VLERËSIME NGA FIGURAT BOTЁRORE PЁR FENЁ ISLAME



PROF.DR.RASIM BEBO

“Njerëzit e mëdhenj e bëjnë vete piedestalin, e ardhmja u ngre statujën.” V. Hygo. Vlerësimi që bën Tolstoi, Majkëll Harti dhe shumë mendimtarë të tjerë, i kanë ngritur më tepër se statujën Muhamedit dhe Fesë Islame.

Po citojmë, Tolstoin: “... Për mua Islami është më i lartë se krishterimi, gjë e pakrahasueshme. Sikur të ekzistonte zgjedhja e lirë, atëherë pa kurrfarë dyshimi, çdo njeri dhe ortodoks i mençur, do të pranonte Islamin, “Një Zot dhe i dërguari e tij, Muhamedi”, (bot.2006, f. 43). Historiani Amerikan Majkëll Hart, në Librin: “100 personalitetet më të shquara të historisë”, citon: (...më kryesorët të botës, që kanë bërë epokë, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore, Muhamedit i jepet vendi i parë. (bot. 2001, f. 5-40).

Tri fetё qё gёzon populli ynё, kanё ardhur nga tri perandori qё kanё sunduar vendin tonё: (Të tria me Perandorë iliro- shqiptarë, në më të shumtat e rasteve, shën. im) si: Perandoria Romake, Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane. Por, “Shqiptarёt, pasi morёn kёto fe, kurrё nuk ndryshuan karakterin fetar, dashurinë ndaj atdheut dhe marrëdhёniet harmonike fetare midis tyre”. (E. Finlay: “Historia e Greqisё ... f. 187).

Sikur të vazhdonte predikimi i Tertulianit, “Në dëshminë e fshehtë të vet shpirtit të vet, dëshmi po aq më e njëmendtë sa ç’është më e thjeshtë, aq më e natyrshme sa ç’është dhe më hyjnore”. A do të kishte në botë luftë fetare? (Xhan klod Faveirial, “Historia e Shqipёrisë”, f. 307). Tertuliani apologjist nga Kartagjena (155-220 e. j.).

“...Dashuria pёr kombin te shqiptarёt, ёshtё kryefe”. Sami Frashёri konstaton se: “Shqiptari ёshtё shqiptar, pёrpara se tё jetё myslimanan, apo i krishterё. Ç’ka qёnё ai kur kish besёn e tij, besёn e pellazgёve, po ai qe edhe pasi u bë i krishterё, ai ёshtё edhe pasi mori besёn e Muhamedit”.

Lordi Hobhauz shkruan: “Vetёm shqiptarёt kanё ndjenjёn e kombёsisё, asnjё prej popujve tё tjerё tё mbretёrisё osmane nuk ndjen gjё tjetёr pёrveç fesё”.

Kordinjano, e ka quajtur besimin e popullit tonё njё “besim natyral primitiv”. Ja se si shprehet ai: “Shqiptari nё praktikёn jetёsore dhe nё ndёrgjegjen intime tё veprimtarisё sё tij,ёshtё thellёsisht fetar, por besim i tij ёshtё njё besim natyral primitiv. Ideja nё Zotin, prin çdo gjё, e mbi çdo gjё, ngjarjet e mёdha e tё vogla, rastet e begatisё e tё fatkeqёsisё, jeta dhe vdekja, tё gjitha i referohen Zotit si njё shkak universal dhe suprem i çdo gjёje.”

Shqiptarët nuk i thithi feja Islame, por e thithën vetë këtë fe, kur paraqitet dilema për të zgjedhur midis krishterimit dhe lirisë. Ata donin lirinë, te mbronin gjuhën shqipe, indetitetin kombëtar, pasurinë dhe pushkën në krah. Ishin njerëz të kategorisë së parë.

Kordinjano pohon: “Qё nga dhjetëvjeçari fundi tё shek XVI deri nё gjysmёn e shek. XVII, prej popullit shqiptar 1/3 ёshtё bёrё muhamedane”. (F. Kordinjano “gjeografia kishtare e Shqipёrisё” , 1934). Nё gjysmёn e dytё tё shek. XVII kemi kthime masive tё shqiptarёve nga tё krishterё nё myslimanё. Shqiptarёt, thonё mjaft autorё bashkёkohorё, u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarё sllavё e grekё. Kёshtu mendojnё respektivisht: I. Irvin, R. Falasçi, Ё.S. Dawis, Roberto Morozzo della Rocca etj. Citojmё dy prej tyre; “Islamizimi i shqiptarёve ka qёnё njё pritё kundёr presionit sllav, ashtu sikurse mё parё pranimi i katolicizmit ka qёnё njё pengesё e ngjashme kundёr greqizimit tё sjellё nga ortodoksia bizantine. (I. Irvin, “Fati i islamit ballkanik”, 1934, R. Falasçi, “Ismail Qemali”).

Pёrqafimi i fesё myslimane, ёshtё bёrё nga halli apo nga dhuna...

Kёtu kemi dy Zotёrinj qё debatojnё njёri me tjetrin, Prof. Dr. Eshref Ymeri dhe Prof. Thanas Gjika. U lёmё bisedёn zotërinjve, se cili nga kёta ka tё drejtё. Pёr mua Z. Thanas anon nga dhuna dhe dominimi i shqiptarёve mysliman ndaj ortodoksisë, Kёtu duket si i thithur nga “fanarjotёt”. U kthyen nё myslimanё se pёrfituan tё gjitha privilegjet e myslimanёve, Ju la pasuria, si dhe mbajta e pushkës dhe shpatës, u pёrjashtuan nga taksat, u jepeshin dhurata. Kur ktheheshin nga shërbimi ushtarak, ata ishin tё islamizuar, fëmijët nё shkolla dhe xhami edukoheshin me frymёn e fesё islame etj. Kjo nuk ёshtё dhunё, argumenton Z. Eshref.
Ndёrkohё, studiuesit mendojnё se arsyet e pёrqafimit tё fesё islame, janё më shumё madhore, se sa ato qё pёrmendёm mё lartё. Sipas tyre , kanё qёnё interesat e larta atdhetare, ruajtja e gjuhёs dhe e indetitetit kombёtar , ato qё kanё diktuar pёr kthimin nё myslimanё tё pjesёs mё tё madhe tё popullit shqiptar në mbarë trojet e veta etnike. Shqiptarët në pjesën më të madhe të trojeve të tyre, filluan të braktisnin krishterimin, sepse, “... me pranimin e islamit e hiqnin gunёn e kishёs ortodokse serbe, bullgare e greke ... Hiqnin plafin e imponuar të kombësis sërbe, bullgare e greke. Kjo ishte ana e fisme e kalimit në islam qё shqiptarёve ua siguroi rrugën pёr integrimin e kombёsisё, tё kombit dhe tё njёsisё etnokulturore e gjeopolitike te shqipёrisё” (gazeta “Start”, 1 nëntor 2008, nga E. Y.).

Zef Skiroi shkruan: “Me pranimin e fesё myslimane, shqiptarёt sakrifikuan, njёherё e pёrgjithmonё, idealin fetar ndaj atij kombёtar...”. (N. Dragoj. “Shqiptarёt dhe grekёt. Realitete historike”. Tiranё 2009, f. 356, nga E. Y.) .

“Populli shqiptar ёshtё i vetmi komb qё ka zhvilluar prej kohёsh njё rezistencё energjike kundёr pushtuesve turq. Kjo rezistencё ka vazhduar deri nё ditёt tona. Nёse shqiptarёt, pёr hir tё karakterit tё tyre, krenar dhe luftarak, nuk e kanё lёnё veten tё nёnshtrohen aq ultёsisht sa fqinjёt e tyre, janё ata qё kanё ndier mё tepёr peshёn e zgjedhёs sё huaj”. (Abdyl Frashёri. “Letёr drejtuar Kryeministrit Italian Françesko Kripsit” 25 shtator 1888. Nga E. Y.).

Prof. Thanas Gjika nxori tehun e kritikёs ndaj shqiptarёve myslimanё: “...shumё komunistё e sigurimsa katilё, qё po mundonin popullin çnjerёzisht, ishin pikёrisht nga radhёt e familjeve myslimane...”. Tё shikojmё raportin e besimeve fetare nё Shqipёri qё mё 8 nёntor 1941 u mblodhёn pёr tё krijuar P. K. Sh. (Kjo ishte dega e Partise Komuniste Jugosllave qe e ngriti emisari i Titos Miladin Popoviçi. shёn. im).Nё udhëheqje, kanё qenё 14 pjesёmarrёs me Miladin Popoviçin, nga kёta 8 janё tё krishterё dhe 6 janё myslimanё, pra shumica ishin tё krishterё, kur shumica e popullsisё ishte myslimane e vendit ... Ideologjia komuniste lindi pёr herё tё parё nё mjediset e krishtёrimit perёndimor, atje u hodhёn bazat e saj teorike. Por edhe konkretisht, kjo ideologji u materializua po nё mjediset e krishterimit ... Komunizmi si teori dhe si praktikё e botёs sё krishtere, la pas njё trashёgimi kriminale, e cila, sipas “Libri i Zi i Komunizmit”, nё arsenalin e krimeve tё veta ka regjistruar 100 milion viktima tё pafajshëme nё mbarё botёn.

Prof. Thanasi vazhdon: “Ndasia fetare e popullit shqiptar nё tё krishterё dhe mysliman, e krijuar gjatё pushtimit osman, nuk i shёrbente unitetit, por pёrçarjes kombёtare, pra, vonimit tё proçeseve çlirimtare”. Nё tё vёrtetё, pёrqafimi i fesё islame nga ana e pjesёs dёrmuese tё popullit shqiptar, nuk ka shёrbyer absolutisht si shkak pёr pёrçarje kombёtare. Pёrderisa mes shqiptarёve nuk kishte pasur asnjё konflikt fetar deri më 1895, kur djaloshi Konica konvertohet nё katolik, a thua se konfliktet fetare do tё fillonin pas kёtij viti, kur tashme ishin tё numëruara ditёt e Perandorisё Otomane, e cila tatёpjetёn e kishte filluar qё nё vitin 1683, kur fuqia e saj u thye para portave tё Vjenёs?” Janё tё shumta dёshmitё pёr harmoninë fetare mes shqiptarёve pas pushtimit otoman.

Ettore Rossi ёshtё shprehur: “Vasa Efendiu (e ka fjalёn pёr Vaso Pashёn E. Y.) ka mundur tё vёzhgojё, me tё drejtё, se nё Shqipёri, myslimanёt dhe tё krishterёt nuk kane luftuar kurrё midis tyre, sepse ata arritёn tё lёnё mёnjanё ndryshimet fetare duke ruajtur tё njёjtёn gjuhё, tё njёjtat zakone, pra, njё ndjenjё kombёtare tё pёrbashkёt” (citohet sipas librit tё Nuri Dragotit, f. 355, nga Eshref Ymeri).
Hugo Adolf Bernatzik, gjatё kohёs qё ka vizituar Shqipёrinё nё vitin 1929, ka lёnё kёtё shёnim: “Katolikё, ortodokёs dhe myslimanё jetojnё nё paqe, nё kёtё vend tё vogёl, madje edhe shpesh nё fshatra jetojnё sё bashku. Luftrat fetare janё tё panjohura dhe tё pakonceptueshme pёr shqiptarin” (po aty).

Mary Uorthley Montagy, gruaja e ambasadorit anglez nё Kostandinopojë, nё letrёn e saj tё 1 prill 1817, shkruan: “Shqiptarёt myslimane dhe ata katolikё nuk mund tё pёrcaktojnё se cila nga fetё e tyre ёshtё mё e mira. Tё prёmten ata shkojnё nё xhami, kurse tё shtunёn nё kishё...”. (po aty).

Historiani Finlay shkruan: “Marrёdhёniet ndёrmjet myslimanёve dhe tё krishterёve, ishin mё miqësore, se ato nё mes tё shqiptarёve dhe turqve”. (Nga E. Y.).

Edith Durham tregon, se “islamizimi i ka mbrojtur shqiptarёt prej dyndjeve sllave, se banori i fisit u shkel nga tё pafetё e urryer, sllavët, (po aty, f. 361, nga E. Y.).

Kleriku anglez T. S. Hughes vinte nё dukje: “Shqiptari shpesh martohet me grua tё krishtere, dёrgon tё birin nё xhami, lejon tё bijat tё presin nёnёn nё kishe”. (Po aty f. 363, nga E. Y.).

Eduard Leak, thotё: “Nё krahinat e Korçёs dhe nё Berat, sikurse nё shumё pjesё tё tjera tё Shqipёrisё, myslimanet martohen me gra tё krishtera. Aty ёshtё traditё qё djemtё bёhen myslimanё, kurse vajzat tё krishtere. Prandaj, nё tё njёjtёn sofёr, mund tё kesh mish qingji dhe tё derrit”. (Po aty nga E. Y.).

Kur ne shkonim me gruan pёr vizitё te kushrira e saj, Vjollca Mato, vajza e Prof. Remzi Mato nga Ftera, na tregonte traditën labe qё e ruanin edhe sot. Ajo nxori byrekun nga soba dhe na e vuri pёrpara, dhe na luste pёr tё ngrënë, kur hanim pak, ajo e kthente tepsinë nё anё tё kundёrt dhe thoshte: hani dhe këndej, duke na shpjeguar: se byrekun e gatuante gjyshja gjysmë me mish dashi dhe gjysma tjetёr me mish derri. Kёshtu bëhet respekti nё disa familje pёr burrin mysliman dhe gruan krishtere.

Pёrfaqёsimi i fesё islame nuk i ka shёrbyer pёrçarjes fetare nё Shqipёri, siç thotё profesor Thanasi. Konica shprehet fare shkoqur: “Po tё mos ishte feja islame, kombi shqiptar do tё ishte shumё mё i madh, por nuk do tё ishte mё shqiptar”. Citohet sipas : “Faik Konicёs”, Marё nga internti, 18-2-2010, E. Y.)
Prof. Thanasi, citon Kadarenё, “U bёri thirrje shqiptarёve nё vitin 1995, pikёrisht qё nga Franca, prej ku kishte bёrё tё njёjtёn thirrje njёqind vjet mё parё Faik Konica, qё tё ktheheshin nё fenё e tё parёve, duke u pagёzuar si tё krishterё katolike”. E. Y.)

Kadare e ndyshoi deklaratёn vitit 1995 nё vitin 2012 duke thёnё: “Teza ime ёshtё qё ne duhet tё hyjmё nё Europё myslimanёt, tё krishterёt bashkё. Asnjё pengese nuk ёshtё myslimanizmi shqiptar pёr Evropёn...”.(Gazeta “Start”, 1-11-2008, marrё nga interneti, E. Y.)

Profesor Thanasi, vjen nё pёrfundimin se “prindёrit dёshirojnё, qё fёmijtё e tyre nё kёto vende tё mos jenë tё mangёt pёr nga formimi kulturor e fetar nё krahasim me fёmijtё vendas. Nё kёto vende flitet e propangadohet jeta e Jezu Krishtit dhe krishterimi, e jo Muhamedi dhe Myslimanizmi, festohen Krishtlindjet e Pashkёt, e jo Bajrami, askush nuk bёhet synet etj. Duket se fёmijtё e shqiptarёve nё kёto vende nuk duan tё kenё njё edukatё fetare tё ndryshme nga fёmijtё e vendit ku ata do tё jetojnё gjithё jetёn”.”

Nga kёto qё deklaron prof. Thanasi, vjen e tё krijohet ideja, sikur bota dhe feja islame na qёnka simbol i errёsirёs, i padijes, i njorancёs dhe prej kёsaj u dashka larguar si prej kolerёs. Po çfarë thonё ca personalitete tё shquara tё botёs, tё cilёt botёn dhe fenё islame e vlerёsojnё me njё objektivitet tё kulluar shkencor?

Nё njё trekёndёsh, Mekё Arabi Saudite, Moskё dhe Nju Jork, pёrkujtohet Muhamedi. Nga Leon Tolstoi (1828-1910) pas 1269 vjetёve dhe nga historiani Amerikan Majkell Hart pas 1375 vjeteve. Clear Glade, rusja, E. Velikova, e cila ishte e martuar me njё mysliman, i shkroi Tolstoit, se bijtё e saj dёshirojnё tё pranojnё islamin. Ajo e pyeti pёr kёshillё se a ishtё e mundur kjo, Autori iu pёrgjigj: “Sa i pёrket preferimit tё muhamedanizmit ndaj ortodoksisё ... mundem vetёm te pajtohem nё mendimin me shpirtёrat tё cilёt janё nё kёtё kalim ... duke i kuptuar idealet kristjane dhe doktrinёn kristjane nё mёnyrё tё drejtё, pёr mua nuk ka dyshim qё muhamedanizmi, sipas formave tё jashtёme, pakrahasueshёm ёshtё mbi ortodoksinё.

 Dhe nёse personi gjёndet tё zgjedhё ndёrmjet kёtyre dy obcioneve: ta mbajё ortodoksinё apo tё pranojё muhamedanizmin, pёr çdo person tё arsyeshёm nuk ka dyshim se do tё pranojё muhamedanizmin me pranimin e doktrinёs : Njё Zot dhe i Dёrguari i Tij, nё vend tё adhurimit tё ndёrlikuar dhe tё paqartё - trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtoreve dhe ikonave tё tyre dhe rituale komplekse”. (Clear Glade, mars, 15, 1909.)

“Nё zёmrat tona ёshtё emri i Allahut, emri i tij ёshtё ndjenjё” .

Tolsoi vazhdon: “... Pёr mua islami ёshtё mё i lartё se krishtёrimi, gjё e pakrahasueshme. Sikur tё egzistonte zgjedhja e lirё, atёhere pa kurrfarё dyshimi çdo njeri dhe ortodokёs i mençur do tё pranonte islamin”. Dhe mё tej: “... unё me doemos them se nuk kam kurrefarё dyshimi nё atё se, sipas reflektimit tё tij tё veçantё tё jashtёm, islami ёshtё nё nivelin mё tё lartё e tё pa krahasueshёm se kisha e krishtere”. Kolosi i Rilindjes sonё Kombёtare, Pashko Vasa pasi i studioi tё tri fetё tё vendit tonё i bashkoi nё njё emёr tё pёrbashkёt “Shqipёri” “Feja e shqiptarit ёshtё Shqipёria”. Megjithё se ishte njё gjeneral i pёrmendur nё perandorinё turke, ky nuk ndryshoi as emrin dhe as fenё qё kish pasur katolike. Kjo ёshtё arsyeja qё pёrmendemi nё botё pёr tolerancёn fetate tё vllazёruar.

Tani le tё i japim fjalёn historianit amerikan qё flet pёr Muhamedin pas 1375 vjetёve. Sipas proverbit “Historia vonon por kurrё nuk haron”

Libri, “100 personalitetet mё tё shquar tё historisё”, i autorit amerikan Majkёll Hart bёn fjalё pёr jetёn dhe veprёn e 100 pishtarёve mё nё zё tё botёs, qё kanё bёrё epokё, duke luajtur rol tё rёndёsishёm nё zhvillimin e historisё njerёzore. Lexojmё librin, faqe pas faqe, ku të shfaqen para syve beteja tё rёndёsishme luftarake, qё kanё shkrirё fise e shtete e kanё krijuar perandori tё mёdha, si atё tё Romёs, Persisё, Kinёs etj., tё shfaqen profetё, qё me predikimet e tyre kanё zbutur gjakrat dhe atavizmat njerëzore, filozofё e politikanё qё kanё krijuar e zbatuar sisteme tё ndryshme politike shtetёrore; shkencёtarё e zbulues, qё me anijet e tyre kanё rritur mjaftё mirёqenien njerёzore; “lundёrtarё” tё ajrit e tё tokёs, qё kanё zbuluar planete tё reja dhe “Botёn e Re” nё tokё; na shfaqen shkrimtarё, piktorёt e muzikantё, qё kanё ndikuar nё edukimin estetik tё ndjenjave njerëzore, dhe tё gjithё kёta kanё jetuar nё vende e kohё tё ndryshme, qё nga antikiteti e deri nё ditёt tona.

Duke shpalosur jetёn dhe veprёn e pishtarёve mё tё mёdhenj tё historisё, pёr zgjidhjen e qindёshes sё parё tё figurave mё tё shquara tё historisё, autori ёshtё mbёshtetur nё sugjerimet e marra nga grupe komisionesh tё organizuara sipas fushave pёrkatёse, ndёrsa renditjen e tyre nё libёr nuk e ka bёrё sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit tё sё cilёs figurё nё zhvilimin e historisё njerёzore. Pёr kёtё renditje, autori ka pasur vёshtirёsi tё shumta, por, me kulturёn dhe dokumentacionin qё zotëronte, Majkёll Harti ka arritur tё bёjё njё klasifikim tё besueshёm duke argumentuar shkencёrisht renditjen e çdo figure nё libёr”.

Po ai, Majkёll Hart, shkruan: “Vendimi pёr t’i dhёnё Muhamedit vendin e parё nё kёtё libёr, me personalitet mё tё shquar tё historisё, mund t’ju duket i papritur disa lexuesve: por ёshtё ky i vetmi njeri nё histori qё ka arritur suksese tё jashtёzakonshёm si nё zhvillimin e fesё sё tij ashtu dhe nё nivelin qytetar?”

Nga njё prejardhje e thjeshtё, Muhamedi arriti tё krijojё dhe tё pёrhapё njё nga fetё mё tё mёdha nё botё dhe tё bёhet njё nga udhёheqёsit politikё me efikasitet tё jashtёzakonshёm. Sot, 1380 vjetёve pas vdekjes, ende ёshtё shumё i fuqishёm ndikimi i veprimtarisё sё tij fetare.

Shumica e personaliteteve tё kёtij libri, kanё patur fatin tё lindin nё erёn e civilizimit, tё nacionaliteteve tё dukshme politike dhe me kulturё tё lartё. Ndёrsa Muhamedi, lindi nё vitin 571 nё Mekё, qytet nё Arabin Jugore – nё atё kohё njё rajon i prapambetur, larg gjithё qendrave tё tregёtisё, kulturёs dhe shkencёs. Nё moshёn gjashtё vjeçare mbeti jetim dhe u rrit nё njё mjedis tё thjeshtё. Sipas tё thёnave islamike, ai ishte i pa shkollё.

Gjendja ekonomike e tij u pёrmirёsua, kur ai nё moshёn 25 vjeçare u martua me njё vejushё tё pasur. Nё moshёn 40 vjeçare, iu fanepёs sikur (me ndёrmjetёsin e Arkangel Gavrilit) kishte rёnё nё kontakt me Zotin (Allahun), i cili e kishte zgjedhur atё pёr tё pёrhapur fenё e vёrtetё. Rreth vitit 613 filloi ta predikojё atë nё njё rreth mё tё gjёrё e tё rekrutojё idhtarё tё tij. Pushtetarёt nё Mekё filluan ta shohin me sy tё keq. Duke ndier rrezikun, nё vitin 622 shkoi nё Medine, (qytet rreth 320 kilometra nё veri tё Mekёs), ku i afruan shёrbime tё rёndёsishme.

Kёtu gjeti shumё idhtarё, qё e respektuan dhe e nderuan si zot absolut. Muhamedi kishte arritur tё bёhej udhёheqёsi i vёrtetё nё gjithё Arabin Jugore. Ai vdiq nё vitin 632”.

Ndёr 100 figurat mё tё shquara nё botё Muhamedi vlerësohet pari; i dyti vjen Isak Njutoni, 1642-1727; i treti Jezus Krishti, 6 p. e. s.; i katërti Buda, 563-483 p. e. s.; i pesti Konfuci, 551-479 p. e. s.; i gjashti Shёn Pavli, 4-64; i shtati Çaj Luni, lindur rreth vitit 105; i teti Johan Gutenberg, 1400-1468; i nёnti Kristofor Kolombi, 1451-1506; i dhjeti Albert Ajnshtain, 1879-1955;” e kёshtu me rradhё, personalitetet mё tё shquara nё histori nga Majkёll Hart, .

Këtu fillon islamizimi.

Volteri shprehet: Në një periudhë prej tre shekujsh, gjenialiteti i popullit arab, të cilin e vuri në lëvizje Muhamedi a.s. bëri përparim mahnitës dhe gjithë këtë e bëri nga vetëvetja. Sikur të mos ishte Çarles Martela.

Franca do të bëhej krahinë myslimane. Sundimtari mysliman, Harun Reshid, e rigjallëroi dijen, ndërkaq bashkëkohësi i tij, Karli i Madh, i mbyti, në mënyrë mizore, 4600 saksone të robëruar, në bregun e lumit Aller. Qysh në shek. II sipas Hixhretit, arabët bëhen mësuesit e Europës në dije dhe arte. (Forumi Shqiptar, 10-10-2009). Frederik Niçe: Kultura e shkëlqyer e morëve (myslimanëve) në Spanjë, ishte më afër nesh dhe më e pëlqyeshmja ... se ajo e Romës dhe e Greqisë ...

Forcat myslimane, avancuan në Europën perëndimore, nën komandën e Abd-ar-Rahman, guvernatori i Kordovës.

Le ti referohemi Dr. Hans Koeçler, Profesor, përgjegjës i departamentit te filozofisë në Universitetin e Inbruck-ut, Austri: “Nga perspektiva universale e historisë së qytetërimeve, Evropa shfaq një pabarazi të veçantë... Ndikimi i mendimit evropian në botën myslimane daton në fillim të shek 19 ...

 Kontakti i Evropës me qytetërimin islam, i mundësoi asaj zhvillimin e aftësive në të gjitha fushat shkencore dhe të dijes, veçanërisht në filozofi, mjekësi, astronomi, kimi, dhe matematikë. Një nga arritjet më të mëdha të dijetarëve myslimanë në mesjetë është ruajtja e thesareve të shkencës dhe të filozofisë së lashtë për brezat e ardhshëm. Dijetarët e krishterë u njohën me konceptet e metafizikës aristoteliane nga filozofët arabë në Spanjë ...



Filozofi arabe Ibn Rushd, i lindur në Kordovë në vitin 1126 e. j., u shtroi ndikimin më të madh me anë të komentit të tij mbi Aristotelin. Shkollat arabe (universitetet) në Kordovë, Sevilje, Valencia dhe Toledo tërhoqën një numër të madh dijetarësh të krishterë dhe mendimtarët më të mëdhenj të krishterë të asaj kohe, si Magnus, Roger Bacon, Thomas Akuinas, Ulliami i Oçam, Geberti i Aurillac, që më vonë u bë Papa Silver i II, etj. Në Toledo, në vitin 1130 e. j.

 U krijua Biblioteka e madhe e Evropës, u themelua një shkollë përkthimi, që tërhoqi studentë e studiues nga e gjithë Evropa ... Përvoja mjekësore e dijetarit të famshëm , Ibn Sina (Avicenna), “Al-Kanu” (canon medicinae), u mësua në të gjitha fakultetet e mjekësisë kryesore Evropiane.

Pa hyrë në detaje të mëtejshme, mund të deklarojmë me të drejtë se qytetërimi islam që lulëzoi në jug të Evropës deri në fund të shek. të 12, me arritjet e tij, e tejkaloi kontributin e mëparshëm të Perandorisë Romake për zhvillimin e qytetërimit, zgjoi Evropën nga “gjumi dogmatik”, ... si rrjedhim, përgatiti një rilindje evropiane të hershme.(Dr. H. Koeçler, “Marrëdhëniet mes islamit...”, 21-8-09, E. Y.).

 Prof Thanasi deklaron se “sot, midis shqiptareve, nuk përbën mburrje të qenit mysliman”, ai zbret në nivelin e ujërave ku noton Ben Blushi dhe kësisoj del në shtegun që intereson shovinizmit grek dhe kishës shoviniste greke. Prof. Thanasi, del në përfundim se shqiptarët myslimanë duhet të braktisin fenë islame dhe të përqafojnë krishterimin.

Por në radhët e botës së krishtere perëndimore, po vërehet një dukuri e re, krejtësisht e kundërt me dëshirën e Prof. Thanasit: banoret e krishterë të vendeve perëndimore po braktisin fenë e tyre të krishterë dhe përqafojnë islamin.

 Le tu referohemi fakteve direkte dhe aspak ngushëlluese për Thanasin. Gjatë këtyre viteve të fundit, 40 mijë banorë belgjianë kane përqafuar fenë islame.

Dhe arsyeja kryesore e konvertimit të tyre në fenë islame, është pastërtia morale e jetës së njeriut. (Përhapja e Islamit në Evrope”, 11-8-o9, E. Y.)

Këto kohët e fundit Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP) njofton se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjensi thekson se 30.000 deri në 50.000 francezë të strukturave të ndryshme të besimeve pranuan fenë islame... Kisha katolike po shqetësohet për shkak të numërit të madh të besimtarëve të rinj myslimanë.

`“Revista Katolike”, publikoi një studim të gjithanshëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm, kur pranonin fenë islame vetëm ushtarakët që jetonin në Afrikë, në kohë të kolonializmit francez, përveç ushtarëve dhe oficerëve fenë islame e kishte pranuar edhe gjenerali Minean, pas ekspeditës së Napolonit, në fillim te shek. XIX.

Besimtarët e rinj myslimanë, janë intelektualë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofin islame. Ndër ta duhet përmendur i njohuri Roger Garoudy filozof, Miçel Çokioutz artist, Maurice Begard specialist.

Në fenë Islame besimtarët e rinj franceze gjetën paqen që u mungonte në katolicizëm. Gjendet një libër me titull “Islami dhe Napoloni”, në këtë libër bëhet fjalë për kalimin e tij në fenë islame. Libri është botuar në vitin 1914 në gjuhën franceze. Ndërsa ribotimi i tij u bë në vitin 1999, në gjuhën angleze. Napoloni kishte përqafuar islamin në vitin 1798. (Sh. Voca 15-11 08, E. Y.).

Deri para dy vjetësh në Gjermani, më shumë se 100.000 gjermanë janë konvertuar në myslimane. (marrë nga interneti, 6 gusht 2008, E. Y.)

Të dhëna interesante jepen për përhapjen e fesë islame edhe në Britani. Nëse atje në vitin 1963 kishte vetëm 13 xhami, për momentin atje janë 600 xhami dhe 1400 organizata islame, në tërë vendin. Në një intervistë me sekretarin e shtetit të Britanisë, Xheki Smith, bëri një vrojtim interesant në lidhje me përhapjen në Britani. Sipas saj, rreth 50.000 britanikë hyjnë në islam çdo vit dhe prej vitit 2001 ne islam kanë hyrë 400.000 britanikë. Sipas një raporti me qindra xhami po ndërtohen në perëndim ... Islami afron një strukturë familjare, shoqërore dhe kulturore të orientuar drejt vlerave. Tani Islami ështё feja e dytë në Britani me një numër rreth 2.000.000, ose 3% të popullsisë. Në Angli 40% e myslimanëve jetojnë në Londër. (Islami si feja e zgjedhur në Britani. Marrë nga interneti. 29 shtator 2008, E. Y.).

Mendoj se duhet ndalur pak në rastin e gazetares angleze Yvonne Ridley që përqafoi fenë islame. Ajo thotë: “Megjithë kundërshtimin e madh të familjes sime që është e krishterë, unë përqafova fenë e pastër islame. Është interesante të dini se një ditë e pyeta vëllanë tim: çfarë mendon ti, prej ku e ka burimin hz. Isai a.s.? Ai u ndal dhe mendoi për disa momente dhe pas debatit që u zhvillua mes nesh, ai për herë të parë e pranoi se Islami, Krishterimi dhe Jehudizmi, kanë të gjithë një burim të përbashkët.” Në lidhje me pikëpamjen e fesë islame ndaj femrës, Yvonne Ridley, thotë: " Kur studiova Kur'anin famëlartë, më mahniti fakti se si Kur'ani i ka kushtuar rëndësi pozitës dhe rolit të femrës dhe ky libër qiellor, jo vetëm që nuk e ka shtypur dhe dënuar femrën, por ai ka folur për barazinë midis femrës dhe mashkullit, nga aspekti i vlerave, humanizmit dhe fitimit të dijes dhe shkencës.” Yvone Ridley është e mendimit se njohja me fenë islame i ka ndryshuar asaj edhe botën e marrëdhënieve shoqërore.

Ajo shton: " Me kalimin e kohës dhe me shtimin e njohurive të mia mbi fenë islame, për mua u bë edhe më e qartë vërtetësia e kësaj feje. Gjatë kohës së studimeve mbi islamin, u njoha nga afër me grupe të ndryshme islame dhe u ndikova nga unionet e femrave myslimane. Këto grupe ishin shumë aktive, vigjilente, poseduese të teorive të ndryshme dhe shumë të zgjuara përballë çështjeve të ndryshme politike në sferën ndërkombëtare".

Yvonne Ridley është e mendimit se një femër myslimane nuk lejon që të trajtohet si një mall i pavlerë dhe thotë: “Në perëndim, një femër e mbuluar kërkon që me plot dëshirë të bëjë të qartë identitetin e saj të vërtetë dhe t’u bëjë me dije të tjerëve se unë jam një myslimane, me mua duhet të silleni si me një njeri, në punë mos më ofroni alkool, respektoni kufijtë dhe me mua flisni me seriozitet .Femra myslimane dëshiron paqe, siguri dhe forcimin e familjes dhe të shoqërisë". (Citohet sipas: “Bota e re e një gazetareje angleze”. Marrë nga interneti. 28 qershor 2008, E. Y.).

Mendohet se në Spanjë sot ka rreth një milion myslimanë, shumica e të cilëve janë emigrantë nga Afrika Veriore dhe Perëndimore, më pak nga Lindja e Mesme. Prej tyre janë rreth 50 000 myslimanë spanjollë, të cilët e kanë pranuar islamin gjatë 30 viteve te fundit (Citohet sipas: “Islami në Spanjë”. “Glas Islama”, nr. 107/2005, Novi Pazar, f. 8-9. Marrë nga interneti. 07 shkurt 2007).

Tani le të shikojmë se çfarë thuhet për përhapjen e fesë islame në Rusi. Për këtë qëllim, dëshiroj t’i referohem një artikulli të gazetarit Xhejms (James) Hill, të botuar në gazetën The New York Times në vitin 1995: Që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, 14 vjet më parë, islami është rritur dukshëm. Kjo ka shfaqur shqetësim të madh, sidomos tek disa rusë sllavë, që i frikësohen jo vetëm islamit ekstremist, por edhe asaj, se një ditë Rusia mund të bëhet një shtet me shumicën e popullatës myslimane.

Kështu, nëse rreziku dhe realiteti i konfliktit ekziston, është gjithashtu e vërtetë se në shumë vende, kultura myslimane dhe ajo e krishterë, paqësisht adoptojnë njëra-tjetrën. Islami, në atë që do të bëhej Perandori Ruse, është përhapur në shkullin X, 66 vjet para krishterimit, - thotë Ravil Gainutdin, zyrtar i Këshillit të Myftinisë në Rusi. “Islami është religjion i popujve vendas në Rusi dhe traditë religjioze e këti vendi”, - tha ai. Mjaftë rusë theksojnё se krishterimi propagandon bindjen, e mos rezistencën ndaj së keqes. “Kur të qëllojnë në njërën faqe, kthe faqen tjetër - (E. Y.), kurse feja islame propagandon kundërshtim, rezistencë, mos bindje ndaj së keqes, ndaj dhunës”. (Internet 21 -10- 2003, E. Y.).

Numri i myslimanëve në Rusi, sot mendohet se është diku ndërmjet 14 dhe 23 milionë, së paku 16% e popullsisë së përgjithshme. Ata janë popull shumicë në jug të Rusisë, Tataristan, Bashkiristan, përreth lumit Vollga, por realisht edhe në çdo qytet. Sot për rreth Moskës jetojnë një milion myslimane, ndërsa gjatë periudhës janar- dhjetor 2004, 20.000 qytetarë rus janë konvertuar në myslimanë.

Në vitin 2000 në SHBA numëroheshin 2 milion myslimanë.

Josip Broz Tito deklaroi para se te vdiste: “Unë i besoj Allahut, Pejgamberit të tij dhe ahiretit (botës tjetër). (Shefki Sh. Voca, 15 – 2008, E. Y.).

“S’ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”. Këtë frazë Allison Poole e thotë 3 herë në gjuhën arabe dhe pastaj 3 herë në gjuhën angleze, dhe ceremonia e konvertimit të saj u kompletua.
Në vitin 1973 popullsia myslimane në botë arrinte në 500 milionë. Tani ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Një histori e vitit 2004 në NTV New, e titulluar “Islami është religjioni që përhapet më së shpejti në Evropë”.
Bernard Show shprehet:, “Gjithënjë kam çmuar lartë besimin e Muhamedit, thjesht për shkak të vitalitetit të tij të jashtëzakonshëm. Kam parashikuar se besimi i Muhamedit a.s. do të jetë i pranueshëm për Evropën e nesërme, ashtu siç ka filluar të bëhet i pranueshëm për Evropën e sotme”.

Gëte e cilëson: “Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që, atë dritë, ta përhate në botë, por bota u ngrit kundër tij. Detyrohet të bëjë kompromis, gjersa të vinte çasti që të influenconte tek ata. Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, atë e gjeta te pejgamberi arab”.

Lamartini, Njëri nga poetët më të mëdhenj të Francës, për madhështinë e Muhamedit a.s. në “Historia de la Turqiue” shkruan: “… Muhamedi ishte përmbysës i zotave të rreme me shpatë, vendosës i idesë me fjalë, filozof, orator, mësues, ligjvënës, luftëtar që luftoi për idetë e tij, përtëritës i besimit racional dhe adhurimit pa fotografi, themelues i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore. Ky është Muhamedi a.s. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret, me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, me të drejtë pyesim:
A egzistion njeri më i madh se ai?”,

Leon Nikollajeviç Tolstoi, shkrimtar i madh rus, në traktatin “Pejgamberi urtiplotë Muhamed”, veç të tjerash thotë : “Nuk ka dyshim, se pejgamberi Muhamed, është njëri ndër reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit ...”. (Eshref Ymeri).

Volteri: “Nipi i Abdul Mutalibit, Muhamedi a.s. i cili më vonë do t’ia ndërroi fenë pjesës më të bukur dhe më të madhe të botës, që në moshë 40 vjeçare, mbarti shpatën në luftë përgjatë kufirit sirian. Ishte i ditur dhe modest, poet, astronom, reformoi kalendarin e arabëve, qe ligjvënës dhe mjek…” (Eshref Ymeri)

Napoleon Bonaparti: Musai (Moisiu), ia ka shpallur fenё e Zotit popullit të vet, Isa (Jezusi) botës romake, kurse Muhamedi a.s, tërë botës. Arabia ishte vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhamedi e njohu botën me besimin në një Zot të vetëm, që është Zoti i Ibrahimit, i Musait dhe i Isait. Arianët dhe sektarët e tjerë, e çoroditën botën me diskutime për trinitetin: Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë. Ndërkaq, Muhamedi, shpalli, se Zoti është Një, kurse triniteti imponon idenë e idhujtarisë”. (E. Y.).

Princi Otto Von Bismark, politikan dhe burrë i madh shteti, themeluesi i Gjermanisë, i cili njihet në popull si “Udhëheqës i hekurt”, thotë: “Muhamedi a.s, është personalitet i jashtëzakonshëm. Jo rastësisht, Zoti nuk nxori ndonjë tjetër në skenën e ngjarjeve botërore. Muhamed, më vjen keq që s’isha bashkëkohës yt..” (marre nga interneti 18-6-2008, E. Y.).

Karl Jaspers tregon, se në vitin 1952 Ajnshtajni ka shkruar: “Kur llogaris dhe kur shoh insektin e vogël që ka zbritur në fletën time, atëherë unë ndiej diçka se – Allahu është i madh dhe ne jemi pika të dobëta në gjithë lavdinë tonë shkencore”. (Internet 30 maj 2010, E. Y.).

“… Bota e krishtere perëndimore krijoi në krejt fushat e jetës, në art, kulturë, shkencë – dhe në sferën e standardit të jetesës. Ajo shënoi arritje të papara ndonjë herë në historinë e njerëzimit. Por, me kalimin e dhjetëvjeçarëve, në gjirin e botës së krishtere perëndimore erdhën dhe u kristalizuan ca nga ca edhe ca antivlera, si alkoolizmi, droga, homoseksualizmi dhe prostitucioni...

Këto antivlera kanë krijuar tronditje në gjirin e saj dhe kanë bërë që shumë besimtarë të krishterë t’i kthejnë sytë nga një tjetër doktrinë fetare, siç është feja Islame për të cilën janë krejtësisht të huaja antivlerat e lartpërmendura…

Por ajo që i ka dëmtuar me rendë moralin e krishterimit perëndimor, është pedofilia në mes armatës së priftërinjve të kishës katolike...Ajo ka bërë që shumë besimtarë, madje intelektualë të shquar, ta braktisin doktrinën e krishtere dhe të përqafojnë doktrinën islame.

 Pedofilia është një njollë e rëndë në historinë e kësaj feje, e cila në trashëgiminë e vet i ka të regjistruara edhe krimet kundër myslimanëve në periudhën e mesjetës në Spanjë, krimet e periudhës së inkuizicionit, (të drejtuar nga Ignat (Injac) Lajola (1520-1590, shen. imi),

Krimet e Kryqëzatave dhe krimet e Natës së Shën Bartolemut kundër besimtarëve të krishterë në France etj, janë njollë e zezë në historinë e botës së krishtere… kundër 8000 myslimanëve në Srebenicë …

Bishat e Beogradit i pushkatuan dhe i varrosën me buldozerë. Ndërsa bota e krishtere perëndimore luajti një rol soditës para atyre krimeve të rënda. Sipas një fjale të urtë, sehirxhiu është më i rrezikshëm se krimineli.
Prof. Thanasi, kujdes për grigjën e krishtere që po e rrallon pak e nga pak “Ujku mysliman”!...

Karl Kings (Çarles Kingsley), dijetar anglez, Thoshte: “... e përdorim Biblën shumë më tepër si një udhëzues teknik të posaçëm për psaltet, si një dozë opiumi për të përmbajtur kafshët e durueshme të ngarkesës ndërsa janë të mbingarkuara, më tepër si një udhëzues për të mbajtur të varfërit në gjendje të mirë”. (Citohet sipas: “Religjioni si opium dhe opiumi si religjion”. (Marrë nga internet. 15 shkurt 2010, E. Y. )

“Mund të thuhet pa droje se “Drejtuesit e krishtërimit nuk janë pa faj, bile, por ta shikojmë me kujdes, janë përgjegjësit kryesorë të reduktimit të krishtërimit në botë. Vetë Krishti ka thënë se “do të jene njerëzit e mi që do ta prishin fenë time”. (Citohet sipas: “Përhapja e Islamizmit në botë”. Marrë nga interneti. 7 maj 2008, E. Y.).

Një gazetar Italian shkruan: “Dikush dëshiron ta anulojë, ta ofendojë, ta prishë një qytetërim mijëvjeçarë që i është përhapur në shtëpinë dhe në jetën tonë, me historinë e pistë të pedofilisë?”. (citohet sipas: “Kundër Papës dështoi nazizmi, kurse tani po e provojnë me pedofilinë”. internet, 29 mars 2010, E. Y.).
Referenca kryesore vjen nga artikulli i Prof. Dr. Eshref Ymeri “Kujdes grigjën e krishtere, profesor!”

Rasim Bebo, Addison Çikago Shkurt 2014.












Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit