2014-03-02

Nga Kozeta Nushi :BETOHUNI SE S’DO TË MË MERNI INAT!

BETOHUNI SE S’DO TË MË MERNI INAT!



Sa herë kam menduar se
ç’lojë luan ky apo ai?
Fjalën lojë
Skam mundur ta pranoj.                                                                                                     
Sa herë kam menduar
Ç’thotë ky apo ai politikan?
Fjalën politikan
Kam dashur ta mohoj.
Sa herë kam menduar, sa herë kam menduar
Sa herë kam menduar deri në këtë çast.
Tashmë mendimet svaren më nga unë,
Po nga një forcë që s’e njoh aspak.
Më shqip dua të them:
- Kur e dini se ATDHEU duhet të bashkohet
Ç’prisni?
Apo keni qejf t’ju thonë
Mercenarë dhe kryemercenarë që
Vendime keni marrë
Për ngritjen e varrezave për
Ushtarët agresorë grekë
Në territorin shqiptar?



2 MARS 2014

--------------------------------

PËR POEZINË

- Poezisë kam frikë t’i afrohem.
Më duket sikur me mua qesh.
- Bukur mund ta shprehësh poezinë me fjalë.
Poezi është jeta vet.
Ndoshta ti ngre supet. Habitesh.
Thjesht më bëre një kërkesë.
Nëse s’di ku ta kërkosh poezinë,
Po të them se do ta gjesh tek ajo vajzë ëngjëllore,
Që takoje shpesh herët në mëngjes.
Distanca s’është ndarje.
Është thjesht një pengesë që,
Po të duash, po të mundohesh
Gjen forcë ta kapërcesh.
Unë s’e kam njohur atë vajzë çapkëne,
Po kam përshtypjen se sërish do ta gjesh.
Mundohu ta përfytyrosh
Të pasqyruar në ujin e kristaltë dhe
Sa herë që shihesh në pasqyrë mëngjes për mëngjes.
Melodia e ritmit të jetës do të të trokas në vesh.
Do të thuash: - “kam njohur një vajzë çapkëne” – dhe
Jeta ka për t’u dukur poezia vetë.
Poezia e jetës shfaqet ngado.
Mjafton vështrimin ta hedhësh me kujdes.
E bukura dhe njeriu rrinë larg dhe pranë edhe
Kur në aparatin fotografik fiksohesh në kohën që buzëqesh.
Mjafton që ritmin e jetës ta ndjekësh.
Çdo hap ta hedhësh me kujdes.
Qejfi s’do të të ngelet pa shkak dhe
Jetës do t’i thuash:
 - “ Jetë! Ti për mua sikurse ATDHEU im i shtrenjtë
Je poezia vetë.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...