2012-02-03

Vezullimi i ri i Gjakovës




Nga: Namik Selmani

I thuaj bukurisë të bëhet memeckë kur të kalojë Liridona
I thuaj bre,  Çarshisë të shtojë një vezullim të ri në shitore
Oo, besa, e di që sythojnë gjethet e një ditë bëhen  kokrra
Po e di se bukuria është  kaherë ilaç për zemrat djalërore


I thuaj diellit të lërë pa nxjerrë një rreze të ngrohtë
Kur të kalosh ti, të mos fërkojmë pëllëmbën e dorës
E lulet e rudinës  në këmbët e tua të gjitha të ndalojnë
E lulishtoret e Kosovës për ty të thurin  ajkën e kurorës


I thuaj Sharrit trimosh të përulet para këmbës  tënde
I thuaj palcës së malit  dhe gurrës të sjellin më shpejt lulëkuqet
Se kalon Liridona ëndërrore,  nazërore, me hapat e rëndë
Si një zanë që  s’të shiton, po të vë dorën miqësisht mbi supe


E ktheje Çabratin në një fjongo kaltërore  të Fjalës së Mençur
Me sytë e etur për dritë ujëvarash nga Ereniku, nga livadhi 
Oooo, para  syve të tu qorrërohem e bëhem fort i dehur
E një djersë e ftohtë në çast më pluskon rrëkeshëm te balli.


E thirrmë kapedanët të rrokem me ta si në një log përralle
Kush shtizën e syrit tënd do ta marrë në ëndërr.
Hesht,  fol a shfaqmu fytyrëskuqur, bash si shtojzovalle
E fjalën mos ma thaj,  bre, po ma bëj mjaltë të ëmbël

Tiranë, 20.11.2011

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...