2012-02-03

“Ua bëj 500 herë ma zi se Nazim Bllaca”



Naim Miftari ka vendosur të flasë. Pretendon se ka shumë informacione, madje edhe përspiunimin që njerëz të afërt të UÇK-së i kishin bërë Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e të tjerëve. Njeriu që pretendon se ka qenë hetues në SHIK ka thënë se ka informacione të sakta se si Shërbimi Sekret Serb dinte shumëçka për luftën e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Ai ka thënë se i ka raportuar rregullisht Kadri Veselit, nga i cili thotë se ka marrë edhe detyra konkrete. Miftari thotë se gjatë punës së tij e kishte parë kodin e Nazim Bllacës – “Seiko”, ndërsa për vete thotë se e ka pasur kodin “031”.

Miftari, që tashmë ka dhënë një deklaratë në Prokurori, thotë se ka edhe fakte. Qindra dosje ka thënë se nuk ia ka dorëzuar SHIK-ut, por i mban ai. Në mesin e tyre edhe pesë CD që ia kishte dhënë Ibush Kllokoqi. Ai ka thënë se gjatë viteve të pasluftës ka pasur oferta nga zyrtarë të lartë të PDK-së për të kryer vrasje me pagesë, por kishte refuzuar. U çon edhe selam që “mos t’ia kërcasin filmin se 500 herë ua bën ma zi sesa Nazim Bllaca”.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...