Disa mediume të informimit njohtuan se “…Prodhuesi i keksit „Bambi" nga Serbia kundërshton pohimet e organizatës „Konsumatori", e cila ka thënë…
…Në “ përgjigjen zyrtare të Institutit …thuhet se ky institut gjatë vitit 2011 ka bërë dy analiza të "Bambi plazmës" dhe të dy analizat kanë treguar se produktet janë të sigurta për shëndetin dhe në përputhje me rregullat e Republikës së Maqedonisë, që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit “.
Shumë e çuditshme dhe befasuese është shpejtësia e komunikimit ( e këmbimit të informative ) në relacionin DISTRIBUTORI – PRODHUESI – IKSHRM – INSPEKTORATI – MEDIUMET E INFORMIMIT ?! Çuditërisht asnjëri prej tyre nuk e mori mundin të bëj krahasimin e konstatimeve dhe të konkludimeve të KONSUMATORIT lidhur me biskotat PLAZMA të prodhuesit sërbë BAMBI të cilin e distribuon ELKOS GROUP, as të bëj krahasimin e analizave të IKSHRM me deklaracionin e produktit si dhe të këtyre dyjave në raport me ligjet në fuqi që rregullojnë të drejtat, intereset, sigurinë e ushqimeve dhe të dinjitetit të konsumatorit.
Shumë e çuditshme dhe befasuese është shpejtësia e komunikimit ( e këmbimit të informative ) në relacionin DISTRIBUTORI – PRODHUESI – IKSHRM – INSPEKTORATI – MEDIUMET E INFORMIMIT ?! Çuditërisht asnjëri prej tyre nuk e mori mundin të bëj krahasimin e konstatimeve dhe të konkludimeve të KONSUMATORIT lidhur me biskotat PLAZMA të prodhuesit sërbë BAMBI të cilin e distribuon ELKOS GROUP, as të bëj krahasimin e analizave të IKSHRM me deklaracionin e produktit si dhe të këtyre dyjave në raport me ligjet në fuqi që rregullojnë të drejtat, intereset, sigurinë e ushqimeve dhe të dinjitetit të konsumatorit.
Atyre që përtojnë të lexojnë ose preferojnë gatimet e gatshme ja shpjegimi:
Instituti Kombëtar i Shëndetit të Republikës së Maqedonisë bie ndesh me parimet shkencore, profesionale e ligjore; Shfaqë imoralitet dhe hipokrizi; Më shumë merret me “ marketing “ se sa me atë për çfarë është regjistruar ?! IKSHRM anashkalon faktin e mospublikimit të emrave të emulgatorëve anise e di se disa prej tyre kanë ndikime direkte dhe anësore negative për shëndetin e konsumatorit, ndikime këto që mund ta rrezikojnë edhe jetën e konsumatorit ?! Le ta marrim si shëmbull rrezikun më të thjeshtë alergjinë – por duke mos harruar se ka edhe alergji të rrezikshme për shëndetin e për jetën ?!
Ndaj, mendojmë se:
- Duke ditur se në treg qarkullojnë e në industri përdoren edhe emulgatorë, edhe aditivë të ndaluar;
- Duke ditur se vetëm arsyeja në dëm të konsumatorit ( logjikisht ) bën të mos i deklarosh me emër përbërësit ose emulgatorët ja aditivët;
- Duke ditur faktin se mospërputhja e deklaruar e sasisë së përbërësve me sasinë e realizuar gjatë procesit të prodhimit ndikon në cilësi por mund të ndikojë edhe në sigurinë e ushqimit dhe të konsumatorit;
- Duke ditur për obligimin ligjor të deklarimit të saktë dhe me emër të plotë të gjithë përbëresve të produktit,
- Duke ditur se sajimi i çmimeve damping nisë pikërisht me manipulimin e struktures ( të sasisë, të cilësisë, të llojit, të numrit dhe të origjinës ) së përbërësve të produktit dhe se janë bazament i mjaftueshëm për manipulimin e çmimit, e së këndejmi edhe të tregut dhe të konsumatorit, për krijimin e një çmimi damping i cili është i dënueshëm me ligj;
IKSHRM nuk është dashur të mjaftohet por as të rrezikojë titullin prej Institutit me lëshimin e çertifikates me të cilën konstaton përbërësit e gjetur, konstaton devijimin nga receptura në deklaracion dhe konkludon se “…artikulli PLAZMA keks “ i prodhuesit “ BAMBI “ është i shëndetshëm dhe i parrezikshëm…” ?!
Një institucion si ky nuk quhet Institut për të paragjykuar e për t iu vardisur “ BAMBI-t “ as për ta rrezikuar liçencën për “ një grusht parash “. Fundja, rezultatet flasin vet dhe ato mund t i lexojë e t i kuptojë edhe konsumatori - pa pasur nevojë për komentet e konkluzat paragjykuese të IKSHRM – që e degradojnë dhe e bëjnë joserioz këtë institucion.
- IKSHRM gjenë se mbi 90% e përbërësve në biskotën PLAZMA nuk përputhet në deklaracion por nuk e sheh të rrezikshme për cilësinë, përkundër faktit se këto vlera dallojnë deri në disa dhjetra herë ?!
- IKSHRM nuk e sheh se prodhuesi emulgatorët i cekë në deklaracion pa emër dhe nuk merr mundin të hetojë se për cilët emulgatorë është fjala dhe të ofrojë mendim meritor se a munden dhe çfarë pasojash ato mund të prodhojnë për shëndetin e konsumatorit ?!
- IKSHRM harron faktin se PLAZMA i ofrohet, i rekomandohet, i reklamohet edhe fëmijëve…edhe gjithë familjes ndaj edhe përgjegjësia është edhe më e madhe. Psikologjikisht, diç që prodhohet, i ofrohet e rekomandohet fëmijës është i cilësisë së lartë dhe të pakontestueshme ?!
- Prodhuesi e cekë se lajthia mund të gjendet në sasi të vogla. Për IKSHRM kjo nuk është me rëndësi anise e di se ligji mbi deklaracionin nuk e njeh shprehjen “ ndoshta “, shprehjen “ mund “ ja shprehjen “ ose ka ose nuk ka “ ?!
- Përkundër të dhënave të dhëna nga prodhuesi dhe të dhënave të fituara me analiza laboratorike, të dhëna këto që flasin dhe e demantojnë, IKSHRM jep vlerësime çfarë na i transmeton BAMBI në reagimin mbi mohimin e konstatimeve të KONSUMATORIT, vlerësime këto që KONSUMATORI nuk i fshehi por i bëri publike duke i ndarë me të gjithë konsumatorët e Kosovës ?! As që patëm arsye të fshehim sepse, si e thamë, ato e demantonin edhe IKSHRM – me të cilin ne nuk kishim kohë të merreshim gjatë artikullit sepse na interesonte “ cilësia “ dhe “ siguria “ e PLAZMA-s.
- IKSHRM nuk “ e sheh “ praninë e sojës anise këtë përbërës e konfirmon dhe e reklamon edhe prodhuesi i PLAZMA-s ( megjithëse e pranon me vonesë, natyrisht se kishte arsye ?! ).
- Me të gjitha këto fshehje e gabime të qëllimta në favor të BAMBI-t IKSHRM-ja e bën vetvehten të dyshimtë, jo të sigurtë dhe të njëanshme – të cilës nuk mund edhe aq t i besohet ?!
- Me asnjërën nga këto nuk merret as BAMBI në reagimin mohues sepse mjaftohet me kundërshtimin mohues të IKSHRM i cili u deklarua edhe në emër të BAMBI-t. BAMBI nuk flet as për çertifikimin HALLALL, as për atë KOSHER që i mungon, as për eksportin në Kosovë të PLAZMA-s së skaduar më 2008, as për trajtimin e këtij transaksioni si tregti interne ose distribuim e jo si tregti të jashtme e eksport siq është realisht ( por si UNMIK/Kosovo ) për t i hikuar njohjes së Kosovës Shtet i pavaruar dhe Republikë ?!
- BAMBI nuk flet, nuk reagon…heshtë pse cilësia e PLAZMA-s është ndryshe në Anën Veriore të Kosovës e në enklava, është ndryshe në Sërbi, ndryshe në Kroaci…ndryshe në disa shtete të Europës ?! Kështu BAMBI dëshmon se politikat dhe strategjitë korporative të prodhimit dhe të qasjes ndaj konsumatorit i njeh shumë mire dhe se e vetmja gjë që i intereson është: Profiti ?!
Kjo mund të merret edhe si një dëshmi më shumë për ekzistimin e linjave të
veçanta në Sërbi për të prodhuar enkas për tregun dhe për konsumatorët e
Kosovës?!
- BAMBI nuk deklarohet as lidhur me vërejtjet dhe pakënaqësitë që kanë edhe konsumatorët gjetiu, jo vetëm në Kosovë lidhur PLAZMA-n ?!
Pra, në tentim mohimin ose përgënjeshtrimin e konstatimeve tona as BAMBI as IKSHRM nuk dhanë asgjë të re, asgjë konkrete, asnjë vërejtje valide…?! BAMBI, duke u thirrur në IKSHRM bëri reagim sa për të reaguar duke pretenduar se “ do t ju rihyj në hatër “ konsumatorëve të Kosovës ?!
BAMBI nuk u përgjigj në asnjë konstatim të KONSUMATORI-t ?! Pse ? Sepse të gjitha që i ka gjetur, i ka konstatuar dhe publikuar KONSUMATORI janë të sakta !!! Të gjithat që i thamë edhe këto që po i themi tani qëndrojnë dhe ato nuk mund t i lëkundë as “ topi i allamonit !!!
BAMBI, IKSHRM, distributori / importuesi…është dashur t i kërkojnë falje konsumatorit dhe KONSUMATORIT e jo të na humbin kohë e të na detyrojnë t i “ ndjekim shtrigat “ dhe në këtë ndjekje t i implikojmë edhe mediumet e informimit “…në emër të obligimit ligjor për informim të drejtë…”?! Po, obligim parësor ligjor është respektimi i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, i Ligjit mbi standardet dhe i të gjitha ligjeve tjera që i rregullojnë të drejtat, intereset, sigurinë e ushqimeve dhe dinjitetin e konsumatorit.
Duke ditur se Shteti i cili nuk ta njeh Shtetin nuk merr as përgjegjësi, as obligime, as kujdes, as detyrën ligjore për t i zbatuar ligjet e veta karshi neve si konsumatorë atëherë nuk duhet të jemi tepër të mençur për të imagjinuar se çfarë rreziku bredhë nga këto “ deklaracione “, nga këto “ Institute “, nga këta prodhues, nga këta distributorë ( importues ), nga këto shtete, nga…?!
Kemi përvoja shumë të hidhura nga këto shtete që nuk na njohin dhe janë të orientuara shumë destruktivisht karshi neve si konsumatorë dhe karshi tregut tone të cilin nuk e duan stabil. Po këta eksportojnë kriza të llojit e të natyrave nga më të ndryshmet. Përvojat na kujtojnë:
- Grurin dhe miellin e cilësisë së fundit – mbuluar me sasira enorme të aditiveve;
- Lëngjet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin – e të cilat ishin të ndaluara në Sërbi;
- Qumështin dhe prodhimet e qumështit me cilësi të dyshimtë e kancerogjene;
- Futjen në treg më 2008-ën të sasive të mëdha po të biskotës PLAZMA me afat të skaduar, por edhe e grisineve ( shkopinjëve ) të njelmtë BAMBI;
- JAFFA biskotat kancerogjene;
- Futjen në tregun e Kosovës të derivateve kancerogjene kontrabandë duke i shkaktuar erozion alarmant fiskal Buxhetit të Republikës së Kosovës, ndotjen e mjedisit, rrezikimin e shëndetit të konsumatorit me kancer, me sëmundje të organeve respiratore, të zemrës, të…;
- Se Sërbia bënte dhe akoma dyshohet se bën diversion të haptë në tregun e Kosovës duke eksportuar mbi 250 t/muaj të qumështit pluhur ( nëpërmes Anës Veriore ) të paketuar në thasë mielli, sasi kjo e cila përfundon në gjithë territorin e Kosovës ?! Ky diversion dhe ai me kontrabandën me derivate të naftës më së miri shpjegojnë arsyen dhe motivin e thyerjes së pikave doganore 1 e 31, bllokadat, rrugët paralele, vrasjen e policit, paaftësinë dhe pavullnetin e sistemit për të vepruar…?!
- Se Sërbia lejon “ kontrabandimin “ e kafshëve rrugëve malore në Kosovë, përkundër faktit se ato krerë janë të matrikuluara dhe vetëm dyshimi se ato janë të kontaminuara e të sëmura arsyetojnë këtë “ leje kontrabande “ ?!
- Se nga Sërbia hyjnë Medikamentet placebo, të falsifikuara dhe aso me afat të skaduar ( një pjesë nga rezervat ushtarake ?! ). Por, nga Sërbia asnjë medikament nuk ka çertifikatë të veçantë zyrtare e cila duhet ta përcjellë çdo kontingjent medikamentesh të eksportuar në Kosovë – është çudi se si këto medikamente hyjnë “ legalisht ” në Kosovë ?!
- Sabotimin e bujqësisë me farëra, me plehra artificial, me pesticide, me… të falsifikuar;
Por mos t i harrojmë as,
- Dokumentet e falsifikuara për pronësi të rreme, për identitet të rremë, për…
- Linjat e veçanta të prodhimit për eksport në tregun e Kosovës, linja këto që prodhojnë artikuj ushqimor të natyrës dhe të cilësisë së dyshimtë.
- …
Është pritur edhe reagimi më profesional i disa mediumeve të informimit. Nëse asgjë tjetër dhe asgjë më shumë të paktën të kishin marrë mundin e të lexojnë artrikullin e KONSUMATORI-t të cilin e “ kundërshtojnë dhe e mohojnë “ IKSHRM e BAMBI. Aty qëndrojnë të gjithat, hapur, saktë dhe me shifra konkrete. Duke pasur një bashkpunim të mire, për kohë të gjatë dhe reciprokisht korrekt, kishte me qenë mire edhe të kontaktohej KONSUMATORI i mohuar e më pastaj inspektorati i cili akoma nuk ka ndërmarrë asgje lidhur me PLAZMA-n ( “ temë “ shumë e lakuar edhe në mediume për vite të gjata ) dhe nuk i është përgjigjur as konsumatorit taksapagues as KONSUMATORI-t ?!
Bashkangjitur, në attach, ju prezantojmë kopjet e proçesit të IKSHRM dhe të ambalazhit të PLAZMA biskotës BAMBI, që t i keni për krahasim, për informim më të plotë dhe për gjykim të drejtë.
044/200-458,29.01.2012.