Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/02/04
“Rugova i letërsisë” hap fondacionin Dr. Ibrahim Rugova
Fondacioni “Ibrahim Rugova” i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nxjerrë librin e parë, të titulluar “Rugova i letërsisë”, që i takon kolonës së kulturës. “Rugova i letërsisë” është një përzgjedhje e studimeve për veprën letrare të Ibrahim Rugovës dhe është përgatitur nga: Kujtim M. Shala, Dhurata Shehri, Munish Hyseni dhe Albanë Mehmetaj. Në këtë përzgjedhje janë përfshirë tekste nga autorët: Át Zef Pllumi, Gjergj Zheji, Ali Aliu, Mensur Raifi, Teki Dërvishi, Anton Nikë Berisha, Rexhep Ismajli, Muhamedin Kullashi, Beqir Musliu, Sabri Hamiti etj. Ky libër synon të japë portretin e dijetarit Ibrahim Rugova, në trajtën Rugova i lexuar.
Është ky portreti i dijetarit të madh, i shkrimtarit Ibrahim Rugova, në prerjen e shpejtë me diskursin dhe me sjelljen e tij politeane. Vetë titulli i këtij libri shënjon shkrimtarin Ibrahim Rugova, mendimtarin, përballë Rugovës politikan e prijës, gjë që thekson edhe një herë mendimin se edhe rrënjët e pikëpamjeve e të veprimit politik të Rugovës janë kul¬turore, prandaj së pari duhet të gjurmohen e të lexohen në veprën letrare të tij. Tekstet e zgjedhura, siç shihet, janë të autorëve të brezave të ndryshëm, nga bashkëkohësit, te pasuesit e studiuesit më të rinj të Rugovës, të shkruara për gjallje e pas shkuarjes së tij dhe, së bashku, japin shekullin e leximit të veprës së Rugovës.
“Rugova i letërsisë” është strukturuar në pesë tërësi tipologjike, nga të cilat, e fundit, e titulluar “Bibliografia”, dësh¬mon se tekstet e përfshira në këtë libër janë disa nga leximet e Rugovës dhe fton, si edhe ky libër në tërësi, që leximi të shtrihet më tej në rrjetin që ka krijuar vepra e tij, pa harruar se faqet për të janë një hije veprës dhe se leximi autentik duhet të nisë përherë nga vetë Rugova. Tërësia e parë e librit, e titulluar “Memento”, jep shenjat e mëdha të portretit Ibrahim Rugovës, e dyta, “Dije¬tari Rugova”, lidhet në studime përgjithësuese për veprën e Rugovës, e treta, “Vepra”, hap veprat e Rugovës me radhë, ndërsa e katërta, “Testamenti”, e provon dijen rugoviane si trashëgimi, mallin dhe kujtimin për autorin e madh.
Libri botohet gjashtë vjet pas shkuarjes së dijetarit Ibrahim Rugova dhe kap cepat e shekullit të leximit të këtij autori në kulturën shqiptare. I tillë, “Rugova i letërsisë”, përpos një homazh për Rugovën, është një faqe e veprës së hapur me lexime, e veprës së madhe që ka projektuar vetë Rugova, në çdo faqe që ka shkruar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”
Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment