2014-03-05

Rama dhe Dordoleci i tij në Ministrinë e Rendit kërkonin me ngulm heqjen e Memorandumit të skefave




Trafiku i drogës jo më vetëm nga toka dhe nga deti, por edhe nga ajri. Ish-baza ushtarake e Karavastasë të Re, e cila dikur ka funksionuar si një poligon qitjeje është shndërruar në një depo droge ku ruhet kanabasi. Trafikantët nën shoqërimin e policisë kanë përzgjedhur për trafikun e tyre një nga zonat më të thella dhe jashtë kontrollit të shtetit.
Kjo është një zonë thuajse e harruar. Edhe në kohën e diktaturës, kjo zonë shërbente vetëm për ushtrinë. Poligoni i qitjes ishte vendi ku kryente stërvitjet ushtria. Në kohën e zboreve të dikurshme, banorët e të gjitha zonave përreth drejtoheshin pikërisht në këtë zonë për të luftuar armikun imagjinar, që në atë kohë pritej të vinte nga deti.
Ulja e avionëve të vegjël të tipit “piper” bëhet pikërisht në këtë zonë të harruar, ku policët e Tahirit të shndërruar në ushtarë droge e kanë kthyer këtë tokë në tokën e premtuar të drogës. Tonelatat e drogës që eksportohen nga Shqipëria në drejtim të vendeve fqinjë tanimë nuk njohin kufij. Inkriminimi i struktuarve të Policisë së Shtetit në trafiqe e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të Evropës, prej nga ku nisen me dhjetëra tonelata droge.
PS kërkonte me ngulm përgjatë gjithë kohës që PD ishte në pushtet, rikthimin e skafeve. Në krye të kësaj propagande në atë kohë ishte pikërisht Rama dhe Tahiri. Janë pikërisht këta dy individë t cilët me heqjen e memorandumit të skafeve e kanë kthyer detin në autostradën e drogës.
Është e kuptueshme tani për cilindo se përse Rama dhe Dordoleci i tij në Ministrinë e Rendit kërkonin me ngulm heqjen e Memorandumit të skefave në atë kohë. U duhej për ta bërë më të lehtë trafikun e drogës. Tani që janë në pushtet po e materializojnë kthimin e Shqipërisë në një Kolumbi të drogës për Europën.
Një realitet të tillë po mundohen t’a mbulojnë disa individë mediatikë që i bëjnë fresk këtyre trafikantëve të drogës në pushtet, të lidhur me mijëra fije interesash me ta. Faktet nuk rrëzohen nga kllounë ekranesh dhe as trafiku i drogës nuk fshihet nga pijanecë mejhanesh.
Ata që dikur shkruanin tek qesharakja Hosteni, një karikaturë të diktaturës, tani e shohin veten në të njëjtin pozicion, vetëm se në vend të diktatorit tani i shërbejnë me zell pinjollit të ri politik në krye të qeverisë. Në vend të Hostenit të dikurshëm, përmes të cilit futnin njerëz në burg për agjitacion e propagandë, sot shpallin humorin banal e të vjetëruar në kornizat e një televizoni kombëtar, i cili po humbet për çdo ditë audiencën, duke u shndërruar në një vasal-karnaval të bindur të pushtetit.
Të vjen keq, që një televizion kombëtar është shndërruar në një karikaturë të Hostenit të dikurshëm, ku personazhet që drejtojnë, ashtu si atëherë, qeshin vetëm me veten. Askush tjetër sot në vitin 2014 nuk qesh me humor kinez të kohës së Mao Ce Dunit.
Të njëjtët njerëz që dikur ishin të besuarit e partisë-shtet për të bërë lavazhin e trurit të shqiptarëve, se Shqipëria ishte vendi më i lumtur në botë, tani po përpiqen të bëjnë me të njëjtën stil grotesk të njëjtën propagandë dhe lavazh truri të shqiptarëve, duke harruar se sot ata nuk janë më pronarët e së vërtetës sikurse pretendonin atëhere.
Hosteni nuk ka qenë asnjëherë revistë për të qeshur, përkundrazi ishte për të qarë. As TOP-i Ramës sot nuk bën për të qeshur. Nuk mund të bësh humor sot me të njëjtin mall që servir gatimet e një kuzhine, të cilës i ka vdekur kuzhinieri 29 vite më parë.

Arben SHAHINI

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...