2014-03-19

NATO-ja nuk e pranon aneksimin e Krimesë në Rusi

Liderët perëndimorë po e dënojnë nënshkrimin e marrëveshjeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që Krimeja në Ukrainë dhe qyteti Sebastopol, të bëhen pjesë e Federatës Ruse.

nato500
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha në Bruksel se "Rusia nuk i ka përfillur të gjitha thirrjet për tërheqje në linjë me të drejtën ndërkombëtare" dhe ka tërhequr vërejtjen kundër vazhdimit të "rrugës së rrezikshme", e cila do ta thellonte izolimin ndërkombëtar të Moskës.
Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, aneksimin e Krimesë e ka quajtur "kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare" dhe tha se Uashingtoni do të imponojë më tepër sanksione në reagim ndaj kësaj lëvizjeje të Rusisë.
Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë biseduar me telefon për krizën në Ukrainë.
Shtefan Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, tha se ata janë pajtuar se integriteti territorial i Ukrainës ka pësuar "goditje të papranueshme".

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...