2012-02-04

PSHESH ME “BUK’ E MARRE”…PER DY PARE…





Nga Fritz RADOVANI:



Thonin të vjetrit dikur: “Zot na ruej mendjen e kresë!”…
Shqiptarët që flasin, shkruejnë dhe perdorin perditë e pernatë Gjuhen Gegnishte na kenkan vetem “një grush njerëz...të shperfillun”, shkruen “dijetari” Rashit Alidema.
Kemi ra në piken e hallit me dijetarët tanë…me t’ardhë keq sesi ka shkue puna e tyne, me ba aq shumë “shkollë” (po i themi) e me shkue dam aq sa mos me iu dashtë as dreqit...kjo gja ndodhë vetem në Tiranen e Haxhi Qamilit e t’ Enver Hoxhës e në Prishtinen e serbo-turqёve. A ban me e dijte kush asht ai budallë që ka pare me tretë e ju paguen ju per me ba pshesh me “bukё e marre”? Per çudi ky edhe paska lexue citatin e Demokritit: “Shkaku i gabimit – (është) mungesë e diturisë më të mirë”. Ti si hangre këte koqe “ulliri” me vazhdue per dreq: “Gjuhës së njësuar i dolën një grusht kundërshtarësh”
Cili “grusht” Gegë asht kenë dhe asht kunder Gjuhës Shqipe të Njësueme?
Kunder Gjuhës Shqipe të Njësueme janë Toskët, ata janë edhe sot me grushta tek koka “akademikë dr. prof.”. “Mendjet e ndritura” që pollen perbindshin e Shek XX që shpartalloi Shqipninë, Shqiptarët e vlerat kombtare ishin ata, dhe jo Gegët...
Ma poshtë ju vijoni: Pasurimi i gjuhës vjen nga pasurimi i mendimit, p.sh. fjala “atdhe”duhet përjashtuar nga letra shqipe.
Me përkryerjen tonë - në letra, shkencë, kulturë e në fusha të tjera të shqiptarëve, gjithkund ku jetojnë (edhe të disa milionave shqiptarë në diasporë- ngulime), në tërësi si komb, do të thellohet edhe përsosja e mëtutjeshme e gjuhës standarde. P. sh. fjala Atdhe, që përbëhet prej dy fjalëve – at(ë) e dhe, e para s ‘është e shqipes, po e sllavishtes – rusishtes: отец m, në shqiptimin shqip – atec, përkthimi - atë, babë; отеческий mb., - i atit, atëror; отечественный mb., - atdheu, i atdheut, i vendit; отейчество as – atdhe.
Po me çfarë fjale do ta zëvendësonim këtë? Duhet menduar, është vështirë të zëvendësohet. Më parë të hiqet nga Fjalori. Të jepen disa propozime për zëvendësimin e saj. Ndoshta më së miri do të ishte – Shqipëria, por kjo shënon emrin e shtetit, është e pamundur. Unë për këtë do të shtoja: tokaenënës, tokanënës, tokënënë, dheuinënës, dhenënë....”
Asnjeni prej këtyne të “dijtunëve” nuk na sjell edhe një shembull tjeter në një shtet të pakten nga Arabia apo Azia ku asht vendosë gjuha e “njësuar” tue perjashtue prej saj Poetin Kombtar të shtetit të vet dhe as nuk dij se Gjuha e perdorun nga një poet në Shek. e XX, quhet gjuhë e vjeter dhe e paperdorëshme vetem e vetem pse Ai ishte Klerik Katolik dhe Atdhetar i flaktë. Luftuen per 47 vjet At Gjergj Fishten…Filluen me Gjergj Kastriotin e kur vrejtën se kanë hy në rrugë të pa krye… filluen me na mbushë mendjen se tashti duhet hjekë nga fjalori i gjuhës Shqipe – turke edhe fjala Atdhé…se asht ruse...
Madje ky “dijetarë”, na jep edhe variantin: “Unë për këtë do të shtoja: tokaenënës, tokanënës,tokënënë, dheuinënës, dhenënë....” – Po “Babë” a ke pasë ti o “nënëdhetarë”?
A nuk asht ma mirë me i thanë: “Nënëdhé”, “nënëtokë”, “nënëtunel”, “bunker” ...
E ku ishe ti në 1972, se tash do të kishe edhe një foto pranë “shokut” Enver?
Shqipnia asht i vetmi vend në Botë ku marrinat ma të mëdha i ndigjon nga njerzit e veshun me tituj “dr.prof. dhe akademikë”...




Melbourne, Shkurt 2012.



Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 Janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 Tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën.

Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike.

U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet.

Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë.

Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie.

 Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore.

Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër.

Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.


Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist.

Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg.

Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 Mars 1948.

 Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër.

Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin Janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri.

 Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve.

Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit.

Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë.

 Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993.

 Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 Prill 1993.

Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime.

 Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

REDAKSIA FLORIPRESS-PRISHTINË

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...