Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/19

Urdhër për përdorimin e armëve nëse ka sulme në Krime

Ukraina ka lëshuar urdhër sipas të cilit, i lejon ushtarët e saj në Krime, që të përdorin armët me qëllim të mbrojtjes së jetëve të tyre.

Urdhëri vjen pas lajmit për vrasjen e një ushtari ukrainas që humbi jetën gjatë një sulmi që iu bë bazës ushtarake.
Ilustrim
Njoftimin për urdhërin e lëshuar, e ka bërë me dije zyra për media e u.d. të presidentit ukrainas Oleksander Turchinov.

Deri më tani, forcave ushtarake ruse që kanë qenë të dislokuara në gadishullin e Detit të Zi, u është thënë t’iu shmangen përdorimit të armëve.

Në urdhërin e lëshuar nga Ministria ukrainase e mbrojtjes thuhet mes të tjerash: “Në lidhje me vdekjen e një shërbyesi ukrainas... Forcat e armatosura në Krime janë të lejuara që të përdorin armët për të mbrojtur dhe ruajtur jetën e ushtarakëve të Ukrainës”.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...