2014-03-19

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden: Premtojmë mbështetje më të fuqishme të NATO-s për aleatët e saj të cilat kufizohen me Rusinë

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden sot deklaroi se aktivitetet e Rusisë në Krime paraqesin "grabitje të territorit" dhe konfirmoi se Uashingtoni nuk heq dorë nga obligimi që ta sigurojë sigurinë e aleatëve të saj të cilët kufizohen me Rusinë.

bajden500
Në konferencën e përbashkët në Varshavë me kryeministrin polak Donald Tusk, pas takimit të tyre të përbashkët, Bajden kumtoi se garancitë për siguri kolektive mbeten në themelin e NATO-s.
Ai shtoi se Uashingtoni në të ardhmen do të ndërmarrë masa shtesë për përforcimin e Aleancës dhe kumtoi se SHBA-ja deri në vitin 2018 do ta përfundojë zhvendosjen e elementeve nga sistemi për mbrojtjen antiraketore në Poloni.
Bajden, me këtë rast, u bashkëngjit ndaj pozitës së Polonisë dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe duke i dënuar sulmet e mëtutjeshme ndaj sovranitetit të Ukrainës, të cilat, sipas tij, janë shkelje e fuqishme e të drejtës ndërkombëtare.
Ai potencoi se në praktikë tërë bota e hodhi poshtë referendumin në krime, që Rusisë ia pastroi rrugën për marrjen e gadishullit nga Ukraina.
Nënpresidenti i SHBA-së ende shton se Rusisë do t'i imponohen sanksione shtesë përderisa vazhdon me planin e saj për përfshirje të Krimesë në territorin e saj.
Deklarata e Bajdenit u dha drejtpërdrejtë pasi presidenti rus Vlladimir Putin e nënshkroi marrëveshjen për ribashkimin e Krimesë ndaj Rusisë

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...