2012-01-29

Më 17 nëntor 1994 është formuar UÇK-ja


Për Shqipëri
Bora parë Kosovën mbuloi
Gjakun jo, s'e fshin dot
Shkruar është me barot
Burrat e shqipes ngritën zanin
Për të gjallë s'e lëshojmë vatanin
S'vritet shqipja në flamur
Gjokset tona shkëmb e gurë.
Në çdo gurë nga një flamur,
Tanë Kosova është aty.
Kjo është pushka e 78-tës
Me të u bë luftë e 12-tës
Amanet djalë pas djali
Brez pas brezi amanet
Shpata Gjergjit ndrittë përjetë,
Shembi Sulltana, Perandori,
I gjallë është kujtimi për ty.
Pushka Lidhje, besa-besë,
Nga Presheva deri në Prevezë
Nga Ulqini deri në Shkup,
Gjithë shqiptarët janë një trup
Nuk mund kush me na nda,
Jemi nënë, jemi vëlla
Pushkë e zjarrë I 98-tës
Është amanet I 12-tës
PËR SHQIPËRI!
27.11.1999







Shkruan Nait HASANI




Në mbledhjen mbajtur më 17 nëntor 1994, merr emrin e themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes Komunikatës nr.11 merrë përgjegjësinë për aksionet e kryera kundër forcave pushtuese e koloniale serbe në tërë territorin e Kosovës. Procesverbali i kësaj mbledhjeje u nënshkrua nga pesë anëtar të kryesisë së LPK-së, sa ishin prezent, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti (përgjegjës të sektorit ushtarak pranë LPK-së), Fazli Veliu (kryetar), Emrush Xhemajli (sekretar), dhe Gafurr Elshani (përgjegjës për financa).


 Menjëherë pas kësaj në Tiranë është mbledhur mbledhja e shtabit qendrorë për veprime të mëtutjeshme operative të UÇK-së në përbërje të Azem Syles, Xhavit Halitit, Gjeneral Xheladin Gashit dhe Nait Hasanit. 


.....


.....Them me bindje e ndërgjegje dhe jam më kompetent nga të gjithë këtu në sallë për këtë, se nuk ka nevojë të trajtohet një kohë e mëhershme për dëshmorët ngase nuk ka pasur të rënë nga struktura e UÇK-së para datës 31 janar 1997. Ndonëse UÇK-ja ishte e formuar dhe e strukturuar, ajo për vite nuk kishte humbje nga radhët e saj deri më 31 janar 1997. 

Thjesht, dëshmorët e UÇK-së duhet të trajtohen nga dëshmori i parë më 31 janar 1997 deri te dëshmori i fundit më 20 qershor 1999, që nënkupton, nga rënia e parë deri në përfundimin e luftës së UÇK-së. Po me këtë parim duhet të trajtohen edhe veteranët, që nga themelimi i UÇK-së deri në përfundimin e luftës.

Sepse ne në Kosovë kemi pasur lëvizje ilegale në kohezionin kohor, nga 1913 –ta, kur Kosova është shkëputur nga trungu i saj Shqipëria, e në veçanti demonstratat e vitit 1981, ato e bënë që në Kosovë të udhëhiqet koncepti i mirëfilltë i çlirimit të Kosovës nga pushtimi kolonial serb. Të gjitha këto përpjekje të brezave të tërë në historinë e Kosovës, që udhëhoqën lëvizjen ilegale në Kosovë, më së miri u përmblodhën u sublimuan me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1994. 


Thjesht, dëshmorët e UÇK-së duhet të trajtohen nga dëshmori i parë më 31 janar 1997 deri te dëshmori i fundit më 20 qershor 1999, që nënkupton, nga rënia e parë deri në përfundimin e luftës së UÇK-së. Po me këtë parim duhet të trajtohen edhe veteranët, që nga themelimi i UÇK-së deri në përfundimin e luftës.

Sepse ne në Kosovë kemi pasur lëvizje ilegale në kohezionin kohor, nga 1913 –ta, kur Kosova është shkëputur nga trungu i saj Shqipëria, e në veçanti demonstratat e vitit 1981, ato e bënë që në Kosovë të udhëhiqet koncepti i mirëfilltë i çlirimit të Kosovës nga pushtimi kolonial serb. Të gjitha këto përpjekje të brezave të tërë në historinë e Kosovës, që udhëhoqën lëvizjen ilegale në Kosovë, më së miri u përmblodhën u sublimuan me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1994. 

( Në mbledhjen mbajtur më 17 nëntor 1994, merr emrin e themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes Komunikatës nr.11 merrë përgjegjësinë për aksionet e kryera kundër forcave pushtuese e koloniale serbe në tërë territorin e Kosovës). Kurse ligji që po e miratojmë sot në amendamentin 4 të nenit të dytë ( 2 ), në paragrafin e parë (1), pika një (1) duhet të përkufizojë qartë dhe saktë se: Dëshmor i UÇK-së është ushtari që ka rënë nga 31 janari 1997 deri më 20 qershor 1999. 

Është i pa kuptimtë paragrafi parë pika një se prej 30 dhjetorit 1991 është dëshmor i UÇK-së deri më 19 shtator 1999.

Po ashtu dhe neni gjashtë (6) i amendamentit të katërt (4) të këtij ligji në pikën 6.1 ku thotë se: Veteran i luftës së UÇK-së është luftëtari i angazhuar në UÇK, prej 30 dhjetorit 1991 deri dy javë pas nxjerrjes së Urdhrit për Mobilizim të Përgjithshëm nga SHP i UÇK-së të datës 1 prill 1999. 

Mendoj dhe them se kjo nuk është e saktë, sepse nuk ka pasur mundësi me pas veteranë të UÇK-së përderisa nuk ka pasur UÇK në këtë kohë. Prandaj, ju kolegë të nderuar deputetë mund të mos pajtoheni me mua me këtë që po e them, por më tregoni njëri nga ju këtu që jeni në sallë, kur keni dëgjuar për herë të parë fjalën UÇK dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ?

Po ju them unë, në komunikatën e parë të UÇK-së numër 11 të datës 17 nëntor 1994. Dhe para se të miratohet ky ligj për këto kategori shoqërore kërkoj të bëhen këto përmirësime që i ceka më lart. /Fjala e plotë e deputetit Nait Hasani, mbajtur më 23 shkurt 2006, me rastin e miratimit të Ligjit për dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së....



Kush është Nait Hasani?


/Nait Hasani u lind më 15 janar të vitit 1965 në fshatin Randobravë, komuna e Prizrenit, nga prindërit: babë Xhemaliu dhe nënë Fahria (mbiemri i vajzërisë Hoti nga Samadraxha). Naiti ka të kryer Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Veprimtaria e tij ishte e hershme, qe nga shkolla e mesme e pastaj ne Unionin Studentor. Prandaj qysh herët filloj të përndjeket nga policia.

Herën e parë është dënuar në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit, me 3 vite e gjysmë, nga kryetari i Gjykatës së Qarkut të asaj kohe, Orhan Rekathati. Dënimin e ka vuajtur deri në ditën e fundit dhe ka qëndruar në shumë burgje nëpër Kosovë (Prizren, Gjilan, Dubravë). Është liruar më 2 qershor të vitit 1987 nga burgu i Mitrovicës.

Për herë të dytë u dënua më 27 shtator të vitit 1988, nga e njejta Gjykatë me 6 vite e gjysmë burg. Kësaj radhe i vuan vetëm 19 muaj burg, meqë bëhet amnestia për të gjithë të burgosurit politik. Nga burgu lirohet me 23 prill të vitit 1990.

Për herë të tretë arrestohet në nëntor të vitit 1992 dhe mbahet 40 ditë në burg.

Herën e fundit(të katërtën) arrestohet më 28 janar të vitit 1997. Kësaj here Naiti kindapohet dhe për një muaj nuk është ditur asgjë për fatin e tij. Pas dy ditësh ai ishte dërguar në spitalin e Prishtinës në gjendje të pavetëdijshme me lëndime të rënda në kokë, në stomak dhe krahrorë (i kishte dy brinjët e thyera). Në spital ishte i evidencuar si personi N.N. Nga spitali nxirret në gjendje të pavetëdijshme dhe vetëm pas një muaji kuptohet se ai ishte mbajtur në një bazë të fshehtë të sigurimit sekrtet shtetëror në Ajvali. Gjatë tërë kësaj kohe ndaj ti ishin përdorur torturat më çnjerëzore. Pas gjashtë muajsh i ngritet aktakuza, kurse pas nëntë muajsh fillon gjykimi, i cili zgjat një muaj e njëzet ditë.

Naiti gjatë seancës kryesore, në fjalën e mbrojtjes, dhe fjalën përfundimtare, do të paraqes pikëpamjet e tij politike, do të njoftoj opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar se kush po bën terror në Kosovë, si dhe do të parashikoj se çka do të ndodhë në të ardhmën e afërt. Ai në gjyq tha: "Kosova do të fitoj në qoftë se jo me dialog atëherë do të fitoj me luftë". Naiti nuk frikohej nga dënimi që do ti shqiptohej sepse ishte i sigurtë se populli i tij nuk po e dënonte, atë po e dënonte gjyqi i okupatorit, por brengosej se në kohën kur më së shumti kishte nevojë populli për ndihmën e tij, ai nuk mund ti ndihmonte. Ai tha: "Edhe 101 vite po të më dënoni nuk do të brengosem, por brengosem se nuk po mund t’i ndihmoj popullit tim". Në këtë gjykim Naiti dënohet me 48 vite burg. Por me qenë se sipas ligjit penal te Jugosllavisë dënimi maksimal ishte 20 vjet, atëherë Naiti dënohet me 20 vjet burg të rëndë. Gjatë gjitë kohës së mbajtjes së tij në burg, ai do të maltretohet fizikisht dhe psiqikisht nga organet e burgut, por do të qëndroj gjithnjë stoik dhe i papërkulur.

Pasi që lufta kishte filluar në Kosovë, në qershor të 1998, në qelinë e burgut në Prishtinë, vjen për ta vizituar ministri serb i drejtësisë dhe e pyet:"Se çfarë mendon të bëj pas njëzet vjet burgimi?", Naiti i përgjigjet: " Jo pas njëzet viteve, por pas një kohe shumë të shkurtër, unë do të jem i lirë, kurse ju do të jeni të burgosur". Me 16 qershor të vitit 1998 së bashku me disa shokë të tjerë e dërgojnë në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit. Në këtë burg ai do të mbahet shumë kohë në vetmi dhe do të maltretohet fizikisht dhe psiqikisht pandërprerë për një kohë të gjatë. Gjatë qëndrimit në këtë burg, drejtori i këtij burgu, ia kishte sjellur në qeli përveç delegacioneve të tjera edhe kriminelin Arkan për ta frikësuar. Por, Naiti si gjithnjë, ishte sypatrembur dhe ky provokim fare nuk bënte përshtypje tek ai. Pas qëndrimit mbi dhjetë muaj në këtë burg të tmerrshëm, bashkë me shokë e këthejnë në burgun e Nishit, ku e pret kordoni i gardianëve për ta torturuar atë dhe shokët e tjerë. Derisa një të burgosur që ishte para tij e kishin goditur me një mjet të fortë dhe ai ishte alivanosur, kurse gardianët vazhdonin ta godisnin, Naiti arrin ta mbuloj të lënduarin dhe të njejtën kohë e bartë për në dhome, kurse goditjet dhe shfryerja e mllefit shoven të gardianëve vazhdonte në trupin e Naitit. Pas tri ditëve të qëndrimit në Nish (26-29 prill 1999) e transferojnë në burgun e Dubravës. Naiti ishte i sigurtë se grumbullimi i të gjithë të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës bëhej me qëllime të caktuara dhe e dinte se përfundimi do të ishte tragjik, ashtu edhe ndodhi. Pas bombardimit të burgut nga aeroplanët e NATO-s, ku vriten 23 të burgosur dhe plagosen shumë të tjerë në mesin e të cilëve ishte edhe Naiti, 22 dhe 23 maj gardianët, policët, ushtarët dhe paramilitarët si dhe të burgosurit serb, do të vrasin edhe mbi 150 të burgosur të tjerë si dhe do të mbesin shumë të plagosur (mbi 200). Naiti edhe pse i plagosur rëndë në krahëror, ai kurrë nuk do të ndalet në organizimin dhe dhënien e ndihmës së parë të plagosurve. Në ato ditë të tmerrit, kur kriminelët serb vrisnin të burgosurit shqiptarë me gjakftohësinë më të madhe dhe pandërprerë, të burgosurit e në veçanti të plagosurit, mbështetjen më të fuqishme e shihnin pikërisht te Naiti, i cili me vullnetin dhe moralin e tij, arrinte të mbillte optimizmin tek të burgosurit.

Naiti edhe në momentin (23 maj 1999) kur ishte e sigurtë se të gjithë të burgosurit shkonim drejt vdekjes arrin të gjej forcë dhe ju drejtohet atyre duke ju thënë: "Ne sot po vritemi por ky gjak i yni do të siguroj lirinë e Kosovës, të cilën e dua më shumë se veten time". Pas këtyre fjalëve të gjithë të burgosurit u përshëndetën e u përqafuan dhe u nisën drejt vdekjes pa u frikësuar. Pra, ishin fjalët e Naitit të cilat atyre u dhanë motiv dhe guxim. Fatbardhësisht, kësaj radhe, nuk ndodhi ajo që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë kur pas një rreshtimi që u kishin bërë të burgosurve, i kishin gjuajtur ata prej të gjitha anëve dhe me gjithë arsenalin ushtarak që kishin pasur.

Me 24 maj Naitin e dërgojnë në burgun e Lypjanit ku pas 17 ditë qëndrimi në këtë burg, me 10 qershor 1999 e dërgojnë në burgun e Pozharevcit, dhe ashtu të plagosur e maltretojnë fizikisht deri në alivanosje. Pas qëndrimit afër katër muajsh në këtë burg e dërgojnë përsëri në burgun e Mitrovicës së Sremit, ku do të mbahet deri në rrebelimin e të burgosurve serb. Pas këtij rrebelimi, Naiti transferohet në Burgun Qendror të Beogradit, burg në të cilin kushtet janë shumë të këqija. Por Naiti edhe pse ende me predhë në krahëror dhe gjendje shëndetësore jo të mirë qëndron burrërisht dhe i papërkulur, ashtu siç qëndrojnë edhe shumë shokë të tjerë. Naiti me shokë qëndrojnë dhe e mbajnë kokën lart, por vallë si qëndron dhe si ndihet bashkësia ndërkombëtare kur lejon pushtetin serb t’i mbaj ende nëpër burgje shqiptarët që deshën të jetojnë edhe ata të lirë sikur edhe popujt tjerë?! Pushteti serb i di vlerat që i ka Naiti, prandaj edhe nuk e liron. Po si lejon bashkësia ndërkombëtare sjelljet kaq cinike të pushtetit serb?

Lirimi i Naitit me shokë do të sjellte energji të re në Kosovë. Ata do të sjellin stabilitet në Kosovë, sepse pa lirimin e tyre nuk do të ketë qetësi në Kosovë./


/

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...