I dashur Naim, i dashur Flori,
Ju falënderoj nga zemra për këtë "buqetë" të shkëlqyer që kini botuar në faqen e internetit me publicistikën shkencore të intelektualit të shquar të kombit shqiptar, Profesorit Flori Bruqi. Dikur, në një shënim të shkurtër, unë e kam vlerësuar Floriun si një enciklopedi të mendimit shqiptar. Prandaj po jua dërgoj për ribotim.
Nga Flori Bruqi duhet të marrin shembull intelektualët-krjues të Tiranës, të cilët, me publicistikën e tyre shkencore duhej ta kishin demaskuar me kohë jo vetëm shovinizmin serb dhe grek për gjëmat që i kanë shkaktuar kombit shqiptar, por sidomos shovinizmin evropianoperëndimor dhe rus, për vendimet kriminale që morën në Konferencën famëkeqe të Londrës për copëtimin e trojeve tona etnike.
Nderim dhe respekt për ju, miq të dashur. Urime edhe zonjës Kozeta Nushi për vlerësimet që i ka bërë krijimtarisë publicistiko-shkencore të Profesor Florit.
Prof.dr.Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
28 shkurt 2014
Prof.dr. Eshref Ymeri
Një enciklopedi e mendimit shqiptar
Libri , me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.
Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq.
Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.
Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.
Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, smire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti.
Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf.
Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.
Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin e vlerave krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun.
Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i një enciklopedie të mendimit shqiptar.
Santa Barbara, Kaliforni
19 qershor 2010
----------------------------
Reagim:
Ksenofon M. Dilo:
Ju falnderoj z. Prof. dr. Eshref Ymeri që na kini sjellë para syve me kete shkrim aq të goditur një burrë si zoti Flori Bruqi që në udhetimin e tij është "udheheqës i inteligjencës njerëzore shqiptare", qe paraprin, me simbolet e shqipeve, udhërrëfyesit e rrugëtimeve të progresit dhe shkreptimave te endrrave të ndezura patriotike.
Me veprat e tij z. Bruqi sjell freski në letërsinë shqipe. Ato janë pjesë e historise dhe e lavdise së Kombit tonë dhe i japin ketij një emër mjaft të nderuar.
Duke falnderuar zotin Bruqi për këtë vlerë që shton në thesarin e kultures shqiptare e, për kënaqësinë që na solli zoti Ymeri me këtë studim, i urojmë librit “TRUMFI SHQIPTAR” “udhë të mbarë” në bibliotekat e ç’do shtëpie nacionalisti dhe në zëmrat e shqiptareve dhe të miqve të tyre kudo që janë.
I urojmë suksese te mëtejshme në hapësira të reja.
Me këtë rast, falnderoj zotin Ajet Nuro për mundësine që na jep të lexojme punime te tilla aq me vlera.
20.06.2010.