2012-02-04

Jusuf Buxhovi :“Historia e Kosovës”

Nga Flori Bruqi







Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat do t’i kalonte për t’u ndalur tek interesat dhe tërheqja e tij pas historisë. Ai e nisi karrierën e shkrimtarisë si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967. vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 1980. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet "Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat për Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona.



Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit.


Në vazhdën e këtij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës".

Gjatë shkatërrimit të sistemit një partiak dhe me ngritjes së atij shumë partiakë në Jugosllavi, në republikat perëndimore të ish-Jugosllavisë fillon të bëhet regjistrimi i partive të ndryshme politike. Përderisa në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë u krijuan disa shoqata politike, në Kosovë në shtator dhe tetor të 1989-ës një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh fillojnë të punojnë për bashkimin e forcave politike shqiptare në një lidhje.
Nisma për themelimin e një partie në këtë sistem, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.

Front CoverFront Cover

 Kjo nismë u përkrah dhe u nxitu nga intelektual të kohës si Ibrahim Rugova, Ali Aliu, Ajri Begu, Basri Çapriqi e Ramiz Kelmendi, të cilët me nënshkrimet e tyre, pranuan të bëhen anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e partisë. Ky Këshill nismëtar takohej herë pas here dhe bisedonte për konturat e ardhshme të partisë. Pa marrë parasysh vështirësitë e fillimit dhe ato të kohës, u vendos që në punën e mëtutjeshme të themelimit të partisë të përfshiheshin edhe intelektualë të tjerë, të guximshëm për veprim në rrethana e shkatërrimit të Jugosllavisë.


Prishtinë,dhjetor 1989:Konsultime në prak të Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës - Në foto:Jusuf Buxhovi,Xhemail Mustafa dhe Ibrahim Rugova


Kështu, në listën e nismëtarëve u gjendën edhe Fehmi Agani (që dha ndihmesë të konsiderueshme për versionin përfundimtar të tekstit të Programit të partisë), pastaj aktivistët Bujar Bukoshi, Zenel Kelmendi, Zenun Çelaj, Jusuf Bajraktari, Mustafë Radoniqi, Hysen Matoshi e Neshet Nushi, për t'u forcuar, më në fund, me akademikët dhe shkencëtart si: Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Dervish Rozhaja, Anton Çetta dhe Zekiria Cana (Këta dy të fundit ishin të angazhuar në projektin Pajtimi i Gjaqeve).
Bërthama e Këshillit nismëtar, e përbërë prej njëmbëdhjetë vetash, u mblodh disa herë gjatë tetorit dhe nëntorit. Takimet duhej të dukeshin "spontane", andaj shumica e tyre mbaheshin në ëmbëltoren "elida" në Qendrën e Rinis "Boro-Ramizi".

Fotografi historike: Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989: Paraqitja e dokumenteve të partisë nga ana e Jusuf Buxhovit. Kryesia e parë e punës: nga e djatha në të majtë: Dr. Ibrahim Rugova, Ali Ali dhe deë.Zenel Kelmendi.


Ndërkohë, nga gjysma e nëntorit dhe fillimi i dhjetorit po krijoheshin konturat e qarta të Programit të partisë si dhe statuti. Koordinatori Jusuf Buxhovi disa herë ua parashtroi anëtarëve të bërthamës të Këshillit nismëtar përmbajtjen e Programit dhe të Statutit, duke e plotësuar atë me vërejtjet dhe propozimet që i jepeshin nga njëmbëdhjetëshja, si dhe të tjerët që konsultoheshin. Në javët e para të dhjetorit versioni i programit ishte i gatshëm dhe ai u miratua. Mbetej për t'u caktuar dita dhe vendi i mbajtjes së kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Fotografi historike: Dr.Zekeria Cana, në emër të Këshillit për Mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, përshendet Kuvendin Thenelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës


Kishte propozime të ndryshme, nga ato se kuvendi duhej mbajtur menjëherë në heshtje, deri tek ata që duhej shtyrë pas vitit të ri. Rrethanat përnjëmend ishin të tensionuara, ngase nuk dihej se si do të reagonte pushteti i atëhershëm partiak, i cili ishte në shkatërrim e sipër. Pas shumë shqyrtimesh, u caktua data - 23 dhjetor 1989, pra, dita e shtunë....

Prishtinë,dhjetor 1989. Kristine von Kol në bisedë me Rugoven dhe Buxhovin


Kuvendi themelues u vendos të mbahej në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku rëndom asokohe zhvilloheshin që të gjitha vlimet shoqërore dhe politike. Koordinatori i grupit u angazhua ta bënte paraqitjen ligjore të mbajtjes së kuvendit themelues në polici, me tërë dokumentacionin, ashtu si e kërkonte ligji i atëhershëm për mbajtjen e manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por as nuk dha pëlqim për të. Gjendja, pra, mbahej e tensionuar.


Njëra nga konferencat për shtyp të LDK-së e drejtuar nga J.Buxhovi i shoqëruar nga Ali Ali dhe Mehmet Kraja


Duhet cekur se shtypi i atëhershëm në gjuhën shqipe nuk botoi kurrfarë lajmi për ditën dhe vendin e mbajtjes së kuvendit themelues të LDK-së, anipse Këshilli nismëtar kërkoi që kjo të bëhej. Megjithatë, informimi u bë në mënyrë fare interne, gojë me gojë, duke njoftuar ata që dëshironin të vinin në kuvendin themelues.
Të shtunën, në mëngjes, rreth orës 9, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u mblodh tash në përbërje të zgjeruar Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Njëra nga konferencat për shtyp të LDK-së: nga e djathta në të majtë:Ali Aliu, prof,Fehmi Agani, Jusuf Buxhovi dhe Mehmet Kreaja


 Të gjithë u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur shumë për strukturën udhëheqëse të partisë.
Që të gjithë ishin të mendimit se kryetar i saj duhej të bëhej Ibrahim Rugova, ndërsa sekretar Jusuf Buxhovi. Grupi nismëtar nguli këmbë që Rugova duhej të propozohej për kryetar dhe u deklarua që këtë ta parashtronte Kuvendi themelues, me çka ai u pajtua. Diku para orës dhjetë të paraditës filluan të vinin, heshtazi, të interesuarit për Kuvendin themelues.

Pikërisht në orën dhjetë, lokali i vogël i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës mezi i zuri ata që kishin vendosur të merrnin pjesë në mbledhjen e Kuvendit themelues të LDK-së.

Ata ishin gjithsej 96 veta, të cilët me nënshkrimet e veta dhe me deklarim të lirë u përcaktuan t'ia vinin themelet partisë së parë politike shqiptare të pagëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këshilli nismëtar, që më parë u pat marrë vesh se mbledhjen duhej ta hapte Zenel Kelmendi, i cili, pasi do të përshëndeste të pranishmit, do të propozonte rendin e ditës, kryesinë e punës, si dhe komisionet e domosdoshme të Kuvendit. Zenel Kelmendi e hapi kuvendin me pak fjalë dhe propozoi kryesinë e punës në këtë përbërje: Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Zenel Kelmendi, gjë që të pranishmit u pajtuan. Pastaj, ai propozoi komisionin kandidues në krye me Milazim Krasniqin, si dhe procesmbajtës Hysen Matoshin.



Në emër të Këshillit nismëtar dhe të Kryesisë së punës, Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi. Të pranishmit dëgjuan me vëmendje Programin dhe Statutin e LDK-së dhe miratuan me duartrokitje të gjatë përmbajtjet e tyre. Askush nuk ishte kundër.

Kryesuesi ia dha fjalën Milazim Krasniqi, që në emër të Këshillit kandidues të propozonte udhëheqësin e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai bëri këto propozime:

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës - dr.Ibrahim Rugova,Sekretar- Jusuf Buxhovi.

Anëtarë të Kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja.
Propozimet u miratuan me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Pastaj, fjalën e mori Ibrahim Rugova, i cili falënderoi për besimin e dhënë dhe u zotua se do t'i kryente detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbledhja e Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila filloi në orën 10:5 minuta, përfundoi në orën 11:10 minuta.

Mbledhjen e ndoqën korrespodentët dhe gazetarët e këtyre gazetave: "Rilindja", Tanjugu, Radiotelevizioni i Prishtinës, "Oslobogjenje", "Vjesniku" dhe Radio-Lubjana. Nga të dhënat e sakta del se informata për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhanë "Rilindja" (një lajm të gjymtuar keqas), Tanjugu dhe Radio-Lubjana. Dy ditë më vonë për themelimin e LDK-së njoftoi RTV i Beogradit, "Vjesniku", ndërsa nga agjencitë e huaja njoftuan: AFT, AP dhe DPA. TV Prishtina e dha lajmin shkurtimisht në ditarin e natës së Vitit të Ri, pra, me një javë vonesë.


Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, qysh të hënën, pra, më 25 dhjetor 1989, iu dërgua, ashtu siç e kërkonte ligji, organeve policore krahinore e gjykatës (që të bëhej regjistrimi në regjistrin e shoqatave të pavarura, anipse në vend atëherë ende nuk kishte ligj federativ për partitë politike), pastaj Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, Ambasadës së Anglisë në Beograd, Ambasadës së Gjermanisë në Beograd, si dhe Ambasadës së Francës në Beograd. I përkthyer në gjuhën angleze, Programi i Lidhjes Demokratike iu dërgua për atë ditë të gjitha agjencive më të mëdha botërore edhe Tanjugut.




Këto ditë doli nga shtypi "Historia e Kosovës" e historianit Jusuf Buxhovi. Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Jalifat Publishing" nga Hjustoni i SHBA-ve.
"Kosova" e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore. Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.
Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre.



Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botëror "Iliada" dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.
Shikuar nga ky prizën, "Kosova" e Buxhovit historinë shqiptare e zhvendos nga mileniumi i dytë (teoria ilire) te ai i katër, gjë që duke u ndërlidhur me Pellazgët, atë e kthen në qendër të antikitetit. Autori, po ashtu, edhe themelimin e Perandorisë së Romës dhe të të Bizantit e lidhë me trashëgiminë pellazge (dardano-ilirët), ku ata dalin si bartës të qytetërimit perëndimor, por edhe të ngrehinave të tyre politike dhe shtetërore.
Një rishikim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me të ashtuquajturin shteti mesjetar serb dhe kishë mesjetare serbe, të cilat Buxhovi i sheh si konstrukte të historiografisë hegjemoniste serbomadhe të shekullit të kaluar, gënjeshtrat e së cilës, për fat të keq, i ka pranuar edhe historiografia ideologjike shqiptare, të cilat, edhe sot e gjithëditën, vazhdon t'i përdor "si të vërteta historike". Duke u bazuar në një faktografi shkencore, Buxhovi nxjerr përfundimin se në mesjetë nuk ka pasur shtet serb, e as kishë serbe, pos zhupani, të cilat kanë qenë pushtuese dhe në dëm të etnisë arbërore, mbi të cilën pastaj është ndërtuar miti mesjetar serb. Buxhovi, madje vlerëson se edhe e ashtuquajtura Rashkë, që proklamohet si "qendër e shtetit serb", ka të bëjë me Tribalët (Dardanë të sllavizuar).


Rishqyrtime të rëndësishme paraqiten edhe në pjesën që ka të bëjë me Perandorinë osmane dhe me krizën lindore në përgjithësi, ku po ashtu, Kosova shfaqet si qendër e gravitetit politik dhe kulturor shqiptar, (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Revolucioni Xhonrturk dhe Katërmbëdhjetë pikat e Hasan Prishtinës, të vitit 1912), që i ka paraprirë pavarësisë së Shqipëri.
Me interes është edhe pjesa e tretë, ajo e shtetformimit shqiptar, me ç'rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.



Ç'thanë për librin *

Që nga paslufta ka nisur të flitet me të madhe për përpilimin, apo më saktë për shkrimin e historisë së Kosovës, sepse kjo ka qenë një domosdoshmëri e kahershme për të ditur për Kosovën, sidomos për të prezantuar shtetin më të ri, që lindi në shekullin XXI në Evropë. “Kosova, një histori e shkurtër” e Neol Malkolmit mbetet e vetmja alternativë, e cila vazhdon t’u kundërvihet historive të shumta që shteti dhe institucionet serbe kanë lansuar për Kosovën, dekada me radhe, duke e prezantuar vendin tonë si tokë të shenjtë të tyre, duke i falsifikuar fakte, që kanë pasur efekte të mëdha, e që për ta thënë të vërtetën ende vazhdon ta ketë. Por, shumë shpejt librit të Malkolmit, pritet t’i bashkëngjitet edhe një botim voluminoz, “Historia e Kosovës”, në tri vëllime, e historianit, publicistit dhe krijuesit, Jusuf Buxhovi. Ky libër pritet të dalë nga shtypi në janar të vitit që po troket, 2012. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë autori Buxhovi në një prononcim për “Kosova Sot”. Sipas tij, libri do të dalë nga shtypi në janar të 2012 dhe do të përfshijë historinë e Kosovës që nga antikiteti e deri në protektoratin ndërkombëtar. “Do të jenë tri vëllime, pjesa e parë përshinë antikitetin deri në Mesjetë, e dyta Perandorinë Osmane dhe e treta nga Londra deri në Protektoratin Ndërkombëtar”, ka thënë Buxhovi, për “Kosova Sot”. Për përpilimin e historisë së Kosovës, Buxhovi është duke punuar me vite, ndërsa ka thënë se ky vëllim do të botohet edhe në gjuhën angleze. Me botimin e këtij libri, Buxhovi lë prapa jo vetë institucionet shkencore, por edhe ato shtetërore, të cilat vazhdojnë të mos kenë koordinimin e duhure në këtë drejtim. Ka më se një dekadë që historianët tanë janë duke punuar në këtë drejtim. Por, edhe pse të padeklaruar ka mjaft mosmarrëveshje ndërmjet tyre se si duhet shkruar dhe dukur historia e Kosovës. E se kush duhet ta bëjë historinë e Kosovës jepen mendime të ndryshme nga historianë. Në fakt, ka vite që Instituti i Historisë ka hartuar një projekt në të cilin janë duke punuar punëtorët e këtij projekti. Instituti ka hartuar projektin dhe e ka dërguar në Ministrinë e Arsimit për të marrë përkrahje financiare, por që deri më sot të mos ketë marrë përgjigje nga MASHT-i. Kjo është pohuar edhe nga Sekretari shkencor i IH-së, Frashër Demaj. Ai në një prononcim për “Kosova Sot” ka thënë se Instituti është duke punuar në këtë drejtim. Ndërsa është duke pritur edhe përgjigjen e ministrisë sa i përket përkrahjes. “Punëtorët e këtij instituti janë duke punuar rreth këtij projekti. Tani pritet përgjigjja nga MASHT-i, me qëllim të angazhimit të bashkëpunëtorëve, të cilët do të jenë pjesë e projektit Historia e Kosovës”, është shprehur Demaj. Ndërsa, historiani Lulëzim Lajçi, Sekretar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka thënë se projekti për shkrimin e historisë së Kosovës duhet të planifikohet nga institucionet më të larta shkencore në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas tij, shkrimi i historisë së Kosovës është mjaft kompleks dhe duhet profesionalizëm dhe objektivitet. “Do të duhet që dy akademitë tona të mblidhen, t’i hartojnë kornizat e projekti dhe t’i zgjedhjen njerëzit më eminentë për këtë projekt”, ka thënë historiani Lajçi.
Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...