2012-01-31

BOLL DUROJË POPULLI EDITA TAHIRI!



Konkluzionet nuk mund të jenë në kundërshtim me premisat. Qeveria e Hashim Thaçit i ka pranuar bisedimet me Serbinë pa e njohur kjo e fundit Republikën e Kosovës. Si rezultat ka negociata midis Qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, lidhur me Kosovën.

Pranimi i Edita Tahirit që të hiqet mbishkrimi “Republika e Kosovës” në përfaqësimin e nismave rajonale është në përputhje të plotë me qëndrimin nënshtrues të Qeverisë së Kosovës karshi Serbisë.

“Arsyetimet që po bëjnë zyrtarët qeveritarë janë të papranueshme. Po na thuhet se Kosova hoqi dorë nga Republika, por edhe Serbia hoqi dorë nga Rezoluta 1244. Ky arsyetim vjen nga pozicioni i atyre që Kosovën e shohin si një çështje të pazgjidhur, që nuk dihet se kujt i takon, e kush ka të drejtë mbi të”, Arsyetimi i tillë  i pranon synimet shoviniste të Serbisë si legjitime.

Paralelja që po bëhet me rastin midis Greqisë dhe Maqedonisë nuk qëndron. “Maqedonisë nuk i kontestohet subjektivitetin shtetëror, nuk i mohohet shteti, por emri i shtetit, ndërkaq, Serbia e konteston emërtimin shtetëror sepse nuk e njeh dhe e lufton vetë shtetin e popullin e Kosovës”.

Heqja e fjalës “Republikë” nga emri i shtetit tonë dhe shfuqizimi i reciprocitetit në Kuvendin e Kosovës e kanë fuqizuar Serbinë në Kosovë si dhe në arenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.

Kjo gjë ia ka rritur shumë Serbisë gjasat për ta marrë statusin e vendit kandidat për BE. Koncesionet që po i bën Qeveria e Kosovës lidhur me shtetin janë sinjal i keq dhe krijojnë konfuzion edhe për shtetet që e kanë njohur apo që duan ta njohin Kosovën si shtet.

 Nismat rajonale, shteti ynë do të përfaqësohet me mbishkrimin “Kosova” dhe me një fusnotë poshtë. “Kosova është emri i vendit, Republika është shenjuesi subjektiv, ajo tregon se çfarë është Kosova. Subjekti i Kosovës si vend është Republika, e subjekti i Republikës është vullneti i popullit”.

"Kosova Republikë”, kjo parullë e kahmotshme, kjo thirrje e brezave kundër pushtuesve është plot kuptim edhe sot. Sa më shumë koncesione me Serbinë, më e dëgjuar do të bëhet kjo thirrje; sa më shumë vjedhje e pazare të pasurisë publike, më i shpejtë e më i madh do të jetë reagimi i publikut në mbrojtje të Republikës, por edhe më cilësor do të jetë ndryshimi”.

2012-01-29

Gjuha shqipe në syrin e një mësimdhënësi



NAMIK SELMANI


Të mos na dhembë gjuha , kur të flasim për gjuhën tonë amtare

Gjuha shqipe në syrin e një mësimdhënësi

Një dekalog  që duhet të na sjellë më afër të nesërmen e gjuhës sonë amtare…

1.
Kur Fan Noli, ky Kalorës i Fjalës së Gjuhës sonë amtare, ky njeri i guximshëm i mendimit dhe i Fjalës së lirë, ftohej në  Londër, më 1964 me rastin e kremtimit të 300-vjetorit të Shekspirit, ai ishte rëndë, shumë rëndë me shendetin e nuk mund të përballonte udhëtimin e tij nga Bostoni i largët për në Londër, përtej Atllantikut ku ishin mbledhur jo vetëm shekspirologët e Anglisë e të Botës, por edhe përkthyesët e Shekspirit më gjuhë të tjera që gati nuk numëroheshin deri në atë vit. Nuk ishte pak, po 82 vjeç.
Ky rast u humb në planin personal, por asnjë anglez i kulturuar e shekspirdashës (atëherë dhe sot) nuk ia mohoi dot kurorën e lavdisë  që po ia jepnin pikërisht këta njerëz të ditur nga të gjithë vendet e tjera si përkthyesi më i mirë i këtij gjeniu në gjuhët e tjera të kontinentit.  Bashkë me Fan Nolin po merrte një kurorë nderi edhe gjuha jonë e ëmbël shqipe, gjë që edhe sot ndez krenarinë e të gjithëve, sidmos të mësimdhënësve të gjuhës shqipe kudo ku ndodhën ata e të atyre që janë rritur me ninullat shqipe në prehërin e fëmijërisë së tyre. Shumë e re në shkrmin e saj, por tepër e fuqishme në pjesët e saj përbërëse për t’u përballur me dinjitet me gjuhët e kombeve më të mëdhenj të kohës e të ditëve tona.

2.
Sot, pas më shumë se 40 vitesh, nuk e përcaktojmë dot se kush i bëri më tepër nder njëri-tjetrit, gjuha shqipe ia bënte këtë nder Fan Nolit, apo vetë Fan Noli që, për çudinë e të gjithëve, qëndroi fare pak vite në truallin shqipfolës të të parëve të tij, ia bënte këtë nder kësaj gjuhe. E bëmë këtë kthim në të kaluarën që në këtë rast është e mbushur tërësisht me kurorë lavdie, për të parë problemin e mësimdhënies së gjuhës amtare në klasat e shkollave tona, shumë më gjërë se tani, me ato probleme që ka patur e ka akoma kjo mësmidhënie e ky realitet që, natyrisht nuk qëndron i njëjtë e nuk do të qëndrojë kështu.
Ka kohë që shkolla jonë po shkon drejt standarteve ndërkombëtare e, për pasojë,  edhe formimi gjuhësor e kulturor, do të ndjekë këtë udhë, këto gjurmë. E kjo nuk duhet parë vetëm në planin e kurrikulave, por edhe në punën  e drejtpërdrejtë me nxënësit. Që prej disa vitesh në shkollën tonë po punohet për të krijuar një standart të ri mësimdhënieje për gjuhën amtare shqipe për të mos  e parë atë vetëm në konceptin mësimor të të mësuarit të disa njohurive e të shprehive për gjuhën amtare, por edhe duke e rikonceptuar atë sipas përvojës së re kombëtare e ndërkombëtare.
Ne sot kemi mësimdhënien e gjuhës në një shtrirje te të gjithë nivelet e shkollimit parauniversitar. Madje flitet që të normohet edhe në shkollë të lartë duke dhënë një provim në fund të mbarimit të shkollës së lartë.
Së pari, në arsimin fillor, në atë të klasave 5-9 e në atë të arsimit të mesëm. Në të dy kategoritë e para mësimdhënies së saj përqëndrohet në dy kolona krysore: “Të flasim e të shkruajmë bukur!” Kjo bëhet nëpërmjet dhënies së njohurive shkencore të saj. Ky lloj standartizimi i mësimdhënies filloi që pas vitit 1985 kur, nëpërmjet teksteve të reja të gjuhës shqipe, u bë një traditë e re e pranisë së mësimeve të posaçme për gjuhën e  folur e të shkruar. Në të gjithë nivelet e mësimdhënies së gjuhës amtare sidomos në arsimin 9-vjeçar  rreth 30 përqind e orëve janë planifikuar për njohuritë e shprehitë e përdorimit të gjuhës në stile, ligjërime e situata të ndryshme të komunikimit të përditshëm. Këtu, duke u larguar pak trajtimit teorik  të problemit, shtrojmë pyetjen që është në të njëjtën kohë eedhe shqetësim i përditshëm i mësuesve të gjuhës e letërsisë: “A i ka shërbyer gjithmonë kjo formë e punës së përditshme rritjes së aftësive e shprehive komunikative të fëmijëve, duke e ndarë atë nga ajo që nuk është e nevojshme për ta?”
Duket se përgjigja e saj na trishton paksa, ku mundohemi ta artikulojmë si të tillë.

3.
Pikërisht duke u ballafaquar me realitetin e pëditshëm na ka dalë një problem i ri i padëshëruar nga të gjithë, por i pranishëm. Mendoj se këtu, për kushtet e reja që janë krijuar, duhet diskutuar pak për një dukuri tashmë të pranuar nga të gjithë palët. Analfabetizmin e fshehtë. Me zë të ulët apo edhe të lartë, në mjedise të ngushta apo edne në mjedise zyrtare, kjo dukuri qëndron, pranohet, kthehet në një objekt bisede që pasohet nga trishtues, këshllatarë, pasionantë mes njerëzish që i dhemb, por në fund të fundit, vetëm kaq, kaq. Braktisja e fshehtë e nxënësve nga shkolla ka krijuar edhe atë që ne e quajmë analfabetizëm të fshehtë. Këtij  lloj analfabetizmi i shtohet  edhe analfabetizmi legal që ka sjellë migrimi i njerëzve brenda e jasht vendit.
            Duke u bërë të përgjegjshëm për këtë dukuri mendojmë se duhet filluar sa më parë me programet kombëtare dhe rajonale për të kaluar në praktikë me persona konkretë për të eleminuar analfabetizmin e fshehtë. Duhet ta themi me zë të lartë e pa gënjyer veten se puna në orën e mësimit normal, e quajtur si  “punë e diferencuar” nuk bëhet e mire, sepse ndryshe do të zhgënjenim vetveten.
Përcaktimi i formave konkrete të punës, me disa kërkesa standarte dhe me objektiva minimale deri në nivelin e një shkolle, do ta zbuste këtë dukuri. Format gjithëpërfshirëse të përdorura në drejtim të të nxënit  dhe krijimi edhe i grupeve vullnetare në ndihmë të nëxënsve që nuk përparojnë në lexim e shkrim (pa folur shumë për rregullat drejtshkrimore) duhet të jetë llogorja ku duhet të jetë çdo mësues gjuhe.

4.
Mësimdhënia e gjuhës amtare sot po ndeshet në një mangësi  të madhe në drejtshkrimin e saj. Mjafton të shohim shkrimin e gjuhës në të gjithë nivelet e shkollimit parauniversitar, pa le në mjediset zyrtare të shtetit, për të mos thënë më lart e ta besojmë në gjë të tillë.
Përdorimi jo i drejtë i shkronjës së madhe, organizimi jo i saktë gjuhësor i mendimit, pa folur për forma sa më të larmishme, një përdorim i gabuar masivisht i shenjave të pikësimit  në të gjithë detyrat e kryera, një përdorim tepër i gabuar (shenjë karakteristike e një krahine) i ë-ve fundore e në mes të fjalës, përdorimi shumë i pakët gati edhe i papërfillshëm i apostrofit, mungesa e përdorimit të një paragrafi në një punë me shkrim  e shumë e shumë të tjera janë një “front” ku mësuesi padyshim edhe vetë nxënësit, duhet të jenë më kërkues në punë tyre të pavarur. Por një hallkë e dobët e aftësimit praktik të të nxënit të mësimit të gjuhës amtare, është puna e gjallë e konkrete e çdo mësuesi për ndreqjen e gabimeve që natyrisht shtohen edhe më shumë, në rast se nuk ndreqen në kohën e vendin e duhur. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm  që mangësitë e përdorimit praktik të gjuhës amtare që duken aq qartë në arsimin e mesëm, janë edhe nga kjo praktikë e munguar dhe e gabuar e ndreqjes së gabimeve që janë thelluar nga viti në vit.
Pa dashur që ta kthejmë këtë diskutim edhe si një lloj metodike të re në të, do të themi edhe një herë që këtu është një nga hallkat më të rëndësishme të përvetësimit sa më të gjatë e logjik të normës drejtshkrimore  të gjuhës amtare. Një evidentim i saktë e i përhershëm i gabimeve, një ndjekje e përditshme e gabimeve që dalin nga një punë e diferencuar, të paktën me grupe nxënësish, do të ishin disa nga mjetet kryesorë për të parandaluar thellimin e gabimeve.

5.
Për të mos u larguar nga shamgia e normës drejtshkrimore, duam të hedhim disa ide për përdorimin e dialekteve në gjuhën amtare të shkruar e të folur. Jemi dëshmitarë të një migrimi masiv nga fshatrat e largët e të afërt drejt qendrave të banuara të qyteteve më të mëdha, ku nxënësit  marrin  me vete jo vetëm një formim të caktuar kulturor, por edhe një formim gjuhësor që mbështetet shpesh te dialektet  dhe nëndialektet. Këto dukuri që po bëhen përherë e më të shpeshta, shumë herë e vulgarizojnë gjuhën, sidomso atë të folur. Një vulgaritet që duket edhe në bisedat e tyre të lira për të mos thënë edhe më mjedise publike si në dyqane, në rrugë, në takime me më të mëdhenjtë, etj.
 Mendoj se mësuesët duhet të njohin çdo rast të tillë në klasën ku japin mësim e ta kanalizojnë atë me njohjen, vëzhgimin, në vërejtjet individuale e kolektive, në argumentimin e gabimeve mbi bazën e njohurive të mësuara në shkollë e në përvetësimin teorik e praktik të gjuhës letrare amtare. Në ndonjë rast edhe duke respktuar pasurinë e gjuhës që mund të ketë kjo prurje e re dialektore në mjedisin shkollor.
Përvoja e mjaft mësuesve të këtij vendi, sidomos atyre të shkollave 9-vjeçare  e të mesme në qytet e në fshat është për t’u përshëndetur kur ndjek veprimtari të tilla si “Të flasim e të shkruajmë  bukur mbi bazën e normës letrare!”, “Prejardhja e gjuhës shqipe”. “Si mund të arrijmë tek një lexim shrehës”. Por kjo duhet të shoqërohet edhe me veprmtari në një qytet apo edhe në bazë rrethi. Ne nuk po krijojmë një traditë të përvitshme që të ketë sa më shumë konkurse gjuhësore për shkrimin e bukur, për leximin shprehës. Pa folur për të bërë një Takim Kombëtar për Gjuhën Amtare që mund të bëhej në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, Shkup, Preshevë, Ulqin, etj.
Kanë humbur krejtësisht konkurset e fjalës artistike me një mijë e një arsye organizative, financiare, në një kohë që bëhen Konkurse të Misseve duke filluar që nga kopshtet, shkola fillore e më lart, me panaire biznesi ku nxënësit shkojnë për të mbushur radhët e vizitorëve e të informacioneve që do të japin gazetarët në emisionet e lajmeve televizive të mbrëmjes.
Pas meritave të mësuesve të veçantë të gjuhës shqipe aq të pasionuar, pse jo edhe patriotë, ne nuk duhet që të ndiejmë vetëkënaqësi. Ka ende zvarritje në ngritjen e disa këndeve të gjuhës, ku me punë e mësuesve të gjuhës amtare e të mësuesve të tjerë, por edhe të nxënësve më të mirë të lëndës së gjuhës dhe leximit të kthehen në minigazeta për problemet e për pastërtinë e fjalës shqipe.

6.
Po e mbartim pak problemin tek MËSUESI, apo MËSUESJA (se në shumë shkolla shqiptare, ka më shumë mësuese se sa mësues). i gjuhës shqipe. Natyrisht më vendimtari në këtë detyrë të vështirë e fisnike. Që duhet të jetë i pari në këtë front, ku, me të drejtë, e gjithë shoqëria e kërkon dhe e dëshiron që të ketë një ALEAT të fortë, të përhershëm të pasionuar, pse jo edhe patriot të mirë. Në një parantezë, do të citonim një mendim të një albanologu të shquar gjerman Maksimilian Lamberci që është marrë shumë me gjuhën tonë, që ka thënë: “Më jepni një gjuhë të bukur, t’ju jap një qytetari të mbaruar!”
Ndryshe nga ndonjë diskutim standart, do të mundohemi ta shohim atë në të dy anët e medaljes. Ta nisim nga formimi gjuhësor i vetë mësuesit duke mos harruar se ai është jo vetëm për një orë mësimi, por për tërë jetën e një nxënësi, të një kombi, kushdo qoftë ai. A është ai, mësuesi i gjuhës, një MODEL i drejtshkrimit, i drejtshqiptimit, pa folur edhe i durimit të jashtëzakonshëm për të ndrequr gabimet që nxënësi i ka nga vetja, nga mjedisi apo nga puna e dobët në një shkollë të caktuar???
 Ky problem del kur nxënësi kalon në shkollën e mesme e pas 9 viteve mësim të gjuhës amtare dhe lexim si rregull ai duhet të ketë një formim jo të pakët gjuhësor, të paktën sipas programit mësimor.
I ashtuquajturi tranzicion  e ka zbehur disi rolin shembullor apo pa droje edhe frymëzues të puhës për ngulitjen e normës letrare të gjuhës sonë.( mësimi i gjuhës amtare është edhe një lloj fryme që përcillet nga njeri brez në tjetrin). Krijimi i një hendeku kohor relativisht të madh midis moshës së mësuesit dhe kërkesave të reja që shtron mësimdhënia e gjuhës shqipe shtron nevojën urgjente të një trajnimi të vazhdueshëm të kësaj kategorie mësuesësh.
Ndoshta nuk duhet të imitojmë një aksion të shkallës kombëtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për trajnimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe sepse për disa do të quhej një lloj
“veprimi anakronik!!!.” Për mësuesët e kësaj lënde, por edhe për mësues të lëndëve të tjera duhet gjetur një formë tjetër për të ndalur këtë indiferentizëm gati masiv. Një gjë duhet pranuar nga të gjithë. Ka ende mësues që nuk i njohin me rigorozitet rregullat kryesore të drejtshkrimit, pa folur për mësuesët e lëndëve të tjera. Në punët me shkrim që bëjnë nxënësit në lëndët e tyre për shumë arsye, nuk i vënë kriter vlerësimi drejtshkrimin e nxënësit në atë detyrë.
Në këtë stad mësimdhënies së gjuhës amtare, mendoj se çdo drejtori shkolle duhet të mendojë edhe për një mjedis funksional në shërbim të përvetësimit të gjuhës së njësuar në të folur e në të shkruar. Nëse përmendim ndonjë përvojë të mirë të ndonjë shkolle, kjo nuk është bërë ende masive në shkollat e mesme ku gjuha po mbush tashmë disa vite të futjes së saj në programet shkollore.

7.
Pranë shkollave duhet përshëndetur afrimi i mjaft organizmave financiare qeveritare apo edhe joqeveritare, biznesmenë të ndryshëm apo edhe Bordet e Shkollave për zgjidhjen e disa problemeve që ka sot shkolla shqiptare kudo në trojet shqipfolëse.
A kemi krijuar me këta aleatë  të rinj e të domosdoshëm në kushtet kur kalon shoqëria shqiptare traditën e krijimit  të kabinetve funksionalë qoftë edhe bashkëkohorë krijimi i mjediseve moderne e jo mjedise të standarteve të vjetra të së kaluarës??? ?
Kjo është bërë e bëhet disi mirë për gjuhët e huaja. Shumë drejtorë shkollash, Drejtorë të Drejtorive Rajonale, të shkollave jopublike, madje edhe në nivel ministrie  mburren për laboratorë modernë të gjuhëve të huaja (mirë bëhet për to) po asnjë nuk ka në këtë listë kabinete moderne të gjuhës amtare në shkollat e mesme.
A kemi ne traditën e mirë të botimit të punëve më të mira me shkrim të nxënësve të disa viteve që më vonë do të bëhen edhe një lloj modeli, një “pronë” kulturore” e nxënësve pasardhës?
Të gjithë emocionohemi kur shohim një letër të një shkrimtari, të një këngëtari, të një artisti të gjallë apo të ndarë nga jeta, të një politikani po nuk e mendojmë se në kushtet e një kohe moderne ku ka më shumë kushte, nuk e bëjmë këtë për brezat pasardhës.
Në shtetet e tjera ku shqiptarët në mënyrë të organizuar mblidhen zakonisht vetëm në festa kombëtare apo në ndonjë përvjetor tjetër (përherë ata kanë një justifikim të madhe në buzë për mospjesëmarrjen se “janë në punë”, etj) të gjithë buzëqeshin, lumturohen, pikëloten, duartrokasin kur në tribunë del një fëmijë që reciton shqip qoftë edhe me pak gabime. A mund të mendohet një konkurs për ta që do të ishte edhe si një e papritur emocionuese e këtij aktiviteti që paguhet si rregull, qoftë edhe një muaj më parë me internet!!!!
Vetë shkollet nuk shfrytëzojmë ato mundësi, qoftë edhe të pakta, që iu jepen me takime me aktorë, poetë, mësues veteranë të gjuhës amtare, që kanë qenë dhe janë modele të gjallë të gjuhës amtare. Kjo duhet shoqëruar edhe me hulumtime në folklorin vendas ose te shkrimtarët  që e kanë shfrytëzuar me një cilësi të lartë gjuhën e gjallë të popullit në veprat e tyre. Pse jo, në mënyrën më të zhdërvjellët mund të përtërijmë edhe traditën e mirë të grumbullimit të Fjalës së Rrallë Shqipe. Edhe këtu në këtë front , ku nxënësi drejtpërdrejt rrit fjalorin aktiv të leskikut, ku aftësohet në një të folur të standarteve të larta, nuk ka një punë të studiuar.

8.
 Brenda këtyre problemeve që trajtuam më lart, duhen përmendur edhe disa mangësi që i kalojnë caqet e mundësive të një mësuesi të thjeshtë gjuhe në klasën e dytë, në klasën e pestë apo edhe në vitin e tretë të shkollës së mesme, thjesht në ciklin e arsimit fillor, 9-vjeçar apo edhe të mesëm.
Do ta nisim nga klasa ku zhvillohet mësimi. Përballë gjendjes se re të një analfabetizmi të hapur e të fshehtë që krijon migrimi brenda vendit, krijohet një mbingarkesë e madhe me mbi 45 vetë në një klasë (prej vitesh kjo është e pranishme në kryeqytet ku eshe shkalla e përvetësimit të gjuhës amtare duhet të jetë në një shkallë shumë të lartë dhe se ka një dyndje shumë të madhe të nxëxsve të ardhur nga të gjithë trevat e vendit, qoftë edhe nga jasht kufijtë.
Në shkollat e fshatrave ndodh e kundërta. Bëhet bashkimi i klasave. Në të dy këto klasa që përbëjnë ekstreme pedagogjike rrisku i dëmit në thelb është i njëjtë, natyrisht është i dëmshëm dhe duhet të përfshihet në fokusin e të nesërmes.
Një mbingarkesë e tillë nxënësish në klasat e shkollave të zonave urbane në mënyrë të drejtpërdrejtë krijon edhe mbingarkesën e mësuesit në qortimin  e punëve me shkrim, në kohën jo të mjaftueshme për dhënien e njohurive shkencore në orët përkatëse, në atë të punës së diferencuar për ndreqjen e gabimeve dialektore, etj.
Na shqetësojnë tepër tekstet. Nga konsultat me mësuesët e gjuhës amtare ngrihen gjithmonë probleme me to. Është hedhur mendimi që krahas vërejtjeve që japin ata, mësuesët, për autorët përkatës të teksteve, të jenë edhe vetë autorët që e kanë hartuar librin. Dhe mirë bëhet. Nëse kërkojmë standarte kombëtare të gjuhës amtare, këtë shembull duhet ta jape, së pari, teksti i gjuhës shqipe. natyrisht duke nisur që nga Abetarja mbarëkombëtare Kryelibri i një njeriu, i një kombi  dhe i një Akademiku. Kjo bëhet e domosdoshme që prej vitesh kur në shkollat e mesme, në Maturën Shtetërore ka hyrë edhe vetë kjo lëndë dikur e privuar nga organizmat shtetërorë përkatës.
Është një e drejtë që asaj i është mohuar prej vitesh E tashmë kemi një  ndryshim që duhet të përtërihet herë pas here në një konceptim të një praktike të re nga ana e mësuesve përkatës. E bashkuar me lëndën e letërsisë, ajo kërkon edhe ndryshimin e metodës  duke vënë nxënësin në qendër të vemendjes. Për fat të keq, në kushtet që ka krijuar shoqëria shqiptare ku brezi i ri duhet të luftojë me disa “kundërshtarë“ shumë të fortë të librit si kompjuteri, televizori, por edhe vetë rruga,  ne ende nuk po gjejmë metoda të frytshme për të nxitur interesin e leximit të pavarur nga nxënësit. Të paktën nga ata pa folur për breza të tjerë që nuk janë objekt i këtij shkrimi.
Kjo është përshëndetur prej kohësh nga grupet e interesit, nëse do t’i quajmë  kështu komunitetin e mësuesve dhe të prindërve, të bordeve të shkollave, të intelektualëve e të mbarë shoqërisë shqiptare në të gjithë trevat ku lënda e gjuhës shqipe është në programin shkollor.

9.
Nëse shoqëria kërkon kësaj radhe një “ aleat” të fuqishëm specialist përballë problemeve që shtrohen sot për gjuhën shqipe, si një problem jo thjesht gjuhësor, teknik, por edhe social edhe të kristalizimit të identitetit tonë kombëtar, ajo, shoqëria, duhet të ndërgjegjësohet se duhet t’i krijojë mësuesit një prapavijë të fuqishme.
Gati në të gjithë Universitetet e vendit tonë, në Kosovë, në Maqedoni ka Katedra të Gjuhës Shqipe. Pedagogë e studentë. Këshilla shkencore. Duke iu referuar përvojës së mësimdhënies së gjuhës në gati 40 vjet dhe asaj të informacionit të botimeve që kemi nga këto universitete, shohim se ka një hendek të madh në drejtim të realizimit të misionit të mësimdhënies së gjuhës amtare në shkollën 9-vjeçare  e të mesme si një shkencë nga ana e tyre në ndihmë të këtyre mësuesve, pasi bëhet shumë herë një punë  e mbyllur dhe spontane.
Ka kohë që ndjehet në të gjithë  mjediset e mësimdhënies së gjuhës amtare mungesa e Metodikave të Gjuhës Shqipe. Ky tekst i domosdoshsëm mund të përfshihet dhe me atë të letërsisë ose mund të qëndojë më vete. Kur krijohet ekzistenca e një mjedisi sa më të rregullt gjuhësor në shkollë, si mund të bëhet realitet kur nuk gjen nëpër shkolla masivisht libra “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”,“Drejtshqiptimi i gjuhës shqipe”, “Drejtshkrimi i shenjave të pikësimit” , “Fjalori i Gjuhës Shqipe“, në një kohë që gjenden me qindra fjalorë të gjuhëve të huaja, metoda të panumëruara për to. Jepen njohuri për drejtshkrimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të shkollës së mesme, bëhen sipas programit tekste diktimesh dhe ushtrimesh për të realizuar në praktikë aftësimin praktik të tyre dhe nuk gjen tekste diktimesh për ta.
A nuk do të ishte mirë që, ashtu si edhe për lëndët e tjera, si matematika, fizika, kimia  ku ka jo pak tekste ushtrimesh disa të tillë, madje edhe të bërë me lloj-lloj ngjyrash  apo për vite të veçanta të kishte edhe për gjuhën amtare se nuk gjendet asnjë i tillë!!!????
Në përshtatje me nivelin e disa kategorive të nxënësve, mendoj se në tekstet e gjuhës shqipe të jepen edhe më shumë modele negative përballë normës letrare. Në arsimin parauniversitar njohuritë shkencore të marra në gjuhën amtare dhe aftësimi praktik për t’i realizuar ato në drejtshkrim dhe drejtshqiptim, nuk bëhet nga “podiume leksionesh”, por mbi kërkesa të rrepta të pedagogjisë bashkëkohore duke shfytëzuar edhe atë të pedagogjisë shqiptare. Mos vallë mungojnë  specialistët tanë?? Ndoshta është me vend që të kujtojmë se në fillimet e shkollës shqipe tekstet ndihmëse nuk ishin ata shkencorë, por ata që lidheshin me gjuhën. Atëherë përse të humbë kjo traditë e bukur???
Nuk po përmendim këtu edhe problemin e pazgjidhur akoma të furnizimit të shkollave me libra të domosdoshëm artistikë metodikë që është konsumuar shumë në këto 20 vjet e nuk mund të jetë objekt i këtij studimi. Edhe lista që vjen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në çdo fillimviti shkollor nuk  e përfshin zërin e metodikave të gjuhës shqipe dhe testeve ndihmës për këtë lëndë. Madje nëse do të pranonim tendecën e një një globalizmi të shkollës shqipe në realitetin evropian, duhet nxitur edhe botimi i teskteve alternative teorikë, aplikativë etj.
Një gjë e tillë duket si luks i madh për momentin, por besojmë se do të behet realitet së shpejti. Këtu na jepet rasti që të përshëndesim botimin e tekstit më të ri me mësime praktike “Mësimdhënia me në qendër nxënësin” botuar nga Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin“ përgatitur nga As. Dr. Mimoza Gjokutaj.

Ky libër nuk është  posaçërisht vetëm për mësimdhënësit e gjuhës shqipe, po gjithësesi është një shembull i mirë             që, kur ka një përkushtim, edhe rezulatet janë të mira. Le të shënojë një fillim të mbarë për shumë tekste të profilit të gjuhës shqipe.

10.
“Çelësi” më i saktë i zgjidhjes së problemeve të mësimdhënies  së gjuhës amtare në shkollat shqiptare, në fund të fundit, nbetet në sinorët e shkollës  e të organizmave që lidhen drejpërdrejt me të. Për të rriur rendimetin e kësaj pune Ministria e Arsimit dhe e Shkencës  në Republikën e Shqipërisë ka hartuar para pak kohësh edhe një Program të zhvillimit profesianl për mësuesët  që japin mësimin e gjuhës amtare me titull  “Mësuesi i gjuhës amtare në fokus të kualifikimit dhe trajnimeve profesionale” që mund të ishte një udhërrëfyes edhe për shkollat shqiptare në Kosovë, në Maqedoni etj.
Bukur!! Një program në kohën e duhur! Projekte që mund të mbeten në letër, nëqoftëse nuk shihet përditshmëria e konkretësia e ndjekjes së tyre. Është një Projekt që kërkon të nxisë mësimdhënien e gjuhës amtare edhe në vitet që do të vijnë.
Përballë problemeve që na dikton koha besoj se të gjithë  njëzëri duhet të shqiptojmë si në një kor të madh që më shumë se jehonë malesh, të jetë jehonë zemrash ”GJUHA NË FOKUS” Duke hapur këtë diskutim  mes mësimdhënësve, por edhe të atyre që e jetojnë jo më pak këto shqetësime, po futemi një çast edhe në hullinë emocionale.
Problemet e gjuhës amtare sot janë kthyer edhe në probleme sociale, por edhe një lloj pengu i politikës që ende nuk po e thotë si duhet fjalën dhe ligjin për shumë halle që ka kjo gjuhë, kjo “pasaportë” shpirtërore e kombit tonë në një kohë që ne kemi kërkuar që të përfshihemi në të gjithë organizmat politikë, administrativë, kulturorë të Evropës e të botës. Media tek ne bëhet një model i keq për të gjithë shqiptarët për këtë problem. Jo vetëm që e trajton shumë rrallë këtë plagë të madhe të identitetit (edhe këto në hullinë politike), por ajo me plot gojë duhet shkolluar vetë me këtë shkollim gjuhësor amtar. Në mjediset e qyteteve tona gjuha amtare po goditet egërsisht sa nuk ka gojë të flasë, thotë populli për këtë gjendje. Përdorimi publik i sa e sa fjalëve të gjuhëve të huaja, një shtrembërim i jashtëzakonshëm i normës letrare e sidomos indiferentizmi vrastar i shoqërisë shqiptare për këtë problem,  është një pjesë e së tërës ku, të paktën moralisht si qytetarë, si specialistë të gjuhës edhe ne kemi e do të kemi përgjegjësinë e vetvetes.

Le të bëjmë një pyetje .
Tani këtë pyetje do t’ia bëjmë vetvetes:
“A jemi të përgatitur që në moshën shkollore të shkruajmë brenda vetes thënien–lapidar të Faik Konicës “Ati ynë që je në qiell, na jep fuqi të heshtim kur s’kemi më se ç’të themi !”
Sot kjo fjalë e mençur do t’i shkonte fare mirë për shtat çdo shkronje të hedhur në letër apo që artikulojmë. Do t’i hapte portat e mençurisë aq të lakmuara jo vetëm për një nxënës që kalon pragun e një shkolle, por edhe për një komb të tërë që kërkon fisnikërimin e vet përballë shumë erërave që fryjnë deri në përmasat e tufaneve e stuhive shkatërruese … 

E, kur është fjala për shkronjën shqipe, shqipfolësit e çdo treve, të çdo moshe duhet të mendojnë se janë para një “banke” ku të gjithë e në çdo kohë do të jenë medoemos nxënës të përjetshëm e më se të zellshëm. Duhet të mendojnë se në të gjithë kohërat që na presin   hapin tonë të menduar e të pahedhur, që do të kenë frymën tonë të panxjerrë, që do të gëzohen mbi fytyrën engjëllore të fëmijës sonë të palindur ende, duhet të jemi përherë nolianë të vërtetë. Të jemi nolianë të kohërave të tjera që kombi të na vërë kurorën e dafintë mbi shpirtërat tanë të trazuar shqiptarë….

Gjuha shqipe përballë globalizmit


Nga Namik Selmani

Globalizmi është një term që përherë e më shumë po përdoret në jetën shoqërore . në ekonomi dhe në politikë. Në modë e në mënyrën e jetesës. Padyshim që ka vendin e vet edhe në shkollë Në kushtet e globalizmit të gjitha komunitetet vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare veprojnë në mënyrë aktive në të gjithë forcën e bashkëveprimit të tyre sa spontan aq edhe të organizuar . Në kushtet e shkollës sonë ku përgatitet e ardhmja as që bëhet fjalë që edukimin e nxënësve t’ia lëmë thjesht natyrshmërisë, përditshmërisë pa vizion, por duhet menduar për një mësim që t’i përshtatet atij. Ata përgatiten që të jetojnë e të punojnë në botë ku ka shumë kultura e shumë ndërvarësi kulturore .  Gjuha dhe letërsia e kanë shumë të ndjeshme këtë ndikim. Të gjithë kombet e trajtojnë në mënyrë specifike gjuhën e letërsinë e vendit të tyre. Kanë praktikën e njohjes dhe të përhapjes së tyre. Konceptet kryesore të tyre janë të njëllojta në vende të ndryshme të botës . Bëhet fjala për konceptet universale të të drejtave të njeriut.
            Gjuha e secilit komb sot është para alternativave për të përdorur një informacion të pasur që ka për to dhe më tej për të shfrytëzuar të gjitha teknologjinë që i afron shkenca shkollës. Kjo bëhet e domosdoshme edhe për njohjen e gjuhëve të huaja që kanë shumë lidhje organike me gjuhën amtare.. Parimi i globalizmit në dhënien e mësimit të gjuhës e letërsisë  së një kombi shtron në të njëjtën kohë një pyetje madhore se cilat janë konceptet kreyesore bazë më të nevojshme për të pranuar më mirë botën që na rrethon e që ndikon aq shumë në jetën tonë të përditshme. Të gjithë kombet e qytetëruar e kanë kuptuar se gjuha është një art më vete i shprehjes së komunitetit. Kjo shërben edhe për gjuhën e shkruar dhe për atë të folur.
Para komuniteteve vendore sot paraqiten shumë probleme për zgjidhje ku gjuha dhe letërsia janë në vendin e parë të ndihmës për to. Përdorimi i gjuhës për të marrë, për të përfituar, për të interpretuar, vlerësuar, zbatuar, analizuar, sintetizuar dhe prodhuar informacion tashmë duhet të jetë jo vetëm prioritet i një pjese të vogël njerëzish, por edhe të një mase që sa vjen e po rritet në të gjithë kombet e ndryshme.  Nga ana tjetër dhe projektet ndërlëndore kërkojnë medoemos edhe një kontribut të veçantë të gjuhës dhe letërisisë që në shkollat e mesme   po zë një vend të rëndësishëm . Po futet në kornizat e globalizmit ku po futet e gjithë shoqëria njerëzore.
Duket se të gjithë jemi të përshirë në  ganxhat e rënda po edhe aq të domosdoshme të globalizmit. Në xhepa na duhet që të kemi një monedhë që e përdorim bashkëkontinentasit tanë në të gjithë Evropën, qoftë edhe dollari amerikan aq i lakmuar për xhepat tanë për arsye të kontakteve gjithnjë në rritje me këtë shtet të madh dhe superfuqi kulturore në mbarë botën.  Kjo problematikë komplekse që lidhet me globalizmin dhe varësinë e gjuhës amtare nga  kjo dukuri sociale, ka nisur me kaq ritëm që në vitet 90, kur u bë edhe hapja masive shpesh edhe e paorganizuar me Botën, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, etj Pa asnjë mëdyshje zhvillimet e reja ekonomike, teknologjia informative, një masivizim sasijor dhe cilësor i medias krijuar hapësira për të përparuar ciëlësisht në bashkëpunimin që do ë kishte bashkësia shqiptare mes vetes. Heqja e pengesave për lëvizje mes shqiptarësh solli edhe krijimin e disa njësive gjuhësore që shqiptarët i quajtën dhe i quajnë ende si forma të përbashkëta dhe të pranueshme që duhen zbatuar në terrenin gjuhësor të tyre qoftë në atë libror, qoftë në atë bisedor. Të gjithë jemi dëshmitarë që bashkëpunimi ekonomik po vjen në rritje të ndjeshmë këtej e andej kufijëve ku banojnë shqiptarë, pavarësisht se cilin flamur vënë në ballkone, në tavolina apo në presidiume në festa të ndryshme shtetërore e kombëtare. Po kështu jemi të një mendjeje se bashkëpunimi kulturor ende nuk është në nivelin e kërkuar. Edhe pse ka organizma që e administrojnë këtë situatë të re gjeopolitike dhe kulturore në Ballkan, akoma ky bashkëpunim kulturor dhe shkencor i paorganizuar. Është i pakët. Në këtë sferë futet edhe gjuha amtare. Në këtë bashkëpunim bëjnë përjashtim paketat televizive që kanë bashkuar shqiptarët në të gjithë trojet ballkanike e më gjërë si transmetimet satelitore. Sot televizione të fuqishme në Shqipëri e në Kosovë si TOP CHANEL, TVSH, KLAN, RTK, KOHA VIZION janë bërë “pronë” shpirtërore e shqiptarëve jo vetëm në informacionin e pasur për jetën ekonomike shpirtërore të shqiptarëve, por ndikojnë edhe në kultivimin e një shqipeje standarte për fëmijët e vegjël shqiptarë në Ballkan e në  për ata të emigrantëve shqiptarë në Evropë . Kërkesat për një abetare të njëjtë në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, kërkesart e veprimtaritë e shumta e të njëpësnjëshme të Instititut të Integrimit të Kulturës Shqiptare e zbusin shumë efektin e ndikimin negativ e gjuhësor që mund të sjellë globalizmi në gjithë shtetet, sidomos në shtetet ku ka shqiptarë pavarëssht se në cilën popullsi janë ata

Në ekranet e  televizioneve të shumta në lirinë e shikimit përtej asaj prangosjeje të lirisë së kontaktit me botën, në planin fizik dhe kulturor ku ishim dhe jemi përshirë të gjithë, pa patur as pengesën më të vogël, në çdo vend që të ndodhemi, duket se na vrundullon era e fortë e globalizmit ekomomik, filozofik, social, informativ. E në këtë vrullnajë globalizmi, gjuha jonë amtare duket se po mban peshën e madhe të komunikimit. Aq sa duket nganjëherë edhe e brishtë. Edhe pse duket paksa e lodhur në këtë “betejë” ndikimi e huazimi i anglishtes si huazime kulturore është i dukshëm. Proceset ekonomike, politike, kulturore dhe sociale ku po kalon kombi ynë, kudo ku ndodhet, duket se e ndjen këtë ndikim  për ekonomi tregu, me të huajt, integrimi në NATO, në BE e në mjaft organizma bën që të shfaqen mjaft njësi gjuhësore që e sendërtojnë këtë globalizëm dhe këtë ndikim. Duket se fjalori i politikanëve, ekonomistëve me analizat e tyre, me debatet në ekrane, me shkrimet në gazeta ku nuk gjen asnjë gjuhëtar që t’i vërë “pengesën” shqipe, na i ka bërë të ditës terma të tilla si integrim, tregjet globale, privatizim, draft, biznesi, menaxhim, auditim, tregjet kapitale, integrimi euroatlantik, resurese, etj iu imponohen ( detyrohen) qytetarëve shqiptarë për t’i bërë pjesë të fjalorit të përditshëm të tyre.
Për të mbyllur këtë diskutim që mbetet shumë i hapur e i përhershëm në të gjithë mjediset intelektkale, të medias së shkruar e vizive, do të shtronim një pyetje në formën e një kërkese shumë njerëzore, shumë kombëtare edhe në emër të atyre që nuk kanë lindur ende në këto troje: “A janë hartuar saktë, në kohën e masën e duhur të gjitha politikat gjuhësore kombëtare përballë këtij globalizmi që ka vendin e vet dhe është një dukuri objektive?” Duket saktësisht e pa asnjë mëdyshje se kjo politikë ende nuk po duket në horizont as këtu, në vendin amë, as në Kosovë pale në ndonjë shtet  ku ajo është gjuhë e dytë.  Le të jetë edhe ky vëzhgim gjuhësor si një mesazh për ata që e bëjnë e duhet ta bëjnë këtë gjë.
Globalizmi dhe gjuha amtare sidomos e kombeve të vegjël duket se do ta shoqërojë për shumë vite  edhe gjuhëshqipen. Uroj që në këtë betejë të dalim të gjithë e gjithmonë fitimtarë….

Në vend të parathënies për librin “Gjuhëshqipja të zonjërojë”


Një libër që na vlen të gjithëve

Në vend të parathënies për librin “Gjuhëshqipja të zonjërojë”

       Nga Namik Selmani

     namikselmani@yahoo.ca

Mund ta nisja këtë parathënie të librit tim  me një mendim të artë të njerëzve të mençur që asnjëherë nuk i kanë munguar kombit tonë, po edhe as botës së madhe me një qytetërim qindrashekullor.  Po thjeshtësia e paraqitjes së një problemi, të një libri duket se nganjëherë nuk ka nevojë për shumë filozofime. Për shumë citime qoftë edhe të marra me shumë respekt nga mentarë të botës. 
Një libër që merret me gjuhën e kombit tonë dhe problemet e saj, është e duhet të jetë i të gjithëve. Me pak të kaluar, por më shumë me të ardhmen  e saj. Se ajo na bashkon, na jep identitet para botës së madhe ku shpesh vrapojmë herë si nevojtarë për të jetuar më mirë, herë si kureshtarë të ngazëllyer nga ajo që nuk e kemi parë kurrë, herë si të barabartë në kulturë e mençuri me të huajt, herë duke ndriçuar skenat e vendeve  me talentin e  jashtëzakonshëm, herë të futur në anonimatin e njerëzve që kërkojnë të jetojnë më mirë e të besojnë sinqerisht se jeta e nesërme do të jetë më e mirë, më e begatë, më e ngarkuar me mirësi me dashuri…

Në jetë pa dashje bëhemi borxhlinj të pagjykuar nga asnjë gjykatë, në asnjë vend të botës. Shikoni se sa krijime të ndryshme, poezi,  tregime, romane,  drama, opera, këngë,  valle janë bërë për VENDLINDJEN. Shumë. Të panumëruara. Duket se borxhi ndaj asaj të dukshmes e të padukshmes i ka detyruar të gjithë që të bëjnë tërë ato vepra deri edhe te urat, rrugët, xhamitë kishat, teqet, manastiret, krojet, lulishtet, lapidarët, shkollat, shtëpitë për jetimë e për pleq. Dhe mirë kanë bërë. Bota e madhe i ka dhënë njeriut edhe atë KOD të padukshëm që të vlerësojë vendin e tij në një mënyrë që ai e mendon më të  mirën. Po shkolla është pak më ndryshe. Shumë më ndryshe. Të lidhësh jetën me tingujt e zileve e me fisnikërinë që të jep ajo edhe si nxënës, edhe si mësues, madje edhe si ai roja që rri aty në shi e në vapë pranë portës me atë mirësjelljen e mikpritjes për fëmijët, ai kuzhinier i mencës së konviktit ku ti ke kaluar me vite, është bukur për të gjithë, shumë bukur. E përtej kësaj bukurie që ka edhe shumë romantizëm ka edhe një BORXH që të gjithë ne duhet ta lajmë sa më shpejt e pa asnjë mëdyshje. Detyrimi për të lënë më të mirën e mundshme për të. Për të edhe për ata që ende nuk janë ulur në të. Në vendet fqinjë ku ka shqiptarë shpesh gjuha amtare po bëhet Gur për politikën që bëhet atje. Është për t’u shqetësuar se akoma në dedadën e dytë të shekullit XXI kërkohëet që të venitet shkëlqimi i shkronjave të një kombi në trojet  ku ai banon, ku frymon, ku ëndërron, ku marton fëmijët e ku përcjell në  varr të dashurit.

Libri që po ju paraqes titullohet “Gjuhëshqipja të zonjërojë”. Është një libër që ka një brengë, ka kujtim, ka nostalgji, ka klithëm, ka dashuri, ka poezi, ka të ardhme. Ka edhe gaz  njerëzor, ka emocion, ka mesazh  për atë që ti nuk e ke bërë edhe aq mirë pavarësisht se kush është mëkatari apo viktima. Se për to po flitet shumë, shumë. Nostalgjikë të mëdhenj, gati dhe të pabesueshëm, bëhemi kur kujtojmë se jemi baballarët e gjuhës së Evropës Kërkohet ndryshim, kërkohet e nesërme. Shpesh pa ditur se kush është fillimi dhe fundi i kësaj kërkese shumë njerëzore Gjithësesi nuk mund të thuhen të tëra.  Askund e asnjëherë. Ani. Po edhe ajo, fjala për gjuhën e kombit tonë, duhet thënë pa droje, pa lënë pengje pas vetes. Pak fytyrëskuqur për atë që duhet të ishte bërë më mirë. Libri ka një mesazhin e “zonjërimit“ të shqipes. Është detyra më e domosdoshme që duhet të bëjmë për të.  Një nxënës që mbaron shkollën e mesme  kërkon që të njohë sadopak e të dijë  ato probleme që ka gjuha  e kombit të tij. Një shqiptar që flet shqip, kudo ku jeton dhe punon, duhet të bëjë sa më shumë për “zonjërimin” e saj, sot e nesër. Një poet shqiptar që jo rallë herë kur shkruan me brumin e saj duket sikur ka në gojë një çimçakiz. Një gjyqtar që harron se veç shkresës së vendimit të tij ka edhe detyrimin që të shkruajë bukur e pastër gjuhën e vendit të tij. 
Një mësues i gjuhës e letërsisë shqipe mund të shohë pak edhe vetveten me anë të këtij libri në atë proces mësimdhënieje që në rastin e gjuhës amtare nuk është thjesht një veprim teknik, monoton, që matet me 45 minutat e një ore mësimi, po shumë më tepër. Pak më shumë do të kujtojë edhe një botues që, bashkë me paratë që fiton çdo ditë, duhet të mendojë se duhet të kujtojë brenda vetes edhe për detyrën morale dhe kombëtare që ka për të mbrojtur e pasuruar gjuhën e kombit tonë.

                Kemi shumë “borxhe” ndaj gjuhës shqipe për bashkëkombasit çamë. Për gjuhën që flitej në odat e dasmat  të parëve të mi, në lëmë, në krojet e panumërt, në rrugë e në brigjet parajsore të Jonit apo nën hijen e ullinjve mbretërorë, i madhi Naim Frashëri do ta quante “gluhë perëndie”.  Është një borxh i pashlyer për ata që jetojnë në Mal të Zi, në Maqedoni, në Kosovë, tek ata shqiptarë që kanë si gungë të trishtuar fjalën “emigrant”, “refugjat” “kurbetli” etj që e kanë gjuhën e tyre në kufijtë e mbijetesës, ashtu si është edhe vetë jeta e tyre ekonomike që kalojnë në shtetet ku banojnë e ku vënë kokën në jastëkët e të gjitha ngjyrave. Se gjuha e mëmës dhe e babait tënd, vëllezër,  nuk është si një valixhe që mbushet sa hap e mbyll sytë në një shitore me drita verbuese mes buzëqeshjeve të atyre që të mbushin atë e të atyre që të marrin pas pak minutash në kasën e plumbosur eurot e xhepit tënd, të djersës tënde.. Gjuha është një horizont që i përket jo vetëm syve të tu, por edhe syve të fëmijëve të fëmijëve të tu….
             I futur në një kolanë botimesh në këtë vit me kurorë nderi siç është ai i 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, besojmë se ky libër do të mbulojë modestisht një nevojë, që e kemi ne, si komb, në këtë udhë të gjatë jete. Mbase është edhe një lloj piskame për të kërkuar atë që ende nuk është bërë, ashtu si duhet në lëmin e gjuhës që na bashkon, të asaj gjuhe, me të cilën shkruajmë këngët e ligjet, shkruajmë ëndrrat e poezitë për jetën e trimat, shkruajmë traditat e klithim për dhimbjen që jo pak herë na ka trokitur në derë….
Jo më kot armiqtë tanë të të gjithë kohërave e vendeve, para se të na digjnin shtëpitë, ullinjtë, pragjet, të vrisnin njerëz të pafajshëm, të na thanin krojet e ujit e të na digjnin grunjërat e bukës kanë goditur ata që kanë punuar për të përhapur gjuhën shqipe.
Dëgjoooooni!!???..  Bie një zile shkollore. Për gjuhën shqipe bie. Një zile që edhe lotin e mallit dhe të dashurisë për pragjet e shkollave të nxjerr nga qerpiku i lodhur nga vitet….Bie si një këngë e pambaruar.  ZILJA që të fton te GJUHËSHQIPJA, asnjëherë nuk duhet të mbarojë tringëllimën e saj.

Janar, 2012

“ BAMBI – PLAZMA “ MOHON DHE AKUZON ?!








Disa mediume të informimit njohtuan se “…Prodhuesi i keksit „Bambi" nga Serbia kundërshton pohimet e organizatës „Konsumatori", e cila ka thënë…
…Në “ përgjigjen zyrtare të Institutit …thuhet se ky institut gjatë vitit 2011 ka bërë dy analiza të "Bambi plazmës" dhe të dy analizat kanë treguar se produktet janë të sigurta për shëndetin dhe në përputhje me rregullat e Republikës së Maqedonisë, që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit “.

Shumë e çuditshme dhe befasuese është shpejtësia e komunikimit ( e këmbimit të informative ) në relacionin DISTRIBUTORI – PRODHUESI – IKSHRM – INSPEKTORATI – MEDIUMET E INFORMIMIT ?! Çuditërisht asnjëri prej tyre nuk e mori mundin të bëj krahasimin e konstatimeve dhe të konkludimeve të KONSUMATORIT lidhur me biskotat PLAZMA të  prodhuesit sërbë BAMBI të cilin e distribuon ELKOS GROUP, as të bëj krahasimin e analizave të IKSHRM me deklaracionin e produktit  si dhe të këtyre dyjave në raport me ligjet në fuqi që rregullojnë të drejtat, intereset, sigurinë e ushqimeve dhe të dinjitetit të konsumatorit.
Atyre që përtojnë të lexojnë ose  preferojnë gatimet e gatshme ja shpjegimi:
Instituti Kombëtar i Shëndetit të Republikës së Maqedonisë bie ndesh me parimet shkencore, profesionale e ligjore; Shfaqë imoralitet dhe hipokrizi; Më shumë merret me “ marketing “ se sa me atë për çfarë është regjistruar ?! IKSHRM anashkalon faktin e mospublikimit të emrave të emulgatorëve anise e di se disa prej tyre kanë ndikime direkte dhe anësore negative për shëndetin e konsumatorit, ndikime këto që mund ta rrezikojnë edhe jetën e konsumatorit ?! Le ta marrim si shëmbull rrezikun më të thjeshtë alergjinë – por duke mos harruar se ka edhe alergji të rrezikshme për shëndetin e për jetën ?!
Ndaj, mendojmë se:
-         Duke ditur se në treg qarkullojnë e në industri përdoren edhe emulgatorë, edhe aditivë të ndaluar;
-         Duke ditur se vetëm arsyeja në dëm të konsumatorit ( logjikisht ) bën të mos i deklarosh me emër përbërësit ose emulgatorët ja aditivët;
-         Duke ditur faktin se mospërputhja e deklaruar e sasisë së përbërësve me sasinë e realizuar gjatë procesit të prodhimit ndikon në cilësi por mund të ndikojë edhe në sigurinë e ushqimit dhe të konsumatorit;
-         Duke ditur për obligimin ligjor të deklarimit të saktë  dhe me emër të plotë të gjithë përbëresve të produktit,
-         Duke ditur se sajimi i çmimeve damping nisë pikërisht me manipulimin e struktures ( të sasisë, të cilësisë, të llojit, të numrit dhe të origjinës ) së përbërësve të produktit dhe se janë bazament i mjaftueshëm për manipulimin e çmimit, e së këndejmi edhe të tregut dhe të konsumatorit, për krijimin e një çmimi damping i cili është i dënueshëm me ligj;
IKSHRM nuk është dashur të mjaftohet por as të rrezikojë titullin prej Institutit me lëshimin e çertifikates me të cilën konstaton  përbërësit e gjetur, konstaton devijimin nga receptura në deklaracion dhe konkludon se “…artikulli PLAZMA keks “ i prodhuesit “ BAMBI “ është i shëndetshëm dhe i parrezikshëm…” ?!
Një institucion si ky nuk quhet Institut për të paragjykuar e për t iu vardisur “ BAMBI-t “ as për ta rrezikuar liçencën për “ një grusht parash “. Fundja, rezultatet flasin vet dhe ato mund t i lexojë e t i kuptojë edhe konsumatori - pa pasur nevojë për komentet e konkluzat paragjykuese të IKSHRM – që e degradojnë dhe e bëjnë joserioz këtë institucion.
  1. IKSHRM gjenë se mbi 90% e përbërësve në biskotën PLAZMA nuk përputhet në deklaracion por nuk e sheh të rrezikshme për cilësinë, përkundër faktit se këto vlera dallojnë deri në disa dhjetra herë ?!
  2. IKSHRM nuk e sheh se prodhuesi emulgatorët i cekë në deklaracion pa emër dhe nuk merr mundin të hetojë se për cilët emulgatorë është fjala dhe të ofrojë mendim meritor se a munden dhe çfarë pasojash ato mund të prodhojnë për shëndetin e konsumatorit ?!
  3. IKSHRM harron faktin se PLAZMA i ofrohet, i rekomandohet, i reklamohet edhe fëmijëve…edhe gjithë familjes ndaj edhe përgjegjësia është edhe më e madhe. Psikologjikisht, diç që prodhohet, i ofrohet e rekomandohet fëmijës është i cilësisë së lartë dhe të pakontestueshme ?!
  4. Prodhuesi e cekë se lajthia mund të gjendet në sasi të vogla. Për IKSHRM kjo nuk është me rëndësi anise e di se ligji  mbi deklaracionin nuk e njeh shprehjen “ ndoshta “, shprehjen “ mund “ ja  shprehjen “ ose ka ose nuk ka “ ?!
  5. Përkundër të dhënave të dhëna nga prodhuesi dhe të dhënave të fituara me analiza laboratorike, të dhëna këto që  flasin dhe e demantojnë, IKSHRM jep vlerësime çfarë na i transmeton BAMBI në reagimin mbi mohimin e konstatimeve të KONSUMATORIT, vlerësime këto që KONSUMATORI nuk i fshehi por i bëri publike duke i ndarë me të gjithë konsumatorët e Kosovës ?! As që patëm arsye të fshehim sepse, si e thamë, ato e demantonin edhe IKSHRM – me të cilin ne nuk kishim kohë të merreshim gjatë artikullit sepse na interesonte “ cilësia “ dhe “ siguria “ e PLAZMA-s.
  6. IKSHRM  nuk “ e sheh “ praninë e sojës anise këtë përbërës e konfirmon dhe e reklamon edhe prodhuesi i PLAZMA-s ( megjithëse e pranon me vonesë, natyrisht se kishte arsye ?! ).
  7. Me të gjitha këto fshehje e gabime të qëllimta në favor të BAMBI-t IKSHRM-ja e bën vetvehten të dyshimtë, jo të sigurtë dhe të njëanshme – të cilës nuk mund edhe aq t i besohet ?!
  8. Me asnjërën nga këto nuk merret as BAMBI në reagimin mohues sepse mjaftohet me kundërshtimin mohues të IKSHRM i cili u deklarua edhe në emër të BAMBI-t. BAMBI nuk flet as për çertifikimin HALLALL, as për atë KOSHER që i mungon, as për eksportin në Kosovë të PLAZMA-s së skaduar më 2008, as për trajtimin e këtij transaksioni si tregti interne ose distribuim e jo si tregti të jashtme e eksport siq është realisht ( por si UNMIK/Kosovo ) për t i hikuar njohjes së Kosovës Shtet i pavaruar dhe Republikë ?!
  9. BAMBI nuk flet, nuk reagon…heshtë pse cilësia e PLAZMA-s është ndryshe në Anën Veriore të Kosovës e në enklava, është ndryshe në Sërbi, ndryshe në Kroaci…ndryshe në disa shtete të Europës ?! Kështu BAMBI dëshmon se politikat dhe strategjitë korporative të prodhimit dhe të qasjes ndaj konsumatorit i njeh shumë mire dhe se e vetmja gjë që i intereson është: Profiti ?!
      Kjo mund të merret edhe si një dëshmi më shumë për ekzistimin e linjave të 
      veçanta në Sërbi për të prodhuar enkas për tregun dhe për konsumatorët e 
      Kosovës?!
  1. BAMBI nuk deklarohet as lidhur me vërejtjet dhe pakënaqësitë që kanë edhe konsumatorët gjetiu, jo vetëm në Kosovë lidhur PLAZMA-n ?!
Pra, në tentim mohimin ose përgënjeshtrimin e konstatimeve tona as BAMBI as IKSHRM nuk dhanë asgjë të re, asgjë konkrete, asnjë vërejtje valide…?! BAMBI, duke u thirrur në IKSHRM bëri reagim sa për të reaguar duke pretenduar se “ do  t ju rihyj në hatër “ konsumatorëve të Kosovës ?!
BAMBI nuk u përgjigj në asnjë konstatim të KONSUMATORI-t ?! Pse ? Sepse të gjitha që i ka gjetur, i ka konstatuar dhe publikuar KONSUMATORI janë të sakta !!! Të gjithat që i thamë edhe këto që po i themi tani qëndrojnë dhe ato nuk mund t i lëkundë as “ topi i allamonit !!!
BAMBI, IKSHRM, distributori / importuesi…është dashur t i kërkojnë falje konsumatorit dhe KONSUMATORIT e jo të na humbin kohë e të na detyrojnë t i “ ndjekim  shtrigat “ dhe në këtë ndjekje t i implikojmë edhe mediumet e informimit “…në emër të obligimit ligjor për informim të drejtë…”?!  Po, obligim parësor ligjor është respektimi i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, i Ligjit mbi standardet dhe i të gjitha ligjeve tjera që i rregullojnë të drejtat, intereset, sigurinë e ushqimeve dhe dinjitetin e konsumatorit.
Duke ditur se Shteti i cili nuk ta njeh Shtetin nuk merr as përgjegjësi, as obligime, as kujdes, as detyrën ligjore për t i zbatuar ligjet e veta karshi neve si konsumatorë atëherë nuk duhet të jemi tepër të mençur për të imagjinuar se çfarë rreziku bredhë nga këto “ deklaracione “, nga këto “ Institute “, nga këta prodhues, nga këta distributorë ( importues ), nga këto shtete, nga…?!
Kemi përvoja shumë të hidhura nga këto shtete që nuk na njohin dhe janë të orientuara shumë destruktivisht karshi neve si konsumatorë dhe karshi tregut tone të cilin nuk e duan stabil. Po këta eksportojnë kriza të llojit e të natyrave nga më të ndryshmet. Përvojat na kujtojnë:
-         Grurin dhe miellin e cilësisë së fundit – mbuluar me sasira enorme të aditiveve;
-         Lëngjet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin – e të cilat ishin të ndaluara në Sërbi;
-         Qumështin dhe prodhimet e qumështit me cilësi të dyshimtë e kancerogjene;
-         Futjen në treg më 2008-ën të sasive të mëdha po të biskotës PLAZMA me afat të skaduar, por edhe e grisineve ( shkopinjëve ) të njelmtë BAMBI;
-         JAFFA biskotat kancerogjene;
-         Futjen në tregun e Kosovës të derivateve kancerogjene kontrabandë duke i shkaktuar erozion alarmant fiskal Buxhetit të Republikës së Kosovës, ndotjen e mjedisit, rrezikimin e shëndetit të konsumatorit me kancer, me sëmundje të organeve respiratore, të zemrës, të…;
-         Se Sërbia bënte dhe akoma dyshohet se bën diversion të haptë në tregun e Kosovës duke eksportuar mbi 250 t/muaj të qumështit pluhur ( nëpërmes Anës Veriore ) të paketuar në thasë mielli, sasi kjo e cila përfundon në gjithë territorin e Kosovës ?! Ky diversion dhe ai me kontrabandën me derivate të naftës më së miri shpjegojnë arsyen dhe motivin e thyerjes së pikave doganore 1 e 31, bllokadat, rrugët paralele, vrasjen e policit, paaftësinë dhe pavullnetin e sistemit për të vepruar…?!
-         Se Sërbia lejon “ kontrabandimin “ e kafshëve rrugëve malore në Kosovë, përkundër faktit se ato krerë janë të matrikuluara dhe vetëm dyshimi se ato janë të kontaminuara e të sëmura arsyetojnë këtë “ leje kontrabande “ ?!
-         Se nga Sërbia hyjnë Medikamentet placebo, të falsifikuara dhe aso me afat të skaduar ( një pjesë nga rezervat ushtarake ?! ). Por, nga Sërbia asnjë medikament nuk ka çertifikatë të veçantë zyrtare e cila duhet ta përcjellë çdo kontingjent medikamentesh të eksportuar në Kosovë – është çudi se si këto medikamente hyjnë “ legalisht ”  në Kosovë ?!
-         Sabotimin e bujqësisë me farëra, me plehra artificial, me pesticide, me… të falsifikuar;
Por mos t i harrojmë as,
-         Dokumentet e falsifikuara për pronësi të rreme, për identitet të rremë, për…
-         Linjat e veçanta të prodhimit për eksport në tregun e Kosovës, linja këto që prodhojnë artikuj ushqimor të natyrës dhe të cilësisë së dyshimtë.
-         
Është pritur edhe reagimi më profesional i disa mediumeve të informimit. Nëse asgjë tjetër dhe asgjë më shumë të paktën të kishin marrë mundin e të lexojnë artrikullin e KONSUMATORI-t të cilin e “ kundërshtojnë dhe e mohojnë “ IKSHRM e  BAMBI. Aty qëndrojnë të gjithat, hapur, saktë dhe me shifra konkrete. Duke pasur një bashkpunim të mire, për kohë të gjatë dhe reciprokisht korrekt, kishte me qenë mire edhe të kontaktohej KONSUMATORI i mohuar e më pastaj inspektorati i cili akoma nuk ka ndërmarrë asgje lidhur me PLAZMA-n ( “ temë “ shumë e lakuar edhe në mediume për vite të gjata ) dhe nuk i është përgjigjur as konsumatorit taksapagues as KONSUMATORI-t ?!

Bashkangjitur, në attach, ju prezantojmë kopjet e proçesit të IKSHRM dhe të ambalazhit të PLAZMA biskotës BAMBI, që t i keni për krahasim, për informim më të plotë dhe për gjykim të drejtë.
 Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,ok.kosova@gmail.com
044/200-458,29.01.2012.                                                                                                                        

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...