Kosova të mos ketë politikë monetare.

Pas vendimit për të rritur me 25% rrogat e të punësuarve të shtetit, kanë dalë shumë zëra që po përhapin panik në publik, duke pretenduar se ky vendim shkakton inflacion, thuhet në Deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, drejtuar medieve.



Me anë të kësaj deklarate dua që t’iu jap përgjigje këtyre zërave alarmues dhe t’ju siguroj juve të nderuar qytetarë, që këto zëra janë të gabuar, vazhdon Deklarata.
Edhe në vitin 2010 kur ritëm rrogat dolën shumë zëra opozitare të cilat deklaruan se rritja e pagave do të shtonte normën e inflacionit. Mirëpo ajo gjë, siç e dimë mirë të gjithë nuk ndodhi.



Ky fakt dëshmohet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës dhe ato të FMN-së ,të cilat shpjegojnë se në vitin 2010 inflacioni në Kosovë ka qenë 3.5%, ndërsa në Eurozonë 1.6.
Një parashikim i ngjashëm alarmues po qarkullon sërish në media sot, por ai nuk do të ndodhë as sivjet për disa arsye.


Së pari, Republika e Kosovës në mënyrë unilaterale ka filluar të përdorë euron si mjet dhe kjo ka bërë që Kosova të mos ketë politikë monetare.


Prandaj politika e rritjes së pagave në këtë rast, nuk ka karakter monetar, por është thjesht rialokim i fondeve. Rritja e pagave nuk nënkupton rritjen e masës monetare në vend, e cila me të vërtetë do të çonte në rritjen e presionit inflacionist.


Së dyti argumenti se rritja e pagave çon vetëm në presion inflacionist nëpërmjet rritjes së konsumit, pra të kërkesës nuk qëndron. Askush nuk mund të thotë sot me siguri se ku do të shkojnë këto të ardhura të shtuara.

Një pjesë e mirë e shtesës në rroga mund të shkoj fare mirë për kursim dhe jo për konsum.
Se treti, ekonomia e Kosovës është e varur nga importet prandaj, edhe nëse e tërë rritja e pagave do të shkonte në konsum dhe jo në kursime, për shkak të varshmërisë nga importet, nuk do të mund të kishte ndonjë ndikim domethënës në inflacion. Ne jemi një pikë uji në oqeanin ekonomik të Eurozonës kështu që as që mund të mendohet që rritja jonë e konsumit do të ushtrojë presion inflacionist në vendet evropiane prej nga vjen shumica e importeve.


Së fundmi dua të theksoj se vendimi për rritjen e pagave ka qenë një vendim i matur dhe është i mbështetur në mundësitë e buxhetit të qeverisë sonë i cili falë politikave efikase ekonomike është rritur ndjeshëm. Gjatë këtyre gjashtë viteve të hyrat vjetore të tatimeve dhe doganave janë rritur me 60%. Këtë rritje të të hyrave, ne e kemi përdorur në të kaluarën, dhe do vazhdojmë ta përdorim në të ardhmen, për rritjen e investimeve kapitale publike si dhe për rritjen e pagave.
Unë ju garantoj se ne jemi shumë të kujdesshëm dhe efikas me politikat tona buxhetore dhe nuk është aspak rastësi që qeveria ime sot ka borxhin publik më të ulët në Evropë. Prandaj edhe politika e rritjes së rrogave është bërë e studiuar mirë duke pasur parasysh ruajtjen e stabilitetin dhe qëndrueshmërisë makrofiskale, përfundon deklarata e kryeministrit Thaçi.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)