Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/02/03

NGA: VIKTORIA XHAKO (ZHORZH SAND)


Zhorzh Sand - Viktoria Xhako

TAKOHEMI NË QIELL

Kur malli të të marrë për sytë e mi,
Kur dëshirë të kesh t’i puthësh lehtë,
Të flasësh me ta heshturazi,
Takohemi në qiell.

Kur malli të të marrë për puthjen e dëlirë,
Kur duart të zgjatësh drejt timit përqafim,
Kur loti i mallit të ngrijë në fytyrë,
Takohemi në qiell.

Kur buzës t’i kërkosh fjalën e ngrohtë,
Kur zemrës t’ia ndiesh rrahjet me gulçimë,
Kur faqen të kërkosh në supin tënd të fortë,
Takohemi në qiell.

Atje, në të bardhën qetësi,
Atje, në kaltërsinë aromë mirë,
Atje, praruar rrezesh dielli,
Përjetësisht atje, në qiellin tonë të lirë.


KAM NJË AMANET TË FUNDIT….
(PËR MOTRËN TIME SHYHRETE AHMA)

Veç për ty, o motra ime,
Kam një amanet të fundit:

Nëse vjen dikush pranë meje,
Me zambak të bardhë këputur,
Dorën çoje ti drejt qiellit,
Mos e lerë të bëjë pyetje,
Ti tregoji vendpushimin,
Po jo shkallët për t’u ngjitur.

Le ta prishë ai zambakun,
I ka humbur tashmë vlera.
Jepi shallin diellor,
Kujdes, të mos e marrë era.

Nëse vjen dikush……….

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...