne u
ndalëm në një qendër ambulate
ku shitesh akullore. Të gjithë morrëm
nga një kaush akullore për tu
freskuar nga vapa.
Duke ecur më tej ne shohim një përmendore gjigante ku ishte
vendosur monumenti i Viktor
Emanuelit hipur lart në kal me
një pamje madhështore. Në
këtë përmendore na tërhoqën vemendjen llojët e ndryshme të statujeve të skalitura në
të katër anët e monumentit, që
paraqesnin figura të ndryshme dhe madhështore të
gëdhëndura shumë bukur , që
i jepnin kompleksit një paraqitje grandioze dhe
mjaft tërheqëse. Ne e pamë këtë
kompleks me kujdes
, me dëshirë të
madhe dhe për mjaft kohë ,
duke e marë edhe në kamerë dhe në fotografi.
Më pas shetisnim në
vazhdimësi dhe të kënaqur nga
gjithëçka që pamë , kthehemi
për të hipur në
draget. Vemi në
portin e kapitenarisë dhe vihemi
në rradhë për të pritur dragetin.
Më pas futemi në
draget dhe po nëpëmjet kanalit të
madh “Grand canal “ ne
nisemi për tek
stacioni i trenit. Udhës vazhdojmë të shohim prap mbrekullira, por të
anës tjetër të kanalit.
Ne po ktheheshim
të gëzuar me kënaqësinë që
na dha dita
e sotme turistike , nëpër Venecia dhe të
qetë po shikonim dhe po
merrnim në kamera , bukuritë
dhe madhështitë e pallateve të bregut tjetër të kanalit
të madh., duke menduar sesi
mund të fundoseshin
ato. Përkrah nesh , parakalonin
edhe mjaft dragete, varka dhe gondula , që na jepshin
kënaqësi kur i shikonim. Mbas 40
minuta lundrimi, ne arritëm në stacionin
e mbrritjes në Venecia dhe me
kujdes zbresim në port dhe
pastaj nisemi ngadalë, për tek
stacioni i trenit. Natyrisht si gjithënjë
drejtimin e udhëtimit të grupit
e kishte
Blerta. Ajo mbasi na
siguroi një vendqëndrim të
rëhatshëm në stacionin
e trenit , vete në
bilietari për të prerë bileta.
Pastaj si zakonisht u interesua dhe na
bleu pizza për
të gjithë dhe më pas na solli
edhe kafe ekspres.
Gjatë kësaj kohe Blerta
morri Fatmirin në telefon në
Mantova , mbasi ishte kthyer në shtëpi nga puna. Me Fatmirin folëm të gjithë dhe e falenderuam
për udhëtimin e kendshëm ,
të gëzuar dhe me plotë
kujtime që kishim bërë.
Ai na tha se do
të na
priste tek stacioni i
trenit të Mantovës , për të na
shoqëruar për në
shtëpi. Të kënaqur
nga gjithëçka që pamë, soditëm dhe shijuam ; rreth orës
18.00, ne nisemi nga Venecia me
tren .për në Mantova.
Udhëtimi ishte i qetë, i
rehatshëm dhe ne të kënaqur vështronim në qetësi, stacionet e trenit , që kalonin me
rradhë dhe me shpejtësi. Me këto
mendime kënaqësie , mbas tre orë udhëtimi , rreth orës 21.00
mberritëm në stacionin e trenit të Mantovës.Atje si
gjithnjë korrekt dhe i
rregullt, na priste Fatmiri me makinën
e tij. Mbasi zbritëm të
gjithë , takohemi dhe
përshëndetemi me Fatmirin
dhe në grupe
nisemi për në shtëpi. Të kënaqur dhe
pak të lodhur nga udhëtimi,
bëjmë banjo dhe pushojmë. Më pas bejmë muhabete familiare dhe biseda
të kendëshme për
vizitën në Venecia . Mbas
një çlodhje , nga zonja
e shtëpisë na
shtrohet darka , e cila
u hengërt me shije dhe me uri. Më
pas unë marrë në telefon Shpëtimin që është tek
vajza e tij në Itali, në qytetin Pisaro dhe mbas një përshëndetje vëllazërore e pyes për Adrianën dhe fëmijtë e saj. Më tej bejmë
sqarime për mundësinë
e vajtjes tonë, të
Engjëllushes dhe timin tek
Shpëtimi dhe Adriana,me gjithë vështirësitë ekzistuese. Për të
marrë një informacion më të gjërë dhe
më të saktë, u la të
bisedohet nesër mbasdite
me Adrianën. Pastaj unë futem në
internet për të parë mesazhet e
arrdhura.. Teuta më
kishte dërguar mesazh , ku më informonte
se kishin shkuar në Kanada.
dhe kishin kaluar mirë.E-Mail kishte
dërguar edhe Z. Fatbardhë
Doçi. Ndërsa unë
i dërgova mesazh përshëndetje Z. Flori Bruqit për familjen e tij dhe për
miqt. Më pas , mbas një muhabeti
të kendshëm familiar ne ramë për të
fjetur.
Dita e
martë, data 27 / V / , për Fatmirin ishte si
gjithënjë ditë pune. Ai u ngrit
heret dhe mbasi
hengri mëngjes ,shkoi
të kryej detyrën. Ndërsa ne
ngrihemi me vonesë dhe mbasi bëmë
tualetin e zakonshëm , hamë mëngjes
dhe mbasi pimë edhe nga një kafe
ekspres me Haxhirenë dhe me
Engjëllushen, bëhemi gati për të realizuar programin e ditës, të përgatitur nga Blerta., e cila kishte çuar fëmijtë
në shkollë . Ajo na njoftoi
se sot do të bejmë një
vizitë në Pallatin “Te “. Nisemi të gjithë sëbashku Haxhireja, Engjëllushja, Namiku dhe
Blerta, rreth orës 10.
00 dhe
me makinë shkojmë e
qëndrojmë në rrugën Giulio Romano dhe pastaj mbasi parkojmë makinën, ecim në kembë gjatë
rrugës Te dhe futemi tek
Pallati Te.
Pallati
Te është
një nga kryeveprat e arkitekturës
remineshente të Italisë. Ajo konsiderohet nga vilat më
të dashura të popullit italian dhe nga veprat
artistike më të njohura jo vetëm të Sh.XVI , por në të
gjithë artin italian dhe
përbën një nga ndërtimet më të
veçanta dhe më origjinale në stilin e vet.. Pallati Te është projektuar nga arkitekti
Giulio Romano dhe u ndërtua rreth
vitit 1525 , por dekoracioi i
saj arriti të përfundoi rreth
vitit 1535.
Emri
mendohet se vjen nga Teielo, që ishte një shtëpi
kasolle në një vend në mal. Por thuhet
se fjala Ti apo Te është përdorur
për të treguar një hapsirë
të gjerë në një lokalitet
periferije. Pallati Te sipas Sebastian
Serlios është
vlerësuar të jetë një
nga modelet më të sukssesshme të hapsirës monumentale
më të re për pallatet Nobël. Salla
e pallatit Te është pranuar që të konsiderohet si
pjesa më e bukur e modelit të forcës së bukurisë. Në sfond të mermereve , bronxeve
dhe të qeramikave, janë vendosur kryeveprat e shkëlqyera
të Giulio Romanos, që u
japin mundësi të ballafaqohen me siguri me lartësinë e
mesazheve kulturale dhe të
emocioneve stimuluese dhe
t’a trasformojnë Mantovën jo vetëm
në mënyrë figuative , por edhe si një thesar të kulturës klasike.
Në hyrje të pallatit , në sallën
e pranimit takohemi me zonjën Anila
Kaja , e cila si nëpunëse e pallatit dhe si
shoqe e Blertës , ishte njoftuar
më parë nga ajo për vizitën që do
të bënim dhe i kishte marrë të gjitha masat
për të na lehtësuar hyrjen në
Pallat. Me Znj. Anila
Kaja u la
që të takoheshinm ditën e
nesërme për të biseduar si
patriote dhe si presidente e shoqatës shqiptare “ Shqiponjat”
Të
drejtuar nga Blerta , duke
e patur edhe si cicerone, ne
filluam të vizitojmë pallatin..Në fillim
vemi në Dhomën e Ovidios. Më
pas kalojmë për të parë Dhomën e Impresioneve. Më tej vëmendje
na tërhoqi Dhoma e Diellit
dhe e Henës, ku atje
u përqëndruam në
pikturat e manitshme të diellit
dhe të henës, të paraqitura me mjeshtëri
të rrallë. Dielli na verbonte
me lëshimin e rrezeve
të veta të arta mbi horizont, ndërsa hena e
plotë me shkëlqimin e saj ndriçonte
botën.. Më tej ne kaluam në Llozhën
e madhe të muzeut, që
na jepte kënaqësi
me paraqitjen e saj dhe na orientonte për të
shkuar më tej ,
për tu futur në Sallën e Kuajve,
që ishte dhoma kryesore
e pallatit, ku mbaheshin
sendet më zyrtare
dhe më të rëndësishme. Në këtë
dhomë, vendi i nderit
rezervohesh për kuajt që ishin favorit të Federikut. Dekoracioni
i ngjyrave ishte komplek dhe i
inspiruar nga literatura klasike
botrore.. Më pas pamë Dhomën
e Dashurisë dhe të Shpirtit, ku kishte
dekoracoine me përmbajtje dhe
episoda dashurie dhe ndjesore. Pastaj
shkojmë dhe shikojmë
Dhomën e Erërave , që është quajtur kështu nga dinjiteti
i personifikuar i erërave
të modeluar në
stuko në bazën e kubes. Aty ka
komplekse dekoracioni , që
tërheqin vëmendjen dhe admirimin e
imperatorit Charli i V në
vitin 1530. Pastaj kalojmë
në Dhomën e
Shqiponjës , ku aty
ndodhet një krevat me katër shtylla
arre dhe vazhdohej më pas me
dekoracionin në kube , që
ishte mjaft kompleks dhe në detaj..Më tej ne kalojmë
në Llozhën Davidë, që ishte
një sallë e madhe me zbukurime
të rralla., e cila
të çonte në Dhomën e Stukove, që kishte dekoracione
shumë të rralla të Sh. XVI ,të inspiruar
nga artistët e renesansës. Duke ndjekur
me rradhë, vazhdimin e
pallatit , shkojmë në Dhomën
e Imperatorit dhe pastaj në Sallën
e Gjigantëve , ku ata prezantoheshin me
figura imagjinare artistike gjigante dhe me dekoracione mjaft
të spikatura. Pastaj futemi në Dhomën e Kryqtarisë dhe më tej shkojmë në Dhomën e
Çudirave , ku njihe me
llojë llojë pamje të çuditshme., të shoqëruara
me dekoracione mjaft magjepëse. Në
vazhdim kalojmë në Dhomën e Shandanave , ku na impresionuan
paraqija e llojëve
dhe e stileve të tyre , në periudha të ndryshme kohore. Më pas
përballemi me Llozhën Meridionale, e cila paraqet
një hapsirë të gjërë, të zbukuruar
me dekoracione dhe me panorama
të periudhave të ndryshme. Më
tej kalojmë në Dhomën e Fitoreve, ku në
kendet e saj janë ngritur dhe
përpunuar në stuko dy personifikues
të fitoreve , që mbajnë në
duar kurora dafine. Në
fund ne pamë
një vend për vendosjen
e frutiereve.
Ekspozimi i këtyre dhomave dhe llozheve , paraqitej i rrethuar nga
brenda me një
oborr të madh në formë katrore ,
që quhej “Oorri i Nderit “,cili i jepte një bukuri të rrallë mjedisit
për rreth. Në krah të djathtë
jashtë dhomave ndodhej
edhe një oborr tjetër
disi i madh që
quhej “ Oborri Meridional “ . Ne mbasi mbaram vizitën brenda pallatit dolëm jashtë, ku
në sallon , nga të gjitha anët
shikoje statuja në formë dhe në
madhësi të ndryshme , me pamje shumë
të bukura dhe mjaft
tërheqëse , të vendosura hijshëm .
Më pas ne
shkuam në librari , ku
pamë mjaft libra ,revista, gazeta dhe shumë kartolina tërheqëse. Pastaj kaluam në bar- bufe, për të pushuar
dhe çlodhur dhe
morrëm nga një pije freskuese. Pastaj ne kaluam
në pjesën e pasme të
pallatit, ku atje vërejtëm një kopësht
shumë të madh, që quhej Kopshti
i Esedrës, i cili kishte
jeshillëk kudo dhe anash ishte
i zbukuruar me lule. Në krah të
djathtë kishte godina dhe
mjedise argëtimi dhe çlodhëse.
Ne e
vazhduam rrugën përmes kopshtit dhe në fund të tij, kthehemi nga ana
e majtë dhe futemi në një ndërtesë, që quhej “
Kopshti Sekret “ , që na shtoi
edhe më tepër interesin. Ai
vend konsiderohej si i
fshehtë se përdorej si frigorifer , për kohën e vet
dhe ruhehin sendet ushqimore
por edhe materialet
me vlerë. Aty pamë të skalitur
panorama me dekoracione
të ndryshme dhe
të veshura me guacka deti.. Kubeja e saj
kishte të pikturuara figura
të llojeve dhe të madhësive të ndryshme.. Bashkë me ne,
kishte edhe mjaft njerës të tjerë sidomos të
huaj që vizitonin këtë
ekspozitë gjigande .
Në mbarim të vizitës tonë, që zgjati
rreth tri orë, ne u kënaqëm shumë,
sepse arritëm të shohim një
muze madhështor , nga i cili
morrëm informaione të shumta dhe të
bollshme , mbi historikun dhe
artin shekullor të Mantovës dhe u
njohëm me arritjet dhe progresin e këtij qyteti
në rrjedhjen e kohës
, duke krijuar përshtypje
mjaft të mira për këtë qytet
antik, të kulturuar , shumë tërheqës dhe do t’i ruajmë në mendjen tonë , si kujtime shumë të kendshme dhe mjaft
mbresëlenëse.
Mbas mbarimit të
vizitës në pallatin
Te, rreth orës 13.300 minuta, Blerta
shkon e merrë fëmijtë nga shkolla dhe vemi në
shtëpi. Bejmë banjo, çlodhemi
dhe më pas hamë
drekë , të servirur me
kujdes nga Blerta. Pastaj bashkë
me Engjëllushen çlodhemi
dhe pushojmë .Nga ora 15.00 , unë marrë në
telefon Shpëtimin për të
vazhduar bisedën e djeshme dhe
për tu sqaruar
më Adrianën. Shpëtimi më
informoi se nga Mantova treni
për në Pisaro niset
në orën 12..30 dhe mbasi kalon në Bolonjë dhe në Riminis ,brenda tre orëve
vjen në Pisaro.. Më pas bisedova me
Adrianën dhe e pyeta për shëndetin e saj, për fëmijtë dhe pastaj e
njoftova për Shpresën dhe Lorenën se
janë mirë në Berat. Adriana
më dha informacione
edhe më të plota për udhëtimin.
Në kushtet e krijuara me gjithë dëshirën e mirë , vajtja
e jonë tek Adriana vështirsohej
si nga udhëtimi i gjatë, nga koha
shumë e shkutër
në dispozicion si dhe nga se ne
ndiheshim pak të lodhur dhe se do
të niseshim për në Nju-Jork mbas dy ditësh.
U la në
mirëkuptim, që mund të vijmë
në një
kohë tjetër.më të përshtatshme.
Blerta gjatë
kësaj periudhe ishte shumë
e angazhuar se vet do të
shkonte në një orë
mësimi, do të kujdesej
për fëmijtë. Ergin do t’a
çonte në kurs, ndërsa
Barbarën do t’a
shoqëronte tek dentisti . Haxhireja,
Engjëllushja dhe unë rreth orës 16.30 minuta po shikonim dhe
dëgjonim në dhomën e pritjes
kasetën e Beratit me
këngët e shekullit
dhe po pinim
nga një kafe ekspres.
Në orën 17.00 , na
merrë Teuta në
telefon nga Nju- Jorku , ku pak më
parë kishte biseduar
me Blertën. Ne folëm të gjithë me rradhë me Teutën dhe u
kënaqëm nga bisedat dhe se ata ishin që të
gjithë mirë me shëndet. Unë
e njoftova për marrjen e
mesazhit që na
kishte dërguar , kur kishin
vajtur në Kanada.. Ajo
na dha porosi që kur
të mbrrinim në Nju- Jork t’a njoftonim
me telefon.
Më pas bejmë
muhabet të shtruar me Haxhirenë, sidomos për
problemet e shëndetit
të saj. Ajo kishte bërë
vizita të rregullta tek
specialistët e ndryshëm
italian dhe i kishte
përfunduar komplet analizat. Gjatë bisedës
u sqarua se ajo ndjehesh
më mirë , veçse vazhdonte të kishte
njëfarë rëndimi në fytë, nga
se kishte pak të rritur gjëndrat
tireoide. Nga të
dhenat subjektive ,
ekzaminimet komplimentare të imta
dhe nga ekzaminimi klinik konkludohej se gjendja shëndetësore e Haxhires ishte
plotësisht e stabilizuar dhe
tani duhej të vazhdonte
vetëm një mjekim mbajtës për
të ruajtur funksionin normal të
gjendrës , si dhe mjekimin
për hipertensionin arterial.. Ne i rekomanduam pëdorimin e Ambjet si qetësues
i moderuar.
Rreth
orës 19.00 shtëpia u mbush me njerëzit e
familjes. Blerta bashkë
me të dy
fëmijtë vijnë në
shtëpi duke i kryer detyrimet.. Pak
më vonë kthehet edhe Fatmiri nga puna. Mbas një pushimi të shkutër, në shtëpi filloi muhabeti familiar sëbashku me Fatmirin
i cili
si gjithënjë , i qetë, i qeshur, i
afruar, merrte pjesë në këto bisedime.
Në këtë mjedis të
ngrohtë Blerta na
shtroi darkën , si kurdoherë me asortimente të ndryshme
dhe për ç’do llojë miderash :
Mbasdarkja kaloi e
gëzuar ,me biseda të
kendëshme dhe më pas
me një gjumë të
rehatshëm.
Data
28/ V / , dita e mërkur, dukej
si ditë e zakoshme , por në
fakt ishte mbushur me
të papritura. Fatmiri edhe
sot e kishte
ditë pune. Ai u nis
heret në detyrë, por nuk harroi
që të më përshëndeste dhe të më uronte
mua datëlindjen sipas zakonit
beratas “ Namik edhe 100 vjeç , i
lumtur me familje
dhe me të
gjithë të dashurit.”.Më pas
urimet u derdhën si lum nga të
gjithë: Nga Haxhireja, nga Blerta, nga Engjëllushja, si dhe
nga fëmijtë, nga Ergi dhe nga Barbara , që me
zerin e tyre të embël u shprehën: Xhaxhi Namiku të
rroni sa më gjatë ,
me gjithë teze Engjëllushen dhe
fëmijtë. Gëzimi për
Namikun ishte i madh se
po urohesh qysh në
mëgjes për 74 vjetorin , në familjen
Milova , në vend të
huaj , në Itali, që ishte një nder
dhe respekt për familjen
Shehu.
Më pas njerëzit e shtëpisë
filluan nga aktiviteti. Blerta dërgon fëmijtë në
shkollë. Unë dhe Engjëllushja
mbas tualetit dhe banjos , ulemi bashkë me
Haxhirenë dhe hamë
mëngjesin me shije.. Pastaj përgatitemi
për të qënë të gatshëm për
udhëtimin e sotshëm. Blerta mbasi
kthehet nga shkolla na njofton se sot do të bejmë një takim me zonjën Anila
Kaja, aktualisht edhe
presidente e shoqatës
shqiptare “ Shqiponjat“- “Le Aquine “ , që zhvillon aktivitetin e vet në
qytetin Mantovës. Ne nisemi me
makinë të gjithë
sëbashku dhe vemi
tek sheshi Sordello. Atje
parkojmë makinën dhe shkojmë për t’u
takuar me Znj. Anila Kaja ,në vendin
e takimit, në
bar-restaurantin, në krah të
bllokut të ndërtesave Magna Domu dhe pallatit Kapitano, përball Pallatit
të Dukës dhe përkundrejt kuesturës.
Dëshira e jonë për
t’u takuar me presidenten e shoqatës “ Le Aquile “ në
Mantova të Italisë , përbënte një
interesim dhe një kuriozitet , mbasi ne
kishim dëgjuar më parë, për
shumë shoqata Atdhetare shqipëtare që ishin
ngritur në Itali ku
ka mbi 300 mijë emigrant
shqiptarë dhe thonë se edhe
me arbëreshërit , bëhen një milion shqiptarë; që tashmë janë
inkuadruar në jetën qytetare italiane dhe
zhvillojnë aktivitete të
ndryshme kulturale, artistike , sportive , me moton :”
Shqipëria jemi ne “.
“O sa mirë me qenë shqiptarë “. të zhvilluar
në sheshe, pallate sporti
si në Ravena , apo
në theatër si në Udine
etj. Në Itali ka mjaft
shoqata tashmë që kanë
bërë emër me veprimtaritë e tyre
organizative, ,artistke, kulurale
dhe sportive, të cilat kanë
ngritur lartë vlerat ,traditat
dhe emrin e denjë të
kombit shqiptar. Ndër to meritojnë të përmenden :Dega e Lidhjes
Shqiptare Botrore ( L.SH.B.) me qendër
në Rimini dhe me kryetar Dr. Alban Kraja. , që
ka marrë
pjesë në të dy kongreset që ka
bërë L.SH.B.,
në Prishtinë
dhe në Tiranë..”Lidhja nacionale Shqiptaro-Arbëreshe në
Itali “. “ Shoqata Shqiponja” në
qytetin e Udinës. me
president Gjergj LLeshaj. Shoqata “Skënderbeu” me
president Hilmi Mustafa. Shoqata “ Shote Galica “, “ Dardania “, “ Iliria “Rinia” dhe shoqata “ Kosova “ në Firence me kryetar Xhafer
Berishën etj. Kujtojmë
veprimtarinë e nenës shqiptare të Triestës, Zonjën e nderuar Vitori Stefa Leka, bij
e arrdhur nga
qyteti i ndritur
i Beratit; me rrethin
e saj familiar, që vlerësojnë
edhe patriotin e tyre Namik
Shehun . Ajo dallohet si
veprimtare, humaniste, si shkrimtare, publiciste dhe pjesëmarrëse në
shumë shoqata.. Me rëndësi
është të theksohet se kryesia
e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare dhe
Arbëreshe , si dhe lidhja
Shqiptare në Itali, të
mbledhur në Romë më dt. 12 / 12 / 2006, aprovuan një deklaratë , ku theksohet bashkëpunimi dhe zhvillimi i aktivitetetve të gjithë
shoqatave
shqiptaro-Arbëreshe në Itali ,për
të rritur dinjitetin dhe nderin e kombit shqiptar. Veç kësaj nga
kryesia e këtyre shoqatave
është formuar grupi
“ Albanian World Artist “
(A.W.A ) me drejtues Artid
Fejzon, që ka dhënë koncertin
e parë për të gjithë
shqiptarët dhe dashamirësit
më 14 / 02 / 2007 në Milano.
Në Itali , në Romë del edhe një gazetë shqiptare “ Rrenjët “ (L e
Radici ), në dy gjuhë, në
shqip dhe në Italisht, që ka vitin e gjashtë të botimit,
me kryeredaktor Z.
Hasan Aliaj.; me të cilin unë kamë lidhje, mbajë korespondencë
dhe botoi shkrime. Përmendim me respekt se hollësira
mbi emigracionin shqiptar në Itali gjenë në librin monografik
të shkruar nga shkrimtari i mirënjohur Rando Devole me titull “ L emigrazione Albanese in Italia “
Me
këto mendime dhe konsiderata
për emigracionin atdhetar
shqiptar në Itali ,ne po shkonim
me kënaqësi si grup ,për t’u takuar
dhe për t’u njohur më nga
afër me një presidente të shoqatës
shqiptare “ Shqiponjat “ ( Le
Aquile ) në Mantova ,
me zonjën Anila Kaja , që ishte edhe shoqe, mikesh dhe bashkëpuntore me Blertën;
që na
i shtonte edhe
më tepër afrimin. Vendtakimi
ishte caktuar tek bar-reztauranti, përball Pallatit
Duka dhe
pikërisht atje takojmë Znj.
Anila me të
cilën përshëndetemi dhe ulemi jashtë, në një mjedis të kendshëm para bar-bufes , të regulluar me
karrige dhe tavolina
të mbuluarë me
ombrella për t’u mbrojtur nga dielli. Mbasi rehatohemi fillojmë një
bisedë shoqërore dhe miqësore me
zonjën Anila , e cila me dashamirësi na prezantonte
punën e saj dhe të shoqatës
, duke edhe na i ilustruar veprimtaritë e bëra. .Ndërsa Blerta , na jepte
edhe spjegime plotësuese për disa
gjera dhe në të njejtën kohë porositi akullore për të
gjithë ne.
Anila na
sqaronte se shoqata
shqiptare“ Shqiponjat“-Le Aquile-, është
me seli në via Parma , 18-46100 Mantova me cell. 3343381780 dhe me
E-Mail associazioneleaquile@fastwebnet.it; dhe përbëhej nga 20 antarë shqiptarë, kryesisht të
rinjë, me profesione të ndryshme, ku
merrte pjesë edhe i vëllai i saj , violinist. Kjo shoqatë ishte
e legalizuar dhe njihesh
zyrtarisht nga ana e
organeve qeveritare të qytetit të Mantovës dhe funksiononte
si një organizatë e rregullt, me të gjitha
dokumentacionet e nevojshme,
duke paguar rregullisht
edhe kuotizacionin vjetor.
Më tej
Anila shpjegon se
qëllimi i ngritjes
së shoqatës ishte përhapja e kulturës shqiptare dhe
propagandimi i veprimtarive të saj , duke
e bërë të
njohur në të gjithë provincën e Mantovës dhe më
gjerë..Për këtë arsye vazhdon ajo, më 28 / Nëntor / 2007 me rastin
e 95 vjetorit të shpalljes
së Pavarësisës dhe ditës
së Flamurit, shoqata e jonë Shqiponjat
–Le Aquile- u prezantua me një
aktivitet të gjerë letraro, artistiko- kultural. Morrën
pjesë antarë të shoqatës
dhe shumë pjestarë të
tjerë. Përshëndetja u bë nga Zonja Alice
Arioli , presidente e provincës Acli
të Mantovës. Më pas u mbajtën disa
referate , ndërsa presidentja e
shoqatës Shqiponjat , Anila
Kaja ndiqte
programin e. mbremjes. Më pas u zhvillua
një veprimtari e pasur
artistike., ku u kenduan katër Arie
të operës Mrika, sonata për violinë
dhe pjanofortë, u prezantua revista
“ Albanoi “ etj.Ajo u mbajtë në Ludas –via Oberdan 7, me moton
“ Mantova accoglie L’Albania . Shoqata ka
zhvilluar edhe veprimtari
të tjera. Ajo i ka
kushtuar një aktivitet të gjërë kengës dhe muzikës
shqiptare, e cila u konkretizua me
prezantimin e kengëve
qytetare nga disa qytete
shqiptare, me pjesëmarrjen e
30 aktivistëve , dhe u zhvillua në një mjedis kulturor të Mantovës. Për t’u
përmendur është organizimi i
ekspozitës të pikturës shqiptare në qytetin e Mantovës më dt. 08 /
03 / 2008, nga shoqata Le aquine , në bashkëpunim me provincën
e Mantovës dhe me qendrën
e edukimit ndërkultural, me pjesëmmarrjen
e Z. Fausto Banzi drejtues i pikturës së emigracionit ; me titull “ viaggio tra i
colori della storia vita e sentimenti” esposizzione di arte albanese,
mbajtur në Plenipotenziario piazza Sordello,
43 - Mantova; ku morrën pjesë
tre piktorë emigrantë shqiptarë, Albert Kedhi, Blerina Haxhagiqi dhe Bert Asha; të cilët paraqitën punimet e tyre
me vlera artistke
, që u vlerësuan nga vizitorët. Ekspozita qëndroj e hapur 20
ditë në ambjetet pranë Sala
Aldo Zanoni, via Tassoni,12 a Mantova. Ky aktivitet
u botua edhe në
gazetën lokale të Mantovës , të muajit
mars me titull: “ Conoscere L’atro per una vita migliore e convivenza pacifica “. Mbyllja e
ekspozitës u shoqërua me
vlerësime dhe me organizimin e një bankete. Në
vahdim Anila tregon se
shoqata ka zhvilluar një
veprimtari kulturore në bashkëpunim me
një shkollë të mesme
të Mantovës , sëbashku me
nxënsit shqiptarë , ku u zhvilluan konkurse të
pikturës, sklupturës, të fotografisë
dhe të punimeve të
tjera artistike, të
paraqitura përpara juris së
qendrës së edukimit interkultural të provincës
së Mantovës më 14 prill në
via Mazzini, 17-46100, e
cila i vlerësoi me dhurata
dhe me dhenie
çmimesh.. Këto veprimtari Znj.
Anila i prezantoi dhe i ilustroi me
materiale dokumentative të
shoqëruara me foto,
skema , piktura,me figura kartolinash , me shkrime
në gazetë etj.që e
bënin më të qartë dhe
më të plotë paraqitjen e aktiviteteve.
Në vazhdim të diskutimit me Znj. Anila, për të
shtuar njohurit mbi shoqatën Le aquile , unë e pyes bashkëbiseduesen nëse ka
lidhje dhe a
bashkëpunon me shoqatat
e tjera shqiptare
që zhvillojnë aktivitete në
Itali ! Anila me sinqeritet
na përgjigjet se deri
tani ne nuk
kemi pasur ndonjë njohje apo komunikim me këto
organizata, mbasi jemi përqëndruar
në aktivitetet e shoqatës tonë dhe në forcimin e saj, megjithëse bashkëpunimi me
to është
mëse i nevojshëm. Pastaj biseda
u përqëndrua në prezantimin e aktivitetit
tim dhe të familjes. Unë në Nju-Jork
, zhvilloj veprimtarinë time si Doktor
i shkencave mjekësore, sekretar shkencor
i Akademisë
Shqiptao-Amerikane të shkecave në Nju- Jork. Më pas Ju
tregoj për punën e bërë nga
komuniteti
shqiptaro-amerikan në Nju- Jork dhe
për mjaft shoqata dhe organizata
që zhvillojnë veprimtari
të larmishme dhe shumë
produktive , për të përfaqësuar
denjësisht kombin shqiptar
në Sh.B.A dhe para gjithë botës. Në
bashkëbisedim morrën pjesë Haxhireja dhe Engjëllushja me
diskutime edhe për veprimtaritë e
jetës së tyre. Takimi
zgjati rreth dy orë, deri më 12.00, i
shoqëruar me kënaqësi
të përbashkëta. Në përfundim të
takimit, në shenjë
kujtimi unë i dhurova
zonjës Anila dhe për bashkëshortin
e saj Z. Edvisin ,dy librat e
mija të botuar kohët
e fundit me titull “Tungjatjeta
Diasporë “ ,“ Dëmet mbi duhanin”, Nr. 6
të revistët së Akademisë
tonë “ Dituria” ,ku bëhet
fjalë për 600 vjetorin e lindjes
së Gjergj Kastriotit Skënderbeun dhe
stilolaps si një shenjë
nga Nju- Jorku. Unë i fola
edhe mbi familjen dhe për fëmijtë tanë, për Teutën, Erianin dhe Loandën , Hajrinën, për
dhendurët Drini dhe Gertin dhe
për nipçen Rudinin. Në fund
ndahemi me kujtime
mjaft mbresëlenëse dhe i
uruam shëndet, lumturi familiare, një
trazhgimtar dhe suksese të mëtejshme në punë dhe në veprimtaritë akoma më produktive
të shoqatës si presidente. Më
pas me makinë
vemi në biletarinë
e stacionit të trenit dhe
Blerta pyet për orarin e trenit , kur
niset nesër në mëgjes
për në Milano dhe për
çmimin e biletave. Pastaj vemi
në shtëpi.. Pastaj Blerta shkonë në
shkollë për të marrë
fëmijtë Ergin dhe Barbarën . Të gjithë u
kënaqëm me drekën e shijshme dhe mbasi
pushuam pimë kafen
ekspres të mbasdites
dhe filluam të shikojmë kasetat e
filmave me pamje nga
vizita në Kosovë,
në Tiranë , Berat
dhe në Itali; në Mantova, në
Verona dhe në Venecia..
Më pas
errdhi Fatmiri nga puna dhe
ne të gjithë mblidhemi në dhomë për
të bërë muhabete
familiare.
Një telefonatë
nga Peskara, vë në lëvizje Blertën
, e cila na
njofton se është Oriola me Skerdin , të cilët kishin marrë në
telefon posaçërisht për të uruar me
dashamirësi dhe në emër
të famije së
tyre të madhe , xhaxhi Namikun
për datëlindjen. Ata më urojnë familiarisht , jetë të gjatë dhe lumturi familiare, që
ishte një respekt dhe gëzim për mua
familiarisht , si dhe një nder për
familjen Milova dhe Haxhirenë. Më pas ne të
gjithë folëm dhe u pamë
në ekran, i përshëndetëm
dhe i falenderuam.
Në një
atmosferë të tillë të
lumtur, blerta që kishte
ruajtur me fanatizëm një
sekret, shpërtheu. Unë tani dua
t’Ju njoftoi një lajmë
të gëzuar që vjenë nga
larg, shumë larg, nga Nju-
Jorku, nga fëmijtë e familjes Shehu dhe nga dhëndurët, që urojnë
babanë e tyre
për datëlindjen dhe në çast hap zarfin , nxjerr kartolinën
me mbishkrime , që kishte
sjellë Teuta dhe pastaj lexon me zë: Gjysh Namikut jetë
të gjatë nga Rudini.
Ndërsa Teuta dhe
Drini i urojnë datëlindjen prindërit
të tyre. Pastaj
me rradhë lexohet urimi i Erianit
me Hajrinën, dhe i Loandes
me Algertin. Në fund
nga të gjithë ishte porosia të përgatitej dhe të dhurohej një
tortë bashkërishtë me
familjen Milova. Më pas Namiku përshëndetet
nga të gjithë, pjestarët e familjes , duke lenë
urimin përfundimtar për më vonë. Ndërsa
Fatmiri me mjaft dashamirësi,
propozon në emër
të familjes së tij
dhe të zonjës Haxhire , që këtë festë tradicionale
familiare shqiptare ta
festojmë me një darkë
të përbashkët në restaurant, duke ja kushtuar 74 vjetorit të ditëlindjes të
nderuarit tonë Namikut.
Të
gjithë e pritën të gëzuar mendimin dhe
u bënë gati
për nisje.Për këtë darkë të shënuar u
zgjodh restauranti “ La Fatoria “ , që ishte
edhe pranë shtëpisë
së familjes Milova. Darka filloi n’ orën 20.00 ku morrën pjesë
familja Milova, Fatmiri, Blerta, Ergi dhe
Barbara. Familja Veleshnja Haxhireja
dhe famija Shehu Engjëllushja dhe Namiku.
Darka
u porositë me
pizza , të shoqëruar me birra
dhe pije freskuese, e cila kaloi
e gëzuar, me përshëndetje dhe
urime. Serinë e urimeve e hapi Fatmiri
duke uruar Namikun për
datëlidjen edhe 100 vjeç të tjera. Pastaj uruan me radhë Haxhireja, Blerta dhe fëmitë. Kurse Engjëllushja e
ndodhur afër e uroi dhe e pushteu
Namikun. Ndërsa Namiku i falenderoi
të gjithë përzëmërsisht për
respektin dhe nderin që i bënë.
Mbas një orë ngrenie, pirje , qejfi
dhe gëzimi , ne u larguam nga
restauranti dhe të gjithë
sëbashku qëndruam mbrapa
apartamenteve të shtëpisë së Fatmirit dhe soditëm
natyrën, ajrin e pastër ,bukuritë
e kopshtit për
rreth., si dhe cicërimën e
zogjëve, si natë e
fundit që ishte për
miqtë Të kënaqur nga ky mjedis shkojmë në shtëpi për të
përfunduar dhe embëlsuar ceremoninë e
festës. Të mbledhur
të gjithë sëbashku në dhomë, në pritje të vazhdimit të festimit, vjenë Blerta dhe na sjellë tortën e porositur dhe
fton fëmijtë për ta prerë. Më e
shkathta u tregua vajza ,Barbara , që edhe i takonte asaj ,e cila
me thikë në dorë dhe me zërin e saj të embël tha : Gëzuar
dhe 100 vjeç xhaxhi Namiku., dhe preu tortën ku
ishte shkruar: Auguri Namikut. Vajzës Barbarës
i vjenë në ndihmë
e ema Blerta ,e cila fillon dhe e
ndanë tortën , duke respektuar
moshat. Të gjithë filluan të hanë
dhe të
urojnë Namikun me dashuri ,
me rradhë Haxhireja, Fatmiri,Blerta
,Ergi dhe Engjëllushja ,duke i thenë e
gëzofshi datëlindjen me
lumturi familiare.
Kjo mbremje
u kthye në një festë mjaft të
gëzuar familiare , me përshëndetje
dhe urime të shumta
fisnore,në një vend të huaj në Itali dhe
në një mjedis shumë mikpritës, miqësor dhe
familiar. Mbas embëlsirës,
kënaqësisë dhe respektit të parë, mbremja u pasua
edhe më një ngjarje tjetër të
gëzuar, me dhenie
dhuratash. E zonja e
shtëpisë Bleta në emër të familjes i dhuron Namikut
peshqeshe me kujtime mbresëlenëse : Një
maketë të gondulës mjaft të bukur të qëndisur me fije
ari, nëkujtim të Venecies
Një pikturë me fotografin e
Dukaj, një libër anglisht mbi
historikun e Mantovës , të shoqëruar edhe me një
kartolinë përshëndetjeje, që me
të vërtetë përbënin një
kënaqësi të madha , për të gjithë pjesëmarrësit dhe
në veçanti për Namikun, që në
kompleks u lumturua dhe i
gëzuar i falederon, i përgëzon
dhe i përqafon të gjithë me
respekt dhe dashuri. Me këtë
rast ai
sjellë ndërmend festimin e 70 vjetorit të tij
, jo në
Nju- Jork, por në qytetin e tij
të lindjes , në Berat në mest popullit, kolegëve,të sëmurëve të tij dhe
farefisit, ku drejtuesit e qytetit
e nderuan edhe me titullin Intelektual
i shquar i qytetit
të Beratit.
Në një
atmosferë të tillë të
gëzuar dhe të lumtur , mjaft mikpritëse
, bujare , tepër fisnike dhe me kënaqësira
të shumta ,mbyllet data 28 / V / , që
ishte dhe dita e fundit
e qëndrimit të familjes Shehu në Itali.
Mbas një aktivteti ditor të
bollshëm dhe mjaft mbresëlenëse ,
ne të gjithë ramë të flemë
Data 29 / V / ,dita e
enjte , ishte dita e
nisjes së famijes Shehu për në
Nju- Jork. Në këtë ditë ngrihemi
shumë heret të
gjithë familjet, me gjithë fëmijtë, qysh n’ora 5.30 minuta, mbasi duhet
të rregullohemi dhe të
përgatisim valiçet për udhëtimin e
largët. Të gjithë sëbashku Fatmiri, Haxhireja, Engjëllushja, Blerta
dhe Namiku , nisemi me
makinë dhe vemi
në stacionin e trenit të
Milanos në Mantova. Atje
mbasi arriti treni në stacion, ne vendosim valixhet
dhe lemë gratë për të ruajtur plaçkat, ndërsa unë bashkë me Fatmirin vemi në
klubin e stacionit dhe
pimë nga një
kafe ekspres. Pastaj mbasi morrëm me vete
kafe edhe për
gratë, kthehemi në stacionin e trenit. Atje sistemohemi
të gjithë , Haxhireja, Engjëllushja, Blerta dhe Namiku; sëbashku me valixhet
në një vagon të rehatshëm., duke na
ndihmuar edhe një djal i ri. Ndërsa Fatmiri kthehet
në shtëpi tek fëmijtë.
Treni niset në
orar , më 6.30 minuta. Çmimi i
biletës për ç’do
person për në Milano ishte
8.5 Euro. Udhëtimi ishte i qetë ,pa
shqetësime dhe mbas dy
orë dhe tridhjet minuta ne arrijmë
në stacioin e trenit
në Milano, i cili
ishte shumë i madh, me
plotë vija hekurudhore dhe më mori
njerëzish. Zbresim në stacion
dhe nën kujdesin e Blertës orientohemi për
t’u drejtuar për në
aeroportin e Milanos. Në këtë kohë sapo
kish filluar një shi i imtë , i
cili edhe na i vështirësonte gjetien
e një taksie për të
shkuar në aeroport., i
cili ishte një
orë larg me
makinë. Me sakrifica Blerta gjeti një taksi me një çmim të shtrenjtë. Hipim të
katër në taksi dhe
morrëm rrugën për në
aeroport. Udhëtimi ishte
i qetë dhe nga të
dy anë vëreje
ndërtesa të bukura shumëkatëshe, me rrugë
të gjera dhe herë pas here
shikoje ura elegante ,që harkonin mbi rrugë .Taksisti , një djal i ri ,
ishte korrekt dhe drejtonte automjetin me
shumë kujdes.
Mbas
një ore udhëtimi , arritëm në kohë
në Malpensa, në aeroport.
Zbresim nga taksia
dhe futemi në stacionin
e aeroportit në katin e dytë.,
nga ku shikojmë aeroportin e madh të
Milanos me plotë aeroplana, që prinin të
nisnin udhëtimin. Blerta mbasi
na la në një
bar-bufe, na serviri
mëngjezin dhe pije, u
interesua për vendin e biletarisë mbasi biletat
ne i kishim pronotuar nga Nju-Jorku. Unë bashkë
me Engjëllushen dhe Blertën , vemi në biletari,
ku takojmë nëpunësin e
shërbimit, të cilit i
paraqesim pashaportat dhe pastaj
dorëzojmë valixhet- bagazhet dhe
marrim dokumentacionet e nevojshme. Më pas mbasi
po vinte koha e
nisjes , Engjëllushja dhe unë përshëndetemi
me Haxhirenë dhe
Blerën, i falenderomë përzëmësisht
dhe ndahemi me dashuri ,për të zbritur
në katin e parë dhe vihemi në rradhë. Pastaj mbasi filloi
nisja , ne paraqesim dokumentat dhe futemi
në aeroplan.
Aeroplani
ishte Alitalia-AZ-604. THU 29
May., mjaft i madh, me rreth 390 vende., me 9 rrjeshta
për së gjëri
dhe me 43 rrjeshta
për së gjati. Ne e
kishim vendin në
rrjeshtin 43, nga fundi. Avioni
u nis në orën e
caktuar më 11.15 minuta. me orën lokale
të Italisë. Udhëtimi ishte
me luhatje. Herë pas here pësonte lëkundje me zbritje
dhe ngjitje, që ndiheshin mirë dhe na
jepnin shqetësime. Shërbimet nga
stuerdesat ishin të zakonshmet. . Ata na
afruan pije, më pas drekën ,
pastaj kafe apo çaj dhe biskota.
Gjatë kohës së udhëtimit vet mund të pije
lengje dhe të
merrje biskota në bufe
sa herë që kishje
nevoi. Ne, unë dhe Engjëllushja mundoheshim që të qetësoheshim dhe të flinim ndopak. Në
Nju- Jork arritëm në
orën 1.55 minuta me orën lokale . Zbresim dhe
vihemi në rradhë nga
sektori ku kalojnë
qytetarët amerikan. Kontrollit i
paraqesim pashaportat amerikane dhe pastaj
shkojmë për të marrë valixhet. Atje
mbasi pritëm pak , valixhet
errdhën me rradhë
dhe u stivosën në karrocë nga Engjëllushja
dhe unë. Pastaj dalim dhe takohemi
me Eriain, i cili po na priste
me makinën e tij jashtë..
Mbasi përshëndetemi me Erianin,
ai i sistemon valixhet
në makinë dhe drejtohemi për
në shtëpi, në Astoria. Mbas një
udhëtimi të qetë dhe me
muhabete familiare ne
arritëm shëndosh e mirë
në shtëpinë tonë
në Nju- Jork. Atje takohemi me
mall dhe me dashuri me
fëmijtë tanë, me Teutën, Loandën , Hajrinën dhe me Rudinin, të cilët po
na prisnin me
padurim.
Më pas vjen edhe Algerti me të cilin përqafohemi. Pastaj sillen
valixhet dhe mbasi u
sistemua gjithëçka , Engjëllushja
hap valixhet
dhe ju dhuron me rradhë të
gjithëve peshqeshe dhe dhurata të
ndryshme edhe nga krushqia e Beratit , nga
familja Natasha dhe
Alush Hasanbelliu.. Më
pas u
shtrua një drekë
e pasur e përgatitur
nga fëmijtë me në krye
Teutën. Pastaj
filloi muhabeti nga
vizita e jonë në
Shqipëri, në Kosovë dhe në
Itali. Kënaqësia ishte e pamasë nga
të gjithë. Më pas mbasi ç’do
gjë u vu në
qetësi, fëmijtë u larguan , për t’i çlodhur
prindëritë e tyre.. Engjëllushja me
merakun e saj rregulloi valixhet dhe pastaj
u rehatuam.. Teuta njoftoi
se i kishte dërguar E-Mail
Blertës , e cila Ju përgjigj
Teutës dhe neve. Ne i dëguam
E- Mail : përshëndetjeje dhe falenderimi
familjes Milova nëpërmjet Blertës. Familjes së
krushqisë së Beratit me anë të
E-Mail të Natasha Hasanbelliut dhe
mikut tonë në kosovë Z. Flori
Bruqit.
Me këto përshëndetje ,falenderime ,përmallje ,
takime dhe gëzime mbyllet
data 29 / V / , dita e enjtje dhe ne të lumtur dhe pak të
lodhur nga udhëtimi ramë të
flejmë.
Përshtypje udhëtimi me kujtime mjaft mbresëlenëse.
NGA
FAMILJA SHEHU .
NAMIKU -
dhe - ENGJËLLUSHE
SHEHU.
ITALI -
MANTOVA. 29 /
V / 2008