2014-03-19

Si u dënuan Shefat e Sigurimit të Shtetit në Serbi

Para dy vjetëve ish-anëtarë të Sigurimit të Shtetit u dënuan me një total prej 22 vjetësh burgim për tentimvrasjen e Vuk Drashkoviqit, lideri politik dhe ish-kundërshtari i Slobodan Miloshevicit.

Milos Radonjiq, ish-shef i Zyrës së Sigurimit të Shtetit në Beograd, u dënua me tetë vjet, ndërsa ish-shefat e njësive, Stevan Basta dhe Ratko Romiq, u dënuan secili me nga shtatë vjet.

Gjyqtarja kryesuese, Tatjana Sretenoviq, tha se gjatë gjyqit u vërtetua se ishte kryer një ofensivë e rëndë kriminale dhe se shumë dëshmitarë konfirmuan akuzat në aktpadi.

http://www.youtube.com/watch?v=MLpK6-kHcZA

Sipas aktpadisë, Radonjiq, Basta dhe Romiq ndihmuan tre anëtarë të tjerë të Njësisë së Operacionit Special të Sigurimit të Shtetit në Serbi në një përpjekje për të vrarë Drashkoviqin në qytetin bregdetar malazez, Budva, në qershor të vitit 2000. Drashkoviq u plagos, por mbijetoi.

https://www.youtube.com/watch?v=j5JbIMbO024

Gjatë sundimit dhjetëvjeçar të Slobodan Milosheviqit, Sigurimi i Shtetit u përpoq disa herë të vriste Drashkoviqin.

https://www.youtube.com/watch?v=EXLYdA79Ttw

Në një sulm ndaj Drashkoviqit në 1999, katër anëtarë të partisë së tij politike u vranë. Për këtë krim, lideri i njësisë së operacioneve speciale, Milorad Ulemek, bashkë me dy anëtarë të tjerë të njësisë, u dënuan me 40 vjet burgim.

https://www.youtube.com/watch?v=Z7kVor6l_Vo


Ulemek, i njohur si Legija, po vuan gjithashtu dënimin me 40 vjet burg për rolin e tij në vrasjen e presidentit serb, Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003.

https://www.youtube.com/watch?v=G9q440imUC8


“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të zyrtarëve të shkallës së lartë në qeveri për të eliminuar kundërshtarët e tyre, duke i vrarë. Shpresojmë që ky aktgjykim do të ndihmojë gjithashtu të zgjidhë rastet e gazetarëve që u vranë, vetëm sepse autoritetet nuk pëlqenin shkrimet e tyre”, tha Vladimir Gajiq, avokati i Drashkoviqit.

https://www.youtube.com/watch?v=D_zPQFtqW7Q

Drashkoviqi tha se është i kënaqur me gjykimin dhe se nuk do të kërkojë për dëmshpërblime nga shteti.

“Më në fund, 12 vjet pas 5 tetorit [kur Milosheviq u rrëzua nga pushteti], Sigurimi i Shtetit, skuadra e vdekjes parimore të Slobodan Milosheviqit nuk është më e paprekshme. Për të gjithë ato vite këto krime të tmerrshme janë orkestruar nga Radonjiqi”, tha Drashkoviqi.

Njësia e Operacioneve Speciale e Sigurimit të Shtetit u formua në vitin 1990 me urdhër të Slobodan Milosheviqit.

https://www.youtube.com/watch?v=kw_FS1u1aAg

Njësia drejtohej nga Jovica Stanishiq, shefi i Sigurisë së Shtetit dhe Franko Simatoviq, shefi i Njësisë së Operacioneve Speciale, që janë paditur të dy nga ICTY për vrasje, persekutime në baza politike, racore dhe fetare dhe akte çnjerëzore gjatë konflikteve në Bosnjë dhe Kroaci nga viti 1991 deri më 1995.

https://www.youtube.com/watch?v=EQH3SIOkUbQ

Njësia e operacioneve speciale ishte aktive gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi, zakonisht duke performuar operacione sekrete për shtetin si dhe dyshohet se kanë kryer vrasje masive në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.

https://www.youtube.com/watch?v=KliJTzDMffs

Njësia e shpërbë në 2003, kur një numër anëtarësh u arrestuan ose vranë në rrethana misterioze. Sidoqoftë, disa nga anëtarët ende po punojnë për shtetin - ose në Njësinë e Policisë Speciale ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Brendshme.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...