PENA TË SKRAPARIT
(Kumtesë)
Të nderuar të pranishëm!
Të dashur miq dhe shokë!
Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nja dy pika interesante që lidhen me vendlindjen tonë të shtrenjtë, parë nga këndvështrimi gjuhësor.
Së pari: Jemi nga Skrapari. Banorët e këtij vendi të bekuar, ku kemi dashur mëmë dhe atë, ku na njeh dhe guri i thatë nuk duhet të quhen apo thirren Skraparllinj. Na del si detyrë që të sqarojmë se ky emërtim, megjithëse është popullor, madje figuron edhe nëpër fjalorët e gjuhës shqipe, nuk na shkon shumë për shtat. Ne duhet të prezantohemi te të tjerët: “Jam Skraparas” dhe JO “Jam Skraparlli” për shkak të prapashtesës turke “lli”, deri diku përkeqësuese.
Gjuha shqipe është e bukur, tingëllon dhe zëzëllon ëmbël.
Këtë gjuhë të bekuar – Kush ia dha kështu Shqipërisë,
Kjo është lule e uruar – Qëndisur prej Perëndisë.
Baba Meleq Shëmbërdhenji / Skrapar.

Së dyti: E kam thënë edhe shkruar në librin “Visare të Skraparit”. Kryeqendra e Skraparit është “Ujmbreti”. Ujmbreti është ajo që populli e njeh me emrin “Çorovoda”. Edhe këtu duhet të kemi kujdes. Organet pushtetare lokale duhet ta vënë vath në vesh kaq gjë. Ata duhet ta bëjnë të madhe deri në qeveri për ndryshimin një orë e më parë të këtij emërtimi sllav. Çrovodë, jam i mendimit se e dinë të gjithë që është emërtim sllavo-bullgar i cili ka mbetur qysh para 1000 e ca vjetësh dhe do të thotë “Ujë i Zi”. Në atë vend, ju e dini të gjithë që gurgullon ujë i bekuar, që kullon dhe rrjedh ujë me rruaza dhe jo ujë i zi.
Kurr’ s’kënaqet Perëndia – Gjuhën shqipe ta humbasë,
E mban Madhëri e Tija – Armiku le të pëlcasë.
Baba Meleq Shëmbërdhenji / Skrapar.
E mban Madhëri e Tija – Armiku le të pëlcasë.
Baba Meleq Shëmbërdhenji / Skrapar.
Të dashur pjesëmarrës!
Të thuash diçka para publikut, është një ndër frikat më të mëdha të njeriut.
Këtë askush nuk mund ta mohojë sado orator të jetë. Ka shumë që dalin para popullit, flasin shumë, por nuk thonë asgjë. Kësaj frike i druhem gjithnjë edhe unë. Të flasësh për Skraparin është diçka e lehtë, por edhe shumë e vështirë. Është e lehtë se ka shumë për t’u treguar Joskraparasve, por është shumë e vështirë t’u thuash të reja vetë Skraparasve.
U bënë mbi 10 vjet që Shoqata Tomorri nën drejtimin e z. Xhevahir Spahiu dhe z. Nuri Çuni tubon Skraparas dhe miq e shokë të tyre. Joskraparas gjithnjë më kanë shprehur ngazëllimin dhe kënaqësinë e tyre duke më thënë pas çdo takimi: “Ju lumtë, jo dini të organizoni tubime!”
Por, kohët e fundit, kjo traditë e bukur sikur ka bjerrur dhe rravguar disi. Kjo ka të bëjë me shkaqe objektive dhe subjektive. Së pari mjeshtrit të këtyre punëve, kryeorganizatorit dhe drejtorit të shoqatës z. Xhevahir Spahiut iu desh dhe madje vazhdon t’i duhet edhe pak kohë për një pushim regjenerues dhe këndellës. Së dyti, sot kamsit skraparas e kanë lënë mënjanë Shoqatën. Eh, pra, afërmendsh, pa ndihmën e tyre bujare, pa kontributin e tyre, ne nuk mund të tubojmë dot.
Shoqata “Tomorri” është “Vatra” e Skraparasve dhe gazeta e saj “Dielli i Tomorrit” është si “Dielli” i Fan Nolit dhe Faik Konicës një herë e një kohë. Mbaj mend që Skraparas dhe miq të tyre e prisnin gazetën tonë “Dielli…” si ujët e paktë në korrik-gusht, e prisnin me mall dhe gëzim, ashtu siç prisni edhe takimet e shpeshta, ku çmalleshin dhe shkëmbeni biseda të ngrohta me njëri-tjetrin.
Në “Diellin” e Konicës dhe Nolit kanë kontribuuar shumë Skraparas me mendje, me organizim dhe me para. Pikërisht këto gjurmë duhet të ndjekin edhe intelektualët, politikanët dhe biznesmenët skraparas për të nxjerrë nga agonia “Diellin e Tomorrit”. Hallka kryesore janë biznesmenët. Prej politikanëve, ne nuk mund të presim ndonjë gjë të madhe, madje fare sepse gazeta jonë është kulturore, e pavarur, atdhetare, dhe e mbipartishme. Prej biznesmenëve, po; ata janë të mirëpritur të ndihmojnë me paratë e tyre të fituara në rrugë dhe mënyra të ndershme organin botues të shoqatës.
Lidhur me brendinë e gazetës, mos u shqetësoni aspak. Ju premtojmë se nuk do të zhgënjeheni.
Intelektualët e Skraparit me erudicionin dhe intelektin e tyre kanë dhënë prova qysh herët për fuqinë e penës së tyre.
Shkurtimisht dy fjalë për disa pena-ikona të Skraparit.
Nga leximet e vazhdueshme, më ka bërë shumë përshtypje një Skraparas, në fillim të shekullit të njëzetë, jo shumë i njohur në Skrapar. Quhej Refat Gurrazezi nga Gurrazezi i Tomorricës. Ishte kalorësi veteran i Federatës “Vatra”.
Lindi në 15 qershor 1894. Historia e tij është vërtet interesante. Mërgoi në Amerikë në moshën 22 vjeçare për punë. Shkoi atje për të bërë prokopi dhe përfundoi në shërbim të atdheut me penë në dorë për 60 vjet rresht. Pasi gjeti një punë, ra në kontakt me Shoqërinë “Vatra”. Nga goja e tij, tregon një bashkëkombës (Idriz Lamaj) dolën fjalët e mëdha: “Nga rroga e vogël që merrja, paguaja pjesën e qirasë, ushqehesha, dërgoja diçka në Shqipëri dhe ndihmoja Vatrën.” Gjatë kohës së lirë, Refati lexonte dhe studionte gjithçka që i binte në dorë për Shqipërinë. Brenda një kohe shumë të shkurtër ai përvetësoi stilin e të shkruarit të Faik Konicës në mënyrë të tillë saqë shumë pak njerëz dhe specialistë të mirëfilltë mund të dallojnë formën e stilit të tij nga ajo e të shkruatit të Konicës. Falë shkrimeve të tij në Gazetën “Dielli”, ai tërhoqi vëmendjen e Konicës deri në atë masë sa ata u bënë miq shumë të ngushtë, madje më të ngushtët. Pra, pak vetë e dinë se miku më i ngushtë i F.Konicës ka qenë Refat Gurrazezi, një Skraparas. Falë punës s tij, Gurrazezi emërohet Sekretar i Federatës “Vatra” (1926) dhe, dy vjet më vonë, ashtu si Xhevo Spahiu që drejton “Diellin e Tomorrit”, Gurrazezi drejtoi gazetën “Dielli” të Shqiptarëve të Amerikës për afro 12 vjet. Në vitet 1930, ai ishte njëri prej konferencierëve më të shquar të Vatrës. Në gazetën Dielli (9.10.1930), Konica do të shprehej për këtë Skraparas: “Gëzohem kur marr Diellin se në çdo numër shoh që ju i mbani përpara syve të mendjes fjalët që shkëmbyem, dhe përdorni një shqipe e cila ka kthjelltësinë, ngjyrën, tingëllimën e gjuhës së gjallë të gjyshërve tanë”.
Shkriu gjithë jetën në dobi të çështjesh shqiptare. Për nga stili është një ndër penat më të fuqishme jo vetëm të Skraparit, por edhe të vendit. Këtu kemi parasysh cilësinë dhe jo sasinë.
Refat Gurrazezi vdiq në 14 gusht 1979 në një shtëpi përkujdesjeje pa asnjë shqiptar pranë. Antonio Athanasi shtroi një drekë në kujtim të tij.
Fjalimin e përmortshëm, i cili u botua në një nekrologji, e mbajti Kryetari i Vatrës së asaj kohe dr. Andre Elia. Këtë fjalim doktor Elia e përmbyll kështu: “ … Punoi pa kursyer për Vatrën, kur me rrogë e kur pa rrogë, kur me bukë, e kur pa bukë. Fjeti në bodrum të shtypshkronjës, se s’kishte mjete për fole gjumi si të tjerët dhe s’ia duronte shpirti të pushohej botimi i gazetës Dielli. Dëshirat e tij në kohët e fundit qenë dy: të vdiste në zyrën e Vatrës dhe të varrosej pranë Faik Konicës. Për fat të zi, asnjë nga ne nuk kemi në dorë të zgjedhim vendim për të dhënë shpirt. Pranë Konicës nuk kishte vend. Po trupi i Refatit u mbulua fare afër dëshirës së tij, në mes shumë patriotëve në Forest Hills Cemetery, në Boston, Mas…”
Moisi Zaloshnja: Krenari e Skraparit. Shkrimtar i madh dhe mbledhës i shkëlqyer i folklorit të anëve tona. Njohës i thellë dhe i hollë i traditave dhe zakoneve të Skraparit.
Agim Cerga: Romancier i njohur në Skrapar dhe jashtë tij.
Hekuran dhe Visar Zhiti:
Atë e bir. Njerëz të penës. Zhiti Plak shquhet edhe si komediograf. Zhiti i Ri i ka kaluar përmasat lokale dhe vepra e tij ka nisur të kumbojë dhe zëzëllojë edhe në gjuhë të tjera europiane. Kushdo që dëshiron të bëjë një antologji të poezisë shqipe në gjuhë të huaj, shqiptar apo i huaj qoftë, nuk ka mundësi të anashkalojë poetin skraparas Zhiti.
Xhevahir Spahiu:
Poezitë e tij mësohen dhe studiohen që nga fillorja deri në Universitet. Shumë studentë mbrojnë tema masteri me veprën e tij. Xhevahir Spahiu: Maltomorri i fjalës shqipe, Dielltomorri i fjalës shqipe, Ustai i fjalës shqipe. Xhevahir Spahiu: Gladiatori i Fjalës Shqipe.
Arian Leka:
Një ndër penat bashkëkohore që i bën nder Skraparit. Lëvrues i zhdërvjellët i prozës dhe poezisë shqipe. Është latues që di të gdhendë me kujdes thekat e palatuar dhe të vështirë të fjalës shqipe. Organizator dhe drejtor i aftë i poetikës shqipe.
Bahri Myftari:
Edhe z. Myftari është mjeshtër i përdorimit të fjalës shqipe. Lëvrues gjithë talent i prozës sidomos i asaj të shkurtër. Është fshikullues i drejtpërdrejtë i padrejtësive njerëzore në temat që trajton. Vepra e tij bashkëkohore meriton të studiohet nëpër tekstet shkollore.
Me shkrimtarët e sipërpërmendur, mund të bëhen monografi nisur nga veprimtaria e tyre e dendur letrare.
Krahas tyre, një vend të veçantë si lëvrues të penës në Skrapar zënë edhe publicistë të njohur si Naim Zoto, Mustafa Nano, Enver Caka, Luman Caka, Ylli Molla, Zylyftar Hoxha, Zylyftar Bregu, mbledhësi i folklorit dhe përpiluesi i fjalorit me emra njerëzish (një vepër madhore – kjo, me përmasa akademike) Vladimir Zoto, mbledhës të folklorit, të këngëve popullore Neim Mustafaraj, Mehmet Dume, mbledhës të fjalës së Skraparit Hajredin XHaferri, studiues (shumë prej tyre me grada shkencore e tituj akademikë) si Dr. Ajli Alushani, doktorë shkencash dhe profesorë që u japin dije studentëve nga e gjithë Shqipëria si Hysen Binjaku, Adem Jakllari, Seit Shallari, Kujtim Kapllani, Idriz Metani, Bashkim Saliasi, Ajet Ylli, Mirjam Ylli, Engjëllushe Braçellari, Ilmi Qazimi, Nuri Çuni, Xhevahir Cirungu, e shumë e shumë të tjerë.