Nga Kozeta Nushi
DHURATË PËR ATDHEUN
SI MUND T’I THOTË VETES SHQIPTAR?
Si mund t’i thotë vetes shqiptar?
Si mund t’i thotë vetes shkrimtar?
Si mund t’i thotë vetes publicist?
Ai që gojën ndyn
Dhe fjalor
histerik
Përdor kundër
Njerëzve më
patriot të Shqipërisë?
A ka dalë prej
një nëne?
Ç’mostër është
ai?
A ka ndonjë motër
Apo kushërirë?
Nëse nuk di nga
ka dalë,
Le të informohet
në
Maternitetet e
Shqipërisë.
Një njeri që me
dashurinë njerëzore luan.
Një njeri që
dashurinë njerëzore fëlliq.
Nuk di ku e ka
vendin.
Se edhe kafshët
që janë kafshë
Në gjirin e tyre
s’e
pranojnë,
Pasi janë shumë
herë më fisnik.
DASHURO VETVETEN TË KAM FALUR
Mos përbuz atë që
nga puna e rëndë djersën fshin.
Ëndrrat e tua të bukura
mos i lë në harrim.
Në i le, të lanë.
Vështirë të lindin nga e para,
Nëse pikë pikë nuk i vadit
Si lulet në vazo.
Ditës mos i thuaj natë.
Natës mos i thuaj ditë.
Edhe kur bota të të përmbyset.
Përpiqu të kuptosh.
Kur mendimet erren
Lindin intrigat.
Mendja terret.
Shpirti ngushtohet.
Dashuria vritet.
Vetëm tek e liga
Truri përqëndrohet
Del me faj e gjithë bota.
Para Zotit
Qenia ligështohet,
Ndodh dhe qe harbohet,
Madje i kërcënohet.
Eh, qenie e mjerë!
Më kot zvarritesh
E kërkon të hakmerresh ndaj të tërëve.
Nxirre më mirë shpirtin në dritë.
Dil nga errësira.
Beso tek e mira.
Mos u bëj e marrë!
Buzëqeshja ,
Fjalët e ëmbla mbajnë botën gjallë.
Më duket se s’dashkërke të ndryshosh.
Oh! Kjo është katastrofë.
Po qahesh?!
E kush të mëshiron?
Mblidhe veten se bota të gjykon.
Në sytë e tu po shoh lotë.
Oh, u lodha.Për to s’po çaj më kokë.
Natyrë e ftohtë, e akullt!
Zoti s’të ka faj.
Kot dridhesh.
Kërcëllon dhëmbët.
Nëm, mallkon, shan.
Në jetë kemi lindur për të dashuruar
Edhe kur jeta duket si një varr i madh.
Çele shpirtin.
Bëje zemrën të bardhë
Vuajtjet kaloi me këngë se
Jeta është dhuratë.
E mjera ti!
Mos kërko të vdesësh e gjorë.
Hapja krahët jetës!
Kërko të kthjelltësosh shpirtin tënd.
E shoh që s’mundesh.
Përpiqu një herë, dy, tri...
Gjej njeriun më të dashur të zemrës dhe
Për të jeto.
Në mos gjetsh askënd,
Dashuro vetveten.
Zbukurohu në shpirt.
Zgjohu!
Dhe do të shohësh
Si ka ndryshuar
Bota që të rrethon.
Tani është vonë .
Tepër vonë
Vërtet për ty po derdh lot
Ti ike dhe s’do të
Kthehesh më,
Me fjalët e fundit: -
Unë do të rroj akoma...
Oh, sa shumë lot!
Ti që jetën më s’e
Deshe.Me ty që u rebelova më kot
Të kam falur
Për gjith vuajtjet e tua të vërteta
Që s’i ndave dot me askënd në këtë botë.
MOS U TREMB!
Kur bota para këmbëve të shembet
Dhe ti për t’u mbrojtur kridhesh në det
Mos u tremb!
Vetëm lutju Zotit të kthehesh në peshk.
Kur mali nga pabesit, shpifjet
Të vidhiset.
Ti mos u tremb!
Mer krahët e shqiponjës dhe
Fluturo në qiell.
Kur qielli të bëj paqe me tokën
Ti kthehu në ylber
Dhe të gjith ata
Që krahët të kanë kthyer
Tek ty do të hedhin sytë
Duke të kundruar me ëndje
Duke të kërkuar ndjesë.
Kur lumturia të vij tek ty
Mos i kërko asnjë shpjegim
Shijoje!
Kur dhembja të të vij në shpirt
Mos e përbuz.
Respektoje!
Kur qetësia të vijë
E të të bllokoj
Çdo mendim
Çdo ëndërr
Për të cilën më parë
Je sfilitur
Mos e prano! Hidhe tutje!
Rikërko
Dhembjet, dëshpërimet,
Pasi lumturia e vërtet
Vjen pas një dhembjeje të vërtet.
Lotit mos iu druaj!
Është shumë fisnik.
Buzëqeshjen mos e fshih!
Është dritë.
Druajtjes
Mos iu druaj.
Frikës mos iu përgjigj me frikë.
Mikun dhe ATDHEUN mbroje
Edhe me jetën tënde
Vetëm kështu
Nuk vdes
Po rron
Në shekuj
FAMILJA E RE
Familja e re
Është vazhdim i
Asaj që ke lënë.
Nëse vetes di
T’i japësh vetëm
Të drejtë
Ke humbur.
NË PAVDEKËSI NE RROJMË
Thjeshtësia i ka rrënjët
Tek fisnikëria.
Fisnikëria i ka rrënjët
Tek lumturia
Lumturia i ka rrënjët
Tek dritëjetësia.
Dritjetësia i ka rrënjët
Tek ëndrrat.
Ëndrrat i kanë rrënjët
Tek pasioni.
Pasioni i ka rrënjët
Tek burimi i shpirtit.
Burimi i shpirtit i ka rrënjët
Në pavdekësi.
E kështu në pavdekësi
ne rrojmë
Në shekuj
Trashëguar
Brez pas brezi
Në pasardhësit tanë.
NË RRJEDHËN E JETËS
Hap e mbyll syrtarët.
S’qenkërka gjë.
Bëj shuk mendimet.
Shpartalloj trutë.
Acaroj nervat.
Mbledh kujtimet.
Rizgjoj ndjenjat.
Shpalos dëshirat.
Nxjerr hapur të fshehtat.
Nuk i druhem druajtjes.
Provoj pasojat.
Ndiej ankth.
Shkruaj pa fund.
Mbledh shqetësimet.
I hedh diku.
Bëj atë që duhet të bëj.
Marr mendime nga miqt e mi
Më të mirë,
Që janë me mua dhe për mua.
Edhe në një ditë me shi.
Qetësohem.
Rinis një jetë të re.
Matem kur dua të flas.
Skuqem dhe nuk skuqem
Kur e ndjej veten ngushtë.
Gëzohem dhe mërzitem.
Qesh dhe nuk qesh.
Hesht dhe shikoj.
Rri dhe dëgjoj.
S’di si të veproj për
Bashkimin e Atdheut.
Njeri jam.
Luftoj ashtu si kam mundësi të luftoj.
Jetoj kështu siç jetoj.
Thurr plane për të ardhmen.
Për to sakrifikoj.
Humbjet s’i pranoj.
Shqetësimi është i detyruar
Të më kthejë gëzimin.
Gëzimi më fal qetësinë.
Qetësia më rrit besimin
Për të ecur në rrjedhën e jetës
Që është e mbushur
Plot e përplot me të papritura
DHE SHPRESA PËR BASHKIMIN E 4 VILAJETEVE TË SHQIPËRISË.
RINGJALLJE SHPRESASH PËR RINGJALLJE...
Ç’fatkeqësi!
Unë jam çam.
Gjyshen grekërit ma kanë
Masakruar.
Dhe prindërit e mi s’guxojnë dot
Të thonë dy fjalë.
Ç’çmenduri!
Ne jemi shqiptarë
Që të dy.
Vetëm se të vërtetën
E dhembshme
Të origjinës sime
Nuk mund ta përcjell
Dot tek ty.
Ç’mrekulli!
Unë jam gjallë.
Gjallë je edhe ti.
Ç’ironi!
Brezi im një ditë
Do të shuhet.
E vërteta e masakrave
Kundër popullsisë
Çame
Do të vdesë bashkë
Me këtë brez.
Ç’fatalitet!
Grekërit janë të fortë...
S’ke ç’bën.
Peshku i madh e ha
Të voglin.
Ç’lumturi!
E vërteta mbi çamërinë
Të intereson edhe ty
Që s’je çame
Po je shqiptare si unë.
Dhe dhembjen
Nga përbuzjet
Po ma lehtëson
Se shum i diskriminuar
Jam ndjerë në Shqipëri.
Fajtor pa faj.
I lindur nga prindërit e mi,
Njerëz të ndershëm e punëtorë
Që e vajtojnë në fshehtësi
Çamërinë, tokën tonë.
Ç’shaka e hidhur!
Grekërit na spastruan,
Pasi ishim myslimanë.
Në Shqipëri na strehuan,
Po duke na hequr lavdinë
E të qenurit çam.
Me mesataren dhjetë(10)
Nuk munda të studioja
Në degën që doja
Në Universitet.
E ç’mund tjetër të të them?
Faleminderit që shpresën
E humbur
Nga takimi me disa deputetë,
Sërish ma risolle në jetë
Duke ringjallur
Në gjithë popullsinë çame
Shpresat për
Ringjallje...
EJ, NJERI! KLITH UNË SËRISH.
Ej njeri! Klith unë sërish.
Me veten të luftosh
– beteja më e vështirë.
Mbi veten të fitosh –
Fitorja më e mirë.
Nëse do të ndërtosh
Një urë.
Ndërtoje!
Pa e vrarë mendjen
Se kush
Do të kalojë
Mbi të.
Dikush
Do të kalojë patjetër.
LOJA E NISJES
Nisja
Një aventure të frikshme
I ngjante.
Turbulluese
Momentet ishin.
Shqetësimi
Ndërthurej
Me guximin.
E kaluara
Po mpleksej me
Të tashmen.
Rezultati dukej dhe zhdukej.
Instikti, udhërrëfyesi i
Të panjohurës
Mbizotëronte mbi
Çdo instikt
Tjetër.
Loja nisi.
Realiteti bëhej i besueshëm
Dhe i pabesueshëm.
Mjafton të dëshiroje
Dhe Zotin vet ndihmoje.
Çdo dëshir, qoftë dhe ajo
Për pavarësinë e Kosovës mund
Të realizohej.
Mjafton të dëshiroje.
Çudia ndërthurej me inatin.
Inati tërbohej.
E panjohura bëhej e njohur.
E njohura kthehej
Në një makth të
Vërtet për armiqt e kombit
Qofshin ata serb apo grek.
Qetësia nxirrte krye dhe të mbushte
Me optimizëm
Fytyra s’kishte më
Një pamje të zbehtë.
Shumë mendime mbeteshin
Enigmë.
Lodhja s’e mbyste
Frymëmarrjen.
Siguria zinte vendin
E pasigurisë.
Trimëria zinte
Vendin e frikës
Guximi zinte
Vendin e plogështisë
U nis gjithçka si një
Lojë ireale
Që përfundoi
Në një fakt real hisorik
Falë dëshirës, guximit
Për të qenë
Të lirë
Kosova sot
Jeton ditët e pavarësisë.
NJERI I HESHTUR
Njeri i heshtur,
I qetë,
Me pak fjalë.
Mbas luftës
Më erdhe i paqtë.
Malli të kishte marrë
Për shkrimet e mia.
Si një tufë lulesh
I mblodhe
Për 7-8 Marsin
Duke m’i bërë dhuratë.
Urimet tona
Me gëzim
U këmbyen.
Lumturisë magjike
Duke i dhënë krahë.
Njeri i heshtur,
I qetë,
Me pak fjalë.
Në ëndërr
Erdhe drejt meje
I paqtë.
Pranë më ndenjte
Butësisht.
Së toku
Për çudi
Po flisnim
Qetësisht.
S’e prisja
Të më shfaqeshe
Në ëndërr.
Kujtoj
Se shumë herë
Për ty
Kam pasur
Frikë.
Një shtrëngatë
Ndjenjash
Që vërtitej
Tek unë
Çuditërisht
U tjetërsua
Në një re
Të bardhë
Që
Ditë me diell
Më solli
Pafundësisht
Njeri i heshtur,
I qetë,
Me pak fjalë.
Prej teje
Do të
Ndryshoj
Fatin tim
Paqen
Që s’e gjeta dot
Tek vitet
Pambarim
Mbas luftës
Ma solle ti
Me plot besim.
PËR PAK ÇASTE
Ti vjen.
Unë rri,
Të shikoj
Në sy
Dhe hesht.
Ti buzëqesh.
Çiltërsisht
Në shpirtin tim
Ngjall ngrohtësi.
Si mundesh
Të më japësh
Kaq dashuri?
Diçka ti lexon.
Fytyra të përskuqet.
Ngjyrë trëndafili merr.
Përjeton gjithçka që
Lexon.
Gjithçka që
Ke shkruar.
Ç’forcë buron nga
Shpirti yt?
Sa hijshëm
Më bën
Të ndjehem si ty,
Ndonëse për
Pak çaste.
E fshehur
Diku,
Çiltërsia ime,
Ringjallet,
Me çiltërsinë tënde,
Bëhet bashkë.
E qeshura jote,
Cicërimë zogu.
Vërtet po ndjehesh
Kaq e lumtur,
Si në ndonjë
Përrallë?
Ëndrrat e tua,
Nga një
Gjumë letargjik
Duket sikur më
Zgjojnë.
Shoqëruar nga
Cicërima jote,
E futur thellë
Në gjakun tim,
Unë fluturoj, fluturoj.
Si gonxhe
Rilind sërish
Nga një
Gëmushë.
Fletët e gonxhes
Hapen një
E nga një.
Arrijnë deri
Në
Hapjen
E plotë.
Pak çaste ndjehem
Në një
Moshë me ty.
Rininë tënde
Dhe unë
Përjetoj.
Freskia jote
Si gonxhet e Marsit.
Bukuria jote
Si fluturat mbi lule
Dashuria jote
Si ninullat e foshnjave.
Për pak çaste
Për pak çaste
Përjetoj
Çiltërsinë,
Bukurinë,
Rininë,
Dashurinë
Që ti
Shfaq aq lirshëm.
Papritur ti hesht.
Do iki.
Thua si pa gjë të keq.
Kam
Shumë gjëra
Për të përfunduar.
Si, kaq shpejt?
Them unë.
Rri edhe pak.
Po e shoh të
Arsyeshme
Mos të ta
Ndërpres hovin.
Tek porta dal
Të të përcjell.
Dëgjoj
Zhurmën e çapave
Të tu.
Gonxhja e rilindur
Pret që ti
Të vish sërish
Për pak
Çaste ,
Me hovin tënd
Rinor.
TË DUA ATDHE!
Të dua! Të dua!
Të dua ATDHE!
Dhe s’gjej guxim
Ta marr prej teje
Këtë fjalë.
Të shoh
Sikur
S’të kam parë
Kurrë.
Për ty
Ndjej veç
Mall.
Kërkoj për të metat
Të të fal.
Në sy gjej
Veç lotë.
Dashuria
Për ty është
Çmenduri.
S’arrij
Të të kritikoj dot.
Kujtimin kërkoj
Ta heq nga ty,
Në një
Vend tjetër
Ta zhvendos.
Po ti
Ngelesh
Po aty.
Me difekte e
Të mira plot.
Ëndërroj
Të të kem pranë.
Larg teje
Jetën mos ta kaloj.
Po ti më sheh
Ndoshta si një
Milingonë.
Ndjehem pak
Keq.
Në veten time
Këtë mendim
Druaj
Ta pohoj.
Në kujtesën
Time
Të ruaj
Si shenjtor.
S’dua këtë
Imazh ta prish.
Dua të të
Shoh të bashkuar.
Gjymtyrët e tua
Të thyera
Dua t’i ringjis
Sërish.
Kam vendosur
Mos të të lë
Në harresë.
Edhe pse për mua
Moskokëçarjen
E ke në gjak.
Duket sikur
vendimin tim
Po vë në
Provë.
Dhe rehatin tënd
Të hallakatur,
S’po e prish.
Besomë!
Ti po më
Torturon,
Po kur
Vij tek ty,
Me ç’magji
Më zbut lehtësisht?
Kam nevojë
Për dashurinë
Tënde.
Për kujdesin tënd
Nevojë kam.
Të dua! Të dua!
Të dua ATDHE!
Për TY ndjej
Mall, mall.
Dhe vetëm mall.
KU T’I KËRKOJ RRËNJËT E TUA KOSOVË?
Ku t’i kërkoj
Rrënjët e tua Kosovë?
Ku t’i kërkoj
Rrënjët e tua
Çamëri?
E bëra këtë pyetje
Dhe si shqiponjë
U ngrita lart
Në të madhin qiell.
Dhe qielli m’u përgjigj:-
Zbrit shpejt
Moj bijë
E kërkoji në Shqipëri.
Dhe ulem unë
Në atë tokë.
Aty ku i thonë
Shqipëri.
Dhe qiellin pyes
Sërish:-
Një komb
Çfarë gjëje duhet
Të ketë të përbashkët?
Dhe qielli
Me rrufe dhe vetëtima
M’u përgjigj:-
Akoma nuk e di?
Tani o qiell
Jam një shqiponjë.
A mund të ma thuash ti?
Qielli qetësohet.
Rre të bardha mbledh
Rreth tij.
Dhe me urtësi
Më përgjigjet:-
Një komb,
Të përbashkët moj bijë,
Ka gjuhën, zakonet,
Legjendat, traditat e tij.
Dhe më uroi
Të kërkoj një flamur
Dhe një stemë të përbashkët
Për këtë Kosovë,
Këtë Çamëri
Dhe këtë nënë
Të madhe Shqipëri.
U nisa unë
Në fluturim.
Me këtë vizion të ri.
Dhe njoha
Shumë shqipe-shqiponjash
Që kërkonin të
Më ndihmonin
Duke formuar
Një korr madhështor
Lutjeje:-
Bekona o Zot!
Bekona o Zot!
Bekona o Zot!
Për një
Komb të bashkuar
Me një stemë
Dhe një flamur!
PËR POEZINË
Poezisë kam frikë
T’i afrohem.
Më duket
Sikur me mua qesh.
- Bukur mund ta shprehësh
Poezinë me fjalë.
Poezi është
Jeta vetë.
Ndoshta ti ngre supet.
Habitesh.
Thjesht
Më bëre një kërkesë.
Nëse s’di
Ku ta kërkosh poezinë.
Po të them se do ta gjesh
Tek ajo vajzë
Ëngjëllore
Që takoje shpesh
Herët në mëngjes.
Distanca
S’është ndarje.
Është thjesht
Një pengesë që
Po të duash,
Po të mundohesh
Gjen forcë
Ta kapërcesh.
Unë s’e kam njohur
Atë vajzë çapkëne.
Po kam përshtypjen se sërish
Do ta gjesh.
Mundohu ta përfytyrosh
Të pasqyruar
në ujin e kristaltë
dhe sa herë shihesh në
pasqyrë
mëngjes për mëngjes.
Melodia e ritmit të jetës
Do të të trokas në vesh.
Do të thuash:-
Kam njohur
Një vajzë
çapkëne
dhe jeta ka për të t’u dukur
poezia vetë.
Poezia e jetës
Shfaqet ngado.
Mjafton
Vështrimin
Ta hedhësh me kujdes.
E bukura dhe njeriu
Rrinë larg dhe pranë
Edhe kur në
Aparatin fotografik
Fiksohesh në kohën
Që buzëqesh.
Mjafton që ritmin
E jetës
Ta ndjekësh.
Çdo hap
Ta hedhësh
Me kujdes
Qejfi s’do të të ngelet
Pa shkak.
Dhe jetës
Do t’i thuash:-
Jetë!
Ti për mua
Sikurse ATDHEU im
I shtrenjtë
Je poezia vetë.
KOHA VRAPON
Koha vrapon.
Minutat shpërndahen.
Ikin andej – këtej.
Unë rend pas tyre.
Rend që t’i kap.
Ato ikin e ikin.
Duke mos e çarë
Kokën për
Shqetësimin tim.
Arrij të kap disa minuta.
Minutat më të çmuara.
Të tjerat
Me keqardhje
I lëshoj,
I lë të ikin fluturimthi.
Shkoj në shkollë.
Minutat më të këndshme
Përpiqem të kap.
Dhe për timen çudi
Asnjë minutë nuk më
Shpëton.
Të gjitha pa përjashtim
Arrij që t’i pushtoj.
Kthehem në shtëpi.
Minutat shpërndahen.
Të gjitha s’mund
T’i bëj
Dot bashkë.
I premtoj vetes
Se nuk do të
Shqetësohem.
Po shqetësimi tek unë
Ngrihet sa një mal.
Ndruhem t’i dal
Përpara
Ditëve që vijnë.
Do të më pyesin:-
Ç’bëre me ditët
Që pate më parë?
Nga sikleti
S’do të mund
T’ju kthej përgjigje.
Po vetes
Do t’i them
Se për ato kam mall.
ABSURDITET
Dy trupa njerëzorë
Preken.
Lindin e
S’lindin ndjenjat.
Dy pëllumba
Të bardhë
Rrisin së bashku
Të vogëlin e tyre.
Dy qen
Grinden.
Këlyshët e tyre
Shpesh
Mbyten kanaleve.
Dy dele
Kullosin të qeta.
Bletët lindin e vdesin.
Kafshët vriten,
Therren.
Ka dhe njerëz
Që pësojnë
Të njëjtin fat.
Kafsha
S’mund të bëhet
Kurrë njeri.
Po njeriu,
Shpesh,
Bëhet
Kafshë.
ZËRI
Erdhi zëri,
Pëshpëriti.
Fjalë tha.
Oh, ç’fjalë që tha.
Erdhi zëri,
Më guxhuliti
Dhe në kraharor
Më ra.
Kapi faqet.
Prush prej tyre
Nxori.
Ra në vesh.
Nga veshi
Mezi doli.
Hyri në të bardhën
Zemrën time.
Aty mbeti.
Nuk e trembi
As tërmeti.
EJ, NJERI QË VJEN NGA DETI!
Ej njeri,
Që vjen nga deti
Me një vello
Të bardhë në dorë.
Jam unë
Shtrenjtësia jote
Që për ty
Mall kam
Si gjithmonë.
Ti zbret
Si nga një
Legjend e vjetër.
Me trupin
Si azgan
Me hapin madhështor
Rreth teje
Zogjtë mblidhen
Duke të thurrur
Kurorë.
Gjoksi yt
Flladin e erës pret.
Ti nis e këndon
Një këngë.
Natyra e tërë
Mahnitet
Dhe më shumë
Hijeshi të dhuron.
TASHMË PROZA E DI...
Tashmë proza e di
Se për ty
Vetëm për ty
Gjithçka për ty
Vetëm për ty
Kompromis
Po bëj me poezinë.
I mora vargun,
Ritmin i mora.
I mora gërmat,
Fjalët i zgjodha.
Për ty,
Vetëm për ty,
Gjithçka për ty.
Vetëm
Për ty
Kompromis
Po bëj
Me poezinë.
NDOSHTA S’E BESON
Ndoshta s’e beson
Po është e vërtet.
U shtriva të flija
dhe vargjet e tua
më prekën lehtë.
Ndoshta s’e beson
Po është e vërtet
Vargjet e tua
Bukur më shoqëruan
Derisa rashë
Në një gjumë
Të qetë.
Ndoshta s’e beson
Por është e vërtet
Ti ishe tek unë
Si më i miri poet.
KËRKOJ...
Kërkoj që fjalët
T’i zgjedh.
Në shpirt
Të të sjell
Behar.
Kërkoj të
Të shoh
sa më shpejt
duke zbutur
ankthin që kam.
Kërkoj...
Shumë gjëra
Kërkoj.
Pa gjumë
Rri ditë e natë.
ME DIELLIN NË QIELLIN E ZOTIT U NGRITA
Një ditë iku me shiun.
U çudita.
Një ditë iku me bardhësinë dhe Diellin.
Psherëtita.
Një ditë iku me dashurinë.
Ulërita.
Një dië iku me harresën
E gjakut të derdhur
Për Kosovën dhe Çamërinë.
Me Diellin
Në qiellin e Zotit u ngrita.
Duke folur me vargjet e të parëve të mi:
Zgjohuni politikan
Prej gjumit, zgjohuni!
Me shkrimet e Prof.Dr.Eshref Ymerit
Bashkohuni!
Dhe mos shikoni kolltuqe e salltanete!
Se nëna Shqipëri
Shumë po vuan dhe
Ka shumë derte.
Dhe nëse me bekimin e Zotit
Do ta doni si ai lirinë,
Në piedestal do ta ngrinit veten
Dhe Shqipërinë.
BETOHUNI SE S’DO TË ME MERRNI INAT!
Sa herë kam menduar :- Ç’lojë luan ky apo ai?
Fjalën lojë s’kam mundur ta pranoj.
Sa herë kam menduar: - Ç’thotë ky apo ai politikan?
Fjalën politikan kam dashur ta mohoj.
Sa herë kam menduar.
Sa herë kam menduar.
Sa herë kam menduar deri në këtë çast.
Tashmë mendimet s’varen më nga unë.
Po nga një forcë që s’e njoh aspak.
Më shqip dua të them:-
Kur e dini se ATDHEU duhet të bashkohet,
Ç’prisni?
Apo keni qejf
T’ju thonë mercenarë
E kryemercenarë
Që vendime keni marrë
Për ngritjen e varrezave
Për ushtarët agresor grekë
Në territorin shqiptar?
PËR DASHURINË
Nga dashuria
Vuan.
Nga dashuria
Qesh.
Nga dashuria
Qan.
Nga dashuria
Vuan.
Nga dashuria
Qesh.
Nga dashuria
Lind.
Për dashurinë
Ke mall.