2014-03-02

NAIM KELMENDI! – POETI QË KËNDON ME ZË BILBILI, PËR TË MBAJTUR GJALLË SHPIRTIN E NJË KOMBI TË KËRCËNUAR NGA VDEKJA.



     NGA KOZETA NUSHI

Zoti Naim Kelmendi, i njohur edhe si reporter lufte i gazetës kombëtare “BOTA SOT”, në luftën e Kosharës më 1999, preferon të lërë Zvicrën, ku ishte themelues i klubit letrar “FAIK KONICA” dhe të jetojë në Kosovë. Ky nder i madh i kombit tonë ka qenë edhe drejtues dhe kryeredaktor i revistës “TOP KULTURA”, e cila botohej po ashtu në Zvicër.

Ndër librat e tij të shkruar do të veçoja :




“PËRBALLJE ME VDEKJEN” , - një libër me poezi, i botuar në vitin 1993 në PRISHTINË.

“SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR”, - poemë për Adem Jasharin, botuar në vitin 2003 në PRISHTINË

“BETEJA E KOSHARËS”, monografi, botuar në vitin 2008.






Të gjithë librat e tij, pa përjashtim, janë njëri më i bukur nga tjetri, edhe pse unë bëra këtë përzgjedhje. Duke pasur fare pak kohë në dispozicion për të shkruar në pafundësi gjithçka që unë mendoj për çdo libër e çdo krijim të Zotit Naim Kelmendi po shkruaj për ju që mund ta keni mundësinë për të lexuar këtë shkrim
Disa vargje të mara nga krijimtaria e larmishme e Zotit Naim Kelmendi, që mua vërtet ma drithërojnë shpirtin, pasi edhe unë jetoj pak larg Shqipërisë dhe e di ç’do të thotë vendlindje...

...Kur ika nga kjo hapësirë
Isha vetëm, endesha vetëm
Vishkull në një andrallë
Që nuk shpjegohej n’gjuhë të huaja...


... Erdhëm lehtë fare, pahetueshëm
Asgjë nuk e gjetëm në vendin e vet, as pasluftën
Dikënd s’e njoha, dikush s’më njihte më.
S’e kuptoja vetveten, as pasluftën
Me emra të vrarësh nga rrënjët e kombit....

.... Pse m’i shkaktuat gjithë këto vuajtje?!
Përse ma bëtë tërë këtë përçmim?!
Mor ç’keni fituar nga lavditë e
zeza të urrejtjes djallëzore?!...



...Gjeli zgjohet si zakonisht.
Dhe unë zgjohem në orën gjashtë.
Shikojmë mundësinë e fillimit
Të një kënge që trandë shpirtin....


KORI I KORBAVE

Amen! Mos ua kopjoni krrokamën!
S’thonë gjë prej gjëje
Që i duhet bardhësisë
Pos zhurmës së korbët.

Në shumës janë bërë të zhurmshëm.
Kor i mërzitshëm deri tek retë.
Kur ta vajtojnë fatin e atdheut,
Janë duke ia sqepuar mëlçitë
Pasi ia kanë shtjerrur
Tërë QUMSHTIN E NËNËS.
Posi! I dalin zot në secilën krizë
Së bashku, në korr, me gjuhën e korbët.

... Nën Diellin tim

Vetëm poezinë
E kam dashnoren më besnike
Që s’më lë vetëm. ...

Nëse ndokush, qoftë ky një njeri i thjeshtë, apo drejtues i ndonjë shtëpie botuese, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, nuk kupton, përse e sakrifikon kaq shumë jetën e tij Zoti Naim Kelmendi, duke shkruar pafundësisht, përgjigjia nga unë Kozeta Nushi, është: -
Personalitei i lartë i kulturës shqiptare, zoti Naim Kelmendi shkruan

PËR TË MOS QARË KUR TË TJERËT VAJTOJNË
PËR TË MBAJTUR GJALLË
SHPIRTIN E KOMBIT
KUR E SHEH QË KËRCËNOHET NGA VDEKJA.


Dhe unë, një përkrahëse e tij, në rrugën e vështirë dhe të mundimshme të jetës, i uroj këtij BIRBILI TË POEZISË SHQIPE, mos ta shterë për asnjë çast këngën e tij kuptimplot, si për të mirën e tij si qytetar shqiptar, ashtu edhe për të mirën e gjith shqiptarëve kudo që janë...
Këto janë pak rreshta, që arrita t’i shkruaj duke e shtrydhur kohën si limon,për ti rrëmyer pak minuta të arta, duke shkruar për zotin Naim Kelmendi, poet që këndon me zë birbili, për të mbajtur gjallë shpirtin e një kombi të kërcënuar nga vdekja, me guximin e pamposhtur për t’i thënë të zezës e zezë dhe të bardhës e bardhë.

PËRGATITI
KOZETA NUSHI
BRESCIA – ITALY
2 MARS 2014

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...