2014-03-22

Mimoza Legisi : Me prit shpirt , me krahe hapur !!!!

Foto
Ne kerkim te mbreterise

Kur hena te bjere sonte
e te ngjyrose naten e erret
do rend
ngadale tatepjete
hijeve te renda
te pemeve
ne kerkim te ndonje ylli
qe strofulles qiellit ka dale
nga ai vend magjik
qe kerkon nje cop toke
te varfer
ndoshta
shkemb i mprehte
qe per uj nuk thahet
por ai ,aty don te qendroje
i krenuar
si pashai kolltuqeve
te mendafshta
ai, aty deshiron
te shendrise magjishem
e te pres shiun te bjere
te lage fytyren e thare
nga zjarri i kohes se nxehte
e ai ,aty don te qendroje
i patrazuar ,larg vargut-kuror
qe lemshin krijojne
per te gjetur fillin
ate fill
qe asnjeher nuk e kane pare.!




Me thuaj nese te mungoj

Me thuaj nese vertete te mungoj,
Mengjeseve kur Dielli lind ne perqafim,
Kur dita zgjat per shume e shume ore,
E askund nuk gjendem,as dhe zeri im.

Me thuaj nese vertete te mungoj,
Kur netet te zene brigjeve pa mua,
Ti numeron yjet qe ndrisin qiellin,
E ndersa dallgeve u dhuron lotin e kristaluar.

Me thuaj nese vertete te mungoj ,
Edhe kur qielli loton pa pushuar,
Te lagesh i vetem aspak nuk ke deshire,
Te dy se bashku nen shi perqafuar.




Jam Engjelli Yt

Une jam gjithmone prane teje,ne mbremje dhe agim
Jam aty ku dhimbja te ngacmon trupin tend te njome,
Une do jem prane teje per te te kenduar kenget e tua te lumturise
Dhe gezimin ne syte e tu un do e sjell pergjithmone.

Ti,zemer largoje trishtimin fytyres tende te embel
S'dua qe loti yt te lage fytyren e bukur,
M'i mbaj syte e qeshur tek puthin gezueshem gjithe boten,
Dhe une do te shkaterroj gjithcka qe ty s'te ben te lumtur.



Durimi 


E zhytur ne mes durimit pertypja dhembet e coptuara.
Duke pare me dhimbje kohen, tek vraponte para meje.
Veten, me shprese ushqeja se do ndalet... e uruara.
E te pastroja dale nga dale ferrat qe gjithkund celnin!




E lindur peng

C'me mbajten peng ne te lindur
Drita, nuk me ndriconte plotesisht
Me duar, largoja hije-errtat
Por Diellin m'a zinin prape,serish.

Valle...C'mekat te zi une kishem bere
Ne boten ku me pare une isha 
Djale,te lindja e jo vajze
Gjith Diejte ne duar do te kisha!




Me prit me krahe hapur

O vit i shenjteruar!
Drejt teje po rend me hapin pak te lodhur,
Renduar nga rruga e mumdimshme qe kam bere,
Lodhur nga stuhite qe globin e perfshine,
Dhe mua ,keshtu si te tjeret
Nuk i shpetova dot...
Por... Me prit!
Zgjati krahet gjigante drejt meje,
Duke shtruar rrugen me smeralde shumengjyresh...
E ajrin e lumturise rezervoje per mua
Qe te mbush mushkerite e varferuara!
Ti...Me prit!
Me prit miqesisht me sofren e shtruar te paqes,
E te mbushim gotat me lotet e pafund te gezimit,
Dolline te ngreme duke sfiduar hidherimet,
Me shpresen e madhe qe te keqen nga pas e lame braktisur!


Foto: Dhimbje Ne Heshtje

Ahh!
Si s'me ngushelluan shetitjet buze detit te gjere,
As dallget e zhurmshme nuk ma larguan trishtimin.
Eres se ngrohte i kerkoja gjithmone lotet t'mi thante,
Larg, tutje ne horizont  doja t'me dergonte  dhimbjen.


Mora rrugen  dhe u ngjita maje  maleve  te larte
Aty ku qielli hapte krahet dhe pyjet me mall  percafonte,
Aty qendrova , e ulur nen hijen e lisit te mocem ,
Dhe rrenjet e thara te tij i vadita permallshem me  lote.


Zjarri i loteve i'a zhuriti rrenjet gjigante mbi toke,
Ze, nuk nxori nga dhimbja,as me tha te largohem prej tij
Veq gjethet zverdhuke ngadale mbi mua  leshonte...
U dukte sikur thoshte: dhe une po vuaj si ty.


I numeroja  me dhimbje gjethet  qe nga deget leshonte,
Dhe s'doja aty te gjendesha tek vdiste, gjethi i fundit,
Ne koke me gumezhinte vaji i fuqishem i lisit
Dhe zemren e tij qe tek une me force trokiste.


Nuk e di...ndoshta ngushellim ishte kjo per mua,
Qe vuante me mua nje lis, a ndoshta nje pyll i tere.
Vaji i tyre ishte i paster si vesa per mbi lule
Dhe jo shtremberime nga prapa syve te mi.


Ndenja shume gjate nen percafimin e pyllit te zverdhur,
Dhe trishtimin  ma moren ofshamat  e lisave te gjate. 
Sa dhimbje qe kane pyjet  c'do fund-vjeshte,
Dhe pike loti... asnjehere nuk leshojne.


...Madri lene...


Eja ne rreze Pranverore

Te prita me Diellin mengjesin e harruar
Te vije ne rrezen e ngrohte te pranveres
Naten, nga une t'a largoje merguar
Perjetesisht te ndjeja qe qendron afer meje.

Peshperimat e tua te me vijne embelsuar
Te degjoj tek thua se malli te ka marre.
Te ndjej neper faqe lotin kristaluar.
Fytyra te me marre buzeqeshje te permallte. 

Mos me ler, te numeroj mengjeset e panumert
E te thinjem, tek kerkoj nder gonxhe trendafilash
Lotit tim te dhimbjes eja ...kthej gezimin.
Perreth trupit tim, te mbijne karafilat.

Foto: pjesë nga poema - Prerë nga AtëDhe Kërthiza

ÇAST PRANVEROR

Sot shpirti lumturohet gjithësisë re-valë,
Shkon e ndalet mbi Bjeshkët e Rugoves,
Aty fillon grykëderdhja e Lumit të Bardhë,
Derdh këngën qiell - hapurit të Kosovës !...

Shpirt-grimcuara shumfishmërisht endet,
Pranveruar aromon , lulëhapur gjithkund,
Herë bëhet bilbileshë,ulet në degë-pemët,
Herë fije-bar-zgjatur ,që puhiza e përkund!...

Bëhet gur - shkëmb ku pushon Shqiponja,
Valëza burimi  me krahë  të një  valltareje,
Që puth gurëzit e anëbrigjet kah valerizoja,
Mallin e mbledhur lan me zë - këngëtareje!

Grimcat e shpirtit bëhen hije të ndritshme,
Që gjasojnë në zanat kapur dorë për dore,
E ndjekin gjurmë-hapat brigjeve të ritshme,
Derdhen gurgullimes të bardhëta lulebore!...

Më ka  ëndja të bëhem qengj lazdrimtarë,
Që bart këmboren bashkë me blegërimin,
Dhe  kur  Ju dëgjoni tingullin  kombortarë,
Është  tingulli i shpirtit,thërret  ngazëllimin.

Buzë - lumit të qetë kurorëhapura pemë,
Ku mbrëmjeve takohen  idilet  dashnorë,
Flladfreskun lëshoj,posi prekje e një ëme,
Momente ku mbretëron çasti më  hyjnor!...

Dua të arabeskoj si harabel i përkëdhelur,
Me hapa kërcimtarë që mahnitë të gjithë,
Edhe pse plogësht,athët por krah-hedhur,
Shpupurisë gëzimin, e var në degë stolitë!...

Herë lëndinë bar- njomtë posi mendafshi
Ku vrapojnë këmbëza fëmijësh gazmorë,
Herë lulekuqe , që luajnë lojen e një afshi
Lëngputhje kristalore mbi buzë- dashnorë!...

Herë kthehem në fijedrite dhe zë-jehonë
Thërras nga lartë „Ojjjj Kosooova imeee!“
Nuk më shikon apo nuk më dëgjoooonë
Jam Bijë Shqiptare, kthyer në  Zanë-hije!....

Hejjjj!O Lumi i Bardhë me valë-hijet e mia
Barte dashurinë  time nëpër shtratin tënd
Hidhe vallen e shpirtit thellë nga mbrendia
Merri dhe vargjet e mia ,derdhi anë e kënd!...

Kur Shpirti i Malluar endet  Qiellit  Shqiptarë,
Është Çast Pranverorë ,të mërguaren ngjallë!...

Angjelina Krasniqi __________Enxhi____
Bochum  15 Mars 2014__


Rreth botes me zinxhire

I lidha kembe e duar me zinxhire,
Dhe u nisa te shetisja boten e pafund,
Rreth vetes u solla dite dhe nate,
Dhe rruga e gjate s'me dergoi askund.

Kembet e gjakosura gjak pikonin,
Por,dhimbjen per cudi nuk e ndjeja,
Vetem nga pak trupi m'u shkrinte,
Se veten c'do dite me shume urreja.


Ti, shko sot ,shko


Une do te ndjek me sy gjer ne fundshikim,

Ofshamet e tua do i mbledh nje e nga nje
Do t'i mbaj prane vetes si me te madhin kujtim.

Force dhe Miresi
S'jam i eger aq sa dukem
Shpirtin te paster une e kam
Kthetrat me dolen per te cjerrur
Disa tipa qe fytyre s'kane.

Flasin, ecin si te duan
E s'shikojne ku kemba shkel
Une aty, s'kam te duruar
Me duhet rregull qe te ve.

Nuk bej zhurme se nuk ja vlen
Vec pastroj k'te rrugen time,
Friken , tmerrin une percjell
Tek ai qe mbart ligesine

Foto: Vajtoj Guret e Truallit Tim

Vrenjtur koha po me duket
Diell s'po bie mbi trupin tim
Dhimbja, shpirtin m'a ka prekur
Lotet lagin prehrin tim.

Fort po me kallet , shpirti e zemra
Tek  shoh trojet, shkrumb e hi
Dua te hap deren, te hyj brenda
E te shoh femijet e mi,

E t'i mbledh, te gjith rreth vetes
Djem dhe vajza  sic i kisha
Te shuaj mallin edhe dhimbjen
E me gezim t'me niste dita

Por,nuk kam... asgje s'me mbeti
Gjithcka kisha, krejt mu shkri
Vec vajtoj guret e mbetur
E shoh lulet ku kan mbi

Shkoj  dhe i prek , dora  me dridhet
Me gjak rrenjet i kan ushqy
Lulekuqe e kan emrin
A mos vall jan djemt e mi?

A mos vall  ne oborr te tyre 
Duan te celin e te lulezojne
Shpirti u dhemb per trojet e shkreta
Qe  nuk munden  ti gezojne

S'po ka drite qe me ndriqon
Terri, syve me ka rene
Naten pres t'me perqafoje
Endrra te bukura te me fale!

~~~M. L~~~

Vajtoj Guret e Truallit Tim

Vrenjtur koha po me duket
Diell s'po bie mbi trupin tim
Dhimbja, shpirtin m'a ka prekur
Lotet lagin prehrin tim.

Fort po me kallet , shpirti e zemra
Tek shoh trojet, shkrumb e hi
Dua te hap deren, te hyj brenda
E te shoh femijet e mi,

E t'i mbledh, te gjith rreth vetes
Djem dhe vajza sic i kisha
Te shuaj mallin edhe dhimbjen
E me gezim t'me niste dita

Por,nuk kam... asgje s'me mbeti
Gjithcka kisha, krejt mu shkri
Vec vajtoj guret e mbetur
E shoh lulet ku kan mbi

Shkoj dhe i prek , dora me dridhet
Me gjak rrenjet i kan ushqy
Lulekuqe e kan emrin
A mos vall jan djemt e mi?

A mos vall ne oborr te tyre
Duan te celin e te lulezojne
Shpirti u dhemb per trojet e shkreta
Qe nuk munden ti gezojne

S'po ka drite qe me ndriqon
Terri, syve me ka rene
Naten pres t'me perqafoje
Endrra te bukura te me fale!


Vajto vetem mbi gur

Mos i'a rrefe shpirtin lumit, kurre...!
Ai, egersohet pas shirave dhe eshte i pabese...!
As brigjeve te detit mbremjeve mos u shpreh...
Se dallget marrin gjithcka , dhe kushedi ku i dergojne...
Po keshtu edhe lotet e tu...!
Dhe Henes ,naten vone mos ia trego brengat e shpirtit...
Ajo, eshte e padjallzuar ,dhe te djallzuarit luajne me fjalet e saj...
Mos i'u shpreh atij qe lot ne sy i shikon...
Ai ,deshiron te gjej dike t'i fshije lotet ne syte e tij ,
Dhe nuk do e ket mendjen te degjoje vuajtjet e tua!
As atij qe gezon mos i thuaj....
Ai ka harruar se ekziston vuajtja, dhe do qeshe me vuajtjen tende..!
E, me mire ,largohu diku ...
E mbi nje gur, vajto , fol ...
Sepse vetem ai do te degjoje pa u lodhur gjer ne fund, 
E ze, nuk do nxjerr nga askush, askujt...!



Foto: Iluzjon

U zgjova nga gjumi me sy te mbyllura.!
Dhe po ndjek  vetem nxehtesine  e Diellit,
Pa i pare rrezet e tij!

Zvarritem si me magji neper mjegullnaje...
pa e kuptuar..!

Nga po shkoj valle??

Po  mundohem te kthej  koken pas, por..
Nuk mundem..!

Ose.. ndoshta nuk dua  te shikoj!

Po me  pelqen te ec me sy mbyllur
nen driten njemingjyrash qe deperton poshte  syve mi..!

Cmenduri!!!

Gjithcka duket  bukur..!

E rruga nga po ec eshte e pafund nga te gjitha anet..!
Vetem se.. polet nuk po  arrij t'i komandoj dot!

Ndoshta eshte me mire keshtu.!

Dua te shijoj kete mrekulli hyjnore!

Deri kur?

Deri ateher kur kapaket e syve te ndahen nga njeri-tjetri ,
E kjo bote e genjeshtert te me verberoje pergjithmone!

...Madri lene..


Iluzjon

U zgjova nga gjumi me sy te mbyllura.!
Dhe po ndjek vetem nxehtesine e Diellit,
Pa i pare rrezet e tij!

Zvarritem si me magji neper mjegullnaje...
pa e kuptuar..!

Nga po shkoj valle??

Po mundohem te kthej koken pas, por..
Nuk mundem..!

Ose.. ndoshta nuk dua te shikoj!

Po me pelqen te ec me sy mbyllur
nen driten njemingjyrash qe deperton poshte syve mi..!

Cmenduri!!!

Gjithcka duket bukur..!

E rruga nga po ec eshte e pafund nga te gjitha anet..!
Vetem se.. polet nuk po arrij t'i komandoj dot!

Ndoshta eshte me mire keshtu.!

Dua te shijoj kete mrekulli hyjnore!

Deri kur?

Deri ateher kur kapaket e syve te ndahen nga njeri-tjetri ,
E kjo bote e genjeshtert te me verberoje pergjithmone!









Ti me vjen me ajrin

Ti ishe diku afer meje ,dhe une e ndjeja pranin tende...
E ndjeja se diku ishe ,por nuk te shikoja!
Hodha syte rreth e qark,por asgje...
Askund!
Perseri te ndjeja, gjithmone dhe me prane...
U mbusha thelle me fryme dhe mora ne dore telin...
Doja te degjoja zerin dhe te shkrija largesine!
Ti nuk ishe larg...
Une frymoja kujtimin tend!
Ti me vije me ajrin dhe me falje jeten!








Ku shkuan endrrat 

Valle ku shkuan enderrat e mia,
Nata mi mori ne gjirin e saj,
Gjumit te embel i mori buzeqeshjen,
Dhe loti i gezuar jastikut eshte thare.

Ndoshta u mbyten detit te gjere,
Dhe u shkrine nga dallget si drita ne muzg,
Me ngelen ne mendje te bukurat kujtime,
Dhe vesa e kristalte u tha nen qerpik.

Era e furishme i dergoi shkrepave,
Dhe nga i ftohti i alpeve ndoshta kane ftohte,
As Dielli rrezenxehte nuk arrin t'i ngrohe.
Prane meje do ishin krejtesisht tjeter bote.







Do kendoj ne vargje

Mi fal endrrat nate e qete ,
e vargje ti shkruaj.
Ti mbledh yjet neper qiell
dhe me ato te luaj.

Me te embel do u flas
mbi flete do i vendos.
Do mundohem sa me bukur,
ne varg t'i vargezoj.

Henen e bukur do te pres ,
majat te perqafoje.
Dhe t'ia marr gjithe shkelqimin,
vargjet t'i ndricoje.

Edhe heshtja me pelqen,
e kesaj nate te bukur
Ne zemer te saj tinguj te lehte,
muzike te lumtur.

Do i mbledh notat dale-ngadale,
embel t'i orkestroj.
Vargjeve te sapo shkruara,
une te ua dhuroj.


Sapo vargjet do i shkruaj,
ne fleten e bardhe,
Do i them bilbilit te nates,
t'i kendoje ngadale.

Do i'a jap une nje nga nje,
vargjet t'i kendoje.
Nata t'i degjoje e lumtur, 
gjersa te agoje.




Foto: Bilbil i hareshme

Pranvere! Lulet e pemeve porsa  kane filluar,
Prane degeve te shtrira qe ngreje krye,
Veshtro! po vi kendoj une, bilbili vetmuar,
C'pamje krijon, kjo  natyre  e mrekulluar.

Dhe pas luleve te bukura e dredh ate kenge, 
 Mbi udhen e pyjeve  ku vishet me blerim.
Leshoi kete kenge prek heshtjen e  saj,
 I fala ca tinguj  qe te treten ne gjelberim.

Linda ne pranvere, paditur c'kendoj,
Dhe pylli i magjepsur i ktheu hit.
Nje grua degjoj ate kenge u cudite.
Me le te humbas gjithkund ate dite

Shpertheje kengen bilbil i hareshme,
Se leshon tinguj me zerin magjiplote.
Te ndihet i embel,i forte dhe i zellshem, 
Kur buçet pranveres, male e ne horizont.

Kendo!  te me kujtohet ne naten e heshtur,
Nder enderra dhe mbi gjumin misterioze.
Nje tingull shpirtbutesie vazhdim i parreshtur
 Qe shetit dashurise me valet melodioz.



Bjer me shiun

Loti im!
Mos bjer ti sot nga syri,
Se do me lagesh token
E dhimbje nuk dua ti shkaktoj!
Dielli po pervelon mbi faqen e saj 
Dhe e etur eshte!
Prit shiun te bjer ,
e une do te dal e te me lage te gjithe trupin ,
E te me lagesh dhe ti. 
Atehere ti bjer ,
Si burimet e pastra qe rrjedhin nga zemra e Tokes.
Vetem se ti nuk do te shuash etjen,
Por,do me djegesh shpirtin!


Foto: Jeto  Gjate
 
Trendafil i bukur, o lule hyjnore simbol i te madhes dashuri
Nuk e di se kush te mbolli ne kte toke te bukur, vashe apo djale!
Po gjembat e eger  ne trupin tend  te  brishte  valle perse i vure?
Apo te gjakosesh gishterinjte e vashave te lenduar nga dashuria e marre.


Ti  u  rremben  buzeqeshjen me ngjyrat e tua te mhnitshme.
Duke  i  terhequr  me  ngadale si prene ne kurthin e ngritur.
Me pas  i deh   marrezisht me aromen tende te magjishme.
Dhe me von ti  vyshkesh ,thahesh   nder duar, dhe lotet u len syve.

..Madri lene..



Jeto gjate


Trendafil i bukur, o lule hyjnore simbol i te madhes dashuri
Nuk e di se kush te mbolli ne kte toke te bukur, vashe apo djale!
Po gjembat e eger ne trupin tend te brishte valle perse i vure?
Apo te gjakosesh gishterinjte e vashave te lenduar nga dashuria e marre.


Ti u rremben buzeqeshjen me ngjyrat e tua te mhnitshme.
Duke i terhequr me ngadale si prene ne kurthin e ngritur.
Me pas i deh marrezisht me aromen tende te magjishme.
Dhe me von ti vyshkesh ,thahesh nder duar, dhe lotet u len syve.



Foto: PUTHJA QE RREMBEJ

Vec nje sinjal, nga ty e
pres
e vrap drejt teje, do te
turrem
e puthjet zjarr, do
ti rrembej
si ere e marre, prap
do te zhdukem

Ne se k'te nat, ti me
do prane
kuptome qe smundem, ty
te lutem
kur gjumi syt, ti ket
renduare
ne enderrat tende, do vi
te strukem

Do vi aty, se sme
shikojne
kur une te vjeth, pak
dashuri
pirat jam zgjuar,pirtat
ne enderr
si ere ,do zhdukem
perseri

Ne se je larg,a te kam
prane
ne se eshte nat,a po
eshte dit
me puthje zemren ,do
ta mbuloj
ne mos ma dhensh,do
ta grabit

USA,03,30,2013
(Petro Zholanji)**New York
shkeputur nga libri im me poezi
**PAK HI DASHURIE**



Zemra Fal

Nese lotet do te rridhnin nga zemrat e pervuajtur e jo syte,
Deti do u mbushte me lote , e jo me shirat e qiellit ,
Shkembinjte do u canin nga forca e dhimbjes se shpirtit,
E toka nen kembe nga mallkimet dale nga dale do te shembej.






Sot je Ti, neser mund t'jem une



Nje dite po shetisja me vajzen time
bulevardit me gure ,dale nga dale.
Perpara na del nje grua e moshuar,
e kerrusur ,dhe syrin me fasho mbeshtjelle.

Doren me shtriu para, duke lypur,
pa folur me goje, asnje te vetmen fjale.
I nxora nga canta gjith te voglat qe kisha,
dhe ne dore ia lashe , asaj te shkretes plake.


Shpesh here me ndodhte po e njejta gje,
dhe une i jepja ato pak qe kisha.
Duke mu dhimbsur ajo plake e shkrete,
se ndoshta e  vetme, edhe  mund te ishte.


Pas nje kohe te gjate ,perseri me vajzen time,
Ajo  me del perpara ashtu sic ishte mesuar.
Por nderkohe, qe bera gati leket per ti dhene.
Fasho e lidhur, i shpeton nga koka.


E habitur ngela plaken duke pare,
poshte fashos nje grua e re qendronte.
Per cudi, me dukej si fytyre e pare,
e maskuar ne rruge dilte qe te lypte.


Me ngelen  te hollat ne duart e ngrira,
u bllokova ne vend, dhe ze nuk mund te nxirrja.
Vajza e trembur nga heshtja qe me zuri,
me del perpara duke me qetsuar.


Te lutem mama , asnje fjal mos i thuaj,
se nga halli, e shkreta del per te lypur.
Se dhe Ajo, deshire brenda vetes  ka
te dale si ne ,mbremjeve  per te shetitur.


Ia lashe ne duar  te hollat asaj te njohure,
duke i thene se borxh ajo, do mi kishte.
Nuk dua qe ne shtepi te mi sjellesh,
por nese do marresh vesh, se ne hall do bie.


Ajo e habitur po degjonte fjalet e mija,
E skuqur nga turpi qe une ate e  njoha.
I thash:Mos u habit keshtu me mua,
se toka, poshte kembeve tona rrotullohet,


Dhe nese nje dite ndoshta, do zer vendin tend
keto te holla dua te mi japesh.
Uroj, qe Ti te behesh shum me mire se une,
Ateher te hollat mund dhe te mi falesh.


Ia lashe ne dore te hollat lypses shkrete,
e futur ne mendime po ecja ne rruge.
Se si mund te vije Jeta, as ne nuk dime , 
sot je Ti, dhe neser mund te jem une.


Përgatiti Flori Bruqi

Prishtinë 21 mars 2014



Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...