From: S. Guraziu <letrat1@yahoo.com> To: letrat2@yahoo.com Sent: Tuesday, 9 April 2013, 20:41 Subject: Victor Hugo - "Le Derviche", 1828 ...dhe kontribut poetik nga Riza Lahi (Shkodër) Victor Hugo - "Le Derviche", 1828 ...dhe kontribut poetik nga Riza Lahi (Shkodër) DERVISHI Victor Hugo (1802-1885) Në ballë të grupit të vogël e të rreptë të arnautëve, Shkonte Aliu Pashai me ballin nëpër re, Gjithë populli përqark nderonte i tmerruar, Përgjunjur dhe kryet përkulur gjer në dhe. Befas u ndje nga turma: “Më prit, Ali Pasha!” Një dervish mjekërbardhë, sy të pafrikë te balli Përpara i doli të ashprit Ali Pashë Arnautit Dhe kalin pullali ia mbërtheu për kapistalli. “S’ta kam frikën as ty, as të ndyrës thikës tënde O shënjti i shejtanit, tiran, mizor e qen, Para këtyre t’trëmburve e trimave tuaj të çartur Vdes sot, por kush je ti, jam unë që do ta them! Pallatin e ke ngritur mbi eshtra e xhenaze Me atë dorë gjakatare, kushdi se sa ke vrarë! Një populli i ke vën’ thikën, por s’e di, or lugat, Se këtu pranë të është hapur e po të pret një varr. Njerëzve shpata jote u shkon si kosë mbi bar... Por shpirti do të dalë ndër çengela zinxhirësh, Me dorë të vet Allahu do të të varë, o kusar, Mu në pemë të segjinit plot me shpirtra qafirësh… As paratë, as dredhitë, intrigat as kalatë, Asgjë, o shpirtkatran nuk do të bëjë derman, Për jetë fantazma jote do të tmerrojë dynjanë, Jot ëmë përse të lindi shtatë herë është bërë pishman. Çifut e faqezi, nxirre thikën nga mylli. Në gjoks ma ngul, s’ta kam frikë me sua e xhins, Kur shpirti të më dalë, mu në grahmë të fundit, Një pështymë do të hedh në surrat, o përbindësh. “A ke më për të sharë, dervish?” – pyeti Pashai “S’kam më! Ja gjoksi im! Ngule thikën, shëmtirë!” Aliu ra thellë në të thella... buzëqeshi... dhe dervishit I dhuroi qyrkun e vet stolisur në xhevahirë Dhe i tha lamtumirë. (Përshtatur-poetizuar në gjuhën shqipe nga Riza Lahi, 2013) - - - - - - - - - ( më poshtë shtuar nga sguraziu - origjinali, V. Hugo, 1828 ) - - - - - - - - - - - LE DERVICHE Victor Hugo (1802-1885) Un jour Ali passait : les têtes les plus hautes Se courbaient au niveau des pieds de ses arnautes ; Tout le peuple disait : Allah ! Un derviche soudain, cassé par l'âge aride, Fendit la foule, prit son cheval par la bride, Et voici comme il lui parla : « Ali-Tépéléni, lumière des lumières, Qui sièges au divan sur les marches premières, Dont le grand nom toujours grandit, Ecoute-moi, vizir de ces guerriers sans nombre, Ombre du padischah qui de Dieu même est l'ombre, Tu n'es qu'un chien et qu'un maudit ! « Un flambeau du sépulcre à ton insu t'éclaire. Comme un vase trop plein tu répands ta colère Sur tout un peuple frémissant ; Tu brilles sur leurs fronts comme une faulx dans l'herbe Et tu fait un ciment à ton palais superbe De leur os broyés dans leur sang. « Mais ton jour vient. Il faut, dans Janina qui tombe, Que sous tes pas enfin croule et s'ouvre la tombe ; Dieu te garde un carcan de fer Sous l'arbre du segjin chargé d'âmes impies Qui sur ses rameaux noirs frissonnent accroupies, Dans la nuit du septième enfer ! « Ton âme fuira nue ; au livre de tes crimes Un démon te lira les noms de tes victimes ; Tu les verras autour de toi, Ces spectres, teints du sang qui n'est plus dans leurs veines, Se presser, plus nombreux que les paroles vaines Que balbutiera ton effroi ! « Ceci t'arrivera, sans que ta forteresse Ou ta flotte te puisse aider dans ta détesse De sa rame ou de son canon ; Quand même Ali-Pacha, comme le juif immonde, Pour tromper l'ange noir qui l'attend hors du monde, En mourant changerait de nom ! » Ali sous sa pelisse avait un cimeterre, Un tromblon tout chargé, s'ouvrant comme un cratère, Trois longs pistolets, un poignard ; Il écouta le prêtre et lui laissa tout dire, Pencha son front rêveur, puis avec un sourire Donna sa pelisse au vieillard. Le 8 novembre 1828. - - - - - - - - - - - - - - - ( versioni në anglisht ) - - - - - - - - - - - - - THE ALI PASHA AND THE DERVISH By Victor Hugo ("Un jour Ali passait.") [XIII, Nov. 8, 1828.] Ali came riding by--the highest head Bent to the dust, o'ercharged with dread, Whilst "God be praised!" all cried; But through the throng one dervish pressed, Aged and bent, who dared arrest The pasha in his pride. "Ali Tepelini, light of all light, Who hold'st the Divan's upper seat by right, Whose fame Fame's trump hath burst-- Thou art the master of unnumbered hosts, Shade of the Sultan--yet he only boasts In thee a dog accurst! "An unseen tomb-torch flickers on thy path, Whilst, as from vial full, thy spare-naught wrath Splashes this trembling race: These are thy grass as thou their trenchant scythes Cleaving their neck as 'twere a willow withe-- Their blood none can efface. "But ends thy tether! for Janina makes A grave for thee where every turret quakes, And thou shalt drop below To where the spirits, to a tree enchained, Will clutch thee, there to be 'mid them retained For all to-come in woe! "Or if, by happy chance, thy soul might flee Thy victims, after, thou shouldst surely see And hear thy crimes relate; Streaked with the guileless gore drained from their veins, Greater in number than the reigns on reigns Thou hopedst for thy state. "This so will be! and neither fleet nor fort Can stay or aid thee as the deathly port Receives thy harried frame! Though, like the cunning Hebrew knave of old, To cheat the angel black, thou didst enfold In altered guise thy name." Ali deemed anchorite or saint a pawn-- The crater of his blunderbuss did yawn, Sword, dagger hung at ease: But he had let the holy man revile, Though clouds o'erswept his brow; then, with a smile, He tossed him his pelisse. - - - - - - - - - - - - ( vjershë nga Riza Lahi ) - - - - - - - - - - - - - - - ÇINARI I TOPHANËS Riza Lahi Çinari i Tophanës i heshtur i frikshëm madhështor rrethuar me një gardh hekurash, si tyrbe - vetëm poshtë, te nejet e këmbëve rrethuar me shënjtërinë e tyrbes kushedi sa qindra vjeçar është ky burrë që ka hapur gjoksin dhe ka nxjerrë gjithëç' ka në barkun e tij dikujt i është dhimbsur ky plak ky plak pa gjethe ky plak gjysmak dhe mendimtar ia ka selitur vendin përqark me kujdes e ka ujitur dhe i ka rënë sëpata nga dora si shtëmbë kur po mendonte t’ia priste atë degën atje, mbi pullazin e shtëpisë. Ah, sa e dhimbshur është zemra e shkodranëve si Buna nëpër piskun e vapës. Vështrojani të brendëshmet këtij vigani që ka hapur krahët përmbi pullazet e Tophanës nuk don të hajë nuk don të pijë nuk do asgjë tjetër vetëm të tregojë burrërinë e tij para vdekjes. (5 maj, Shkoder) - - - - - - - - - - - - - - - ( versioni në anglisht ) - - - - - - - - - - - - - THE ÇINAR* OF TOPHANA** By Riza Lahi The çinar of Tophana silent frightful magnificant girded with a iron’s fince like a tyrbe *** - only down at it’s feets’ node encircled from tyrbe’s saintliness. Nobody knows how old is that man with opened chest showing to everybody everything he has in belly Somebody felt pain to that elder elder without leef half missing elder and thinker somebody has settled around carefully irrigated and his ax fall down from the palms like be a jar when was thinking to cut that branch… there… there on his hause’s roof - tiles Oh, how clement is the heart of people in Shkodra like the Buna river is during the terrible heat in summer. Look at guts of that giant with opened arms over the Topaha’s roofs He don’t want to eat don’t want to drink; he want nothing but only to show his manliness before the death. (5th of May, Shkodra) * Çinar – oriental plane tree (lat. Platanus orientalis) ** Tophana – a lakefront of my birth town, Shkodra *** Tyrbe - mausoleum over a Moslem grave |
2013-04-09
Victor Hugo - "Le Derviche", 1828 ...dhe kontribut poetik nga Riza Lahi (Shkodër)
Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.
Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...