nga Nate Tabak
Rusia ka qenë çdo gjë përveç miku i Kosovës, me përjashtim të ndihmës për të ndërtuar pasurinë e zëvendëskryeministrit Begjet Pacolli përmes kontratave fitimprurëse gjatë viteve të ’90-ta.
Edhe para se Rusia të pushtojë Ukrainën, u duk pothuajse qesharake se Kosova do të bëjë çdo gjë për të mbushur xhepat e një oligarku të lidhur me Vladimir Putinin. Por në edicionin e para fundit të Gazetës Jeta në Kosovë është raportuar se Kosova është e gatshme të bëjë mu këtë: KEK-u ishte përgatitur për të dhënë një kontratë për riparimin e Kosovës A, termocentralit të vjetër të energjisë në vend, një kompanie në pronësi të Aleksey Mordashovit, një miliarderi i cili thuhet se është mik i Putinit.
Rusia ka qenë çdo gjë përveç miku i Kosovës, me përjashtim të ndihmës për të ndërtuar pasurinë e zëvendëskryeministrit Begjet Pacolli përmes kontratave fitimprurëse gjatë viteve të ’90-ta.
Më 1999, menjëherë pas fushatës së bombardimit nga NATO-ja, trupat ruse pushtuan Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Kjo shkaktoi atë që mund të ketë qenë një ballafaqim shumë shkatërrues me trupat e NATO-s.
Që atëherë, Rusia ka qenë aleati më i fuqishëm i Serbisë në mbajtjen e Kosovës larg të fituarit të legjitimitetit të vërtetë në skenën ndërkombëtare.
Për çudi, zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi mirëpriti lajmin e kësaj marrëveshjeje me kompaninë ruse. Ai tha se në kohën e marrëdhënieve më të mira me Serbinë, “presim bashkëveprim më të rritur me bizneset dhe shoqërinë ruse …Ne po ashtu nuk mund të ndalojmë kompanitë nga ofrimi i çmimeve më të lira në tenderët publikë sipas etnisë së tyre.”
Arsyetimi i Selimit ishte i zbehtë. Problemi nuk ka të bëjë asgjë me etninë. Çështja është nëse Kosova duhet të bëjë çdo gjë që një shtet i cili ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të minuar ekzistencën dhe prosperitetin e Kosovës të përfitojë.
Në të kaluarën, Kosova me sukses bllokonte mallrat nga Serbia dhe Maqedonia si një armë e fuqishme politike. Kosova po ashtu ka vënë kufizime me viza për shtetet që nuk e kanë njohur si shtet.
Vështirësimi për rusët që të bëjnë afarizëm në Kosovë do të duket të jetë një politikë shumë e qëndrueshme – posaçërisht tani kur ShBA-ja dhe BE-ja janë dukë përgatitur sanksione kundër Rusisë për sjellje të saj të këqija në Krime. Javën e kaluar, prestigjiozja britanike The Guardian spekuloi se ShBA-ja mund të kenë cak Mordashovin dhe oligarkët tjerë rusë në sanksionet e ardhshme.
Për momentin KEK-u ende nuk ka nënshkruar kontratë me konzorciumin që përfshin kompaninë e Mordashovit Power Machiens, për shkak të një ankese në proces të prokurimit. Me këtë vonesë, Kosova ka mundësi të kuptojë se si mundet të ndalojë ligjërisht këtë marrëveshje – dhe të tregojë në një mënyrë të vogël se sjellja e keqe e Moskës do të verifikohet edhe këtu po ashtu.