2014-03-03

Madri Lene - Sot , Loke, Ti po feston lirine

Foto


Me thuaj nese te mungoje

Me thuaj nese vertete te mungoj,
Mengjeseve kur Dielli lind ne perqafim,
Kur dita zgjat per shume e shume ore,
E askund nuk gjendem,as dhe zeri im.

Me thuaj nese vertete te mungoj,
Kur netet te zene brigjeve pa mua,
Ti numeron yjet qe ndrisin qiellin,
E ndersa dallgeve u dhuron lotin e kristaluar.

Me thuaj nese vertete te mungoj ,
Edhe kur qielli loton pa pushuar,
Te lagesh i vetem aspak nuk ke deshire,
Te dy se bashku nen shi perqafuar.



Me prit me krahe hapur



Foto


O vit i shenjteruar!
Drejt teje po rend me hapin pak te lodhur,
Renduar nga rruga e mumdimshme qe kam bere,
Lodhur nga stuhite qe globin e perfshine,
Dhe mua ,keshtu si te tjeret
Nuk i shpetova dot...
Por... Me prit!
Zgjati krahet gjigante drejt meje,
Duke shtruar rrugen me smeralde shumengjyresh...
E ajrin e lumturise rezervoje per mua
Qe te mbush mushkerite e varferuara!
Ti...Me prit!
Me prit miqesisht me sofren e shtruar te paqes,
E te mbushim gotat me lotet e pafund te gezimit,
Dolline te ngreme duke sfiduar hidherimet,
Me shpresen e madhe qe te keqen nga pas e lame braktisur!


Sot je ti, neser mund t'jem une




Nje dite po shetisja me vajzen time
bulevardit me gure ,dale nga dale.
Perpara na del nje grua e moshuar,
e kerrusur ,dhe syrin me fasho mbeshtjelle.

Doren me shtriu para, duke lypur,
pa folur me goje, asnje te vetmen fjale.
I nxora nga canta gjith te voglat qe kisha,
dhe ne dore ia lashe , asaj te shkretes plake.


Shpesh here me ndodhte po e njejta gje,
dhe une i jepja ato pak qe kisha.
Duke mu dhimbsur ajo plake e shkrete,
se ndoshta e  vetme, edhe  mund te ishte.


Pas nje kohe te gjate ,perseri me vajzen time,
Ajo  me del perpara ashtu sic ishte mesuar.
Por nderkohe, qe bera gati leket per ti dhene.
Fasho e lidhur, i shpeton nga koka.


E habitur ngela plaken duke pare,
poshte fashos nje grua e re qendronte.
Per cudi, me dukej si fytyre e pare,
e maskuar ne rruge dilte qe te lypte.


Me ngelen  te hollat ne duart e ngrira,
u bllokova ne vend, dhe ze nuk mund te nxirrja.
Vajza e trembur nga heshtja qe me zuri,
me del perpara duke me qetsuar.


Te lutem mama , asnje fjal mos i thuaj,
se nga halli, e shkreta del per te lypur.
Se dhe Ajo, deshire brenda vetes  ka
te dale si ne ,mbremjeve  per te shetitur.


Ia lashe ne duar  te hollat asaj te njohure,
duke i thene se borxh ajo, do mi kishte.
Nuk dua qe ne shtepi te mi sjellesh,
por nese do marresh vesh, se ne hall do bie.


Ajo e habitur po degjonte fjalet e mija,
E skuqur nga turpi qe une ate e  njoha.
I thash:Mos u habit keshtu me mua,
se toka, poshte kembeve tona rrotullohet,


Dhe nese nje dite ndoshta, do zer vendin tend
keto te holla dua te mi japesh.
Uroj, qe Ti te behesh shum me mire se une,
Ateher te hollat mund dhe te mi falesh.


Ia lashe ne dore te hollat lypses shkrete,
e futur ne mendime po ecja ne rruge.
Se si mund te vije Jeta, as ne nuk dime , 
sot je Ti, dhe neser mund te jem une.


Me shkruaj, dashuri


Foto: Me Shkruaj, Dashuri

Me shkruaj dashuri,kur  te vetme me gjen
Me dergo nje leter me zogjte shtegtar
Te lexoj,  fjalet e tua te embla qe shkruan
Te ndjehem e lumtur dhe ne buze-gaz.
 
 
Me shkruaj dashuri, dhe ne gjume te jem 
Me trego ne enderr se c'far do me thuash
Me mbulo me lule dhe arome trendafili
Gjumi ne mengjes, te me dale gezuar.
 
 
Me sill letren tende, me  flladin pranveror
M'i stolis fjalet e shkruara me ngjyrat e saj
Kopshteve te lulezuara shetitje kur te dal
Te ndjej Dashuri... qe afer te kam.
 
 
Ne luftrat gjakderdhse, nese do te jem
Me ndiq Dashuri... me ajrin qe thith
Mos me ler krah'keputur, te vetme mos me ler
Force me jep,dhe prane  meje me rri.
 
 
Ne shtratin e vdekjes, nese me shikon
Me shkruaj, Dashuri te lexoj fjalet e tua
Te me vije  vdekja e zeze, plot  me embelsi
Dhe syte, mi mbyll, me fjalet e shkruara.
 

Nese  ferrit te zi , ti do  me shikosh
Me shkruaj, dashuri  ki meshir per mua
Djallin , genjeje dhe leter me dergo
Te gezoj sado pak, jetes se mallkuar.
 
______M, L.____





Me shkruaj dashuri,kur te vetme me gjen
Me dergo nje leter me zogjte shtegtar
Te lexoj, fjalet e tua te embla qe shkruan
Te ndjehem e lumtur dhe ne buze-gaz.


Me shkruaj dashuri, dhe ne gjume te jem 
Me trego ne enderr se c'far do me thuash
Me mbulo me lule dhe arome trendafili
Gjumi ne mengjes, te me dale gezuar.


Me sill letren tende, me flladin pranveror
M'i stolis fjalet e shkruara me ngjyrat e saj
Kopshteve te lulezuara shetitje kur te dal
Te ndjej Dashuri... qe afer te kam.


Ne luftrat gjakderdhse, nese do te jem
Me ndiq Dashuri... me ajrin qe thith
Mos me ler krah'keputur, te vetme mos me ler
Force me jep,dhe prane meje me rri.


Ne shtratin e vdekjes, nese me shikon
Me shkruaj, Dashuri te lexoj fjalet e tua
Te me vije vdekja e zeze, plot me embelsi
Dhe syte, mi mbyll, me fjalet e shkruara.


Nese ferrit te zi , ti do me shikosh
Me shkruaj, dashuri ki meshir per mua
Djallin , genjeje dhe leter me dergo
Te gezoj sado pak, jetes se mallkuar.


Shko !

Foto: Pse, njësoj si unë...

Dua që të dish, nëse ushqen zjarrin,
Tek ty,  i gjithë ai zjarr përsëritet,
Sikur të ndezin, s’ke për të treguar
Pse, njësoj si unë,prush zjarr kalitur,

Në gërma zjarri,  mbushe atë zemër,
Duke u skalitur me një shpirt të ri.
Dhe trupi yt  aromë e parfumuar,
E imja mike,ti gji  bardhësi.

Një natë të kujtohet ,në një mugëtirë
 Desh ky syri im ,që ty të vështroje njëherë,
Po të shijonte  pamjen,bukur aq me hire,
Hapi mike  sytë,kur të puth si përherë.

Të thonë sytë të kanë dashuruar!
Kur ti dhe unë  ndiem zjarrësi.
Një afsh i brëndshëm,  i mrekulluar
Na veshi me ledha, klithje e freski,

Ti, shko sot ,shko
Une do te ndjek me sy gjer ne fundshikim,
Ofshamet e tua do i mbledh nje e nga nje
Do t'i mbaj prane vetes si me te madhin kujtim.



Ah Miresi


Foto: Ah  Miresi

Kam nisur rruge te gjate per te  te kerkuar
S'lashe dere pa trokitur labirinteve te jetes
Aromen tende te magjishme askund s'e kam degjuar
Vetem fjale, te qeshura dhe fryme hipokrizie.

Me thane, te te krkoja brigjeve dhe ujevarave
Me mahniten bukurite dites se qete te motit
I shijova mrekullite e tyre si ne perralla
Gjersa u shformua nga zemerimi i Zotit.

Te kerkova maleve, shkrepave, shkembinjve
Nuk u lodha aspak vec per pak miresi
Vec, nuhata sado pak aromen e luleve
Ata shpirtit tim i dhane pak qetesi.

Dikush,  me prishi magjine e krijuar
C'po ben? -me tha... ne pyll ke shtepine?
Une po endem, e rrenuar rruge me rruge
E askund muk po gjej te bekuaren miresi

Ketu... -me tha i panjohuri!- nuk gjindet
Pylli vetem kafshe ka, dhe asjge me shume
Zbrit,qe te shikosh dhe te gjesh njerzine
Me diploma ne duar do jene gjithkund.

E gezuar,vershova drejt vendit te udhezuar
Shikova, si endej ne rruge njerzia
U mundova te afrohesha me ta  dy fjale  te flisja
Por askush s'kish degjuar ku gjendej miresia

Uffff...Miresi, e lodhur po ndihem
Asnje hap pa ty, nuk po mundem te hedh
Gjith kjo bote e madhe qe po mban njerzine
Se shpejti do shkrihet... pa ty nuk ka vlere.

----M. L.----


Kam nisur rruge te gjate per te te kerkuar
S'lashe dere pa trokitur labirinteve te jetes
Aromen tende te magjishme askund s'e kam degjuar
Vetem fjale, te qeshura dhe fryme hipokrizie.

Me thane, te te krkoja brigjeve dhe ujevarave
Me mahniten bukurite dites se qete te motit
I shijova mrekullite e tyre si ne perralla
Gjersa u shformua nga zemerimi i Zotit.

Te kerkova maleve, shkrepave, shkembinjve
Nuk u lodha aspak vec per pak miresi
Vec, nuhata sado pak aromen e luleve
Ata shpirtit tim i dhane pak qetesi.

Dikush, me prishi magjine e krijuar
C'po ben? -me tha... ne pyll ke shtepine?
Une po endem, e rrenuar rruge me rruge
E askund muk po gjej te bekuaren miresi

Ketu... -me tha i panjohuri!- nuk gjindet
Pylli vetem kafshe ka, dhe asjge me shume
Zbrit,qe te shikosh dhe te gjesh njerzine
Me diploma ne duar do jene gjithkund.

E gezuar,vershova drejt vendit te udhezuar
Shikova, si endej ne rruge njerzia
U mundova te afrohesha me ta dy fjale te flisja
Por askush s'kish degjuar ku gjendej miresia

Uffff...Miresi, e lodhur po ndihem
Asnje hap pa ty, nuk po mundem te hedh
Gjith kjo bote e madhe qe po mban njerzine
Se shpejti do shkrihet... pa ty nuk ka vlere.




Kosove




Shpesh, po vajtoj per ty, Loke,
Kur te kujtoj plaget e trupit,
Qe akoma nuk te jane mbyllur
Te marra prej shkjaut,
Qe zemer nuk pati
Me te dhunuar barbarisht!
Meshire s'kishte
Me ti keput krahet
Duke te vrare djemte,
Bijat dhe femijet!
UFF ...Loke!
Sa dhimbjet t'i mbart trupi
Nga flaket dhe shkatrrimet!
Cdo dite te rendon
Pesha e gjakut te bijve te tu.
Por... Ti qendron Burrneshe.
Mes klithmave te ujqerve,
Qe s'pushojne neteve te pa Hene
Duke bredhur mjegullnajave.
Ai harron, Loke se shqipet nuk tremben
Prej atij qe zemer nuk ka,
E gjak njeriu nuk qarkullon damarve te tij.
Sot , Loke, Ti po feston lirine,


Mes loteve te bijve te tu
Qe pa pushuar pikon mbi faqen tende
Shtrenjte ju kushtuar kjo dite e bekuar,
E shumpritur !
Gezohu Kosove!
Merri bijte e tu nen hijen tende,
Dhe thuaju, ta shkaterrojne kufirin vellazeror,
E se shpejti te gezojme ne nje oxhak
Duke ngritur nje Flamur ...
Flamurin e te parve tane...
Flamurin e mbar Shqiperise!



Force dhe miresi



Foto: Me Naten Dashuruar

Sonte, dua te dashurohem me naten
Te shkrihem ne zemren e saj
Heshtjen te thyeje gota  e xhamte
Qe tringellin, lehte e lehte me unaze

Po me pelqen petku i saj, i erret
Qe stoliset nga meteore e qytetit
Perball saj te qendroj e heshtur 
E te  bisedoj shume gjate me veten

Galaktiken, te shijoj sonte dua
Dhe te numeroj, te  gjith yjet me radhe
Me naten, me ler sonte te dashurohem
E te perkundem ne krahet e saj

Magjine e saj, te perjetoj sa me gjate
E vetme,pa me shqetesuar asnjeri
Ti them fjalet qe mbart zemra
 E t'i kthejme se bashku ne melodi

Me ler sonte, te dashurohem me naten
Te  me fale mrekullite e saj mahnitese
Te fluturojme ne parqet e endrrave
Dhe te dehemi me veren e servirur

-----M. L.----



S'jam i eger aq sa dukem
Shpirtin te paster une e kam
Kthetrat me dolen per te cjerrur
Disa tipa qe fytyre s'kane.

Flasin, ecin si te duan
E s'shikojne ku kemba shkel
Une aty, s'kam te duruar
Me duhet rregull qe te ve.

Nuk bej zhurme se nuk ja vlen
Vec pastroj k'te rrugen time,
Friken , tmerrin une percjell
Tek ai qe mbart ligesine




Me naten dashuruar



Foto

Sonte, dua te dashurohem me naten
Te shkrihem ne zemren e saj
Heshtjen te thyeje gota e xhamte
Qe tringellin, lehte e lehte me unaze

Po me pelqen petku i saj, i erret
Qe stoliset nga meteore e qytetit
Perball saj te qendroj e heshtur 
E te bisedoj shume gjate me veten

Galaktiken, te shijoj sonte dua
Dhe te numeroj, te gjith yjet me radhe
Me naten, me ler sonte te dashurohem
E te perkundem ne krahet e saj

Magjine e saj, te perjetoj sa me gjate
E vetme,pa me shqetesuar asnjeri
Ti them fjalet qe mbart zemra
E t'i kthejme se bashku ne melodi

Me ler sonte, te dashurohem me naten
Te me fale mrekullite e saj mahnitese
Te fluturojme ne parqet e endrrave
Dhe te dehemi me veren e servirur



Vajtoj Guret e Truallit Tim



Foto: Vajtoj Guret e Truallit Tim
( Me kerkese te mikut tim Burim Caka)

Vrenjtur koha po me duket
Diell s'po bie mbi trupin tim
Dhimbja, shpirtin m'a ka prekur
Lotet lagin prehrin tim.


Fort po me kallet , shpirti e zemra
Tek  shoh trojet, shkrumb e hi
Dua te hap deren, te hyj brenda
E te shoh femijet e mi,


E t'i mbledh, te gjith rreth vetes
Djem dhe vajza  sic i kisha
Te shuaj mallin edhe dhimbjen
E me gezim t'me niste dita


Por,nuk kam... asgje s'me mbeti
Gjithcka kisha, krejt mu shkri
Vec vajtoj guret e mbetur
E shoh lulet ku kan mbi


Shkoj  dhe i prek , dora  me dridhet
Me gjak rrenjet i kan ushqy
Lulekuqe e kan emrin
A mos vall jan djemt e mi?


A mos vall  ne oborr te tyre 
Duan te celin e te lulezojne
Shpirti u dhemb per trojet e shkreta
Qe  nuk munden  ti gezojne


S'po ka drite qe me ndriqon
Terri, syve me ka rene
Naten pres t'me perqafoje
Endrra te bukura te me fale!

~~~M. L~~~


( Me kerkese te mikut tim Burim Caka)

Vrenjtur koha po me duket
Diell s'po bie mbi trupin tim
Dhimbja, shpirtin m'a ka prekur
Lotet lagin prehrin tim.


Fort po me kallet , shpirti e zemra
Tek shoh trojet, shkrumb e hi
Dua te hap deren, te hyj brenda
E te shoh femijet e mi,


E t'i mbledh, te gjith rreth vetes
Djem dhe vajza sic i kisha
Te shuaj mallin edhe dhimbjen
E me gezim t'me niste dita


Por,nuk kam... asgje s'me mbeti
Gjithcka kisha, krejt mu shkri
Vec vajtoj guret e mbetur
E shoh lulet ku kan mbi


Shkoj dhe i prek , dora me dridhet
Me gjak rrenjet i kan ushqy
Lulekuqe e kan emrin
A mos vall jan djemt e mi?


A mos vall ne oborr te tyre 
Duan te celin e te lulezojne
Shpirti u dhemb per trojet e shkreta
Qe nuk munden ti gezojne


S'po ka drite qe me ndriqon
Terri, syve me ka rene
Naten pres t'me perqafoje
Endrra te bukura te me fale!



Jam Engjelli Yt



Foto

Une jam gjithmone prane teje,ne mbremje dhe agim
Jam aty ku dhimbja te ngacmon trupin tend te njome,
Une do jem prane teje per te te kenduar kenget e tua te lumturise
Dhe gezimin ne syte e tu un do e sjell pergjithmone.

Ti,zemer largoje trishtimin fytyres tende te embel
S'dua qe loti yt te lage fytyren e bukur,
M'i mbaj syte e qeshur tek puthin gezueshem gjithe boten,
Dhe une do te shkaterroj gjithcka qe ty s'te ben te lumtur.



E Lindur Peng



Foto: PAK QETESI

Sot dua te shtrihem
pak
e te clodhem nga kjo jet
mizore
te prehem i qet po nuk
di se ku
mbase ne nje zemer
njerezore

Nuk du te shtrihem
ne lendine
as mbi trupin e bukur te
nje femre
dua te gjej vertet
mrekulline
e te ndihem perandor ne shtratin
e nje zemre

USA,03,17,2013
(Petro Zholanji)**New York
shkeputur nga libri im me poezi
**PAK HI DASHURIE**

C'me mbajten peng ne te lindur
Drita, nuk me ndriconte plotesisht
Me duar, largoja hije-errtat
Por Diellin m'a zinin prape,serish.

Valle...C'mekat te zi une kishem bere
Ne boten ku me pare une isha 
Djale,te lindja e jo vajze
Gjith Diejte ne duar do te kisha!



E zhytur ne mes durimit




E zhytur ne mes durimit pertypja dhembet e coptuara.
Duke pare me dhimbje kohen, tek vraponte para meje.
Veten, me shprese ushqeja se do ndalet... e uruara.
E te pastroja dale nga dale ferrat qe gjithkund celnin!



Eja ne rreze pranverore




Te prita me Diellin mengjesin e harruar
Te vije ne rrezen e ngrohte te pranveres
Naten, nga une t'a largoje merguar
Perjetesisht te ndjeja qe qendron afer meje.

Peshperimat e tua te me vijne embelsuar
Te degjoj tek thua se malli te ka marre.
Te ndjej neper faqe lotin kristaluar.
Fytyra te me marre buzeqeshje te permallte. 

Mos me ler, te numeroj mengjeset e panumert
E te thinjem, tek kerkoj nder gonxhe trendafilash
Lotit tim te dhimbjes eja ...kthej gezimin.
Perreth trupit tim, te mbijne karafilat.



Rreth botes me zinxhire



I lidha kembe e duar me zinxhire,
Dhe u nisa te shetisja boten e pafund,
Rreth vetes u solla dite dhe nate,
Dhe rruga e gjate s'me dergoi askund.

Kembet e gjakosura gjak pikonin,
Por,dhimbjen per cudi nuk e ndjeja,
Vetem nga pak trupi m'u shkrinte,
Se veten c'do dite me shume urreja.


Dhimbje ne heshtje



Foto: Dhimbje Ne Heshtje

Ahh!
Si s'me ngushelluan shetitjet buze detit te gjere,
As dallget e zhurmshme nuk ma larguan trishtimin.
Eres se ngrohte i kerkoja gjithmone lotet t'mi thante,
Larg, tutje ne horizont  doja t'me dergonte  dhimbjen.


Mora rrugen  dhe u ngjita maje  maleve  te larte
Aty ku qielli hapte krahet dhe pyjet me mall  percafonte,
Aty qendrova , e ulur nen hijen e lisit te mocem ,
Dhe rrenjet e thara te tij i vadita permallshem me  lote.


Zjarri i loteve i'a zhuriti rrenjet gjigante mbi toke,
Ze, nuk nxori nga dhimbja,as me tha te largohem prej tij
Veq gjethet zverdhuke ngadale mbi mua  leshonte...
U dukte sikur thoshte: dhe une po vuaj si ty.


I numeroja  me dhimbje gjethet  qe nga deget leshonte,
Dhe s'doja aty te gjendesha tek vdiste, gjethi i fundit,
Ne koke me gumezhinte vaji i fuqishem i lisit
Dhe zemren e tij qe tek une me force trokiste.


Nuk e di...ndoshta ngushellim ishte kjo per mua,
Qe vuante me mua nje lis, a ndoshta nje pyll i tere.
Vaji i tyre ishte i paster si vesa per mbi lule
Dhe jo shtremberime nga prapa syve te mi.


Ndenja shume gjate nen percafimin e pyllit te zverdhur,
Dhe trishtimin  ma moren ofshamat  e lisave te gjate. 
Sa dhimbje qe kane pyjet  c'do fund-vjeshte,
Dhe pike loti... asnjehere nuk leshojne.


...Madri lene...

Ahh!
Si s'me ngushelluan shetitjet buze detit te gjere,
As dallget e zhurmshme nuk ma larguan trishtimin.
Eres se ngrohte i kerkoja gjithmone lotet t'mi thante,
Larg, tutje ne horizont doja t'me dergonte dhimbjen.


Mora rrugen dhe u ngjita maje maleve te larte
Aty ku qielli hapte krahet dhe pyjet me mall percafonte,
Aty qendrova , e ulur nen hijen e lisit te mocem ,
Dhe rrenjet e thara te tij i vadita permallshem me lote.


Zjarri i loteve i'a zhuriti rrenjet gjigante mbi toke,
Ze, nuk nxori nga dhimbja,as me tha te largohem prej tij
Veq gjethet zverdhuke ngadale mbi mua leshonte...
U dukte sikur thoshte: dhe une po vuaj si ty.


I numeroja me dhimbje gjethet qe nga deget leshonte,
Dhe s'doja aty te gjendesha tek vdiste, gjethi i fundit,
Ne koke me gumezhinte vaji i fuqishem i lisit
Dhe zemren e tij qe tek une me force trokiste.


Nuk e di...ndoshta ngushellim ishte kjo per mua,
Qe vuante me mua nje lis, a ndoshta nje pyll i tere.
Vaji i tyre ishte i paster si vesa per mbi lule
Dhe jo shtremberime nga prapa syve te mi.


Ndenja shume gjate nen percafimin e pyllit te zverdhur,
Dhe trishtimin ma moren ofshamat e lisave te gjate. 
Sa dhimbje qe kane pyjet c'do fund-vjeshte,
Dhe pike loti... asnjehere nuk leshojne.



Vajto vetem mbi gur



Foto: Iluzjon

U zgjova nga gjumi me sy te mbyllura.!
Dhe po ndjek  vetem nxehtesine  e Diellit,
Pa i pare rrezet e tij!

Zvarritem si me magji neper mjegullnaje...
pa e kuptuar..!

Nga po shkoj valle??

Po  mundohem te kthej  koken pas, por..
Nuk mundem..!

Ose.. ndoshta nuk dua  te shikoj!

Po me  pelqen te ec me sy mbyllur
nen driten njemingjyrash qe deperton poshte  syve mi..!

Cmenduri!!!

Gjithcka duket  bukur..!

E rruga nga po ec eshte e pafund nga te gjitha anet..!
Vetem se.. polet nuk po  arrij t'i komandoj dot!

Ndoshta eshte me mire keshtu.!

Dua te shijoj kete mrekulli hyjnore!

Deri kur?

Deri ateher kur kapaket e syve te ndahen nga njeri-tjetri ,
E kjo bote e genjeshtert te me verberoje pergjithmone!

...Madri lene..


Mos i'a rrefe shpirtin lumit, kurre...!
Ai, egersohet pas shirave dhe eshte i pabese...!
As brigjeve te detit mbremjeve mos u shpreh...
Se dallget marrin gjithcka , dhe kushedi ku i dergojne...
Po keshtu edhe lotet e tu...!
Dhe Henes ,naten vone mos ia trego brengat e shpirtit...
Ajo, eshte e padjallzuar ,dhe te djallzuarit luajne me fjalet e saj...
Mos i'u shpreh atij qe lot ne sy i shikon...
Ai ,deshiron te gjej dike t'i fshije lotet ne syte e tij ,
Dhe nuk do e ket mendjen te degjoje vuajtjet e tua!
As atij qe gezon mos i thuaj....
Ai ka harruar se ekziston vuajtja, dhe do qeshe me vuajtjen tende..!
E, me mire ,largohu diku ...
E mbi nje gur, vajto , fol ...
Sepse vetem ai do te degjoje pa u lodhur gjer ne fund, 
E ze, nuk do nxjerr nga askush, askujt...!



Ku shkuan endrrat 




Valle ku shkuan enderrat e mia,
Nata mi mori ne gjirin e saj,
Gjumit te embel i mori buzeqeshjen,
Dhe loti i gezuar jastikut eshte thare.

Ndoshta u mbyten detit te gjere,
Dhe u shkrine nga dallget si drita ne muzg,
Me ngelen ne mendje te bukurat kujtime,
Dhe vesa e kristalte u tha nen qerpik.

Era e furishme i dergoi shkrepave,
Dhe nga i ftohti i alpeve ndoshta kane ftohte,
As Dielli rrezenxehte nuk arrin t'i ngrohe.
Prane meje do ishin krejtesisht tjeter bote.



Ti me vjen me ajrin


Foto: Miremengjesi miresi.
Miremengjesi miqesi.
E kush qan koken per keqberesit dhe keqdashesit ? 
 Jemi teper te zene me punen,obligimet,dashurine, duke dhënë e marrë dashuri,duke respektuar dhe duke u respektuar 
 Erresirën e shtyen drita, ndaj TI edhe TI edhe TI,po-po TI që më lexon të drejtohem- ndritë sa te mundesh  dhe te keqinjet leri të zhyten ne balten që hedhin.Kush hedh me balte -duart i mbesin të zhytyra .
 Duaj dhe me miresine e shpirtit tend jetoje dhe festoje jeten me cdo frymemarrje!
Fundjave relaksuese dhe pushim të qetë.

Ti ishe diku afer meje ,dhe une e ndjeja pranin tende...
E ndjeja se diku ishe ,por nuk te shikoja!
Hodha syte rreth e qark,por asgje...
Askund!
Perseri te ndjeja, gjithmone dhe me prane...
U mbusha thelle me fryme dhe mora ne dore telin...
Doja te degjoja zerin dhe te shkrija largesine!
Ti nuk ishe larg...
Une frymoja kujtimin tend!
Ti me vije me ajrin dhe me falje jeten!



Do kendoje ne vargje



Foto: <3<3

Mi fal endrrat nate e qete ,
e vargje ti shkruaj.
Ti mbledh yjet neper qiell
dhe me ato te luaj.

Me te embel do u flas
mbi flete do i vendos.
Do mundohem sa me bukur,
ne varg t'i vargezoj.

Henen e bukur do te pres ,
majat te perqafoje.
Dhe t'ia marr gjithe shkelqimin,
vargjet t'i ndricoje.

Edhe heshtja me pelqen,
e kesaj nate te bukur
Ne zemer te saj tinguj te lehte,
muzike te lumtur.

Do i mbledh notat dale-ngadale,
embel t'i orkestroj.
Vargjeve te sapo shkruara,
une te ua dhuroj.


Sapo vargjet do i shkruaj,
ne fleten e bardhe,
Do i them bilbilit te nates,
t'i kendoje ngadale.

Do i'a jap une nje nga nje,
vargjet t'i kendoje.
Nata t'i degjoje e lumtur, 
gjersa te agoje.



Bjer me shiun


Foto: U ZGJOVA NGA ËNDRRA

Dhe kur ëndrra e bardhësuar merr kahje tjetër...
Me kot ngulit shiqimin mbi fletë-kujtimin e vjetër!...

Valerizimi i bardhtë gjurmët e mia thellë ka lënë....
Do rrëfehesh,por fjalët e kota më nuk zënë vend!...

Kot përgjërohesh gjymtyrësh i mpirë,kërkon dritë
Ftohtësin e natës së pustë tani ndjeje Ti në shpirt!...

Nga lëndimet që dhurove,të ndëshkuan perenditë!...

Loti im!
Mos bjer ti sot nga syri,
Se do me lagesh token
E dhimbje nuk dua ti shkaktoj!
Dielli po pervelon mbi faqen e saj 
Dhe e etur eshte!
Prit shiun te bjer ,
e une do te dal e te me lage te gjithe trupin ,
E te me lagesh dhe ti. 
Atehere ti bjer ,
Si burimet e pastra qe rrjedhin nga zemra e Tokes.
Vetem se ti nuk do te shuash etjen,
Por,do me djegesh shpirtin!



Pritja 


Sa e gjate me duket rruga
Kur ne pritje ndodhesh Ti
Minutat me duken ore te tera
Ashtu sikurse edhe Ty.



Jeto gjate


Foto: Jeto  Gjate
 
Trendafil i bukur, o lule hyjnore simbol i te madhes dashuri
Nuk e di se kush te mbolli ne kte toke te bukur, vashe apo djale!
Po gjembat e eger  ne trupin tend  te  brishte  valle perse i vure?
Apo te gjakosesh gishterinjte e vashave te lenduar nga dashuria e marre.


Ti  u  rremben  buzeqeshjen me ngjyrat e tua te mhnitshme.
Duke  i  terhequr  me  ngadale si prene ne kurthin e ngritur.
Me pas  i deh   marrezisht me aromen tende te magjishme.
Dhe me von ti  vyshkesh ,thahesh   nder duar, dhe lotet u len syve.

..Madri lene..

Trendafil i bukur, o lule hyjnore simbol i te madhes dashuri
Nuk e di se kush te mbolli ne kte toke te bukur, vashe apo djale!
Po gjembat e eger ne trupin tend te brishte valle perse i vure?
Apo te gjakosesh gishterinjte e vashave te lenduar nga dashuria e marre.


Ti u rremben buzeqeshjen me ngjyrat e tua te mhnitshme.
Duke i terhequr me ngadale si prene ne kurthin e ngritur.
Me pas i deh marrezisht me aromen tende te magjishme.
Dhe me von ti vyshkesh ,thahesh nder duar, dhe lotet u len syve.




Zemra fal



Foto: BUQET BUZE

Me iku gjumi nga nje
enderr
qe po e shija aq me
endie
prane teje isha
ate cast
me buze mblithja fjalet
tende

Ti mblodha si lulet
e majit
kurore i bera ti kem ne
cdo cast
kur lark te kem per nje
te embel puthje
mos me ikesh si enderra
kete nat

Nuk eshte e leht te mbledhesh
fjale me buze
per te duhet te jesh mjeshter
i vertet
vetem nje zemer qe per ty
digjet aq shume
di ti mbledhi e ti beje fjalet
buqet

USA,10,10,2013
(Petro Zholanji)**New York
shkeputur nga libri im me poezi
**PAK HI DASHURIE**

Nese lotet do te rridhnin nga zemrat e pervuajtur e jo syte,
Deti do u mbushte me lote , e jo me shirat e qiellit ,
Shkembinjte do u canin nga forca e dhimbjes se shpirtit,
E toka nen kembe nga mallkimet dale nga dale do te shembej.





Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...