HESHTJA E KTHIMIT
Copat e zanit kthimit
u mbyten si bubullime e larget dimni
n’lugine.
Drita e zjarmit
ne shtepine e vjeter tim at
nuk i njeh ma trupat perreth
e u shkim nder stine.
Nanmadhja zbret perseri neser n’liman
me shamine e zeze ne koke
e flet me barka te rreme;
- Ulikse qe nuk sosen kurre ne Itake.
u mbyten si bubullime e larget dimni
n’lugine.
Drita e zjarmit
ne shtepine e vjeter tim at
nuk i njeh ma trupat perreth
e u shkim nder stine.
Nanmadhja zbret perseri neser n’liman
me shamine e zeze ne koke
e flet me barka te rreme;
- Ulikse qe nuk sosen kurre ne Itake.
NJE DRITE
Prushi i tokes
shkendijat i mbuloi nje nga nje
per te ruajtur ndezur zjarrin e neserm.
Une akoma fluturoj
duke shkelur meridiane e paralele
nen kesulen e qiellit yjezuar.
Nana ime pret;
driten e oborrit asnjihere naten
nuk e shuan:
- Le te ndriçoje qiellin – thote ajo
- qe djali rrugen mos ta humbe.
shkendijat i mbuloi nje nga nje
per te ruajtur ndezur zjarrin e neserm.
Une akoma fluturoj
duke shkelur meridiane e paralele
nen kesulen e qiellit yjezuar.
Nana ime pret;
driten e oborrit asnjihere naten
nuk e shuan:
- Le te ndriçoje qiellin – thote ajo
- qe djali rrugen mos ta humbe.
ASHT’ KOHA E ARDHJES
Shiu hyri perseri
midis koloreve te qiellit
e une shoh si shuhen oret e andrrave
me shikimin somnabul neper rruge.
Ne dheun tim
lulet kan pamjen e diellit
e ti je atje – shtepi e vetmuar ne lendine.
Te lutem eja, te pakten sonte,
te zhdavarisim bashke pjesen e territ zi,
se s’ mund te eci vetem neper toke te huaj
pa nje rreze ne syte e mi.
midis koloreve te qiellit
e une shoh si shuhen oret e andrrave
me shikimin somnabul neper rruge.
Ne dheun tim
lulet kan pamjen e diellit
e ti je atje – shtepi e vetmuar ne lendine.
Te lutem eja, te pakten sonte,
te zhdavarisim bashke pjesen e territ zi,
se s’ mund te eci vetem neper toke te huaj
pa nje rreze ne syte e mi.
URIMI I GJETHES
Tik – taket e zemrave
tunden trungun e pemes ne pyll
e dy gjethe vjeshte fluturuan
ne forme zik – zake neper ajer
e pushuan mbi preherat tone.
Ne mirebesim
feshferitja e frymes se fundit te fleteve te verdha
na fali nje urim:
- Mos u plakte njeriu
pa provuar butesine e dushkut thate
nen peme
kapur per trup e shpine.
tunden trungun e pemes ne pyll
e dy gjethe vjeshte fluturuan
ne forme zik – zake neper ajer
e pushuan mbi preherat tone.
Ne mirebesim
feshferitja e frymes se fundit te fleteve te verdha
na fali nje urim:
- Mos u plakte njeriu
pa provuar butesine e dushkut thate
nen peme
kapur per trup e shpine.
ZOGU I PERBUZUR
Ne dritaren e xhamte
troket trishtueshem nje zog gushkuq
si shpirt i tretur ne purgator.
Prej pemve shkeputen deget me dushk
nen hanen e mbramjes kafshuar.
Iku dhe kjo vjeshte
me kunora te thata mbi shtat,
si vite te humbura ne kurbet.
Qielli i nxire
hedh poshte kristalet gri te akullit
e zogu i gjore i nates
vizatohet ne sfondin e dimrave
si nje perbuzje e shekullit.
troket trishtueshem nje zog gushkuq
si shpirt i tretur ne purgator.
Prej pemve shkeputen deget me dushk
nen hanen e mbramjes kafshuar.
Iku dhe kjo vjeshte
me kunora te thata mbi shtat,
si vite te humbura ne kurbet.
Qielli i nxire
hedh poshte kristalet gri te akullit
e zogu i gjore i nates
vizatohet ne sfondin e dimrave
si nje perbuzje e shekullit.
KOPSHTI I DIMRIT
Bora zbriti prej maleve
e mbuloi talle e kashte.
Gishtat m’u mardhen gjithe naten
ne kerkim te shalqinjve binjake
ne gjirin e peshes bardhe.
Lypes i ngutur u bana padashur
e trokita parakohe ne kopeshtin e dimrit
dhe shporten mbusha me akull.
e mbuloi talle e kashte.
Gishtat m’u mardhen gjithe naten
ne kerkim te shalqinjve binjake
ne gjirin e peshes bardhe.
Lypes i ngutur u bana padashur
e trokita parakohe ne kopeshtin e dimrit
dhe shporten mbusha me akull.