2012-01-29

Nait Hasani : E freskët është puthja


Poezi  nga Nait Hasani


Dikur
Afër teje kur isha,
Wmbëlsinë e buzëve shijoja,
Qartësinë e syve shihja,
Shushurimën tingëlluese të flokëve ndjeja,
Larg teje, sot, ndjej vetminë,
Era buzët m'i shkrumon,
Shpirti s'ka, s'gjen qetësi,
E freskët është puthja
Kujtimi për ty!

24.10.1999

Për Shqipëri

Bora parë Kosovën mbuloi
Gjakun jo, s'e fshin dot
Shkruar është me barot
Burrat e shqipes ngritën zanin
Për të gjallë s'e lëshojmë vatanin
S'vritet shqipja në flamur
Gjokset tona shkëmb e gurë.
Në çdo gurë nga një flamur,
Tanë Kosova është aty.
Kjo është pushka e 78-tës
Me të u bë luftë e 12-tës
Amanet djalë pas djali
Brez pas brezi amanet
Shpata Gjergjit ndrittë përjetë,
Shembi Sulltana, Perandori,
I gjallë është kujtimi për ty.
Pushka Lidhje, besa-besë,
Nga Presheva deri në Prevezë
Nga Ulqini deri në Shkup,
Gjithë shqiptarët janë një trup
Nuk mund kush me na nda,
Jemi nënë, jemi vëlla
Pushkë e zjarrë I 98-tës
Është amanet I 12-tës
PËR SHQIPËRI!

27.11.1999

Miqve

Në kohë të turbullta me furtunë
Natën, ditën në çdo vend
Shtëpi më shtëpi e votër më votër,
Fjala (juaj) e urtë, hapte dritë në errësirë.
Fjala juaj thynte shkëmbinj,
Ndizte zemrat, bindte njeriun,
Atje, ku s'hapte rrugë fjala, urtësia,
Hapte rrugë pushka, liria!

Shtator 1999

Vështrim i ëmbël

Lehtë-lehtë, përkdhela,
Flokun tënd të butë,
Butësisht tingëlloi
Heshtjen theu,
Lëvezjet ngrite nalt,
Mallshëm në sy
Ëmbël më vështrove.
Gjaku ziente në damar
Zemra zjarr shpërthente
Shpirti gufonte hove-hove
Buzëgjaket e njoma,
gjak pikonin
në përqafim dashuruar
më vështrove ëmbël!

21.11.1999

Rrezes sime

Hyre si rreze dielli,
Në hapsirën e errët,
Me pamjen tënde të bukur,
E thjeshtë e ëmbël e druajtur.
Me vetulla hark të thyera,
Me ballë të dritëzuar,
Shkëlqeve...
Në jetën time
Yjëzon si yll
!

22.11.1999

Mikut tim ushtar

As qielli kur bubullinte me lemeri,
As shkrepëtimë e rrufesë kur flakronte,
As shiu s'të lagëte në hapsirën e hapur,
As s'të ngrinte acari me fortunë.
Në sup pushkën, për nder-armë!
Syrin në nishan I heshtur si nata,
Vigjiloje pafrymë në istikam,
I ashpër në pre, si shqiponjë
Ishe i lidhur me tokën , shpirtërisht!
As gjyletopi s'të luante nga vendi,
Në mbrojtje të atëdheut, sinqerisht!
Deri në flijim, deri në amshim!

30.11.1999
Nëntori i tretë
Shikoni vëllezër, ja, shikoni
Në çdo shkëmb e çdo gurë
Në çdo shtëpi e çdo votër
Nëntori I tretë shëndritë si nuse
Në Kosovën e kuqe.
Shikoni vëllezër, ja, shikoni
Si valon në qiellin e përflakur
Flamuri kuqezi në ballë
Me shqipen krenare
Në Kosovën legjendare.

25.11.1999

Rrugëtim jetësor

I bukur si pranvera,
I dashur si natyra,
I ëmbël si lulet,
I shtrenjtë si liria.
Në rrugëtimin jetësor,
Mbuluar me flamur,
Rrezaton si yll!

30.11.1999

Pranvera e lulëkuqeve

Ditët muajtë kalonin
Natyra lulëzonte
Pranvera shpërthente me vrull
Trolli gjemonte nga brenda
Nga toka dilte UÇK
Kosova ende vuante në robëri.
Tokë e shqiptarit, ujitej, kuqej në gjak,
Lulëkuqet binin përditë
Shqipja valvitej në bajrak,
Njësitet çlirimtare luftonin
Luftonte Kosova për liri.

28.11.1999


Mikut

Aty,
Në vetminë e kësaj dhome,
Ulur në shtrat
Me prangat në dorë,
Me fjalën shpatë,
Me barrën e kohës,
Rrinte I ngrysur,
Me vetulla të kërleshura,
Me sy të zjarrtë!
Me zë lirie,
Burri I Kosovës!

20.11.1999


Vjeshtë e parë

Vjeshta sivjet duket erdhi më herët se të tjerat,
Të korrurat sapo kanë përfunduar në hambare,
Fryteve të saj u gëzohen të tanë,
Bukën e të korrurave në sofër e kanë të gjithë,
Në këtë vit acari do të jetë më I butë,
Në zemra do të ketë më shumë dashuri.
Në shkolla gëzime, klithje kalamajsh, lumturi
Vjeshta e parë , më matet se do të jetë pranverë!

20.10.1999

Gështenja

Në odat tona,
Bukë në sofër
Kur,
s'kishim
bukë!

2.11.1999

Bjeshka flet

(Deçanases)
Historia ishte mbyllur, aty afër,
Rrëzë bjeshkëve në një dhomë,
Në ballë zinte njërën anë skllavëria,
Tok me të rrinin modernia, barbaria,
Në këmbë mbanin shekullin njëzetë,
Aty flisnin kohët, shekujt me të sotmen
Arti mbi të bukurën zinte këndet
Kombëtarja, e dashura, ardhmëria në çdo vend,
Me dhunë dhunuesi dhunon vetën e vetë,
Barbaria, skllavëria jepnin shpirt,
Aty u vra shekulli njëzetë!

21.10.1999

Heshtja që flet

Nuk heshtën galeria, artistja,
Kur, njerëzit heshtnin, sepse
jeta ishte më e fortë se vdekja
21.10.1999

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...